Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
10 janvier 2008 4 10 /01 /janvier /2008 18:17

Fichier hébergé par Archive-Host.com

'Ishulli i të Vdekurve' – nga Arnold Böcklin (1880)
Pikturë në vaj, përmasat 111 x 155 cm.
Bazel - Öffentliche Kunstammlung ( Kunstmuseum )


Koment nga Spiro BILLA

I dashur Simbad,   
        
“Ishulli i te vdekurve“ është padyshim nje tablo sugjestionuese. Sa e pashe pa ditur as titullin e as përmbajtjen, me ndolli vdekjen. Por, jo si rrezik i humbjes se jetës, por si nje ‘kontenier’  konservativ i nje  gjendje  te amshuar. Ndijimi ishte gati fiziologjik: ere qiparis e katakomb. Është interesante, se nje ndjeshmëri paranormale ne se mund ta quaj kështu kam patur me fjalën angleze halloween (halluin). Sa e dëgjova për here pare, ndjeva qe kishte te bënte me vdekjen. U përpoqa te kuptoj, psenë ? Kush e di çfarë lloj substancash, çlirohen ne tru nga reaksione kimike te panjohura te cilat stimulojnë këtë përkatësi  por me kot ... apo ndofta, kemi te bëjmë me nje asociacion qe nxit ngjashmëria e fjalës ‘halluin’ me fjalën  hallve, simbol i vdekjes te myslimanet tanë ...!!
 
Por, ajo për te cilën po te shkruaj, i përket nje refleksioni me te thelluar dhe nje vëzhgimi te vëmendshëm ; nuk me janë shqitur sytë për nje kohe te gjate. Dhe e kam riparë, se edhe komentet e tua dhe ato qe janë thënë për te janë mbreselenese. Por, duke e pare me vëmendje unë kam nje interpretim tjetër ose te themi me mire : nje “hipoteze për nje koment tjetër”
 
Po te shohësh me vëmendje varkën, ajo po largohet nga ishulli : kam dy argumente për këtë: E para, varkari (te themi Karoni sepse Bocklin ishte nje ikone e simbolizmit evropian) është me shpine nga bregu dhe i përkulur ne pozicion tërheqje dhe jo shtyrje, madje ky është pozicioni normal i vozitjes E dyta, maja (bashi) i varkës ndodhet nga bregu dhe kiçi nga ishulli, sepse ngarkesa (arkivoli) padyshim qe do vendoset nga ana me e rrafshet, se sa nga ajo me e pjerrëta. Te kemi te bëjmë me nje lajthitje te autorit? Po le te themi qe jo.
 
Pra, kahu i lëvizjes është ishull-breg ; varka po largohet nga ishulli dhe ne këtë pikëpamje te gjitha komentet  invertohen. Nga vdekja lind jeta? Ndoshta! Drita e reflektuar nga shkëmbinjtë, megjithë trishtimin qe ajo përcjell, ka nje qartësi dhe nje rrezatim me tepër mëngjesor. Ka mundësi qe i vdekuri i varkës, te jete refuzuar nga ishulloret, sepse ai shfaqet i vetmuar dhe atij duhet ti jene mohuar nderimet mortore dhe, sipas mitologjisë, ai duhet te endet edhe 100 vjet te tjera ne brigjet e lumit Stiks para se te pranohet ne Ferr. Apo ndoshta atij kane harruar ti vene monedhën ne goje, veprim i detyrueshëm për te kaluar pengesën ujore. I vdekuri nuk i shqit sytë nga ishulli ; shkon ne tabut dhe kthehet ne këmbë i fashuar këmbë koke me nje “ereksion sugjestionues”. Po ku? Ai ndodhet midis dy boteve e kjo, me kujton ne nje fare mënyrë Kolonel Shaberin e Balzakut: i gjalle mes te vdekurve dhe i vdekur mes te gjallëve.
 
Shih, me kujdes shkëmbin majtas : duket si nje përbindësh ne formën e nje hipopotami gojëhapur. Por, pamja e tij nuk është kërcënuese, madje është vajtuese, keqardhese. Për çudi, ishulli duhet te jete  rast unikal i nje simbolike dykuptimore, diametralisht  te kundërta: nga njëra ane, si simbol i shpëtimit, lumturisë, begatisë ( kujto Robinsonin, Majorka, Kapri, Bahamas, Rodhos, Santorini ... Anglia etj) dhe nga ana tjetër, si simbol i izolimit i dënimit e fatkeqësisë ( Shën Elena, Elba, Sazani, Manastiri Zvernec ). Vdekja është nje izolim nga jeta. Por i vdekuri i tablosë, nuk është i denje për te ! Pra, pavarësisht, se ai dërgohet drejt tij, ai prape është i vdekur,ai nuk e braktis arkivolin: hija e tij projektohet kryq mbi te ...
 
Madje, me rezolucionin qe lejon kompjuteri im ne disa pjese, sidomos ajo poshtë qiparisave me shëmbëllen si nje tablo impresioniste, ne këtë pike  (këtu mund te gaboj): ne gjysmerrësirën e krijuar prej tyre, dallohen disa figura te turbullta, imazhe fantomatike te vdekurish qe shoqërojnë me vështrim te vdekurin tone. Ç’ka dashur te thotë atëherë Arnold Bocklin? Po e leme këtë mendim, pa përfunduar, te hapur…

***

Partager cet article

Published by Simbad - dans Sprova
commenter cet article

commentaires

ardita 14/01/2008 09:55

Koment interesant e pare me nje kendveshtrim artistiko-filozofik. Shpesh eshte e veshtire te komentosh nje tabllo ose nje poezi,pasi brenda autorit,gjate krijimit, vepron nje proces mistik te cilin eshte e veshtire t'i gjesh fillin. Por ka nga ata qe jane hulumtues te vullnetshem, te cilet deshifrojne opsionin "kodi shpirteror", si komentuesi ne fjale. Urime

Simbad 14/01/2008 12:50

Pershendetje, Ardita,Faleminderit per komentin e lene ne AMARUS !Shenimin e mesiperm do t'i a percjell autorit te analizes rreth tablose"Ishulli i te vdekureve", z.Spiro Billa ne Vlore.Nderkohe,perfitoj nga rasti,te te pergezoj per poezite e tua mjaft te bukura qe kam lexuar ne blog-un tend.Suksese te metejshme ne krijimtari ...SalutSuimbad