Overblog Tous les blogs Top blogs Mode, Art & Design Tous les blogs Mode, Art & Design
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
MENU

Në këtë blog ju do të gjeni ato që unë ndjej e kam dëshirë. Gëzimet dhe brengat, ditët e mia të trishtuara e ato plot hare, mbresa e shënime të ndryshme për njerëz, libra, poezi, kengë, vende, ngjyra, parfume, filma, aktorë, pktorë ... Shkurt, gjithëçka që dua në këtë botë ! ...

Publicité

Christophe Massé

Fichier hébergé par Archive-Host.com

      Punime te fundit te Kristof Mase realizuar ne ishujt Majot mbi kocka breshkash ...

                          KRISTOF MASE

 
Me Kristof Mase ( Christophe Massé ), piktor e shkrimtar nga Bordoja - jam njohur para disa kohesh - gjatë xhirimit të një reportazhi televiziv. Është një burrë i gjallë, energjik dhe i çiltër. Një vëzhgues "par exellence" ! Një artist me temperament jugor, ndofta me "tepricë", dhe për vetë faktin se është me orgjinë nga Katalonja. Para ca ditësh, bisedova me të për të hapur një ekspozite pikture në Tiranë, ide të cilën ai e gjeti mjaft interesante. Në fakt, gjatë kësaj vere, unë pata rastin te takoja Krenar Zejnon - drejtorin e galerisë se arteve "Zenit" në Tiranë - dhe i fola atij, pikërisht për këtë gjë. Krenari u tregua tepër entuziast nga që Kristof Mase, përveçse piktor është edhe shkrimtar e Krenari shkruan edhe vete e ka botuar disa libra. ( Ai drejton edhe një shtëpi botuese e, kur e takova ne Vlorë, pata kënaqësinë e veçantë të me dhuronte botimin e tij te fundit ne shqip: romanin e shquar te shkrimtarit francez Celin "Udhëtim në fund të natës" ). Le të urojmë që, kjo nisme e imja të behet realitet dhe piktori e shkrimtari Kristof Mase, të mund të ekspozojë në kryeqytetin shqiptar. Ndërkohë, me që ju fola për reportazhin e realizuar për të, bashke me kolegun tim Zhil Bernar ( Gilles Bernard ), i cili është transmetuar në kanalin televiziv publik France 3, për ata që janë kureshtarë ta shohin, nuk mbetet veç të bëjnë një "clic" mbi lidhjen më poshtë:
 
http://video.google.fr/videoplay?docid=2194038713682763886
 
Nga Vasil Qesari
( alias Simbad Detari )



 * Kristof Mase ka lindur në Perpignan më 1961. Ai është piktor e shkrimtar dhe ka ekspozuar në France e në vende të tjera, duke filluar qysh prej vitit 1979. Pas vitit 1982, nisi botimin e një serie punimesh autobiografike ( tregime e novela ). Po gjatë kësaj periudhe, ai ka shkruar edhe shumë sprova mbi artin, muzikën, letërsinë dhe natyrën e krijuesit të cilat janë botuar në organe të ndryshme shtypi si: revista, antologji dhe katalogë të ndryshëm. Qofte në artin plastik apo atë letrar, krijimtaria e tij është frymëzuar kryesisht nga motive biografike. Datat, vendlindja, sendet, ngjarjet, vështrimi mbi kohen, shoqërinë - shfaqen në trajtat e një rebusi  i cili ka të bëjë me shumë pikëpyetje lidhur me botën e sotme.

 

Publicité
Retour à l'accueil
Partager cet article
Repost0
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article