Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
20 mars 2008 4 20 /03 /mars /2008 12:40

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 Edward Estlin Cummings
(1894, Cambridge, Massachusetts – 1962, New York)
  

POEZI TE ZGJEDHURA
 
Nga Simbad Detari
 
 
Kohët e fundit, shtëpia botuese José Corti i paraqiti lexuesit francez për herë të parë, një përmbledhje pak a shumë të plotë të krijimtarisë së poetit të njohur amerikan Edward Estlin Cummings. E.E.Cummings, një nga poetët më të shquar avangardistë të shekullit të XX-të, ndër të tjera ka eksperimentuar në mënyrë radikale në formën e poezisë (shenjat e pikësimit, ortografinë, sintaksën) duke shpikur një gjuhë të re në vetë gjuhën e saj. Talenti i tij në pikturë e poezi u inkurajuan qysh herët nga prindërit. Më pas, në vitin 1916, ai u diplomua në Harvard e, gjatë luftës së parë botërore, punoi si infermier në Francë. Përmbledhja e tij e pare poetike 'Tulipanë e oxhakë' u botua me 1923 dhe u pasua nga të tjera si 'XLI Poezi', 'Bëjnë 5' dhe 'ViVa', ndërkohë që vëllimi  'Jo,faleminderit !' u refuzua të botohej nga shumë botues. Një përmbledhje  e plotë e poezisë së tij doli më 1938 (Poezi të zgjedhura) që u pasua më vonë nga vëllimet '50 poezi' dhe '1x1' ('Një herë një' - e cila ishte edhe formula e tij e dashurisë). Cummings shpesh thoshte se, që ta përfundonte plotësisht veprën e tij, do t’i duhej të jetonte edhe njëqind vjet të tjera. Botimi i plotë dhe i zgjeruar i 'Përmbledhje poezish' i cili doli më 1968, plotësoi deri diku një dëshirë të hershme të tij…

… "Poeti i cili ka shkruar disa prej vargjeve më arbitrarë, më të fortë, më të mrekullueshëm e më të  'shëmtuar', nga më të pacipët e më eksplozivët, më të pakuptueshmit (për disa), më të admirueshmit e më të diskutueshmit e epokës sonë - është një burrë shtatshkurtër, thatanik, aty rreth të gjashtëdhjetë e pesave i cili qysh prej tridhjetë vjetësh, strehon qetësisht krenarinë e tij në fundin e një rrugice të Greenwich Village. Aty, ai ka zënë katin përdhes të një shtëpie të vjetër, duke e kaluar kohën herë me pikturë e herë me letërsi. Tek ai nuk ka as radio e as televizor, gjëra të cilat ai i cilëson si simbole të jetës 'shkatërruese' të këtij shekulli. Jeton në ngushticë. Por, gjatë gjithë jetës së tij, ai ka bërë ato çka ka dashur, ai ka shkruar pikërisht ato çka ka ndjerë e, me ato që ka shkruar, ka trullosur jo pak njerëz … ".

Me këto fjalë e ka përshkruar kronisti letrar Arnold Schonberg, në një artikull të New York Times botuar më 1953, portretin e poetit amerikan Edward Estlin Cummings. Ndërkohë që Cummings botonte më 1950, përmbledhjen '50 poema', ai pat shkruar edhe shumë vepra të tjera e nuk qe i panjohur; puna e tij mbi sintaksën e gjuhës dhe tipografinë e kishin bërë atë, ndër më të padiskutueshmin e më të kundërshtuarin e poetëve. E ai do të vazhdonte të shkruante kështu, pa ndryshuar aspak, gjer në fund të jetës së tij, më 1962' 
 

Vetë E. E. Cummings e pat përcaktuar poezinë të pamundur për t’u  përkthyer. Sepse poezia është diçka tejet e veçantë. Ajo, ashtu si një letër intime dashurie nuk shkruhet për një publik dosido; ajo nuk ka adresë marrësi sado të shumtë qofshin lexuesit e saj, sepse secili prej tyre ka veçantinë e tij. Por, nga ana tjetër forca e saj është me të vërtetë e çuditshme e, në të njëjtën kohë, me një frymë të thellë universaliteti njerëzor. Ajo i drejtohet njëherësh të dashuruarit, të ikurit nga mentë, burrit, gruas e fëmijës, të zgjuarit e idiotit. Pikërisht këtu qëndron dhe paradoksi i saj, në faktin që veçantia e saj ka një forcë të veçantë universaliteti. Edhe pse Cummings ish i njohur për alergjinë e tij (e cila shkonte shpesh gjer në obsesion e verbëri ndaj çdo lloj manifestimi të kësaj natyre), edhe pse në atë kohë poezia e tij shënoi avangardizëm, ajo nuk mundi t’i shmanget tradicionalizmit, asaj tradite e cila vjen qysh prej antikitetit, vetë kohës së Orfeut, duke zgjuar kështu, me këngën e tij, gjithfarë lloj ndjenjash pa fund e duke na bërë që të na vibrojë shpirti e trupi bashkë …

Më poshtë po ju paraqes një përpjekje modeste, të mundueshme e guximtare vetjake, për shqipërimin e disa poezive, të marra nga kjo përmbledhje ...
 
