Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
16 juin 2008 1 16 /06 /juin /2008 22:03

Agim-Sulaj-Karikature.JPG

  Çadra e avokatit mbrojtës’ - Karikaturë e Agim Sulaj e cila u nderua me vendin e parë, në Bienalen Europiane të Humorit Grafik në Portugali


AGIM SULAJ

Fitues i Bienales Europiane në Portugali
 
Përgatitur nga SIMBAD


Në 8 qershor 2008, në qytetin Penela të Portugalisë u përurua Bienalja e parë europiane e humorit grafik ‘Luis D'oliveira Guimaraes’. Kjo veprimtari ishte nismë e Dhomës së Kulturës së Bashkise së Penelas bashkë me familjen Guimaraes e cila i beri kështu homazh, veprës së juristit dhe shkrimtarit të shquar të humorit e të regjisë teatrale:  Luis d'Oliveira Guimaraes.

Tema e kësaj bienaleje ishte Drejtësia, në të gjithë aspektet e saj: në gjykatë, avokati, të drejtat civile etj. Agim Sulaj u prezantua në të me dy punime. Një prej tyre (pikërisht kjo që shihni në foton e vendosur më lart, dërguar si dhuratë autorit të blogut ‘Amarus’) u vlerësua me çmim të parë. Në këtë punim, paraqitet një avokat i cili mban një çadër gjysmë të grisur e që kësisoj, mbron nga shiu vetëm avokatin. Ideja e saj është që për fat të keq, për të varfrin dhe gjithë ata që s’kanë mundësi të paguajnë, s’ka drejtësi. (Sarkazma dhe ironia, mbi të gjitha, bie mbi Shqipërinë ku drejtësia është pothuaj inekzistente). Punimi është ekspresiv, i realizuar me laps. Kjo teknikë nuk është tipike e stilit  hyper-realist të Sulajt, stil  me të cilin tashmë jemi mësuar të njohim veprën e tij. Por, gjithsesi, fitorja e kësaj trofeje, vërteton edhe një here se vepra e tij është e pëlqyeshme, në gjithë larminë e artit të tij.

Në Bienale, në vend të dytë, fitues ishte Jose Santos nga Portugalia, ndërsa në vend të tretë Pavel Constantin nga Rumania. Bienalja i shpalosi punimet në sallën e bibliotekës së Penelas. Në veprat e paraqitura pati krijues nga  shumë vende si: Gjermani, France, Itali, Spanje, Portugali, Kroaci, Slloveni, Holande, Suedia etj,  Pra, puna e Agim Sulaj, u vlerësua me çmim të parë, mes 243 krijimeve të ardhura nga gjithë Europa. Te pranishëm ne dhënien e trofeve ishin presidenti i Juntes Municipale, Paulo Jorge Simoes Julio si edhe mjaft të ftuar nga Lisbona, Porto, Coimbra nder të cilët piktorë e karikaturistë, shkrimtarë e aktorë teatri, pothuajse të gjithë miq të Luis d'Oliveira Guimaraes. Kjo Bienale do të qëndrojë e hapur gjer në muajin shtator, duke  shëtitur në një varg qytetesh të Portugalisë.

 
Agim-Sulaj.jpg

Piktori Agim Sulaj me sozinë e Salvator Dali (Sozia quhet Onofre Varela-artist karikaturist i njohur, president i FECO (Shoqata e Karikaturistëve të Europës për Portugalinë)

 

 

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Art - Kulturë
commenter cet article

commentaires