Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
7 avril 2008 1 07 /04 /avril /2008 13:09
Fichier hébergé par Archive-Host.com



KOZMOGONIA E EROSIT


Libri Pasqyrat e Afërditës e Dionis Qirzidhit është sui generis, i çuditshëm. Dionisi njihet si poet dhe studiues - ky dyzim ka krijuar sintezën e veçantë të plleshme dhe vëmendjendjellëse të këtij libri, që e pasuron bibliotekën e letrave shqipe.Teogonia e Hesiodit u njeh fuqi zanafillave të tërë fuqishme llojit të erosëve, përfytyrime mitike të dashurisë seksuale dhe shpirtërore.Sipas Mishel Fukosë gjithçka mitologjike është krijuar në gjenezë nga raportet natyrore të përcaktuara seksuale. Ai, madje, kërkon hapjen e tërë kufijve seksualë, një revolucion global të seksit, si një alternativë, si një simulakrum të qytetërimeve të strukturuara nga kodet morale. Po kjo është më tepër një metaforë e instiktive se sa një realitet i mirëfilltë historik i së tashmes dhe i së ardhmes. Teza e dashurisë shpirtërore është padyshim më triumfuese që ngrihet mbi instinktet natyrore. Mbi këtë paradoks të të gjitha kohërave shtjellohet substanca kulturologjike dhe hulumtuese e këtij libri.Krijimtaria mitike, artistike, seksologjia janë të ndërthurura me tërë temat e mëdha, asnjëherë shteruese, por përherë pllenuese.Libri është një afresk i antropologjisë së dashurisë, shembuj emblematikë, parabola, vargje, citime proverbiale, histori të brishta, tragjike etj., etj., me besimin ekzistencial se pa dashurinë nuk ka njerëzim, se historia e dashurisë është Historia e Njeriut! Erosët - fëmijët magjikë me flatra, janë një ikonografi universale.Shigjetat e tyre plagosin duke i lidhur përjetë zemrat. Miti është i thjeshtë, jeta është e ndërlikuar.Lexojeni këtë libër të Dionisit, për të udhëtuar në realitete dhe imagjinata të kozmogonisë së Erosit, si kryesimbol!

Dr. Moikom Zeqo Tiranë, nëntor 2007

Fichier hébergé par Archive-Host.com
Me një dedikim mjaft miqësor e të vyer, më erdhi libri i fundit i mikut tim vlonjat, Dionis Qirxidhi, i cili prej shumë vitesh jeton në Athinë. Poet, publicist, eseist dhe analist historie, Dionisi është një njeri pasionant i cili gjatë gjithë jetës është dhenë me shpirt pas artit të fjalës së shkruar. Libri i tij i fundit ‘Pasqyrat e Afërditës’, ashtu siç shprehet edhe profesori erudit Nestor Nepravishta, është një dëshmi e punës së tij në botën misterioze të letrave e, më konkretisht, dëshira e një sprovë për t’u futur në atë që quhet ‘bota e miteve, të ndjerit mitik të botës’. Unë, përveç përgëzimeve të sinqerta e tepër miqësore (shto dhe sentimentin e ngrohtë të dedikimit shkruar ne librin-dhuratë i cili është tepër prekës e vëllazëror), kam bindjen se Dionisi më ka dërguar dëshminë e një pune voluminoze, cilësore e pasionante, e cila trajton tema të përjetshme që vërtet fillesën e kanë te mitologjia, por ndërkohë bëjnë pjesë në vetë ekzistencën dhe kuptimin e shpirtit dhe jetës së shoqërisë njerëzore. Nga leximi i tij, them se është një libër i cili gjer tani ka munguar, në përvojën e mangët e të cunguar të sprovës letrare shqiptare e që, për vetë natyrën enciklopedike, sensin poeti të shkrimit e suspensin e rrëfimit, gjykoj se është po ashtu, mjaft i dobishëm jo vetëm për çdo intelektual e njeri të arsimuar, por edhe për lexuesin më të thjeshtë. Urime, pra, i dashur Dionis, për guximin, punën, përkushtimin, përzgjedhjen, pasionin, dedikimet dhe referencat e pasura e të shumëllojshme që ti ke sjellë me aq dashuri në librin tënd. Ngacmime, ndjenja, refleksione e sprova të shkruara me shumë dashuri. Për tema e subjekte që janë në themelet e kulturës botërore e që pa ekzistencën e tyre, njerëzim do të ishte dënuar të jetonte në muzgun eternel të padijes si edhe në nje varfërie të frikshme shpirtërore. Me dashuri e me ndjenjën e falënderimit të thellë, Dionis,  të dërgoj përgëzimet e mia më të sinqerta !
 
Vasil QESARI

Partager cet article

Published by Simbad - dans Sprova
commenter cet article

commentaires