 
*** 

të të cik pakëz - tha ai
(do bërtas - tha ajo)
vetëm një herë - tha ai
qenke shakaxhi - tha ajo
 
(të fus pak dorën - tha ai
sa - tha ajo
thellë - tha ai
e po mirë - tha ajo)
 
(e futa - tha ai
jo shumë thellë - tha ajo
pse jo thellë - tha ai
mjaft tani - tha ajo)
 
të ngjitem pranë - tha ai
(nga cila anë - tha ajo)
ja kështu - tha ai
po mos më puth - tha ajo
 
të lëviz pak - tha ai
(që të bësh dashuri - tha ajo)
tamam - tha ai
ti je i çmendur - tha ajo
 
i ka jeta këto - tha ai
po gruaja juaj - tha ajo
(afroju - tha ai)
hajde - tha ajo
 
shkëlqyer - tha ai
mos ndalo - tha ajo
(oh jo - tha ai)
 
   

Fichier hébergé par Archive-Host.com

*** 
 
e dua trupin tim kur është me trupin
tend. Është diçka fantastike.
Muskuj të tendosur e voluptet.
e dua trupin tënd. i dua lëvizjet e tij
dua atë çka bën. më pëlqen të ndjej
shtyllën kurrizore të trupit tënd e gjithë
dridhjen e ëmbël të eshtrave 
e atë vibrim të skajit te tij që dua ta
puth, ta puth, ta puth papushim. 
të puth plot zjarr çdo pjesë të trupit tënd,
e dua atë përkëdhelje të bute të cikjes
me pushin e gëzofit tend elektrik e
mishin që hapet…e sytë e tu plot shkëndija,
 
e për më tepër dua përpëlitjen tende
poshtë meje - një gjë kaq fantastike !

***

kur fytyrat si lulet enden nëpër qiell
e kur fryma bëhet urim e urimi thesar -
kur s’ka kurrë mëdyshje e kurrë dyshime
- kjo ndodh në prill (po në prill; e shtrenjta ime) në pranverë !
atëherë kur zogjtë drethërojnë plot fluturime vetëtimë
atëherë kur peshq të vegjël turren të lumtur të gjejnë pak ushqim
(atëherë kur malet hedhin valle)
 
kur çdo gjethe shpaloset lehtas pa bërë më të voglën zhurmë
e kur urimi bëhet pasuri e pasuria ndahet -
sepse ta mbash për vete është një hiç pa kuptim
- ne jetojmë ; ne jemi gjallë e dashur, e kjo është (përqafomë, pra) pranverë !
 
ja tani zogj të bukur fluturojnë si unë e ti
ja tani të vegjlit peshq lëvrijnë si unë e ti
(ja tani malet hedhin valle, vallëzojnë)
 
se kurrë ajo që nuk ka humbur s’është gjetur kurrë
se që të kesh duhet të japësh e të japësh do të thotë të rrosh –
se të mbash për vete do të thotë të përjetosh dimër e errësirë
- është pranverë (e nata jonë bëhet ditë) oh është pranverë !
 
të bukurit zogjtë ngrihen e çajnë zemrën e qiellit me fletë
të vegjlit peshq rrëshqasin mes shpirtit të pafundmit det
(gjithë malet
hedhin valle, vallëzojnë) !

***
 
zemrën tende e mbaj me vete (e kam këtu
në zemrën time) e pa të nuk rri kurrë (kudo
ku vete, aty ku ti je e shtrenjta ime, e ajo që bëj
bëhet prej teje, e dashura ime)
                                               s’kam fare frikë
nga fati (se je ti fati im, e ëmbla ime), nuk
ëndërroj tjetër botë (se ti je e mira, madhështorja
e vërteta imja botë) je vetë  hijeshia e ajo çka
hëna ka frymëzuar poetët, vetë kënga e diellit je ti
 
ky është edhe sekreti yt që askush nuk e di
(aty  është rrënja e rrënjës dhe sythi i sythit
e qielli i qiellit të një peme që quhet jetë e që
beson se sa më lart të ngjitet shpirti aq me lart)
e kjo është vetë mrekullia që mban pezull yjet
 
zemrën tende e mbaj me vete
(e kam këtu në zemrën time) !

