Overblog
Suivre ce blog
Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
13 juin 2008 5 13 /06 /juin /2008 00:07

PERJETËSI

Një vit më parë, në qytetin tim të lindjes, në Vlorë, pikërisht më 13 qershor 2007, në orën 2:45 të mëngjesit, humba njeriun më të shenjtë të jetës – Nenën time. Ajo dha shpirt në krahët e mi, e qetë dhe hyjonre, e mpakur nga mosha dhe sëmundja. Shpirti i Saj, si një shpend paqeje dhe mirësie, fluturoi lart ne qiell, aty ku ndriçon shpirti i gjithe atyre që në jetë kane bërë veç të mira. Ishte kjo - një traumë e rendë për mua ! Por, gjithsesi, kujtimi i Saj është dhe do të mbetet i paharruar e do të më shoqërojë si një ninullë e ëmbël dhe e dashur, gjersa të kem frymë ...

Shumë miq të dashur, më kanë shkruar fjalë të ngrohta, me  ketë rast përkujtimor.
U faleminderit të gjithëve !

Me mirenjohje:
Vasil QESARI

Mama-Perjetesi.jpg
 


Mozart - Lacrimosa


ZËRI I NËNËS PËR TY



Bir, bir-o i shpirtit tim !
Ku më je, ku të kam ?
Të jap Dritë nga Qielli im.
Bekoj Zotin që t'më dhà.


Bir,  bir-o ! Hoja e fjalës,
Mos ma fsheh lotin e ëndrrës !
Jam aty-ku fle e zgjohesh ...
Ku vrapon, ku ribën Vlorën !
 
Jam aty, pranë dashurive
Që të lindën, që të rritën...
Jam aty, ku linda unë
E më bëhesh JETA ime ...
 
Jam aty ... pranë lindjes sime ...


ILIRIANA


13 qershor 2008 - Brooklyn, NY




Mamaja-ne-moshe-te-re.jpg 
NËNA
Nëna rrethuar me engjëj do të jetë,
Ashtu si në jetë - ishte engjëllore !


Kolec Traboini
Boston (USA)

 




 
I dashur Vasil, më del parasysh nena Juaj, fisnike, shpirtmirë, me ato sytë e ndritshëm, që më shfaqen që nga fëmijëria. Tek ulesh tek bordura e portës, me ju fëmijët e vegjël, e merakosur për mirërritjen tuaj, në ato kohë të vështira. Por, më kujtohet dhe kur e takova herën e fundit ne Athine e cila u gëzua që më pa. Nuk e di, por nenat tona ishin dhe të bukura, yje, dhe në fytyre e në shpirt. Më bere të kujtoj nenën time, që i ndriftë shpirti; ishin mikesha me nenë Fifinën dhe, kur të vete në Vlorë, do të vendos një buqetë lule e do të ndez qiri për shpirtin e saj e të nenës tuaj. Ende ne, ortodoksët, themi dhe për pak ditë: Krishti u ngjall! Më kujtohet se në një parathënie të një libri që më ke dërguar nga Franca, për mësues P. Xhuvelin nga Qeparoi, ka një shprehje tepër rrenqethese, emocionale ‘fis shpirtëror’. Po, ne ishim, mbetem e jemi, fis shpirtëror ... Të përqafoj :
Dionis Qirxidhi
Athinë

I dashur miku im, ju shoqëroftë kujtimi i saj i shkëlqyer si nje embleme tradite e për gjithë jetën ju mbrojttë ne çdo situate ! Jetofshim te gjithë nje jete me modelin e saj,  e cila kishte kuptuar se arsyeja pse njeriu vjen ne ketë jete e jeton, është vetëm dashuria njerëzore ! E dashur nene Fifine qe tani me vështron me sytë e tu qiellore! Kurorën dhe lulet e mirënjohjes sot po ti dërgoj shpirtërisht nga Italia, atje lart ku je kjo është mënyra qe njeh edhe Ti. Si embleme do ta ruaj  imazhin Tënd, fjalët e tua te thjeshta, mençurie prej njeriu te vuajtur, dashurinë prej fisnikeje !
Altin S.
Itali


