Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
13 mars 2008 4 13 /03 /mars /2008 18:02
Fichier hébergé par Archive-Host.com
' Muzikanti nga Bukureshti ' - Foto nga Simbad Detari


UNE JAM KETU ...


... dy fjalë shpirti duke parë një fotografi ...

Unë jam këtu, në botën tuaj, i paftuar nga ju dhe i ikur nga vendi im që të njoh botën tuaj të bukur, të bëhem një me ju, të jetoj i lirë, të flas i lirë, të ëndërroj i lirë dhe të fluturoj si tingujt e muzikës sime. Ju shoh në sy me guxim dhe ju them se nuk jam lypës, por edhe unë duhet të jetoj, prandaj ju ofroj muzikën time, botën time, ekzistencën time dhe, ju them që të mos kaloni pranë meje pa më përfillur. Vendosni dhe ju në tavolinën time diçka, ç’të keni kënaqësi, ç’të dëshironi që të mos kthehem edhe unë, në një lule të këputur  e të vyshkem si lulja që më falen në tavolinë.

Unë jam këtu, Ju shikoj gjatë gjithë ditës të ecni pa mbarim, (pa dashje jam bërë vëzhguesi i jetës suaj); gëzohem bashkë me ju, kur ju shoh të qeshur e të gëzuar, e ndjej këtë nga vështrimi juaj, nga mënyra se si afroheni pranë meje e dëgjoni muzikën time e, pastaj, me kënaqësi më lini diçka në tavoline, me buzëqeshni e më bëni të ndjehem i kënaqur, për ato pak çaste që ju bëra të këndoni e të fluturoni me tingujt e fizarmonikës sime, që ju bëra të futeni dhe ju  (edhe pse për pak çaste) në botën time të tingujve.

Unë jam këtu, të ju argëtoj edhe kur të mbytur nga hallet tuaja, kaloni pranë meje pa më përfillur. Për këtë, nuk ju mbaj mëri, përkundrazi dijeni se kërkoj të luaj një melodi edhe më të bukur që kështu, të ju tërheq sado pak vëmendjen, të ju bëj të lehtësoni sado pak brengën tuaj e, më besoni, ndjehem shumë i lumtur, në se ia arrij qëllimit. Unë jam këtu, i ulur por jo i gjunjëzuar, pranë zinxhirëve por jo i lidhur, sepse edhe po të duan të më lidhin, mund të lidhin trupin tim por muzikën time, kurrë. Tingujt e saj do bëhen një me ju, do shpërndahen në horizont, do fluturojnë e do shoqërojnë bashkë me ju edhe zogjtë shtegtarë.

Unë jam këtu, nuk jam lypës, jam muzikant dhe duhet të jetoj, prandaj ju ofroj muzikën time, shpirtin tim, qenien time. Unë jam këtu, dhe do të jem sa të jetë muzika ime, për sa kohë ju do të vendosni që unë të jem mes jush, për sa kohë notat e saj do të prekin shpirtin tuaj. Unë jam këtu ...

Nga Roberta RUCI

Partager cet article

Published by Simbad - dans Fotografi
commenter cet article

commentaires