Shqiperoi nga frengjishtja: Simbad Detari

Partager cet article

Published by Simbad - dans Poetë dhe Poezi
commenter cet article

commentaires

gripish 21/03/2008 13:35

Simbad, të falemnderit për dashamirësinë ndaj amatorizmit tim, dhe akoma më shumë, e në rradhë të parë fare, për prurjen e Cummings në shqip. Secili shton shpirtin e vet në përkthim. Dhe mua më pëlqen, përveçse të përkthej, të perceptoj leximet e të tjerëve. Duke besuar se dhe ty do të të dukej interesant krahasimi, solla variantet e mia. Dhe atyre që s'u pëlqejnë shqipërimet, mund të sjellin gjithmonë të tyret, ose të lexojnë origjinalin, ose thjeshtë të heshtin. Kënaqësia duhet të jetë në rradhë të parë e përkthyesit, mendoj unë. Gëzuar ditën e pranverës dhe ty!Gëzuar dhe Pashkët nëse i feston!Me të miraA. S.

Simbad 21/03/2008 13:48


MERCI !


gripish 21/03/2008 13:02

Përshëndetje Simbad,Falemnderit që i bëre vënd aventurës sime pranë të tuave.Marr guximin të sjell një poezi tjetër :
zemrën tënde me
mua e mbart ( e mbart në
 
zemrën tënde me
mua e mbart ( e mbart në
zemrën time) nuk
jam kurrë pa të (kudo
që unë shkoj ti
shkon, o dritë; dhe gjithçka është bërë
prej mua vetëm është
bërë prej ty, e dashur)
unë
kam frikë
jo fatin (sepse
ti je fati im, e ëmbla ime) unë dua
jo botën (sepse e
bukur, ti je bota ime, e vërteta ime)
dhe je ti
gjithçka një hënë gjithmonë deshi të thojë
dhe je ti
gjithçka një diell gjithmonë do të këndojë

këtu është
sekreti më i thellë që askush nuk zotëron
(këtu është rrënja
e rrënjës dhe sythi i sythit)
dhe qielli i
qiellit të një peme quajtur jetë; që lulëzon
më lart se një
shpirt mund të shpresojë a një mëndje fshehur mban)
dhe është kjo
mrekullia që i mban yjet të ndarë

zemrën tënde
mbart (në zemrën time e mbart)


përktheu nga anglishtja: A. S.

Simbad 21/03/2008 13:12


Pershendetje, enigmatiku/ja A.S.
Ju falenderoj per komentin si edhe per variantin tuaj te poezise ne fjale.Duket se je nje perkthyes mjaft i mire nga anglishtja.Une per fat te keq,nuk e njoh mire kete gjuhe. Perkthimet e mia jane
bere nga frengjishtja ne shqip,prandaj eshte si te thuash "dora e trete"dhe humbjet jane te medha.Per me teper qe,une jam thjesht nje dashamires i poezise e jo poet.Sidoqofte,te perkthesh,dihet se
eshte teper e veshtire.Te guxosh, eshte nje gje e mire por,te publikosh kjo eshte pastaj"thike me dy presa". Fatamiresisht,une kete gje e bej ne blog-un tim dhe keshtu qe edhe ne se dikujt,
shqiperimet e mia s'i pelqejne,s'prish shume pune.
Gezuar Diten e Pranveres !
Miqesisht:
Simbad


gripish 20/03/2008 19:21

Më pëlqen trupi im kur është me tëndinMë pëlqen trupi im kur është me tëndintrup. Është diçka kaq krejt e re.Muskuj më mirë dhe nerva më shumë.më pëlqen trupi yt. më pëlqen çfarë bën, më pëlqejnë sitë e tij. më pëlqen të ndiej shtyllëne trupit tënd dhe kockat e tij, dhe lëmimin e butë e të dridhur dhe të cilin unë dua sërish e sërish e sërish ta puth. më pëlqen të puth këtë e atë gjë tënden,më pëlqen, të përkëdhel ngadalë, fijet e ashpra të pushit tënd elektrik, dhe çdo gjë që vjennga mishi yt... Dhe sytë-thërrime të mëdha dashurie,dhe ndoshta më pëlqen dridhma poshtë meje jotja kaq krejt e re.
A. S.
Salut Simbad!:)
 

Simbad 20/03/2008 20:57



Perkthim i bukur !


Me i mire se i imi ...


Por, seicili, ka variantin e tij.


Shume te tille i bejne edhe me mire poezise.


Faleminderit !


Simbad