Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
19 mai 2008 1 19 /05 /mai /2008 19:20
La-fille-nue-de-la-mer.jpg
 
VAJZA NUDO E DETIT


Shqipëroi Simbad Detari
 
‘Legjendat janë të nevojshme, nga që jeta është e shëmtuar. Një gënjeshtër e bukur, është me e besueshme se sa e vërteta më verbuese. Jeta e vërtetë, nuk është ajo që shohim, por ajo që kërkojmë të njohim'
 
Disa legjenda jetojnë në shekuj, pa humbur asnjë grimë, nga fuqia e tyre përgjithësuese. Kjo ndofta, ndodh nga që ato u japin përgjigje pyetjeve trazuese rreth sekreteve tona të fshehta, ose nga që në thelbin e tyre qëndron një e vërtetë e madhe. E tillë është ngjarja që përshkruhet në romanin ‘Një vajze nudo” të shkrimtarit grek, Nikos Athanasiadhis. Në të rrëfehet për dashurinë e një vajze me nje delfin, në ishullin Mitelin, në Greqi. Është një histori e bukur e cila kthehet në dramë, nga që një person i tretë që i nuk i njeh aspak misteret e detit, ndërhyn dhe e prish atë idil duke e kthyer në një tragjedi. Por, kjo është punë tjetër, nga ato punët e ngatërruara të dashurisë. Ajo çka është thelbësore në këtë roman,  qëndron në historinë e një dashurie pa kufij. Dashurisë mes një delfini dhe një qenie njerëzore, gjë e cila nuk na habit e as na bën të nënqeshim, por ta besojmë dhimbshëm, si të tillë.
 
Miqësia me kafshët është një nga ëndrrat dhe afeksionet më të mëdha të njerëzimit. Kjo, jo nga ideja e gabuar që shpesh na bën të besojmë se kafshët kanë ndjenja njerëzore, por për një arsye tjetër të vërtetë, ajo e cila e bën njeriun të thyhet para tyre, duke kaluar kufijtë e çdo iluzioni që na shtyn të besojmë se në thelb, kafshët nuk janë gjë tjetër veçse refleksi ynë i deformuar. Ta kalosh këtë iluzion, të biesh në dashuri me një delfin, kjo gjë kërkon së pari të harrosh botën ku jeton, të harrosh tokën, sterenë. Kjo është sigurisht, diçka që ngjall dyshime e që na fut frikën e luajtjes nga mendtë si edhe vajtjen e sigurtë drejt vdekjes.

Naiadat dhe Sirenat, këto krijesa që qëndrojnë mes botës së njerëzve e të ujërave kane mishëruar në shekuj, pikërisht mirazhet dhe rreziqet e përplasjes së dy botëve. Këngët, thirrjet, gjuha e tyre, janë sinonime të vdekjes. Ato i ndjellin njerëzit drejt një universi, i cili është i huaj dhe asfiksues për ta. Viktimat e Nerediave dhe Sirenave, fillimisht luajnë nga mendtë e më pas vdesin. Të vetmit që arritën ta mposhtin atë gjemë të pashmangshme, qenë ata që harruan fjalën e nisën të këndojnë. Arion, Orfe, me lirat e tyre i magjepsën delfinët dhe kafshët e steresë dhe arritën ti fusin të gjallë, ne mbretërinë e ndaluar të detit dhe vdekjes. Arion qe nga Mitilena dhe ishte pikërisht atje që një orakull zbuloi kokën e prerë të Orfeut, ruajtur mrekullisht nenë rërë. Mitilena, Lesbosi antik, vazhdon edhe sot e kësaj dite, të jetë një truall i privilegjuar legjendash, një vend martesash shekullore mes njeriut dhe detit ...