Ju sot keni njëvjetorin e vdekjes se nenës suaj te dashur, Zhosefines. Ruaj ne kujtesën time, me ndjenje admirimi jo vetëm portretin dhe imazhin e saj, por edhe ato çaste qe kemi kaluar bashke aty ne shtëpinë tende. Te rroni dhe ta kujtoni nder vite.
Miqësisht:

Aleko Likaj
(France)

Ne tërë krijimtarinë tënde i dashur Vasil, kam parë një ndjenjë që nis tek njerëzorja, natyralja dhe prehet tek fjalëmbla e jetës: Nëna… Dhe nënat kurrë nuk vdesin, ato mbesin nëna në zemrat tona. Në këtë përvjetor të humbjes së nënës suaj të dashur, më lërë të shkëpus ca vargje nga preludi poetik për nënën:
Fatmir Terziu
Mbreteri e Bashkuar

Edhe çastet para vdekjes së një individi të çfarëdoshëm i përkasin perjetesisë… Veç kur flasim për përjetësinë e një gruaje të veçantë dhe fisnike si nenës tende, nënkuptojmë diçka më tepër: privilegjin e saj të madh, për të bërë pjesë, ballëlartë, në këtë përjetësi.
Robert Martiko
Korfuz


Te dërgoj ngushëllimet e mia me te përzemërta dhe uroj ta kujtosh nenën  tende me mall e dashuri, sepse nje gjë është e sigurt, AJO te shoqëron nga lart, ne çdo hap te jetës tende, jeton me ty, punon me ty, argëton me ty, merr fryme me ty, është shpirti yt, zemra jote, jeta jote. Jeta vazhdon por, asnjëherë nga mendja dhe zemra, nuk na largohen njerëzit tanë me te dashur qe pavarësisht se janë lart ne qiell, ndodhen pranë nesh, brenda nesh, mes nesh (...). Te jeni mire  ti keni uratën dhe shpirti i Saj, qofte gjithmonë me ju. Përqafime vëllazërore 
Roberta
Greqi


Ngushëllimet e mia, i dashur! Ndarja me njeriun që të ka sjellë në jetë është madhore, e pangjashme me ndonjë ndarje tjetër, edhe për faktin e shuarjes së një gjeneracioni për t'i lënë vendin tjetrit. Mendimi se nuk do shihesh më, me personin më të afërt, me atë që ti ke parë në çastin kur për herë të parë ke hapur sytë, padyshim që është tepër i dhembshëm. Bashkohem me ty në këtë ditë. Miqësisht:
Henrik S.G
Francë


Mamaja-e-moshuar-ne-France-vendlindjen-e-saj.JPG


Sergei Essenin

LETËR NËNËS

Gjalle je, nënoke? Edhe unë
Gjalle jam. Shëndet me paç, shëndet!
Drite e befte krejt kjo mbrëmje e lume
Izben tende, qe me mall me pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me nje shall te vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtire e kaltër bie,
Nje vegim i zi te kall ty frike,
Sikur ne nje sherr diku ne pije,
Vjen dikush e ma këput me thike.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t'i fanit këto nder sy.
S'jam aq pijanec i lig sa ç’thonë,
Si do vdes pa te te pare ty?

Unë jam po foshnje, si nje here,
Dhe nje shprese veç ushqej ne gji:
T'iki nga ky tym e kjo potere,
Te shtëpiza jone aty te vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhe
Anekënd te vishet me blerim.
Vetëm ti, si tete vjet me pare,
Mos me zgjo aq herët ne agim.

Mos e zgjo atë qe shkrumb iu bene
Ëndrrat e moshës plot hare.
Me ka vrare jeta mjaft, o nene,
Dua veç te shlodhem e te fle.-

As ti lutem Zotit mos me thuaj,
Si dikur ne te artën mituri.
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Drite e parrefyer, vetëm ti!

Ndaj merak ti mos m'u bej aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh me shallin tënd te vjetër
Fillikate rrugës mos kalo.

 

Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article
15 mai 2008 4 15 /05 /mai /2008 21:38

Photo-Battiste.jpg

AJO E PADUKSHMJA, MISTIKJA ...

