Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
30 mars 2008 7 30 /03 /mars /2008 18:02

 

NJË MIJË E NJË NETË




Një Mijë e Nje Netë eshte nje permbledhje perrallash arabe me orgjine persiane
(arabisht: كتاب ألف ليلة وليلة Kitāb 'Alf Layla wa-Layla dhe persisht, هزار و یک شب Hezār-o Yak Šab). Ne shekullin e VIII -te, nje liber perisht i titulluar Hezar Afsane ose Nje Mije legjenda u perkthye ne arabisht nene titullin 'Nje Mijë e Nje nete' (Elf leïla wa leïla ). Ai eshte nje ansambel perrallash, te lidhura per nga kuptimi, me njera-tjetren. Brendia e tyre shtjellohet pak a shume kështu : Kalifi Shâriyâr nje dite kthehet ne pallat me herët se zakonisht dhe bindet se gruaja e tij e tradhtonte me nje burrë tjetër. I egërsuar ne kulm, ai e vret te shoqen bashke me rojet e saj dhe vendos te hakmerret. Ne ç’menyre? Duke u martuar ne çdo darke me nje femer e duke e vrare ate ne mengjes. Shéhérazade, vajza e Vezirit te Madh, del vullnetare te martohet me kalifin dhe vendos qe ta ndaloje masakren ne fjale. Ajo i premton kalifit se per çdo nate, do ti tregoje nje histori te tille qe ai se ka degjuar kurre e qe  vazhdimin do ta beje te nesermen ne mengjes. Kalifi i terhequr nga ankthi i pritjes se vazhdimit te historise, nuk vendos dhe e shtyn perdite, vrasjen e vajzes. Keshtu, pak nga pak, Shahrazâd fiton besimin e kalifit dhe ai beson s’e ka gjetur me ne fund, nje grua besnike. Disa nga perralat e Nje mije e Nje Neteve, te treguara nga Shéhérazade jane bere teper te njohura. Te tilla jane, per shembull: Shtate udhetimet e Simvad detarit, Ali Baba dhe 40 hajdutet, Aladini dhe llamba magjike etj. Përmbledhja e njohur e përrallave arabe u njoh ne perëndim, vetëm ne vitin 1704 ne saj te adaptimit qe u beri atyre ne frëngjisht, Antoine Golland. Ndërkohë, shume versione te asaj përmbledhje here pas here i janë larguar origjinalit qe qarkullon ne Orient dhe ne Perëndim. Përrallat ne fjale, kane nje vazhdimësi kronologjike e ndryshe nga shume te tjera qe qarkullojnë ne boten arabe te cilat kane efekt moralizues, ato kane thjesht karakter zbavitës.

 

 

 


HISTORIA E
SIMBAD DETARIT
 



Simbad Detari është nja nga personazhet e përrallave 'Një Mijë e Nje Netë'. Thuhet se historitë e udhëtimeve, ai ua tregonte nje grupi miqsh te mbledhur në banesën e tij të pasur në Bagdad, në epokën e Kalifit Harun al-Rashid. Tregtar i pasur, Simbad Detari u shty të bënte udhëtime e tregëti me anije, në vende që lagen nga Oqeani Indian, i shtyrë me sa duket jo vetëm nga dëshira për t'u pasuruar, por edhe nga shpirti i aventurës e endja për të ndërmarrë udhëtime të gjate nëpër detra. Por, sa herë që udhëtonte anija e tij fundosej e, shpesh i ndarë nga shokët, përjetonte ngjarje të jashtëzakonshme. Shume prej këtyre ngjarjeve kanë analogji të çuditshme me ato të Odisesë e disa prej tyre te kujtojnë episodin e Polifemit dhe atë të Circes.

Ka mundësi që hipoteza sipas së cilës, autori i tregimeve të Simbad Detarit të jetë mbështetur në tregimet e Odisesë, nuk është krejt e përjashtuar. Ngjashmëri me Odisenë, ka dhe në aspekte të tjera të ngjarjeve të tij si: dashuria për vendlindjen dhe njerëzit e tij të dashur, keqardhja ndaj gabimeve të përsëritura, kërkimi këmbëngulës ndaj së panjohurës, etja për përvoja e ngjarje të paprovuara etj. Ashtu si Odiseja i Homerit edhe Simbadi, ndeshet ndaj rreziqeve me një ndjenjë frike, qan e dëshpërohet kur bie pré e tyre, por nuk dorëzohet. Gjithmonë, gjen forca e kurajo e mendja e tij e zgjuar arrin ta nxjerre atë nga çdo situate e vështirë. Ai arrin të verboje ciklopin i cili e mbante rob, i shpëton gjarprit gjigant e arrin te çlirohet nga nje varr që e mbante të mbyllur fort, brenda mureve të tij ku qe varrosur ish gruaja e tij.

