Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
12 octobre 2008 7 12 /10 /octobre /2008 00:18
Le-Clezio.jpg


JEAN-MARIE GUSTAVE LE CLEZIO
NOBEL PER LETERSINE – 2008

Nga Simbad Detari

Siç dihet, çmimi Nobel për letërsinë 2008 ju dha shkrimtarit francez Jean-Marie Gustave Le Clézio. Në një intervistë dhenë radios publike suedeze, fill pas lajmit në fjalë, ai i shpreh se ndjehej ‘shumë i prekur dhe i emocionuar’ prej këtij vlerësimi; ‘Është një nder i madh për mua’ - shtoi laureati i këtij çmimi të shquar - duke theksuar se për këtë ‘falënderonte shumë sinqerisht, Akademinë Nobel’.

Përballë krizës, duhet të ‘vazhdohet të lexohet’

I pyetur po atë dite, rreth asaj çka ai mund tu rekomandonte tronditjeve të mëdha ekonomike dhe politike në boten e sotme, fituesi i çmimit Nobel u shpreh se, mesazhi kryesor që ai do të donte të shprehte ishte që njerëzit duhet ‘të vazhdojnë të lexojnë romane’ dhe të ‘bëjnë pyetje’. ’Të lexosh, është një mënyrë e mirë për të pyetur botën e sotme moderne, pa pasur nevojë për përgjigje skematike’, deklaroi shkrimtari, gjatë një konference shtypi në Paris, organizuar prej botuesit të tij francez, Gallimard. ”Romancieri nuk është një filozof, nuk është as një teknik gjuhe, është një njeri që shkruan dhe që bën pyetje. Në se ka një mesazh të vërtetë për të thënë, është që njerëzit të bëjnë pyetje”, këmbënguli autori i romaneve të njohura ‘Proces-verbali’ (Procès verbal) dhe ‘Shkretëtirë’ (Désert). Jean-Marie Gustave Le Clézio deklaroi se nuk i përket asnjë “korrenti letrar”: ”Unë shkruaj nga që më pëlqen të shkruaj” tha ai.

Nuk ka ndonjë rënie të kulturës franceze

Le Clézio e hodhi poshtë idenë e një rënie të kulturës franceze, shprehur në një shkrim të revistës amerikane ‘Time’. Kultura franceze është “një kulturë shumë e pasur dhe e shumëllojtë, nuk ka asnjë rrezik për rënie” – konstatoi ai. Le Clézio tha se kishte nacionalitet të dyfishtë franceze dhe morisiane e që familja e tij ish me orgjinë nga ishulli Mauricius në Oqeanin Indian.”Franca është atdheu im i zgjedhur për kulturën, gjuhen (...), por atdheu im i vogël është ishulli Maurice", deklaroi ai.

Një autor i laureuar shumë herë

I lindur në 13 prill 1940, në Nice, nga një familje bretone e emigruar në ishullin Maurice qysh në shekullin e XVIII –të, Jean-Marie Le Clézio konsiderohet si një nga mjeshtrit e letërsisë frankofone bashkëkohore. Ai ka marrë qysh në moshën 23 vjeç, çmimin Renaudot me 1963 për veprën e tij 'Proces-verbali' (Le procès-verbal). Vepra e tij e shumëllojtë, evokon gjithashtu udhëtimet dhe kulturat e popujve të ndryshëm, në mënyrë të veçantë ato të Amerikës latine, Afrikës dhe Oqeanisë. Le Clézio do të marrë prej Akademisë Nobel, një çek prej 10 milion kuronash suedeze (1,02 milion euro) në 10 dhjetor, në Stokholm.

Një krijimtari 45 vjeçare

Me 45 vjet krijimtari, Jean-Marie Gustave Le Clézio, 68 vjeç, udhëtar i palodhur, i magjepsur nga qytetërimet e vjetra, është autori i më se pesëdhjetë librave që karakterizohen nga një frymë humanizmi të madh. Pasi u diplomua në letërsi, ai punoi në Universitetin e Bristolit në Londër. Në moshën 23 vjeç, ai u nderua me çmimin Renaudot, për një tufë sprovash që mbanin titullin ‘Proces-verbali’ (Le procès-verbal). Pastaj, ai dha mësim në Shtetet e Bashkuara. Më 1967, bëri shërbimin ushtarak në Tailandë, por u dëbua prej atij vendi, sepse denoncoi me force prostitucionin ndaj fëmijëve. Gjatë katër vjetëve, nga 1970 gjer me 1974, punoi ne Institutin e Amerikës latine, duke ndarë jetën e tij me atë të indianëve indigjene të Panamasë.”Përvoja që morra aty, ndryshoi gjithë jetën time, idetë e mia për botën dhe artin, mënyrën se si sillesha me të tjerët, si ecja, si haja, si flija, si të dashuroja e bile edhe si të ëndërroja”, është shprehur ai më pas. Ishte kjo, një përvojë e cila, ka ndikuar shumë në krijimtarinë e tij letrare. Pas Panamasë, ai dha mësim në Albuquerque (Shtetet e Bashkuara).