 

Kolegu im gazetar, Gérard Boisseau–Yampolsky, është një fotograf tashmë i njohur. Jam njohur prej kohesh me fotografitë e tij dhe ato më kanë lenë përshtypje të veçante, për nga gjetja origjinaliteti dhe përmbajta e tyre estetike. Kam njohur nga afër, po ashtu, pasionin e tij të veçantë si edhe talentin që ka për këtë art me të vërtetë magjik. Dje, ndërkohë që ishim duke parë disa fotografi të miat të cilat i kam vendosur në blogun tim, Gérard më pyeti në se dëshiroja të shihja një seri fotografish të cilat ai kishte bërë kohet e fundit. Padyshim, pranova me kënaqësi. U ulëm në hollin e televizionit, në një kënd të qetë e të rehatshëm. Gérard hapi një dosje blu e prej andej nxori një tufë fotografish të cilat i vendosi në heshtje mbi tavolinë. Ishin rreth dhjetë të tilla. O Perëndi ! – ishte kjo e vetmja fjalë që më doli thellë nga shpirti, i mrekulluar nga ato çka po shihja. Më besoni, nuk e ekzagjeroj !... Pra syve kisha vepra, të cilat i konsiderova, vepra arti të verteta. Fotografi të cilat, mendova se nuk ishin thjesht fotografi, por piktura. Një punë e jashtëzakonshme, një atmosferë magjepsëse.

I admiroja ato i përqendruar dhe, në çdonjërën prej tyre zbuloja, një seri "natures mortes" – në se mund ti quaj të tilla – me një dritë të ëmbël ardhur prej kohesh të shkuara e të largëta, me tonalitete të venitura, me ngjyra të cilat më kujtonin se di se cilin piktor të shquar apo, ndofta disa piktorë njëherësh (ndofta impresionistët). Foto të bëra e të konceptuara me vështrim të veçantë, me sens kërkimi, në kuadër të përkryer e me atë, për të cilën Gérard më kish folur edhe më parë. Për atë që fotot e tij, pothuajse të gjitha, me mijëra e mijëra, shprehnin shpirtin, kujtimet, brengat dhe spleen-in, shkurt …historinë e jetës së tij. Me bujari dhe zhentilsë, Gérard më ofroi mundësinë të zgjidhja dhuratë prej tij një prej fotove, cilën të dëshiroja. Duke e falënderuar, zgjodha pikërisht foton që shihni më lart, me dedikimin dhe firmën e tij: një pamje e thjeshtë, një tufë gjethesh të blerta, mbajtur pothuajse në gjendje "flou".

Në fotot e tij, pashë një botë të thjeshtë, por magjike ! Objekte dhe çaste të thjeshta, të një realiteti që shohim për ditë, por që për fat të keq nuk e observojmë siç duhet. Ndofta, nga mungesa e interesimit, nga plogështia estetike, nga injoranca apo indiferenca jone. Janë, skena, objekte e momente të cilat i ndeshim dhe i kemi përditë para nesh e që presin vetëm syrin e artistit, për të rilindur si vepra arti, si imazhe dhe çaste të cilat na mrekulloje e na shtyjnë të mendohemi, të kërkojmë, të gjejmë e të kuptojmë atë që është e padukshme, mistiken, magjinë. Shoqëruar me një gëzim të brendshëm të tillë, sikur të kishim para syve, një tablo të famshme të Rembrandit … Faleminderit, Gérard, miku im, për këtë kujtim të bukur e prekës !

Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article
30 avril 2008 3 30 /04 /avril /2008 09:56

Fichier hébergé par Archive-Host.com


PARISI NË SHI



Duke parë këtë foto, më vijnë ndër mend tri ditët që kalova në Paris, muajin që shkoi. Them se Parisi është i bukur, veçanërisht gjatë stinës së verës, nenë atë diellin e tij lëbyrës e plot ëmbëlsi që rrallë herë e sheh diku tjetër e, sigurisht edhe për vetë natyrën dhe madhështinë e tij të rrallë të njohur. Por, Parisi është po ashtu i bukur edhe në vjeshtë e dimër, atehere kur qielli i tij është vazhdimisht gri e bie shi. Kur them i 'bukur', deshiroj të shprehem se mjaft hijshëm qëndron tek ai qielli gri, magjia, trishtimi dhe melankolia e tij. Pikërisht, një ndjenjë të tillë përfton fare mirë, në 'Parisin në shi'.
 
