Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
24 mars 2008 1 24 /03 /mars /2008 09:52
Fichier hébergé par Archive-Host.com


ZHERAR FILIP – PRINCI I KINEMASE


- Shumë e ruajnë padyshim të gjallë në kujtesë, idhullin e brezit tonë, Zherar Filipin. Për talentin, bukurinë, hijeshinë, inteligjencën ? Padyshim, por ai kishte shumë më tepër se këto. Diçka vërtet tepër misterioze e cila bën që ai, të mbetet i paharruar e vazhdimisht i pranishëm mes nesh. Ndërkohë që kanë kaluar më tepër se 45 vjet nga shuarja e tij, miti i princit të pavdekshëm të kinemasë franceze, vazhdon të jetë gjithmonë i gjallë -


Nga Vasil QESARI

… Në veturë ishim katër vetë. Marsela, Fransinë, Antuan dhe unë. Udhëtonim për në Ramatuelle, një fshat i vogël në varrezat e të cilit prehet aktori i shquar i kinemasë franceze,Zherar Filip (Gérard Philipe). Ishim nisur nga Roquebrune Cap Martin dhe po përshkonim rrugën plot dredha përgjatë Bregut te Kaltër (Cote d’Azur), ndërkohe që para nesh shpaloseshin, njëra pas tjetrës panoramat magjepsëse të tij. Ish një dëshirë e vjetër, por e paimagjinueshme kurrë, ajo që unë i kisha shprehur një mbrëmje vjeshte, shoqes imeFransinë. Di që këtu afër, në një fshat afër Kanës (Cannes), është varrosur Zherar Filip – i thashë – Sa mirë do të ishte, sikur një ditë të mund të shkonim atje. Ai kish qenë e mbetej idhulli im e, përderisa ndodhesha në Provancë, dëshiroja ta realizoja me çdo kusht atë dëshirë. Dhe Francinë e kish mbajtur fjalën. I kish mbushur mendjen Antuanit, i cili s’i donte dhe aq shëtitjet me makinë dhe, në pasditen e një fundjave, pasi ndalëm në Montekarlo për të marrë me vete dhe miken e tyre të ngushtë Marselën, u nisëm për rrugë …

Plazhet dhe gjinjtë e vegjël buzë detit me ujërat ngjyrë gurkali, të cilat më sillnin para syve pamjet e largëta të qytetit tim, Kalasë dhe Jonufrës, më bënë të kthehem prapa në kujtime e të sillja në mend, gjithçka intime që më lidhte me imazhin e atij aktori të shquar. Në fakt, Zherar Filip kish qenë një artist i adhuruar jo vetëm për mua, por për breza të tërë. Filmat e tij 'Fanfan Tulipan', 'Manastiri i Parmës', 'E kuqja dhe e zeza', 'Manovrat e mëdha' e 'Mrekullia e djallit', ishin shfaqur bujshëm në kinematë shqiptare, kryesisht në mesin e viteve ’60. Me subjektet, pasionin, delikatesën dhe shkëlqimin e pashoq të interpretimit të Zherar Filipit, ata kishin tronditur e turbulluar rrëmbyeshëm zemrat tona adoleshente duke e kthyer atë në mit, princ të bukurisë e madhështor në lojën e mrekullueshme si aktor. E, teksa mendoja këto, brenda vetes po ndjeja një sentiment të habitshëm. Vegimi i portretit të tij herë gazmor e herë i përdëllyer, për çudi s’më vinte nga vendi i tij i lindjes ku edhe ndodhesha, por nga tepër larg. Pikërisht nga qyteti im i lindjes, nga kinemaja e tij me një ekran prej pëlhure të zverdhur, ku dritat e projektorëve mbi celuloid u zgjonin jo pak dridhje, ëndrra e mirazhe, jetës sonë të varfër e tepër të zymtë djaloshare.

