Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
13 avril 2007 5 13 /04 /avril /2007 19:18

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Mikja ime nga Danimarka, Irene Stage, me dergoi kohet e fundit nje "Antologji te poezise daneze", ne dy gjuhe: danisht e frengjisht. Nuk di pse, nder te tjera, me beri pershtypje te veçante nje poezi e te mirenjohurit Nis Petersen e titulluar "E do njeriun ?"e, keshtu, nisa te punoj per ta shqiperuar. Natyrisht, te besh diçka te tille - siç e kam thene edhe here te tjera - eshte nje pune teper e veshtire, por nga tronditja qe ndjeva prej mesazhit te saj, kembengula dhe bera sa munda. Sipas meje, kjo poezi edhe pse mbeshtetur mbi motive religjioze, nuk duhet te kete nje mesazh te tille. Irena, mendon se eshte nje poezi kushtuar Zotit, Krishtit ( i cili ishte biri i Zotit ) dhe Njeriut. Mesazhi i saj ndofta eshte qe Njeriu, qenia njerezore duhet te pranohet, te duhet, megjithe difektet qe mund te kete. Me gjithe anet e keqija e, kjo jo me urdhera por thjesht per faktin se eshte nje krijese njerezore, me te mirat e te ligat qe ka. Qenia njerezore eshte si Krishti plot gjak, kuterbim, plage e qelb e duhet ta pranoje vetveten ashtu si Krishti pranoi Vdekjen per te dashur njerezit. Ne kete poezi ka tre personazhe: Zoti,Njeriu e Krishti, te cilet ne fakt perbejne NJE nga qe jane krijesa te perbashketa, te dale nga nje Fryme ...
 
 
NIS PETERSEN
 
Nis Petersen (1897-1943) shkrimtar e poet i shquar nga Danimarka, u be i njohur fillimisht per romanin e tij ' La Rue des Sanda­liers" ( 1931 ), i cili ishte nje sukses pothuajse boteror. Por, ishte krijimtaria e tij poetike e cila e beri ate, ne vendin e tij, nje kult te vertete adhurimi. Nis Petersen kishte nje shpirt te hapur ndaj emocioneve me te dyshimta e kundershtuese te shpirtit njerezor. Per te jeta, ne te gjitha format e saj, eshte diçka e padhunueshme, e shenjte !

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com
 
A E DO NJERIUN ?


 Ai erdh’ drejt meje
tërhequr zvarrë e çalë -
duke lenë pas
rrugës për nga vinte
gjurmët jargë të plagëve gënjeshtare
e dregëzave gjithë qelb.
Një zë gjëmoi:
- A e do njeriun ?
- Jo ! - i thashë - Nuk mundem.
- Ta duash ! - tha zëri.
 
Ai erdh' më afër
jargëvarur plot epsh,
me barkun gjithë plagë
miza e krimba mbushur.
 
E zëri zemerueshem buçiti:
- A e do njeriun ?
- Jo ! - i thashë.
- Ta duash ! - tha zëri.
 
Më pranë dy gisht larguar më erdh' ai
erë kutërbuar nga mijra sëmundje gënjeshtrash.
E zëri kërcenueshem tha:
- A e do njeriun ?
- Jo ! - i thashë.
- Ta duash ! - tha zëri.
 
Ateher' njeriu u ngrit në këmbë
dhe duart i zgjati drejt meje.
E në çast nga gjurmët e gozhdëve,
mbi shpatullat e krahët lakuriq,
mbuluar me plagë plot kore mëkatesh
u varen rrjedha gjaku
e njeriu nënqeshi e tha:

              - Zoti e desh aq shumë !
 
Ateher' mbulesa ra nga sytë e mi
e unë klitha:
                - Njeri të dua !

Dhe goja ime u mbush me gjak -
nga gjaku i njerëzve.

 
 
 ( Shqiperoi - Vasil QESARI )

Partager cet article

Published by Simbad - dans Poetë dhe Poezi
commenter cet article

commentaires