Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
1 mars 2008 6 01 /03 /mars /2008 19:50
'Sëmundja, çmenduria dhe vdekja ishin engjëjt e zinj që më përkundën qysh në djep'


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 Edvard Munch (Klithma, 1893)
 
Dëshmi e Edvard Munch rreth tablosë së mirënjohur ‘Klithma’, emocionin frymëzues të së cilës ai e ka përjetuar, me sa duket, në Nordstrand të Norvegjisë: 'Unë po ecja rrugës me dy miq, ndërkohë që dielli po perëndonte e qielli papritmas u bë i kuq, si të kish marrë ngjyrën e gjakut. Për një çast ndala dhe i kapitur, u mbështeta në parvazin e urës ku po kalonim. Pastaj, hodha sytë drejt fjordit i cili ish mbuluar me një ngjyrë të zezë në blu e më tutje, pashë qytetin e flakëruar si të përmbytur në gjak, përpirë nga gjuhë të shumta zjarresh. Miqtë e mi vazhduan rrugën, ndërkohë që unë vazhdoja të dridhesha prej ankthit që më kish pushtuar dhe, ishte pikërisht në atë çast që bota rreth meje, u shpua tejpërtej nga një klithmë pambarim '.

 
 
EDVARD MUNCH  
ARTI I NJE KLITHME ETERNELE
  


 
Përgatitur nga Vasil QESARI
Botuar në gazeten 'Shqip'
 
Edvard Munch konsiderohet si një nga pionierët e ekspresionizmit në pikturë. Vepra e tij ka luajtur rol të veçantë në pikturën moderne dhe është mjaft e njohur në Europë e kudo në botë. Lindur më 1863, në Loeten (Norvegji), Edvard Munch ishte i dyti prej pesë fëmijëve të një mjeku ushtarak e gruas së tij. Kur ishte pesë vjeç, e ëma i vdiq nga tuberkulozi. Pas kësaj, një jete e zymtë pllakosi gjithë familjen. I ati u tërhoq, pak nga pak drejt përkushtimit fetar, ndërkohë që Sofia, motra e dashur, një vjeç më e madhe se ai, bie ashtu si nëna, viktimë e po asaj sëmundje të mallkuar. Edvard i qëndron pranë dhe përjeton gjer në fund agoninë e saj të llahtarshme. Më 1880, ndërkohë që sapo kish mbushur shtatëmbëdhjetë vjeç, ai ndërpret studimet për inxhinieri dhe vendos të bëhet piktor. Më 1889, ndërkohë që i vdes i ati, Munch hap ekspozitën e tij të parë në Oslo dhe fiton një bursë shteti, për të kryer studime në Francë ku do të qëndrojë gjer më 1892. Por, ishte në Gjermani, në Berlin që legjenda e këtij piktori nis të hedhë rrënjë e ku do të lindë talenti i tij i madh, në rrethana pak a shumë, të rastësishme.

Duke mos ditur pothuajse asgjë rreth krijimtarisë së tij, por e influencuar prej rekomandimit të akademikut norvegjez Adelsteen Normann, Shoqata e Artistëve Berlineze (Berliner Kunstverein) e fton atë të organizojë një ekspozitë vetjake në ‘Shtëpinë e Arkitektëve’. Por, reagimi i kritikës dhe pakënaqësia e publikut ishte aq e fortë sa që ajo u mbyll shtatë ditë, pas përurimit. Mes të rrallëve të cilët mbrojtën artistin e ri, ishte shkrimtari polonez Stanislaw Przybyszewski (1868-1927) i cili në krijimtarinë e Edvard Munch, zbulon për herë të parë frymën e saj fantastike dhe njëkohësisht, satanike. Më pas, vepra e Munch do të ndjejë dukshëm influencën e këtij shkrimtari të çuditshëm e, jo vetëm atë por edhe të gruas së tij, të bukur e diabolike, një femër e rrethuar gjithandej nga  burra lakmitarë që vdesin për te. Munch i renë keqas në dashuri, kalon një periudhë ankthi, vetmie dhe xhelozie. Kjo gjendje, pa dyshim që do të lerë vragë të thella e do të ndikoje jo pak, në vizionin e tij rreth femrës: njëheras tërheqëse dhe të frikshme, erotike dhe vdekjendjellëse.
 
Ndërkohë, siç ka ndodhur e ndodh rëndom në botën e artit, skandali i mbylljes së ekspozitës së tij në Berlin, do të ngjallë interes të veçantë rreth tij, si njeri e si piktor. Kështu, punët e Munch kërkohen gjithmonë e më tepër e ai, paskëtaj, do të jetojë vetëm në saj të shitjeve të pikturave të tij. Më 1893, ai realizon tablonë e njohur ‘Klithma’ e cila simbolizon vetminë e njeriut në ekzistencën e vet e që do të mbetet, ndofta, një nga veprat më të riprodhuara në historinë e artit. (Munch vetë ka bërë nja pesëdhjetë variante të saj). Ndërkohë, më 1895, ndodh një tjetër fatkeqësi, i vdes i vëllai, Andreas. Pas kësaj, Munch do të obsedohet edhe më tepër nga ideja se shumë shpejt, gjithë familja e tij do shuhet, po në të njëjtën mënyrë.

