Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
10 mai 2008 6 10 /05 /mai /2008 11:42
Tre-shkembenjte-Vlore.jpg

"Tre shkembenjte" - Uji i Ftohte - Vlore ( Foto - Simbad )



PLEPAT  PARA  BALLKONIT


Nga Simbad Detari

Përballë ballkonit, këtu në shtëpinë time në Talansë, fare pranë, aq sa mund t'i prekësh edhe me dorë, përkunden degët e një radhe plepash, të një lloji që ne Shqipëri i quajmë ‘kavakë’. Dimër e verë, ata janë aty; gjatë pranverës e verës të dendur e të gjelbër, në vjeshtë ngjyrë bakri në ar e gjatë dimrit gri, të thatë e të harlisur si gjymtyrë kafshësh të frikshme. Kur vegjetacioni i tyre është vërtet në kulm, puhia e freskët e gjetheve të tyre, hyn gjer në apartamentin tim. Dhe, atëherë, degët e plepave më ngjajnë me ca erashka të madha tropikale të cilat, bashkë me ngjyrën e klorofilit, oksigjenin e freskinë që fusin brenda, përzihen edhe me tingujt muzikorë, te cilët unë s'harroj t'i shpërndaj gjithandej, e të mbush me to gjithë mjediset, gjë e cila me krijon një gjendje relaksi të vërtete ...Prania e këtij vargu plepash aq pranë kangjellave të ballkonit tim, për këdo që vjen në shtëpi, kam vene re se provokon një surprize të këndshme. Jo rrallë, miqtë e mi sa hyjnë në sallon, nuk impresionohen as nga tablotë e pjatancat prej porcelani të orientit e as nga ‘terrakotot’ egjiptiane apo dekoracionet e udhëtimeve të Simbadit të cilat mbushin plot e përplot muret, por nxitojnë të afrohen pranë ballkonit e shumë prej tyre, nxitojnë të shprehet me fjalët:

- Oh ! Paskeni një kopsht të bukur këtu ! Nje oaz i vërtetë ! Kot qaheni që jetoni në apartament ... Vërtet, një pamje mjaft e këndshme ! Një kopsht para ballkonit ?!

Krahasimi them se është i vërtete dhe i goditur. Por, në fakt, kur nisa të shkruaja frazat e para të këtij shënimi, nuk kisha ndërmend të flisja për të. Ajo që më ka bërë te reflektoj jo pak e, të thellohem vërtet mbi konceptin emocional që përcjell në qenien time ekzistenca e plepave para ballkonit, nuk është as gjelbërimi, as freskia e hijes se tyre, as nocioni i ‘kopshtit para sallonit’, por diçka krejt tjetër. Gjë, e cila, me kalimin e kohës është bërë pothuajse një obsesion, një pike reference e diçkaje të shtrenjtë, një raport malli e nostalgjie me diçka të çmuar e tepër të rëndësishme për mua. Shkurt e thjesht, po ju rrëfej se gjelbërimi i plepave, ka lidhje me ardhjen e pranverës e më pas, të verës. Të stinës kur unë që këtu prej egzilit të largët, nis të përgatitem për të shkuar me pushime, aty mes këtij deti që shihni lart në foto, aty në Vlorë, në qytetin tim të lindjes ... Ja, vështroni, hidhni sytë përtej xhamave ! Ato sythe fare të vegjël, ngjyrë mjalti, të cilët mbushnin me mijëra degët e holla e të gjata të plepave, pak nga pak u mbufaten nga lëngu transparent e çudibërës që vjen thelle prej rrënjëve e tokës e tani janë bërë gjethe të mëdha e të bukura.

Dhe a e dini ? Thellë në qenien time, unë ndjej një dridhje rrenqethese gëzimi, tamam si prej fëmije. Me së fundi, tashmë dimri ka ikur e bashkë me të edhe ditët e ftohta e plot lagështi oqeani. Pranvera ka ardhur e, pas saj shpejt po afrohet vera - stina e ëndërruar e pushimeve të mia. Pas pak, do të nisin përgatitjet për të shkuar aty, ku me pret vendi e njerëzit më të shtrenjte të zemrës ...


Partager cet article

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article

commentaires