Ata që e njohin këtë ishull do gjejnë atje, pa vështirësi, vendet ku qëndronte një vajze nudo: brigjet e shkreta ku Thomai dhe vajza e tij, Anxhela kishin ndërtuar kasollen e tyre, pyllin e shndërruar në gurë. Atje afër Sigrisë, ku prehen trungje pemësh shndërruar në shkëmbej. Por, megjithatë, këto vende sado pranë legjendave qofshin, nuk luajnë ndonjë rol të veçantë. Sepse, është deti, ai që përben personazhin kryesor të këtij libri. Është deti, kreshtat e tij, dantellat e shkumave, kreshtat e argjenda të delfinëve, miqve eternele të njerëzve. Dihet tashmë, jo më nga legjendat por nga studimet shkencore, rreth inteligjencës së delfinëve, kureshtjes dhe afinitetit të tyre ndaj njerëzve, rreth gjuhës së tyre prej së cilës zbulojmë mistere të mahnitshme. Angela, e dashuruar pas delfinëve qysh në fëmijëri, përpin çdo lloj rrëfimi e legjende që peshkatarët tregonin për ta. Një herë, një delfin kish shpëtuar një peshkatar dhe e kishte çuar të gjallë në beg, ndërkohe që ky i fundit qe duke renë pré e një peshkaqeni. Një tjetër delfin ish miqësuar aq shumë me një tjetër peshkatar, sa që çonte drejt rrjetave të tij, tufa peshqish pafund. Pikërisht, këto rrëfime, në kohë u transformuan dhe u plotësuan me të tjera histori. Por, kjo, s’ka rendësi. Rendësi ka që ky libër i cili i kushtohet një vajze e cila na hap portat e një imagjinate magjepsëse e të pafund, të një bote të re, asaj të detit. Ai rrëfen historinë e një miqësie të humbur, në terrin e kohërave e sot të rigjetur ...

 
Préface du roman 'Une jeune fille nue' de Nikos Athanassiadis



KOMENTE
 
SIMBAD

Ata që duan detin,duhet ta lexojnë patjetër,këtë libër. Është vërtet një vepër arti e bile unë nuk do ta ekzagjeroje te thosha, se behet fjale për Dashurinë ku Natyra e egër i kundërvihet natyrës ku njeriu ka venë dorë. Nga e para ka lindur e dyta, natyra, ku jeton njeriu te cilin e karakterizon cilivizimi e qe bie ne dashuri me origjinën e tij dhe dëshiron te beje atë te tijen. Origjina fshihet te Fillimi dhe fillimi, kërkon gjithmonë origjinën për ti dhenë e për ti kthyer asaj, energjinë e tij te posedimit duke i shkaktuar rrezikun e shkatërrimit. Thomaj është ne dileme mes Dashurisë për Elisen e zgjuar dhe Aristokrate e dëshiruar, Dashurisë për trupin, për fizikun, gjallërinë e Anxheles, dhe vajzës se detit qe njeh "gjithë skutat e botes ku yjet bien nga qielli, aty ne xhixhivallen e madhe ne fundin e detrave". Sepse, ne i përkasim detit e është ai qe i jep jete gjithçkaje. Kështu, deti dhe Anxhela, nuk janë gjë tjetër veçse i njëjti personazh. Thomaj gjen te Anxhela origjinën e tij, i cili është deti, ai e dashuron atë me gjithë shpirt por, është kafsha ajo qe behet rivali i pasionit te tij dramatik e qe do ti ndaje ata përgjithmonë dhe pse mes tyre, ekziston nje dashuri e thelle dhe e dyanshme. Thomaj, ne dëshirën e tij për ti rregulluar punët e universit te tij, preferon me mire te shkatërrojë se sa te dashuroje.
 
Për rrjedhoje duket se qytetërimi, me sa duket nuk ndodhet aty ku jetojnë njerëzit, por ne afrimin e krijesave te biosferës, biodiversitetit, si gjera qe bashkojnë njeri – tjetrën e janë te lidhura ne mënyrë te padukshme, prej ligjeve te Natyrës. Është pikërisht këtu qe e kap fillin e librit Nikos Athanassiadis, duke u bere përçues i kuptimit te mitit qe bashkon ne mënyrë te pashqitur lidhjet mes biosferës, biodiversitetit dhe sistemeve te tjera qe kane te bëjnë me to. Autori ve theksin ne mënyrë te veçante, ne respektin ndaj vetvetes e për te tjerët, gjë e cila bën te mundur hapjen e zemrës dhe shpirtit ndaj gjithçkaje qe përben origjinën tone. Është pikërisht, këtu, edhe shenjtëria e jetës.
 
Ca pika uji te kripur.
Kush e di, ndofta janë lotët e detit ato qe derdhim kur ne qajmë, apo ndofta djersa e trupit tone nene diellin përvëlues te ishujve apo bluja e pafund qe ngjyen qiellin me reflekset e saj ?
 
Origjina fshihet tek Fillimi …
 
Te përqafoj me emocionin e leximit te kësaj parathënie.
 
Vajza e Detit - CCC



Lumieres-sur-mer.jpg


UJE DHE DRITA

Foto nga Claude Chatron-Colliet


Partager cet article

Published by Simbad - dans Prozë
commenter cet article

commentaires