Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
13 juin 2008 5 13 /06 /juin /2008 00:07

PERJETËSI

Një vit më parë, në qytetin tim të lindjes, në Vlorë, pikërisht më 13 qershor 2007, në orën 2:45 të mëngjesit, humba njeriun më të shenjtë të jetës – Nenën time. Ajo dha shpirt në krahët e mi, e qetë dhe hyjonre, e mpakur nga mosha dhe sëmundja. Shpirti i Saj, si një shpend paqeje dhe mirësie, fluturoi lart ne qiell, aty ku ndriçon shpirti i gjithe atyre që në jetë kane bërë veç të mira. Ishte kjo - një traumë e rendë për mua ! Por, gjithsesi, kujtimi i Saj është dhe do të mbetet i paharruar e do të më shoqërojë si një ninullë e ëmbël dhe e dashur, gjersa të kem frymë ...

Shumë miq të dashur, më kanë shkruar fjalë të ngrohta, me  ketë rast përkujtimor.
U faleminderit të gjithëve !

Me mirenjohje:
Vasil QESARI

Mama-Perjetesi.jpg
 


Mozart - Lacrimosa


ZËRI I NËNËS PËR TY



Bir, bir-o i shpirtit tim !
Ku më je, ku të kam ?
Të jap Dritë nga Qielli im.
Bekoj Zotin që t'më dhà.


Bir,  bir-o ! Hoja e fjalës,
Mos ma fsheh lotin e ëndrrës !
Jam aty-ku fle e zgjohesh ...
Ku vrapon, ku ribën Vlorën !
 
Jam aty, pranë dashurive
Që të lindën, që të rritën...
Jam aty, ku linda unë
E më bëhesh JETA ime ...
 
Jam aty ... pranë lindjes sime ...


ILIRIANA


13 qershor 2008 - Brooklyn, NY




Mamaja-ne-moshe-te-re.jpg 
NËNA
Nëna rrethuar me engjëj do të jetë,
Ashtu si në jetë - ishte engjëllore !


Kolec Traboini
Boston (USA)

 




 
I dashur Vasil, më del parasysh nena Juaj, fisnike, shpirtmirë, me ato sytë e ndritshëm, që më shfaqen që nga fëmijëria. Tek ulesh tek bordura e portës, me ju fëmijët e vegjël, e merakosur për mirërritjen tuaj, në ato kohë të vështira. Por, më kujtohet dhe kur e takova herën e fundit ne Athine e cila u gëzua që më pa. Nuk e di, por nenat tona ishin dhe të bukura, yje, dhe në fytyre e në shpirt. Më bere të kujtoj nenën time, që i ndriftë shpirti; ishin mikesha me nenë Fifinën dhe, kur të vete në Vlorë, do të vendos një buqetë lule e do të ndez qiri për shpirtin e saj e të nenës tuaj. Ende ne, ortodoksët, themi dhe për pak ditë: Krishti u ngjall! Më kujtohet se në një parathënie të një libri që më ke dërguar nga Franca, për mësues P. Xhuvelin nga Qeparoi, ka një shprehje tepër rrenqethese, emocionale ‘fis shpirtëror’. Po, ne ishim, mbetem e jemi, fis shpirtëror ... Të përqafoj :
Dionis Qirxidhi
Athinë

I dashur miku im, ju shoqëroftë kujtimi i saj i shkëlqyer si nje embleme tradite e për gjithë jetën ju mbrojttë ne çdo situate ! Jetofshim te gjithë nje jete me modelin e saj,  e cila kishte kuptuar se arsyeja pse njeriu vjen ne ketë jete e jeton, është vetëm dashuria njerëzore ! E dashur nene Fifine qe tani me vështron me sytë e tu qiellore! Kurorën dhe lulet e mirënjohjes sot po ti dërgoj shpirtërisht nga Italia, atje lart ku je kjo është mënyra qe njeh edhe Ti. Si embleme do ta ruaj  imazhin Tënd, fjalët e tua te thjeshta, mençurie prej njeriu te vuajtur, dashurinë prej fisnikeje !
Altin S.
Itali


Ju sot keni njëvjetorin e vdekjes se nenës suaj te dashur, Zhosefines. Ruaj ne kujtesën time, me ndjenje admirimi jo vetëm portretin dhe imazhin e saj, por edhe ato çaste qe kemi kaluar bashke aty ne shtëpinë tende. Te rroni dhe ta kujtoni nder vite.
Miqësisht:

Aleko Likaj
(France)

Ne tërë krijimtarinë tënde i dashur Vasil, kam parë një ndjenjë që nis tek njerëzorja, natyralja dhe prehet tek fjalëmbla e jetës: Nëna… Dhe nënat kurrë nuk vdesin, ato mbesin nëna në zemrat tona. Në këtë përvjetor të humbjes së nënës suaj të dashur, më lërë të shkëpus ca vargje nga preludi poetik për nënën:
Fatmir Terziu
Mbreteri e Bashkuar

Edhe çastet para vdekjes së një individi të çfarëdoshëm i përkasin perjetesisë… Veç kur flasim për përjetësinë e një gruaje të veçantë dhe fisnike si nenës tende, nënkuptojmë diçka më tepër: privilegjin e saj të madh, për të bërë pjesë, ballëlartë, në këtë përjetësi.
Robert Martiko
Korfuz


Te dërgoj ngushëllimet e mia me te përzemërta dhe uroj ta kujtosh nenën  tende me mall e dashuri, sepse nje gjë është e sigurt, AJO te shoqëron nga lart, ne çdo hap te jetës tende, jeton me ty, punon me ty, argëton me ty, merr fryme me ty, është shpirti yt, zemra jote, jeta jote. Jeta vazhdon por, asnjëherë nga mendja dhe zemra, nuk na largohen njerëzit tanë me te dashur qe pavarësisht se janë lart ne qiell, ndodhen pranë nesh, brenda nesh, mes nesh (...). Te jeni mire  ti keni uratën dhe shpirti i Saj, qofte gjithmonë me ju. Përqafime vëllazërore 
Roberta
Greqi


Ngushëllimet e mia, i dashur! Ndarja me njeriun që të ka sjellë në jetë është madhore, e pangjashme me ndonjë ndarje tjetër, edhe për faktin e shuarjes së një gjeneracioni për t'i lënë vendin tjetrit. Mendimi se nuk do shihesh më, me personin më të afërt, me atë që ti ke parë në çastin kur për herë të parë ke hapur sytë, padyshim që është tepër i dhembshëm. Bashkohem me ty në këtë ditë. Miqësisht:
Henrik S.G
Francë


Mamaja-e-moshuar-ne-France-vendlindjen-e-saj.JPG


Sergei Essenin

LETËR NËNËS

Gjalle je, nënoke? Edhe unë
Gjalle jam. Shëndet me paç, shëndet!
Drite e befte krejt kjo mbrëmje e lume
Izben tende, qe me mall me pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me nje shall te vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtire e kaltër bie,
Nje vegim i zi te kall ty frike,
Sikur ne nje sherr diku ne pije,
Vjen dikush e ma këput me thike.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t'i fanit këto nder sy.
S'jam aq pijanec i lig sa ç’thonë,
Si do vdes pa te te pare ty?

Unë jam po foshnje, si nje here,
Dhe nje shprese veç ushqej ne gji:
T'iki nga ky tym e kjo potere,
Te shtëpiza jone aty te vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhe
Anekënd te vishet me blerim.
Vetëm ti, si tete vjet me pare,
Mos me zgjo aq herët ne agim.

Mos e zgjo atë qe shkrumb iu bene
Ëndrrat e moshës plot hare.
Me ka vrare jeta mjaft, o nene,
Dua veç te shlodhem e te fle.-

As ti lutem Zotit mos me thuaj,
Si dikur ne te artën mituri.
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Drite e parrefyer, vetëm ti!

Ndaj merak ti mos m'u bej aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh me shallin tënd te vjetër
Fillikate rrugës mos kalo.

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article

commentaires

Yash 16/06/2008 01:52

http://mayaworld.splinder.com/te fala Feliks Jasa

Simbad 16/06/2008 07:44


Salut et bonjour Feliks
J'ai reçu votre petit commentaire sur mon blog et je voudrais mieux vous connaitre. Vous êtes qui?... J'ai lu quelque chose sur votre blog, concenant vos projets et engagements profesionailles,
mais je souhaiterais savoir un peu plus  sur votre personne ...
Je vous salue cordialement




belle_fleur 13/06/2008 18:59

I paharruar qofte kujtimi i nenes tuaj te dashur! Bekimet dhe dashuria e saj ju shoqerofte ne cdo hap dhe cdo moment te veshtire ne jeten tuaj. Respekte,Belle

Simbad 13/06/2008 22:32


Merci Belle Fleur !