Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
9 mars 2008 7 09 /03 /mars /2008 12:16
Fichier hébergé par Archive-Host.com

LEJLEKËT
NUK
VIJNË MË


(shënime për librin me të njëjtin titull)

Nga Vasil QESARI

A kanë munguar e qeshura, satira dhe humori, nenë diktaturë ? Padyshim që jo, përderisa fatmirësisht, së pari, ato bëjnë pjesë në vetë thelbin e natyrën njerëzore të cilin, edhe pse sistemi totalitar u përpoq ta tjetërsonte, nuk arriti dot t’i a dalë mbanë. Ata që jetuan atë kohë, janë dëshmitarë të faktit se me gjithë frikën, trishtimin dhe atmosferën mbytëse të regjimit, në shtëpi, rrugë, në qendra pune apo shkolla, e qeshura dhe humori, vazhdonin të ekzistonin. Bile, siç rrëfejnë ata që ishin nëpër burgje edhe aty, megjithë terrorin dhe urinë, të dënuarit gjenin rast të bënin humor e të qeshnin, për të sfiduar kështu jo vetëm dhunën e fatalitetin, por edhe për t’i dhenë vetes ndofta, një shans më tepër, për të mbijetuar. E, pastaj, të mos harrojmë se ajo kohë, krahas mërzitjes, trishtimit, limontisë, sloganeve e parullave komuniste, kishte edhe të kundërtat e tyre. Nuk ishin të paktë njerëzit që, helmit trullosës totalitar i përgjigjeshin shpesh, me një antidotë tepër efikase : pikërisht me të qeshurën, me barcaletat dhe thumbat ndaj regjimit, herë hapur (sigurisht mes miqsh e shokësh) e herë ne mënyrë klandestine. Ja, pse shkrimtari Pellumb Kulla, në shumë krijime të tij, është frymëzuar shpesh nga fenomene të tilla, për të na rikthyer në kujtesë, me shumë art e humor, pikërisht atë që është thënë edhe tjetër herë: Të Qeshurën nenë Diktaturë ...
 
***

... Kur, pak kohë më parë më ra në dorë, libri më i fundit me tregime i Pëllumb Kullës "Lejlekët nuk vijnë më" (botimet Arbëria-2005), thashë me vete se me siguri do kënaqesha jo pak, sigurisht me humorin e tij të spikatur, origjinal e tepër fin e, kështu, do të riprovoja serish një gjendje gazi e gudulisje të brendshme, të tille siç e kisha ndjerë vetëm në rininë time, kur pata lexuar për herë të parë, Azis Nesinin dhe të paharruarin Chri - Chri. Por, pasi lexova dy-tri tregimet e para, kuptova se humorin e tregimeve të Pëllumb Kullës e ndante një "teh brisku" nga tragjikja. Jo, nuk mund të thosha se isha duke lexuar thjesht, humor! Nga që ato, tregimet në fjalë, të bënin të përjetoje një sentiment të çuditshëm. Sa nisja të lexoja, sa vija buzën në gaz qysh në paragrafët e parë; sa ndjeja të më pushtonte një valë dehëse humori kur, papritmas, më dukej se bija rrufeshem në 'humnerë'. Ndjeja të ligështohesha, të me kalonin mornica ne trup e thellë, shpirtërisht, jetoja dhimbshem me tragjizmin, fatin e  personazheve që pësonin gjëmë për hiçgjë. 

***

... Ç’ishtë pra, kjo ndjenjë e paparë frike, ankthi e humori, paradoksalisht përzier bashkë, e sigurisht, shoqëruar edhe me një realitet absurd kafkian? Pikërisht, këtu, për mendimin tim, qëndron edhe zotësia e vëzhgimit të një artisti si Pëllumb Kulla, i cili nga e kaluara totalitare ka arritur të katalogojë (me pasionin dhe durimin e një 'arkivisti' të rrallë, si ata që ndeshim jo rrallë në romanet klasike francezë), pothuaj gjithë fenomenet dhe absurdin e kohës që lamë pas. Kjo arritje është, sigurisht, fryt i mjeshtërisë fine dhe spikatëse të rrëfimit të tij; si të thuash, një sintezë e jetës banale të ngritur në art, nje varg rrëfimesh shoqëruar me plot detaje, kujtime, situata e dialoge shpotitës të cilët edhe pse me reminishenca në dukje, paksa të largët nga koha që kanë ndodhur, janë dhe ndihen të afërt, shumë të afërt nga që ato i përjetuan tri breza: pikërisht prindërit, ne dhe fëmijët tanë...
 