Por, kish edhe të tjera arsye e motive përse, teksa makina shkiste mbi asfaltin e nxehtë të jugut të Francës, ai udhëtim po më behej edhe më emocionues, domethënës dhe i paharruar. Për rastin tim në fjalë, imazhi i atij aktori të shquar më sillte edhe shumë kujtime intime tepër të forta, pothuajse vrastare, të cilat më kishin lenë në adoleshencë, mbresa aq të pashlyeshme sa që ato do të më shoqëronin për vite me radhë e, bile edhe sot e kësaj dite. Sepse, është interesante vërtet, por aspak e pamundur që disa ngjarje të cilat na vijnë nga e kaluara, kanë forcën e një erozioni aq gërryes sa që lenë vraga të pashlyera diku, nuk di në ç’pjesë te trurit tonë, për të mbetur pastaj aty të përhershme, si plagë të pashëruara përjetë ...

... Isha në kinemanë e vjetër që fola më lart, për të ndjekur filmin e Zherar Filipit 'Fanfan Tulipan' e pranë karriges sime qe ulur Nirvana. Ishte ajo, e dashura e parë e zemrës sime e cila, pikërisht gjatë seancës së atij filmi do të më shtrëngonte dridhshëm dorën, duke kryer kështu brenda meje një gjest a dhuratë të tillë dashurie, i cili do më linte krejt pa frymë. T’i kapje e t’i ledhatoje dorën një djali, fshehurazi, në errësirën e kinemasë ? Aso kohe, ai akt do të thoshte shumë më tepër se një deklaratë e zjarrtë dashurie, më tepër se një puthje në muzg, më tepër se një ledhatim, diku në një vend të vetmuar. Ajo dorë delikate, e brishtë, e butë dhe pothuajse fëmijërore - ishte edhe sinjali i parë tronditës - që do më hapte portat e mistershme të një ndjenje të panjohur dhe sublime, e cila gjer atëherë kish qenë pothuajse e panjohur për mua. E, ai gjest pothuajse hyjnor, kish ndodhur në 'complisse' -itet të plotë e në praninë e një artisti filmash. Pikërisht të Zherar Filipit i cili mishëronte te “Fanfan Tulipan”, rolin e një dashnori eternel.


Fichier hébergé par Archive-Host.com

Më vonë, pas atij choc-u që më çoi drejt përhumbjesh e vuajtjesh të cilat ishin tepër sfilitëse për moshën, imazhi i atij aktori përveç të tjerash, do bëhej edhe më tej një simbol i veçantë adhurimi. Atij meteori ndjenjash të flakëruara, i cili i ish përkushtuar dikujt që adhuroja marrëzisht, do t’i shtohej mrekullisht dhe diçka tjetër. Kjo do të ndodhte atëherë kur, Nirvana do të më dërgonte nga larg, padyshim në kujtim të atij gjesti dashuror të shprehur në errësirën e kinemasë, një dhuratë plot kuptim. Pikërisht foton e Fanfan Tulipan që më mbërriti me postë, futur bashkë me një lule vjollce brenda një zarfi të vogël erëmirë. E, pastaj, ajo dashuri e pafundme që kish lindur aq vrullshëm brenda meje, do të shoqërohej dhe me një pasion pothuajse të marrë, për të pasur si idhullin tonë të përbashkët pikërisht imazhin e Zherar Filipit, aktorit fytyrë engjëll i cili u lidh për fat apo fatalitet, me shpirtin dhe vuajtjet e mia të asaj kohe.

Një gjendje e tillë adhurimi e pafund ndaj tij, do të më shtynte të këmbëngulja e ti lutesha shokut tim të fëmijërisë, Filip Gazullit që të më vizatonte një portret të tij, bazuar pikërisht mbi foton dhuratë të Nirvanës. (Fotografi të tilla aso kohe, me aktorë e këngëtare të huaj, mund t’i gjeje të riprodhuara në dyqanet e atyre pak fotografëve që kishin mbetur ende privatë). Dhe, ashtu, atë fotografi të vogël të Zherar Filip, të cilën unë e ruaja si relike tepër të çmuar miku im e vizatoi duke e zmadhuar mjaft bukur e me dëshirë edhe pse, ai atëherë sapo e kish nisur rrugën e pasionit të tij të madh për pikturën, të cilin me pas për arsye “biografike”, s’mundi ta realizonte kurrë.