Edvard Munch qe burrë tepër tërheqës. Bukuria e tij, disi e ashpër, shkaktonte një tërheqje të veçante te femrat. Por, natyra e tij, pak e vrazhdë e njëkohësisht e ndrojtur, e mbante larg prej tyre. Mbas vdekjes së Dagny Juell Ducha, e cila kish lenë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e Munch, një femër tjetër ja shtoi tragjikisht edhe më tepër paranojën, shpirtit të tij të ndjejshëm. Në fakt, nuk dihen shumë hollësira, rreth kësaj femre nordike flokëkuqe (si Ducha) të quajtur Tulla Larsen, e cila ra aq çmendurisht në dashuri me Munch sa që ishte gati të martohej me të. Por, Munch, nguli këmbë e nuk pranoi për arsyen, siç shprehej ai, ajo në krahasim me të ishte shumë e pasur e kjo gjë e vinte në siklet nga që të ardhurat e tij si piktor, nuk ishin aspak të sigurta.
 
Një ditë, në shtëpi atij i erdhën papritur ca miq dhe i dhanë lajmin tragjik, se Tulla kish vdekur. Ata e shoqëruan në shtëpinë e saj, ku kishin sajuar një shaka vërtet makabre. Trupi i pajetë i gruas qe vendosur mbi një shtrat. Por, në çastin kur Munch po shihte me pikëllim të thellë, atë që ai kish dashur aq shumë, trupi i saj lëvizi. Ishte nje skenë e stisur ! Tulla Larsen, ishte e bindur se Munch, duke parë se ajo po ‘ringjallej’ para syve të tij, do të vendoste më së fundi të martohej me të. Por, Munch  u zemërua keqas nga ajo lojë, dhe mes tyre plasi një zënkë e cila përfundoi me një krismë revolveri. Një plumb e goditi atë në dorë e një prej gishtave, i ra i këputur për tokë. Tashmë, ideja e tij se gruaja ishte mishërim i së keqes qe bërë realitet. Ai s’u martua kurrë edhe pse pas asaj ngjarje, u njoh me shumë gra të tjera. Pas asaj ngjarje, ai ra në depresion të thellë dhe u shtrua në spital duke e cilësuar periudhën që ndenji në të, si ‘fundin e nje epoke’ të jetës së tij. Me një qartësi gjykimi të pashoq, lidhur me këtë, ai pat shkruar: ‘Dobësitë që kam, janë pjesë e vetvetes sime. Unë s’kam dashur të shpëtoj nga sëmundja që kam, sepse arti im është fryt i saj’.
 
Është fillimi i vitit 1909. Pas shtatë muajsh qëndrimi në spital, Edvard Munch del nga klinika neurologjike e profesorit Jacobson në Kopenhagë. Nga periudha e ndenjjes në atë klinikë, kanë mbetur disa punime. Në një prej tyre, Munch paraqitet ulur në një tavolinë, mbi të cilën ka aparate elektrike. Një infermiere, me profil tërheqës (pa dyshim asistentja e profesorit, zonjusha  Schacke), është duke i dhenë profesorit Jacobson një kabëll i cili del prej aparaturave dhe prek kokën e piktorit. Në tre rreshta, shkruar me dorë në fund të vizatimit, shkruhet: “Profesori Jacobson, duke i bërë elektroshok trurit delikat të piktorit të famshëm Munch, i jep atij një forcë pozitive mashkullore e një force negative femërore”.
 
Pas daljes nga klinika, duket se ai është shëruar dhe vazhdon të bëjë një jetë pak a shumë të qetë, por ai nuk do të pikturojë kurrë më, si më parë. Në disa shënime të mëvonshme, mes të tjerash, ai ka shkruar: ‘Pa frikën dhe sëmundjen, jeta ime do të kish qënë si një varke pa rema”. Duket se me këto fjalë, ai ka dashur të thotë se burimi i anktheve e për pasojë edhe i vetë artit të tij, i kanë pasur rrënjët thellë, qysh në fëmijërinë e tij. Edvard Munch vdiq në Ekley, pranë Oslos (Norvegji) më 23 janar 1944, në moshën 80 vjeç. Ai la pas një trashëgim artistik prej rreth njëmijë tablosh, 4.500 vizatimesh, akuralesh si edhe gjashtë skulptura. Një pjesë të madhe të tyre, ai ja la trashëgim qytetit të Oslos i cili krijoi me to, Muzeun Munch, në qytetin Toyen.

 
 
Fichier hébergé par Archive-Host.com 
‘Të nesërmen’ (1894-95)

Edvard Munch, pas shërimit të tij, sigurisht jo pa nuanca trishtimi, do të shprehej: “Cigare pa nikotinë, pije pa alkool, femra pa seks”
 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Art - Kulturë
commenter cet article

commentaires