Kështu më ndodhi dhe mua, ndërsa endesha rrugëve të tij, në një ditë të tillë të zymtë me erë e stuhi. E, ndërkohë që gjithçka përreth ishte e lagët, e qulltë dhe e veshur si me një "impermeable" transparente, nuk e di pse me shkoi mendja te Parisi i Poetëve. Vështrova lart, në papafingot ngjyrë plumbi
e pastaj poshtë, në baret e kafenetë që ata frekuentonin e për një çast, mbylla sytë e enderrova Parisin e Bodlerit, Verlenit, Rambosë e Malarmesë, skutat ku ata shkruanin vargjet duke tymosur hashash e duke pire absinth.
 
E, pastaj, ndërsa përreth, mbrëmja po binte veshur me një ngjyre antraciti plot shkëlqim, kuptova se këmbët më kishin çuar përballë Notre-Damë, pikërisht në momentin kur kambanat e saj nisën të lëshojnë ato tingujt e tyre të metaltë që ngjanin me një simfoni bet’heveniane. Në ato çaste sublime, në një skenë të tillë qiellore (ndërkohë që në trishtimin tim, nisi të derdhte lëngun e tij të jeshiltë spleen-i i Bodlerit), dëshirova me çdo kusht që të kthehesha pas, në historinë e Parisit të dikurshëm e të sotëm. 

Të mendoja për gjera që më sillnin ngazellim. Per miqtë e mi, kujtimet, kënaqësitë dhe epshet që sa here ky qytet i bekuar, më pat
sjellë në takime të mrekullueshme. Ishte pikerisht ky, Parisi i një kujtimi të larget, ulur në një stol te parku Montsouris ( aty ku Preveri bënte dashuri !), në një natë përrallore dashurie e cila ngjante për nga nostalgjia, pikërisht me këtë Paris të lagur kokë e kembë, nenë rrembat e shiut. Atij shiu të imte e të papushimtë që binte nga qielli mbi fytyrën time e me hynte në rroba e gjer në lëkurë, aty në gjakun e venat e mia e që më shtynte të besoj se Parisi është po ashtu fare i vogël, i errët, rrethuar nga një murr i trishtuar gri e plot re të zymta. Po, them se Parisi ishte i tillë ! Nga që pranë meje, s'ishe më ti ...


Nga Simbad Detari

Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article
16 mars 2008 7 16 /03 /mars /2008 22:06

Fichier hébergé par Archive-Host.com  

Nëna ime në Bordeaux (Francë) para dy vjetësh


VDEKJA E NENES

U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha,
U bë si pulëbardhë e lehtë,
Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita
Rënkoi e fluturoi mbi retë.
Andej u fsheh si ylli Afërdita
Dhe ne pastaj s'e pamë, pastë ndjesë!
Veç ndodh që valë e ëndrrave të trishta
E sjell në breg të shtratit tim si shpezë.
 

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com 

Me nenën time kur ishte në moshë të re (Vlorë - 1973)

Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article
22 février 2008 5 22 /02 /février /2008 10:08

Fichier hébergé par Archive-Host.com

PARISI NE SHI

Duke parë këtë foto, më vijnë ndër mend, tri ditët që kalova në Paris muajin që shkoi. Them se Parisi është i bukur, nenë atë diellin lëbyrës e plot ëmbëlsi që rrallë herë e sheh diku tjetër, për vetë natyrën dhe madhështinë e qytetit por, Parisi është po ashtu i bukur edhe kur qielli është gri e bie shi. Kur them i "bukur", kam parasysh se mjaft hijshëm qëndron tek ai edhe trishtimi e melankolia. Pikërisht, një ndjenjë të tillë përfton fare mirë, në Parisin me shi.
 
