Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 janvier 2008 1 14 /01 /janvier /2008 22:19
Fichier hébergé par Archive-Host.com

- Blogu Simbad, ka një gëzim të veçantë, nga që kaloi pragun e 100.000 vizitorëve. Është, sigurisht, kënaqësi kur sheh se në të, klikojnë rregullisht mbi 150 vizitorë në ditë nga të gjithë kontinentet -



Sot, fenomeni BLOG është bërë i pranishëm dhe i përhapur në mënyrë mjaft spektakulare në web. Mundësia e çeljes dhe hartimit të faqeve të blogut nëpërmjet shkrimit të thjeshtë dhe jo të komplikuar në të, duket se ua theu monopolin “mjeshtërve” të informatikës. Me hartimin e blogjeve, duket se bota e faqeve apo siteve në internet, u thjeshtësua në mënyrë tepër “revolucionare”. Them kështu, nga që më parë, përveç njohurive të thella në këtë fushë, duhej të përdorje edhe lloj – lloj “marifetesh” të komplikuara informatike, për të ndërtuar nje web-site apo “faqe” personale, ndërkohë që aktualisht me anë të një blogu, mund të vendosesh pa harxhuar orë e ditë të tera, shumë shkrime, shënime, foto, video apo figura të animuara.

Tashmë, janë me miliona e miliona njerëz në botë, ata që me anën e blog-ut, kane gjetur një hapësirë të lehte dhe të këndshme komunikimi, në universin jo gjithmonë të thjeshte të shfrytëzimit e përdorimit të internetit. Me forma nga më të ndryshmet e më të çuditshmet, në trajtë ditari, sprovash, komunikimi afektiv, artistik, shkencor apo shprehjesh individuale të çdo fushe, blogu është bërë një mjet i cili po përfshin, me thjeshtësinë e përdorimit të tij teknik, lloj-lloj hobby-sh njerëzore. I konsideruar fillimisht si një mode apo lojë “adoleshentesh" blogu, për nga lehtësia e realizimit si edhe për nga pavarësia, liria, fuqie dhe shumëllojshmëria e komunikimit, u be shume shpejt tepër masiv e sot është një mjet i preferuar, si për njerëz tepër të thjeshtë e edhe për personalitete te shquara.

Blogu është tashmë edhe një fenomen masiv shqiptar, veçanërisht në diasporë. Në Shqipëri, për vete arsyen e një mungese të shpejtë e të frytshme të lidhjes me internet, ai mbetet ende pa ndonjë popullaritet të madh, por gjithsesi edhe aty, duket se barrierat do të kapërcehen shpejt. Në diasporë, tashmë, një blog, për shumë shqiptarë që kanë  njohuritë e mjaftueshme minimale për hartimin e tij, është bërë më se një nevojë, dëshirë, pasion e fenomen normal. Ai po përdoret me mjaft sukses, në mënyrë të veçante nga krijuesit artistikë, ata shkencorë e sigurisht nga edhe nga publicistët. Nëpërmjet tyre, kushdo ka mundësi të shpalosë lirshëm e hapur, botën e tij shpirtërore, arritjet, idetë, fakte nga realiteti si edhe pasione nga më të ndryshmet.

Ky fenomen është tashmë kaq i përhapur sa që në çfarëdo ‘motor kërkimi’ në internet, mjafton të vendosësh një fjalë apo një emër dhe për të do të gjesh referenca, krahas të tjerash edhe nga qindra e qindra blogje. Tashmë, miq, shokë e kolegë të shumtë, kanë hartuar me mjeshtëri blogjet e tyre dhe është vërtet kënaqësi e veçantë, të udhëtosh në universin e tyre. Të njihesh me të rejat, aftësitë krijuese, konceptimin, stilin, shijet dhe lloj - lloj pasionesh marramendëse.

Epidemia ‘blog’, krejt rastësisht, më pat zënë edhe mua, këtu e dy vjet të shkuara e kështu, nisi jetën blogu im i parë i quajtur SIMBAD, në gjuhen shqipe e atë franceze (i cili më vonë, u pasua nga blogu AMARUS i cili është vetëm në shqip). Sot, blogu Simbad, ( www. simbadi.com ) ka një gëzim të veçantë, nga që kaloi pragun e 100.000 vizitorëve. Është, sigurisht, kënaqësi kur sheh se në të, klikojnë rregullisht mbi 150 vizitorë në ditë nga të gjithë kontinentet. Ndofta, kjo gjë do të dukej mungesë modestie, por në të krahas të tjerash, bën pjesë edhe realiteti e kultura shqiptare e për rrjedhojë, roli i tij, mendoj se del nga caku personal e merr një vlerë e kuptim më të gjerë ...

Nga Simbad Detari


Partager cet article

Published by Simbad - dans Të ndryshme
commenter cet article

commentaires