Por ky s’ish veçse fillimi. Unë as qe mund ta merrja me mend se obsesioni im për artistin francez, do më shoqëronte gjatë gjithë jetës e nuk do të ishte aspak e rastit çudia kur dy vjet pas rënies së regjimit komunist, tre gazetarë të një ekipi xhirimi të kanalit francez Antene 2 të cilët bujtën në shtëpinë time, do të habiteshin jo pak kur në xhamin e bibliotekës sime do të shihnin pikërisht portretin e Zherar Filipit, foto e bërë pak dite para vdekjes së tij (e që unë e kisha vjedhur, nga një libër rusisht mbi kinemanë franceze, marre hua në bibliotekën kombëtare, atëherë kur isha student në Tiranë).

E, teksa isha përhumbur krejt në përjetimin e atyre kujtimeve të largëta, pak nga pak, po i afroheshim edhe vendit për ku edhe ishim nisur. Në fakt, siç nisi të më tregonte Fransina, emri i fshatit Ramatuelle s’bënte pjesë në listën e vendeve në modë të Bregut të Kaltër. Para se Princi i Kinemasë të shkonte atje, për të bërë gjumin e tij të përjetshëm, në Francë pak njerëz e dinin që pak kilometra nga Saint-Tropez, ndodhej një fshat i zhytur mes gjelbërimit, me shtëpi të vogla si fole dallëndyshesh, ngjeshur fort pas njëra-tjetrën. Një kënd pothuajse i humbur, larg snobizmit të bregut të detit, ku pushojnë më së shumti pasanikë e njerëz të njohur të spektaklit e modës. Një fshat mbetur pothuajse si njëqind vjet më parë. Me çati e murre të vjetra, parvaze dritaresh plot mëllaga, me rrugë të ngushta e një shesh në qendër, gjithmonë pranë kishës. Një vend i qetë, ku fëmijët lozin duke lëshuar britma gazmore e ku pleq tipikë mesdhetarë që më kujtuan ata te bregdetit të Himarës, luanin atë lojën aq të njohur me topa metalikë, e cila në frëngjisht quhet ‘petankë’.

Për pak kohë mbritëm dhe u ndalëm në qendër të fshatit e, pasi gjetëm një cep të ngushtë për të parkuar makinën, u nisëm lart drejt një kodre duke marrë rrugën që çonte drejt varrezave të cilat prej vitesh qenë bërë një vend mjaft i njohur pelegrinazhi. Vdekja e papritur e Zherar Filipit, pas një ataku në zemër (ndërkohë që vuante nga një kancer në mëlçi), kish tronditur mbarë Francën. Në atë pasdite të largët të 25 nëntorit 1959, në Paris binte një shi i akullt. Lajmi i kobshëm, ish përhapur kudo me një shpejtësi të paparë. Menjëherë, në gjithë kinematë e kryeqytetit francez, ishin ndërprere seancat e shfaqjeve dhe qenë ndezur dritat. Nga megafonet, një zë i ngashëryer, fliste: Sot, në banesën e tij në rrugën Tournon, në moshën 37 vjeç vdiq Zherar Filip. Një habi, përzier me heshtje plumb e emocion të fortë, kish pllakosur të gjithë. Dhe, pastaj, sipas traditës së kinemave, mes ngashërimeve, kishin vazhduar projektimet e filmave. Bota e spektaklit kish renë në zi. Më pas, poeti i shquar Lui Aragon, kish shkruar: “ Engjëjt e muarnë atë në krahë dhe e çuan në qiellin e vendit ku ai kalonte pushimet, në Ramatuelle, pranë detit. Në mënyrë që ai të ishte aty, mes rërës dhe diellit, larg mjegullës, për të mbetur përjetësisht një provë e rinisë së njerëzimit. Dhe, kalimtari që do të shkojë pranë vendit ku ai prehet, do thotë: Jo, ai nuk ka vdekur ! Por, thjesht, nga që kish lozur shumë në skenë, i duhej të shlodhej në një gjumë të gjatë'.


Fichier hébergé par Archive-Host.com
Foto e fundit e Zherar Filip - tre dite para vdekjes

Kish qenë bashkëshortja Anë Filip, e cila kish çuar në vend amanetin e Zherar Filipit që ai të varrosej aty, në atë fshat të vogël e të humbur të Provansës, vend me të cilin qe lidhur ngushtë dhe që e donte pa masë. Sepse, ai e kish ndjerë veten gjithmonë banor të atij vendi, bir të tij e asnjëherë s’kish lenë aty përshtypjen e një parisiani në pushime. Në vilën e tij të vogël La Rouiellère, ai e ndjente veten në shtëpinë e tij, më tepër se kudo tjetër. Ishte aty, me gruan Anë dhe dy fëmijët që kish kaluar çastet me të lumtura të jetës. Vila, me muret e saj ngjyre rozë dhe dritaret e vogla, në të cilën shkohet mes një rruge gjarpëruese që çan mes vreshtash mbuluar me ngjyrën e arit përzier me nuanca bakri, tashmë është prej shumë vitesh e mbyllur.


