Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Dionis Qirixidhi

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Foto: Vasil Qesari


MË MUNGON VLORA



Nē kētē vend pērrallor buzē Egjeut
me ullinj e klithma pulēbardhash nē muzg
e kērkoj me sy
e krahasoj me intuitē,
prek plagēn e mungesēs nēpēr gjumē,
dhe i llahtarisur e rikērkoj ku tē mund.

Pa maskē,
i vetmuar,
unē i gjithi unē,
miqēsohem me kukuvajēn
qē kēlthit,
qesh e qan
mbi rrēnoja kujtesash diku.

E unē i pērgjigjem:
Askund,
askund,askund…

Pa Vlorēn jam askush,
nē se nuk flas me zērin e sajē,
ashtu siç flet era me qiparisat frut-hidhur
nē shi e nē furtunē.

Pikēsuar
nē syrin e zogut shtegtar,
u bēra rojtar i pērgjigjes tē korbave,
qē i pres nēpēr natē tē vijnē tē ngrirē,

nē çastin kur heshtja
symbyllazi
kērkon e kērkon nēpēr errēsirē
shtegun e dhimbshēm,
shtegun e shpresēs
e  pērlindjen e fjalēs sē mirē.



Fichier hébergé par Archive-Host.com
Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article