‘Shkrimtari nomad’

I gjatë, me sy blu dhe një pamje fotozhenike prej kauboj, elegant, Le Clézio është një burrë i qeshur dhe i ndrojtur, jo aq i egër sa thuhet e flitet. Atë e kanë quajtur shpesh: ‘shkrimtari nomad’, ‘indian qytetar’ apo ‘panteist mrekullues”, nofka këto të cilat justifikohen nga që ai është tepër i dashuruar pas natyrës e nga që ka krijuar nje univers imagjinar, ku Majasit e Meksikës flasin me Emberasit (indianët e Panamasë) e nomadet e jugut të Marokut me Marronet, skllevërit e arratisur prej plantacioneve të ishullit Maurice. Vepra e tij, e përkthyer në shumë gjuhë, vërteton pikërisht nostalgjinë e këtyre botëve të harruara.

Një vepër e llojit ‘fiksion – metafizik’

Vepra e tij e cila përmbledh tregime, romane, libra me fotografi, sprova, novela, përkthime nga mitologjia indiane, shumë artikuj dhe studime, është konsideruar vazhdimisht si një kritikë ndaj Perëndimit materialist, e si ndjeshmëri ndaj të vobektëve e të përbuzurve. Të shkruarit e tij është klasik, i thjeshtë por fin e plot ngjyrë. Shpesh, krijimtaria e tij është cilësuar si “ Fiction – metafizik”, nga që në romanet e tij, ai vë në diskutim vetë bazat e letërsisë tradicionale, pa u kënaqur nga ajo çka është sipërfaqësore, me dëshirën për të ‘gërmuar në atë çka është më tragjike, më e vërtetë, për ta shprehur atë me një gjuhë që të ngjeth mishtë e që zgjon emocione të tilla të cilat ndofta e kthejnë natën në hije”. “Kam përshtypjen se ne këtë planet, unë s’jam veç një kokër rëre dhe letërsia më shërben për të shprehur pikërisht, këtë gjë. Në se do filozofoja, do thosha se s’jam tjetër veç një ithtar i Rusoit i cili s’ka marrë vesh asgjë”.

‘Tokë e dashur’, ‘Shkretëtirë’ …

Le Clézio, ndër të tjera, ka shkruar romanet ‘Ethja’ (La fièvre), ‘Ekstaza materiale’ (L'extase matérielle), ‘Tokë e dashur’ (Terra amata), ‘Libri i rrjedhjeve’(Le livre des fuites), ‘Lufta’ ( La guerre), ‘Shkretëtirë‘ (Désert) (që konsiderohet si kryevepra e tij), ‘Kërkuesi i arit’ (Le chercheur d'or), ‘Oniça’ (Onitsha), ‘Ylli bredharak’ (Etoile errante), ‘Peshku i arte’ (Le poisson d'or), ‘Revolucione’ (Révolutions), ‘Urania’ (Ourania) dhe, ne 2008, ‘Vallja e urisë’ (Ritournelle de la faim). Një sondazh i kryer në vitin 1994, nga revista ‘Lire’ e cilësonte atë si ‘shkrimtarin më të madh në gjuhën franceze’, përpara Julien Green. Atëherë, ai pat thënë : Unë do të kisha venë në krye të listës, pikërisht, shkrimtarin Julien Gracq’. I martuar, me dy fëmijë, ai jeton në Albuquerque, ku jep mësim, por ai ndodhet shpesh edhe në Nice, në shtëpinë tij të tipit breton në gjirin Douarnenez. Le Clézio është i mendimit se ‘është me anë të gjuhës, me anë të librave që mund të flitet ende për Francën e sotme, për ta parë ekzistencën e saj, në harmoni korrentesh të ndryshme’….

Partager cet article

Published by Simbad - dans Personalitete
commenter cet article

commentaires