NËSE DO MUND
TË ZGJIDHJA
NJË ÇAST
Nëse do mund të zgjidhja një çast,
Në labirintet e kohës,
Mbi ylber do fluturoja
Mes Tokës e qiellit,
Atë çast për ta arritur.
Aty ku hija e zemrës tende,
Trishtueshëm bie
Mbi lumin Pikëllim,
Do të ecja në rrugën
Që zbret në Luginë,
Në të zymtën shkretëtirë
Mes malesh pambarim,
Për të takuar ty në kryqëzim,
Aty poshtë në përrua,
Në urën e drunjtë,
Që lidh të ndryshmet kultura
Dhe fate padyshim.
E kohën do ndaloja,
Aty në atë kalim,
Në valixhen tënde,
Një talisman,
Fletorja jote intime,
Fotoja e nënës,
Pak rroba për dimër,
E ti do ndalje si të shihje një mirazh
Pas një rruge të gjatë mes shkretëtire,
E në faqet e librit tënd të jetës,
Fytyra ime do tretet e humbasë,
Mes së djeshmes e të sotmes,
Mes ylberit e urës së drunjtë.
Në memorien tende jam shkruar
Me bojën e librave të jetës,
E në se do doja të nderoja faqe
Mes tokës dhe qiellit,
Ylberin do duhej të kisha kaluar
Për të mbërritur në atë çast …
I shtangur ti pas meje do të vije
Për rrugëtim në korridoret e kohës,
E unë me fustanin e nusërisë,
Do beja atë lëvizje kindash
Që ti aq shumë e adhuron.
Në udhëkryqet e kohëve,
Ty pikërisht ty rrugës do takoja,
Në kohën kur hija e zemrës sime,
Binte mbi brigjet e lumit Trishtim,
Dhe atë çast mbi urë
Ti s’do ta harroje kurrë,
Në dhomën tonë
Blloku i poezive intime,
Talismani e nina nana
Fotografia e saj,
Ca rroba shpërndarë,
E kjo pamje dalë nga librat,
Plagë do mbetet në tënden zemër,
Gjer atëher’ kur në vaj do tretem
E kur një ylber aty lart në qiell
Në portën e zemrës sime do të sjellë.
LOU ©