 


    

 
UDHETIMET E SIMBADIT

Udhëtimet e Simbad Detarit (në arabisht: Asfar Sindibad). Në përmbledhjen e shquar tëpërrallave arabe Një mijë e nje netë përfshihet edhe një kapitull i cili, ndofta, duhet të ketë qenë më vete dhe i shkëputur prej tyre. Ai përbehet nga një prolog e shtatë përralla. Në kohën e mbretërimit të Harun El Rashid, në një ditë me diell përvëlues, një hamall i lodhur nga pesha e ngarkesës u ndal para portës së një pallati madhështor në Bagdad, duke mallkuar jetën e tij plot vuajtje. I zoti i pallatit e ftoi të hyjë brenda; i dha për të pirë e ngrëne dhe hamalli (Simbadi) nis dhe i tregon, mrekullitë e historive të shtatë udhëtimeve të tij detare, plot të papritura e peripecia, në saje të të cilëve u bë mjaft i pasur. Në ato udhëtime, Simbadi, nisej i shtyrë nga ndjenja e aventurës dhe zbulimit të pasurive. Fillimisht, ai u pajtua në një anije tregtare e cila gjatë një stuhie u mbyt e Simbadi shpëtoi duke përfunduar, në një ishull të shkretë. Pikërisht aty nis edhe odiseja e tij.

Bashkë me shokët e mbetur pas mbytjes së anijes, ai bie rob i një ciklopi me një sy, i cili nis ti gllabëroje një edhe nga një, por që në fund verbohet nga Simbadi. Një herë tjetër, ai rrëmbehet e ngrihet lart në qiell nga kthetrat e një shpendi gjigant, i cili pastaj e ul atë në Luginën e Diamanteve ku, falë mençurisë se tij ia del mbanë të shpëtojë. Një tjetër aventurë e çon atë në ishullin e njerëzve lakuriq, të cilët u japin shokëve të tij një ushqim që i transformon në kafshe e që pastaj shpëtohen nga vetë Simbadi, duke iu dhenë nga një lugë me piper.

Vijojnë, pastaj, histori të tjera ku rrëfehet se si ai, behet dhëndri i një mbreti e shpëton për mrekulli të varroset i gjallë sipas zakoneve të atij vendi, bashkë me bijën e mbretit që ish duke dhenë shpirt. Por, fatkeqësitë dhe rreziqet e Simbadit, kanë gjithmonë një fund të lumtur. Detari Simbad sa herë që kthehet në shtëpinë e tij, është i mbushur me ar e gurë të çmuar. Shumë episode të aventurave të tij, të kujtojnë çuditërisht ato të Odiseut të mitologjisë greke. Ngjashmëria është aq e madhe, sa qe është ngritur edhe hipoteza se ka ekzistuar në gjuhen arabe, një version ne proze i poemës homerike.

Rrëfimet e tjera, bëjnë pjese në trashëgiminë e përrallave dhe magjive, të cilat janë tipike në kulturën e lashtë të popujve arabe. Në thelb, aventurat e Simbad Detarit paraqesin një vërtetësi historike, në kuptimin e ekzistencës së aventurave të tregtareve të njohur arabë dhe udhëtareve të tyre të guximshme, pikërisht në vendeve që lagen nga Oqeani Indian. Vuhet re gjithashtu se, në burimet apo origjinat e aventurave të Simbadit, qëndron edhe ekzistenca e nje libri kujtimesh mbajtur nga kapiteni i një anije persiane gjatë shekullit të X-të, ku përshkruhen histori aventurash që enden mes së vërtetës e fantazisë. Redaktimi përfundimtar i kujtimeve të Simbad Detarit, me sa duket, është bërë nga një autor i panjohur dhe nuk e kalon shekullin e XII-të.

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article

commentaires

gena 10/07/2015 14:30

shume e mire valla qikjo liber bash kisha dasht me rilexu edhe nje here

laura 10/07/2015 14:29

shume i forte