NE DO TË FLEMË BASHKË
E diel a e hënë qoftë
Darkë a mëngjes
Mesditë a mesnatë
Në ferr a në parajsë
Dashuritë njëlloj janë
Dje ti thashë këto fjalë
Ne do të flemë bashkë !
Dje sot e përgjithmonë
Rruga e jetës je vetëm ti
Zemrën time ty ta dhashë
Me tënden bashkë ajo troket
Për sa kohë që jetë do ketë.
Ne do të flemë bashkë !
Se dashuria ime për ty
Si ka qenë do të jetë
Qielli lart si një çarçaf
Me krahët e tij të pushtova
Me mall dashuri e voluptet
Aq sa ti të dëshirosh për jetë
Ne do të flemë bashkë !
Shqipëroi : Simbad Detari