16 mars 2008
7
16
/03
/mars
/2008
22:06
Nëna ime në Bordeaux (Francë) para dy vjetësh
VDEKJA E NENES
U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha,
U bë si pulëbardhë e lehtë,
Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita
Rënkoi e fluturoi mbi retë.
Andej u fsheh si ylli Afërdita
Dhe ne pastaj s'e pamë, pastë ndjesë!
Veç ndodh që valë e ëndrrave të trishta
E sjell në breg të shtratit tim si shpezë.
Me nenën time kur ishte në moshë të re (Vlorë - 1973)