Kështu më ndodhi dhe mua ndërsa endesha rrugëve të tij, në një ditë të tillë të zymtë. E, ndërkohë që gjithçka përreth ishte e lagur, e qulltë dhe e veshur si me një "impermeable" transparente, mendova për Parisin e Poeteve. Parisin e Bodlerit, Verlenit, Rambosë e Malarmesë duke shikuar lart, atje nga papafingot e lagura ku ata shkruanin vargjet e tyre mahniste e qoftë në ato skutat - bare që janë ende aty e ku ata, pinin hashash e absinth.
 
E, pastaj, ndërsa përreth mbrëmja po binte veshur me një ngjyre antraciti plot shkëlqim, kuptova se këmbët më kishin çuar përballë Notre-Dame, pikërisht në momentin që kambanat e saj nisën të lëshojnë ato tingujt e tyre të metaltë që ngjanin me një simfoni bet’heveniane. Në ato çaste sublime, të një skene qiellore (ndërkohë që në trishtimin tim, derdhte lëngun e tij të jeshilet spleen-i i Bodlerit), dëshiroja me çdo kusht të kthehesha prapa në historinë e Parisit të dikurshëm e të sotëm. 

Të mendoja për gjera që më sillnin ngazellim. Per miqtë e mi, kujtimet, kënaqësitë dhe epshet që sa here ky qytet i bekuar, më pat sjellë në takime të mrekullueshme. Ishte ky, Parisi i një kujtimi, ulur në një stol te parku Montsouris (aty ku Preveri bënte dashuri !), në një natë përrallore dashurie e cila i ngjante për nga nostalgjia, pikërisht atij Parisi që qante nene rrembat e shiut. Atij shiu të imte e të papushimtë që binte nga qielli mbi fytyrën time e me hynte në lëkure, në gjakun e venat e mia e që më shtynte të besoj se Parisi është po ashtu fare i vogël, i errët, zhytur në natë, rrethuar nga nje murr i trishtuar gri, plot re të zymta. Po, Parisi është i tillë, nga që pranë meje s'je më ti ...


Nga Simbad Detari

Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article
10 février 2008 7 10 /02 /février /2008 21:36
Carnaval---Venise.jpg(Foto nga Adrian Vigani)

ADRIANI NE VENECIA

... Dy-tri javë më parë, pata publikuar këtu në blog, një koment rreth një reportazhi që fliste për një grup grash franceze, nga një fshat në thellësi të krahinës Landes, të cilat po përgatiteshin të shkonin në Karnavalet e Venecias për të plotësuar kështu, një ëndërr të hershme të adoleshencës së tyre. Sot, më erdhi një mesazh nga miku im i vjetër (virtual) Adrian Vigani, i cili paskësh qenë në këtë ngjarje të bukur e tepër të veçantë të qytetit magjik të Venecias në të cilin, nder të tjera, më shkruante : Eh, miku im Simbad, i kërkova në Venecia ato zonjat e tua simpatike, por nuk i gjeta dot … megjithatë po të dërgoj disa foto nga ato ditë të këndshme. Më erdhi mirë, për pushimet e bukura të mikut Adrian dhe, një foto prej atyre që më dërgoi e vendosa në AMARUS, bashkë me këtë shënim … 
Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article
5 février 2008 2 05 /02 /février /2008 13:20

Fichier hébergé par Archive-Host.com
Në foto : Simbad gjatë xhirimeve të një reportazhi televiziv, duke diskutuar me zonjën Armelle Jacquin  e cila është nderuar me titullin e lartë "Të Drejtët e Francës" (Les Justes) nga shteti i Izraelit.

 
HISTORIA E NJE VAJZE HEBRE

 

Hélène Fraenkel ishte dymbëdhjetë vjeç në prill të vitit 1939. Për ti shpëtuar ferrit nazist, bashkë me familjen ajo ia doli mbanë të kalonte fshehtas në Francë. Por edhe aty, punët s’shkonin mirë dhe ajo me motrën, u ndanë prej prindërve dhe u strehuan në një jetimore, pranë qytetit Bergerac. Një mbrëmje, më 1942, një grup xhandarësh francezë hynë aty dhe arrestuan shume hebrenj, mes të cilëve dhe Hélènen e motrën e saj. Por, gjatë udhëtimit ajo mundi të arratisej dhe të gjente strehë, në familjen e Paul Jacquin, një tregtar i cili kish refuzuar të bashkëpunonte me gjermanët.
 