U shkëputa me padurim nga miqtë dhe ju afrova asaj copëze të vogël toke ku prehej artisti, i cili sipas dëshirës së shprehur prej tij qe varrosur aty, veshur me rrobat e Sidit. (Sid - një nga rolet më të dashur e më të bukur të Zherar Filipit - personazh kryesor i pjesës me të njëjtin titull të Pierre Corneille, luajtur prej tij më 1951, në Festivalin e Avinjonit). I heshtur u ula në gjunjë para varrit. Gjithë madhështia dhe lavdia e tij ishin aty, para syve të mi, të gdhendura mbi një pllakë guri ku qenë shkruar vetëm këto fjalë:


GERARD PHILIPE
4 décembre 1922
25 novembre 1959


Përbri meje, brenda një vazoje bronzi, dikush kish vendosur një tufë me tulipanë të verdhë. Toka përreth ish zhavorrishte e thatë, por varri qe i blertë, mbushur plot me dredhkëla. Në dy anët, vareshin degë oleandre e, mbi të bënin hije një qeparis e një mimozë. Mbylla sytë për pak çaste e para syve më doli përsëri ajo 'dritarja' e vogël, e cila shume vite të shkuara na lidhte aq shumë me boten magjepsëse të artit të shtatë. Ajo, salla e kinemasë së vjetër në lagjen Llonxhë në Vlorë, nga ekrani i vjetruar i së cilës vazhdonin të më vinin gjer aty në Ramatuelle, buzë detit të kaltër të Cote d’Azur, jehona e zërit dhe imazhi i Atij: Sidit, Fanfan Tulipanit, Zhyljen Sorelit, Fabricio del Dongos ...


E, për një çast mua m’u duk se, gjithçka që kisha përjetuar gjer atëherë, s’kish qenë gjë veç një ëndërr e bukur e plot dritë llamburitëse Një ëndërr tepër e largët ! Ashtu siç kish mbetur i largët por, medet dhe i afërt, kujtimi i asaj dore delikate e pothuajse fëmijërore e cila kish kapur dridhshëm dorën time, pikërisht në ‘prani’ të Zherar Filipit tonë. Ai çast i pashlyer kurrë nga memoria, i cili kish bërë të vibronte si askurrë herë tjetër, gjithë trupin tim. Kish qenë e mbetej dëshira ime e madhe, të merrja një grusht dhè nga varri i Princit. Të  bëja timen, një pjesë të shuar të tij. Futa gishtat në tokë e mblodha pakëz nga ai vend i shenjtë. Pas disa ditësh, një pjesë të tij e mbylla në një shishe të vogël e ja dërgova Nirvanës në Shqipëri. Dhe nuk di në se ajo e ruan ende atë apo e ka flakur gjëkundi. Unë e kam dhe e mbaj gjithmonë, sikur të ruaja brenda vetes sime të mbyllura fort, gjithë kujtimet e një kohe e cila jetohet vetëm një herë e që s’kthehet kurrë më ...
  

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Simbad ne varrin e Zherar Filip - Ramatuelle 1997

Partager cet article

Published by Simbad - dans Personalitete
commenter cet article

commentaires

ervivi 24/03/2008 13:03

ahaaaaaaaaa ky eshte eee...nuk kisha pyetur ndonjehere se kush ishte ky (edhe pse emri kolegjit ishte emri i ketit :D )

Simbad 24/03/2008 15:03


Fiston,
Po,pse mor djale,prandaj ju kemi sjelle ne France qe te shkoni ne lice dhe te mos pyesni as per emrin qe ai mban ?...Une,ne moshen tende,isha ne Shqiperi,ne nje kohe te zymte dhe te pashprese
dhe,megjithate e dija se kush ishte ai,emrin e te cilit mban liceu yt ...
Suksese!
Simbad