Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
11 mars 2008 2 11 /03 /mars /2008 19:07

Vlora---Sahati.jpg


Kohët e fundit, miku im, arkitekti Pirro Stefa, më dërgoi librin e tij album, me njeqind fotografi të vjetra të Vlorës. Më tepër se pune me vlera historike e dokumentare, them se, në këtë rast kemi të bëjmë me një dashuri të pa fund, me një pasion të vjetër e nostalgji të pakufishme për qytetin e lindjes, sheshet dhe rrugicat e tij, dyqanet dhe rrugët, palmat, detin e sigurisht për njerëzit, të cilët dikur na njihnin dhe i njihnim, pothuajse të gjithë. Në keto njëqind foto te shekullit te kaluar, mbledhur me përkushtimin dhe pasionin e një koleksionisti të ‘sëmurë’ e kembengules, Pirro Stefa, ka paraqitur si në një film bardh’ e zi, historinë, jetën dhe imazhet e një qyteti nga të cilat sot, në krahasim me kohën për të cilat flasin, ka mbetur fare pak gjë. Mendoj se, ky album, këto dokumente – fotografi, të cilat miku im i vjetër ia dedikon qytetit tonë, janë njëkohesisht edhe një apel, një thirrje (në mos një klithmë), për të mos prishur edhe ato çfarë kanë mbetur e që përbejnë historinë e tij. Është pikërisht kjo, edhe sinteza e fjalës së mençur e ngazëlluese e poetit vlonjat Fatos Arapi i cili, në Parathënien e Albumit në fjalë, ndër të tjera shkruan: Njerëzit e popujt pa kujtesë historike, janë të dënuar të shuhen e të zhduken ( ...) Ruheni Vlorën, mos e vrisni bukurinë qiellore të saj ! Ndaloni sulmin e egër dhe të neveritshëm të betonit gri. Ndërtoni Vlorën – atë që mund të ndërtoni -  ashtu siç ka qenë më parë'. Ky, album i cili është një udhëtim prekës, plot imazhe të vyera historike e urbane, njerëzore e afektive, gjithsesi nuk është  thjesht shprehje nostalgjie, por mbi të gjitha një nismë e vyer për të ndaluar, atë që nesër mund të jetë prishja dhe humbja përfundimtare e saj. Pra, ndërtimi i moleve te naftës, mega - rezervuarve, TEC -eve dhe gjithçkaje që do të shënojnë edhe fundin e një qyteti, piktoresk e turistik. Tu themi pra, ndal atyre, në mënyrë që në të ardhmen, brezat që do vijnë, të mos thonë:
- Na ishte një herë një qytet ...

Nga Vasil QESARI 
 

Vlora--Piro-Stefa.jpg



VLORA – KY QYTET ...

Nga arkitekt PIRRO STEFA


Vlora - ky qytet i paragjyshërve tanë, i gjyshërve, i baballarëve, i yni dhe i atyre që do të vijnë pas nesh ... 

Këto foto të vjetra e të mbledhura Se bashku janë nje detyrim për Vlorën tonë dhe për te gjithë ata që ndihen qytetarë te saj, qe jetojnë dhe e duan këtë qytet, i cili është jo vetëm nje amanet prej të parëve tanë, por edhe një borxh për nipërit e brezat që vijnë. 

Këtu, ne këto foto të vjetra të shekullit të shkuar, është Vlora ashtu siç ka qenë dikur dhe siç nuk do të jetë më asnjëherë. 

Ka pothuaj 100 vjet që Vlora jonë e dashur është duke ndjekur ,një rruge tjetër zhvillimi, në invers me moshën e saj si qytet. Dhe, ne ketë rrugëtim shekullor ajo vazhdon të bëhet gjithmonë e me e re, ndërsa historia dhe historianët e certifikojnë atë si 2500 vjeçare. 

Pra, ne këto foto të vjetra është Vlora, ashtu siç ka qenë. 

Nje qytet që duke u bërë gjithmonë e më modern çdo orë, humbet diçka nga vetvetja çdo dite, sepse progresi përherë e ka nje kosto, ndërsa ndryshimet jo gjithmonë kanë të bëjnë me nostalgjinë për traditën dhe dëshirën për autenticitet e veçanti. Kjo s'bën tjetër përveçse lë si shpërblim në kohë, vetëm një mall të madh për të shkuarën dhe qyte¬tin e dikurshëm, që nuk ta shuan dot betoni i sotëm dhe lartësitë. 

Absurdi në rastin e Vlorës është se ky qytet i lashtë, më i vjetër në moshë se vetë Krishti, reflekton një qytet të ri në pamje, gjithmonë e më shumë me fytyrë nga deti, modern e bashkëkohor në funksion. 

Dhe kjo i bën vlonjatët krenarë. 