E pajisur me dokumente të falsifikuara, nenë emrin "Hélène Frenel" ajo kishte të njëjtën moshë me vajzën më të vogël të familjes shpëtuese, të quajtur Armelle Jacquin. Mes dy vajzave, nis kështu një miqësi e fortë dhe e paharrueshme, sikur të ishin vërtet motra. Ndërkohë, familja Jacquin vazhdon të mbajë lidhje me rezistencën e të shpëtojë edhe shumë hebrenj të tjerë e, po ashtu edhe një pilot holandez, si edhe Antoine Noël, një antifashist të plagosur ...
 
Hélène Fraenkel sot jeton në Izrael, por dy "motrat e vogla" pra, Hélène dhe Armelle, nuk i kanë humbur lidhjet kurrë. Armelle shkon here pas here në Izrael tek "motra" për vizitë. Ajo ka mësuar bile edhe hebraishten. Persa i përket Hélènes, Armelle shprehet se ajo është me të vërtetë, një "monument heshtje, dhembje dhe kuraje". Për kontributin e dhenë ndaj shpëtimit të hebrenjve, shteti i Izraelit, ka nderuar Armellen dhe prindërit e saj, me titullin e lartë "Të Drejtët" (Les Justes) …


Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article
30 janvier 2008 3 30 /01 /janvier /2008 17:52
Fichier hébergé par Archive-Host.com 
( Photo Simbad )


MARIE LAFORET … FOREVER ! 


Në tavolinën time të punës, përpara ordinatorit, është një katrahurë e vërtetë ! Kjo duket qartë edhe nga fotografia që shihni më sipër. Më pëlqen çrregullsia, ose më saktë, nuk bëj kujdes që të këtë rregullsi. Pse ta mohoj, e ndjej veten mirë kështu, kur më duhet diçka, zgjat dorën dhe e marr : libra, gazeta, diksionerë, CD, lapsa, post-it, copa letrash me shënime, adresa etj. Me që ra fjala, në qendër të tavolinës sime, ka disa muaj që ndodhet e palëvizur, një foto e Marie Laforet. Po ju tregoj një ‘sekret’. Është kjo, një foto e cila më ka shoqëruar gjatë gjithë rinisë e gjer më sot, si të ishte një talisman a diçka tjetër. Për herë të parë, Marie Laforet e kam ‘njohur’ kur isha gjimnazist. I pata shkruar atëherë, një kushëririt tim në Saint-Etienne (Francë), të më dërgonte disa foto artistësh e një ditë, më erdhi kjo foto. Nuk e dija kush ishte, ajo krijesë aq e hijshme, me sy magjike që të rrëzonin përdhe. Më pas mësova se ishte artiste teatri, kinemaje e po ashtu këngëtare. Dhe rashë në … dashuri me të ! Në vite, fotografia e saj (jo kjo që shihni), më shoqëroi kudo. Kur isha student, e mbaja të ngjitur me zamkë, në anën e brendshme të dollapit prej dërrase të teshave. Kur isha mësues, në fshatin malor të Backës së Skraparit e mbaja ne mur, përbri krevatit e me vonë, kur u ktheva në Vlorë, e vendosa në një kornizë, në bufenë prej arre të shtëpisë. Pastaj, Marie Laforet erdhi në shtëpinë time të re, një dhomë e kuzhinë, në lagjen Çole e vite më pas, kur unë u nisa në egzil, ajo u ‘transferua’ përsëri në shtëpinë e prindërve, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite edhe pse, aty, s’ka më njeri. Një kopje e asaj fotografie, më ka shoqëruar edhe në Francë dhe siç e shihni, ndodhet këtu, mbi tavolinën time të punës. Marie Laforet … forever !  
***


Dhe ja një 'reagim' i menjëhershëm poetik, lidhur me shenimin tim të mësipërëm nostalgjik, shkruar në vargje nga poeti i mirënjohur, Kolec Traboini nga Boston (SHBA).


MARIE LAFORET
            - forever !