***

Vëllimi "Lejlekët nuk vijnë më", mban me shumë të 'drejtë' dhe njëkohësisht si një gjetje mjaft të goditur, pikërisht titullin e një tregimi mjaft prekës, poetik e tragjik njëherësh (sintezë e jetës nenë diktaturë). Tregimi në fjalë, nëpërmjet imazhit të shenjtë e paqësor të lejlekëve, në kontekst ngjarjesh të caktuara, mendoj se përmbledh gjithë simboliken totalitare: pra, atë të triumfit të barbarisë mbi humanizmin, të dhunës mbi tolerancën, të egërsisë mbi butësinë dhe të mirën njerëzore. Edhe diçka tjetër! Është interesante që në këtë libër, çdo situatë a ndodhi, ka për referencë pothujase çdo herë një fshat të panjohur të Shqipërisë verilindore, me emrin Gollokamje, (i cili të kujton për nga pikënisja e rrëfimeve, Bugjejovicën e Shvejkut). Duket, në pamje të parë se njerëzit e këtij fshati, krahas dashurisë për punen, janë qeflinj e duket se kanë lindur për të bërë 'llogo', për tu argalisur në gallatë por, pikërisht këtu qëndron edhe 'gracka'. Fshati Gollokamje në më të shumtën e miletit të tij, është një fole armiqsh; shkurt një fshat reaksionarësh e aty çdo fjalë, çdo personazh, çdo qyfyr, veprim a vështrim, nuk merret si shaka, si fjalë a gjest normal, por si kunj, si 'propagandë e veprimtari armiqësore'. Duket se, gjithë të këqijat e kësaj bote, vijnë pikërisht nga që ai fshat ishte pra, plot 'armiq të betuar', shkurt një strofkë njerëzish të pabesë. Në fakt, kjo gjetje e bukur e cila s’ka të bëjë as me rastësinë e as me ndonjë 'shpikje' imagjinare të autorit, ka një domethënie të qartë e përgjithësuese: Gollokamje e asaj kohe ishte gjithë Shqipëria, ndaj dhe lexuesit i ngjan se atë fshat e ka njohur diku, ka pare korijet e lumin që e përshkon mëspërmes, ka njohur dhe fshataret e tij, 'bandat e reaksionareve', e bile edhe thumbat dhe fjalët e tyre me spica kundër 'pushtetit popullor' ...
 
***

Një veçanti tjetër e këtij libri ... Në fakt edhe pse kemi të bëjmë me një vëllim tregimesh, shumë personazhe e po ashtu mjaft situata, janë të pranishëm në shumicën e rrëfimeve e, fati i tyre, na ndjek pothuajse në gjithë librin. Kemi të bëjmë, pra, jo thjesht me një libër tregimesh por me tregime që përbejnë një libër unik dhe kompakt (në kuptimin e vazhdimësisë së personazheve, situatave dhe referencave, të cilat ndjekin e plotësojnë njëra-tjetrën). Në qendër të shumicës së tregimeve, është pikërisht ajo e famshmja Gollokamja, vendlindja e gjynahqarit Melis Feçorri të cilin ngado që vë këmbë e ndjek pas, si hije e zezë, biografia e tij me "njolla". Pikërisht, me fshatin Gollokamje, ka pothuajse lidhje çdo keqkuptim e kokëçarje, çdo ankth, frikë, dyshim, komplot; çdo veprimtari armiqësore që ndodhte aso kohe e që, padyshim drejtohej kundër 'pushtetit popullor e ndaj popullit heroik shqiptar'. Diçka kjo, e cila pavarësisht trishtimit, paradoksit dhe dhembjes, autori ka ditur të na i paraqesë me mjaft humor e shpesh, me një sarkazmë therëse ... 

***

E në fund, një 'detaj' tjetër kuptimplotë .... Vëllimi, nis me një tregim shpotitës e plot humor të cilit është veshtirë ti 'rezistosh', kushtuar vdekjes se 'baba' Stalinit dhe perfundon me atë i cili i dedikohet vdekjes së Qoftëlarg Enverit. Një vendosje e tillë vdekje diktatorësh, në nisje e në fund të librit, pa dyshim nuk është një trill a zgjedhje e rastit ... Dhe, tani, fjalen ia lë lexuesit të cilit, patjetër, nuk duhet t'i shpëtojë nga duart ky libër !

Pellumb---Kulla---Biographie.jpg




***

Pëllumb Kulla, ka lindur në Zemblak të Korçës, në vitin 1940. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Artit Dramatik. Mes një jete të trazuar dhe plot shqetësime e privacione për shkaqe politike, ai mundi të çajë falë talentit të tij të spikatur në gjininë e humorit, dramës dhe letërsisë, si edhe të përkushtimit të pashoq në punë. Ka botuar, në vite, një seri librash si, Lipe shtogu në listë (1980), Shoku Niqifor (1980), Portrete pa makijazh (1984), Po martojmë Malon (1986), Këshilla për fëmijët nga 5 në 55 vjeç (1989), Si qeshnim nënë diktaturë (2002), Rrëfenja nga Amerika (2003) dhe Lejlekët nuk vijnë më (2005). Aktualisht Pëllumb Kulla jeton familjarisht në SHBA.
 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Art - Kulturë
commenter cet article

commentaires