Por, sigurisht, bashkëqytetarët e mi dhe unë do të ishim edhe më krenarë për këtë qytet - që është shtëpia jonë e madhe dhe që kemi treguar të gjithë së bashku se e duam shume - nëse bashkë me këtë arkitekturë të re që ndërtojmë sot intensivisht e jo rrallë brutale, do të bashekëjetonte edhe kalaja e famshme e Vlorës, pallatet e bejlerëve të saj perëndimorë, objektet e kultit - xhamitë e kishat - kinematë e paraluftës, parqet, pazari i vjetër, sahatet, hanet, hotelet, shatërvanët, rrugët tregtare, varrezat, monumentet, disa nga shtëpitë e vjetra, rrugicat e mëhallët e fqinjësisë së mirë, ashtu siç duken natyrshëm dhe në këto foto, për të treguar se ky është një qytet me rrënjë, me të shkuar, që ka ditur të tregojë rrugën e krenarisë dhe detyrimeve ndaj atdheut, duke mbajtur lart armët e shenjta në betejën e madhe për një besim të ri, për një atdhe të lirë e të mosvarur; se ky qytet është i paragjyshërve tanë, i gjyshërve, i baballarëve, i yni por edhe i atyre që do të vijnë pas nesh, të cilët, me të drejtë, do të pyesin dhe do të duan të dinë më shumë nesër për të parët e tyre dhe qytetin ku kanë lindur. 

Ja, pra, ky është qyteti, kjo është Vlora. 

Por brezat që do të vijnë, gjithmonë e më shumë do të mbeten pa përgjigje nëse nën furinë e këtij ritmi të pandalshëm ndërtimi, që na ka munguar më parë, do të shkatërronim gjithçka të vjetër për ta bërë gjithçka të re, krejtësisht nga e para, duke fshirë përfundimisht nga kujtesa e brezave dhe e kohës moshën dhe të shkuarën e qytetit. 

Kjo do të ishte jo vetëm e dhimbshme, por do të ishte madje tragjike për një qytet të vjetër si Vlora, që ka nevojë sot e gjithë ditën edhe për Xhaminë e Muradies, edhe për Sahatin e Bashkisë, edhe për Obeliskun e Flamurit, edhe për Shtëpinë e Vlorajve, edhe për varrin e Ismail Qemalit, edhe për Monumentin e Pavarësisë, edhe për Rrugën tregtare të Hebrenjve, edhe për rrugën historike "Justin Godart", edhe për godinën e Bashkisë, ish-Prefekturën, edhe për bulevardin Vlorë-Skelë, Muzeun e Pavarësisë, klubin "Labëria", Bankën e vjetër, Shatërvanin e “Katër Topave”, për Varrezat e Dëshmorëve apo Kuzum Babanë. 

Imagjinoni një çast Vlorën pa të gjitha këto dhe pa një numër të madh ndërtimesh të tjera të kohës, te cilat i japin identitetin që i duhet këtij qyteti dhe krenarinë qytetarëve të tij. 

Këtu, në këto fotografi të vjetra të kohës, është Vlora ashtu siç ka qenë dikur dhe siç nuk do të jetë më asnjëherë. 

Fotografitë e saj janë bërë nga njerëz anonimë, fotografë të talentuar, por anonimë, të cilët, pa dyshim, nuk jetojnë më, por që me aparatet e tyre të një teknologjie të thjeshtë të fillimshekullit të shkuar, i kanë bërë një shërbim të madh kujtesës së këtij qyteti dhe njerëzve të tij, sepse duke e fiksuar atë në celuloid me një dashuri të veçantë, u kane lënë brezave të sotëm dhe të tjerëve një dhuratë që nuk mund të këmbehet me asgjë tjetër, përveç se me një porosi prindërore për ta ruajtur këtë qytet. 

Këto foto të vjetra, janë gjithashtu një homazh respekti për mjeshtrit e talentuar, por anonimë të këtij qyteti, breza të tërë ndërtuesish të vjetër që gjithashtu nuk jetojnë më, por që kanë lënë në vend të tyre Vlorën, me dhjetëra objekte shekullore e me vlera të veçanta, që qëndrojnë ende më këmbë e që na bëjnë sot e gjithë ditën krenarë, por edhe mjaft të tjera, të cilat koha dhe njerëzit i kanë rrafshuar përgjithmonë. Këto foto janë gjithashtu homazh mirënjohjeje për gjyshërit e baballarët tanë të paharruar, që fatkeqësisht nuk janë më, por që midis skamjes na lanë si trashëgim këtë qytet që ne nuk arritëm ta ruajmë ashtu siç do të dëshironin ata. 

Dhe, së fundi, këto foto të vjetra e të mbledhura së bashku, janë një detyrim për Vlorën tonë dhe për të gjithë ata që ndihen qytetarë te saj, që jetojnë dhe e duan këtë qytet, i cili është jo vetëm një amanet prej të parëve tanë, por edhe një borxh për nipërit e brezat që do të vijnë.
 

Partager cet article
Repost0

commentaires