Vazhdo ta duash, miku im Simbad, ta duash
Marie Laforet është diç më shumë se dashuri
është një karusel ëndërr pas së cilit varemi
e kalamendemi tërë jetën si fëmijë.
Mendo për një çast të mos kishte Marie,
përtej së tashmes do të kish veç pikëllim,
çdo mëngjez më me gëzim zgjohemi
kur shpresojne me Marien të kemi takim...
Tundimet për të bukurën shpesh shfaqen si Itakë
udhëtimi drejt së cilës, kurrë nuk ka mbarim!
ti do ta kesh Marien në krahë,
nëse kurrë s' lodhësh në kerkim ...


k.traboini, 
Boston, janar 2008

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Fotografia - Potret i Marie Laforet e cila ndodhet edhe sot e kësaj dite, në një hyrje të pallatit 292, pra në shtëpinë time, në Vlorë.

Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article
24 janvier 2008 4 24 /01 /janvier /2008 20:20
Fichier hébergé par Archive-Host.com
Simbadi (ulur) mes gjashtë zonjave të fshatit Uchacq et Parentis (Landes - France)
të cilat pas disa ditësh do të marrin pjesë në 'Karnavalet e Venecias' ne Itali …


PERSE E DUA FRANCEN ...


Ja, përse e dua, Francën ! … E dua, ndër të tjera, edhe për disa gjera të vogla në dukje, të cilat ndofta nuk i gjen apo i gjen rrallë në ndonjë vend tjetër të botës. Imagjinoni një çast. Gjashtë gra, gjashtë shoqe nga 38 në 56 vjeç që jetojnë diku në "Francën e thellë", në një fshat të vogël 200 frymësh, mes pyjeve pafund të departamentit të Landes të cilat një dite, vendosin së bashku të shkojnë në “Karnavalet e Venecias” në Itali, për të realizuar kështu një ëndërr të hershme të fëmijërisë së tyre.

… E mërkurë, 23 janar. Prej disa ditësh ndodhem në Mont de Marsan, për xhirime kronikash televizive. Në mëngjes, bashke me Martinën, kolegen time, diskutojmë se çfarë reportazhi mund të bëjmë. E, ndërkohë, bie zilja e telefonit e pas receptorit, dëgjohet zëri i një zonje: Ju flas nga Uchacq et Parentis. Jemi gjashtë shoqe. Kemi përgatitur vetë kostumet dhe do të shkojmë në Karnavalet e Venecias. Po qe se ju duket interesante ideja jonë, ju ftojmë të vini. Subjekt i bukur, të shkojmë ! - i them Martinës - Ketë të xhirojmë sot, e lemë fabrikën e letrës. Ajo është e një mendje me mua. Një telefon në redaksinë qendrore për të marrë edhe aprovimin e saj dhe nisemi drejt atij fshati të vogël, të cilin mezi e gjejmë në hartën e departamentit të Landes.

… Një shtëpi tipike landeze. Përdhese. Mes pyllit me pisha. Me dritare të mëdha. Me ca rraqurina përreth. Brenda e ngrohtë, me një oxhak ku digjen ca busme të trashë. Më duket sikur përjetoj përshkrimet e Balzakut. Gjithçka aty është në lëvizje. Të gjashtë gratë kane veshur tashmë kostumet e tyre fantastike. Një prej tyre, me një maskë të verdhe si ar, më bën fresk me freskoren e saj ekzotike. Rafaela tregon : Ideja na lindi para dy vjetësh. Ishte nje ide pak e çmendur. Vendosem të shkojmë në Karnavalet e Venecias. Dhe nisëm nga puna me një pasion të papërmbajtur. Zgjodhëm copat, ngjyrat, maskat, shallet, pendët, rruazat dhe filluam të qepim kostumet.

… Gjashtë ditë nga nisja drejt Venecias (kryetari i bashkisë u ka venë në dispozicion një mikrobus për vajtje dhe ardhje, më shumë se një mijë kilometra larg nga fshati i tyre), të gjashtë zonjat, të lumtura për realizimin e ëndrrës së tyre, janë në prag të një aventure të mrekullueshme. Një ëndërr e cila po bëhet realitet. Më 1 shkurt, ato do të jenë aty, në Venecian e bukur, të lumtura mes turmës dhe karnavaleve të famshme të këtij qyteti magjik …

Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article
28 octobre 2007 7 28 /10 /octobre /2007 21:54

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

... Ishte pikërisht gjatë asaj kohe që unë njoha dashurinë time të parë, më të ndjerën e më të gjatën. Prandaj, them se më duhet të zgjatem disi këtu, nga që mendoj se të flasësh për të, nuk është diçka e cila më përket vetëm mua. Të pretendosh se "dashurojmë vetëm një here" është sigurisht një gënjeshtër romantike – një nga me të përhapurat e me populloret e shekullit të kaluar. Natyrisht, është vështirë të ndërtosh një hierarki mes përvojave të ndryshme e të pakrahasueshme në dashuri e të thuash : Është ajo apo kjo që unë kam dashur më shumë. Por, nga ana tjetër, e vërteta është se ekziston aty rreth të gjashtëmbëdhjetave, pra në fillimet e adoleshencës, një kohë e caktuar e jetës në të cilën dashuria apo përzgjedhja që kemi bërë ushtrojnë mbi karakterin tonë një influence mjaft të madhe. Atëherë, tek vajza që dashurojmë, në fakt dashurojmë më tepër se një vajzë të caktuar : duam me shpirt një aspekt të caktuar të botës, vetë konceptin e ekzistencës, si të thuash adhurojmë një ideal – por një ideal prej mishi, të përcaktuar në një trup, pra një ideal të gjallë.

Privilegji i një adoleshenti – natyrisht jo i të gjithëve që e kalojnë atë – është që tek një vajzë të ndjejë e të dojë atë që ai do ta perceptojë më pas si yllin e tij ndriçues. Sot, mua më duhet të gjej formula disi abstrakte për të përshkruar atë çka kërkoj konkretisht, atë çka dua në këtë botë, atë që nuk dua ta humbas e ta ruaj me gjithë shpirt, atë që nuk duhet të tradhtoj edhe sikur të më djegin të gjallë mbi një turrë drush : lirinë dhe inteligjencën e zemrës, kurajën, mirësinë, humorin, muzikën, letërsinë – e nuk di për me tepër, në se lexuesi i këtyre rradhëve arrin të më kuptojë. Aso kohe, kur unë doja një vajzë, vetëm një emër mjaftonte të shprehte gjerat që thashë më lart. Një emër që quhej Nirvana e lidhur me ketë, çka shpreh, gjithkush besoj se do të më japë të drejtë.
 
Ajo ishte një vajzë e imte që vinte në verë për të kaluar pushimet në Vlorë, në pallatin ku unë banoja. Ishte pra, ajo, një tiranase e vogël me flokë ngjyrë mjalti, me pikëza të vogla në faqe e hundë, e gjallë shpuzë e cila shpesh, na vinte në armiqësi ne, gjithë çunave te pallatit që përpiqeshim ta bënin atë për vete. Ishte ajo që na mësoi për herë të parë se çdo të thoshte xhelozi, që na frymëzoi për himne e ditirambe, ndërkohë që ne ndjenim se jeta ishte mjaft e bukur kur adhurojmë një vajzë. Pra, mes nesh, në shoqërinë tonë të pallatit – mes djemsh e vajzash – ne kishim një përendeshë. Dhe ajo quhej Nirvana …
 
Shume vite më vonë, po shume vite ama … kjo vajze që quhej Nirvana u bë grua, u martua, u bë me nipër e mbesa e natyrisht asnjë prej nesh sot, nuk ka mbetur me kujtimet dhe ndjenjat e atëhershme. Por, gjithsesi, sentimenti i një dashurie të madhe ekziston përjetësisht. Është i gjallë dhe kjo gjë është e padiskutueshme. Ajo ka ndikuar padyshim shumë në formimin tonë – në timin dhe ndofta në tuajin – e kjo është, një influencë shumë më tepër e fuqishme e më e gjatë në kohë se çdo "eveniment" tjetër jetësor në ekzistencën tonë …
 
Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article