Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
12 décembre 2007 3 12 /12 /décembre /2007 19:29

Fichier hébergé par Archive-Host.com


SENTIMENT ETERNEL

Spiro Billa, miku im i vjetër nga Vlora – frankofon e frankofil 'stoik'  - para ca ditësh, më dërgoi në shqip një tregim të shkurtër, përkthyer nga një autor francez. E lexova atë, në fillim, me indiferencë e, pastaj, kur mbarova frazat e para, u përqendrova edhe më tepër në subjekt. Ndërsa, kur e mbarova atë, përjetova brenda vetes, një ndjenjë delikate: të bukur, të dashur, të dhimbshme e të largët. Një ndjenjë të tillë që s’ka as moshë, as mort e, ne te cilën, kthehemi padashur shpesh herë, për ti thëne vetes se në jetë ka ca gjëra, të cilat mbeten të shtrenjta e eternele, gjer në vdekje ...

Simbad Detari


DITELINDJA
 

Ra zilja, ora është katër e gjysmë. Mbas një mjegulle të lehtë, dielli i zbehtë i një dite të bukur tetori, ndriçon ende oborrin me reflekse të ftohta e të praruara. Mësimi mbaroi dhe ti ike,  u nise së bashku me shokët. E qeshur, pa më hedhur fare sytë, mua me gjithë 12 vjetët e mi. E, unë nuk shoh veç ty, sytë e tu të mëdhenj e të gjelbër, flokët e gjatë, të zinj. S’po vete në shtëpi, po rri në shkollë. Deri në orën pesë kemi pushim, pastaj, përsëri studim deri në gjashtë ...
 
Mësuesja, gjithë kohës, rri ulur në katedër. As që merret me ne, por lexon gazeta. Hera herës, lëshon ndonjë vështrim në drejtimin tonë, për të parë  ç’bëjmë: a rrime urtë, a bëjmë detyrat. Nuk më mësohet. Jo se nuk i dua mësimet, por nga që ti s’je aty. Kjo më mërzit, ti me mungon. Në pushim s’luaj me shokë. Largohem prej tyre. Ata bredhin e çirren mes tyre. Mua më pëlqen të rri vetëm. Mbushem me kujtime për ty dhe ndjehem i verbuar. Kur ti je në klasë, më duket sikur shoh diellin me sy. Më bëhen ca njolla të ndritshme, me formën e buzëve të tua, syve të tu, trupit tënd. E, unë, i mbyll me shpejtësi qepallat, për të të parë akoma, pafundësisht, aty në errësirën e syve.
 
Nuk dal në mes të oborrit, s’kam qejf të rri me të tjerët. Ata bëjnë si të luajtur e gjithmonë më shtyjnë. Po shkoj me tutje, aty ka pak bar dhe një stol prej guri, mbuluar me myshk. Ulem nenë hijen e një gështenje me gjethe smeraldi të arta, ashtu si sytë e tu. Është bukur dhe qetë aty ! Më pëlqen të ulem në atë kënd, gjatë pushimit të mbrëmjes, para studimit. Më pëlqen të ulem mbrëmjeve, para studimit. Por, hera herës kur hap sytë, megjithëse shoh që ti s’je aty, prapë mendoj për ty. Pastaj, marr librin dhe lexoj poemat e Ronsardit. Jo për të të harruar. Jo, përkundrazi:  për të të gjetur aty, mes rreshtave. Sepse ti je aty, kudo, në odë, në baladë, në vargjet e asaj sonetës që thotë : ‘Vogëlushe, do të shohim se si trëndafili ...’ Sa të bukura poemat e Ronsardit edhe pse ndonjëherë s’kuptoj se ç’farë thonë ... Por, megjithatë, jam i sigurtë. Ty, një fustan i purpurt, të shkon shumë. E ç’farë nuk të shkon ty ?!...
 
... Dhe sot, më në fund, vendosa ! Do të shkruaj për të thënë, se sa e bukur je e për të uruar ditëlindjen, sepse ti nesër mbush 12 vjeç e, po ashtu, të të them se kam shumë dëshirë që të dal me ty. Fillimisht, mbi një fletë që e përdora si kopje, shkrova: Ah, zuskë, sa e bukur je !? Por shpejt e fshiva atë shprehje. E di, po qe se shkruaj kështu, ti s’do ta kuptosh që jam unë. Nga që kështu flasin, gjithë çunat e klasës. Ata i fillojnë frazat me fjalen: Zuskë ...!  Dhe i mbarojnë me ‘afërmendsh!’ E, unë s’mund të bëj si ata. Ata, me muskuj e tyre ngjyrë bronzi të thyejnë brinjët, kurse unë jam një thatim i zbehtë, i bardhë  si një hape aspirinë. Dhe ti, nuk m’i hedh fare sytë. Pra, duhet të të shkruaj gjëra të bukura, në se dua që vërtet ti të më pëlqesh. Atëherë, do bëj si Ronsardi, kur i shkruante të dashurës, Kasandrës. Dale, prit ? A e di se ajo qe tamam 12 vjeçe, sa ti ?! Sa ti, Lolita ime ! Sepse, s’janë vetëm duart që përkëdhelin, por edhe fjalët.   

Sapo bleva një kartolinë me lule të cilat më verbojnë, si ato që ti ke mbi ‘xhinset’ e tua. Në të ka edhe ca temina argjendi që shkëlqejnë si sytë e tu, kur vështrojnë djemtë e tjerë, ata më të rriturit, ata 14 vjeçarët. Dhe mbi letër po shënoj ca fjalë për ty. Fjalë të bukura për të uruar ditëlindjen, për të thëne që ti, je më e bukura! Ke për të parë ! Kartolina ime do të jetë për ty, buqeta më e bukur. Një buqete me lule, nga njëra ane me lule e nga ana tjetër, me fjalë.  

I zhvata nenës time një zarf të bardhë e, më pas, një pullë shumë të bukur që tregon dy të dashuruar; me ca zogj të vegjël e një kioske me muzike, mes një kopshti publik. Ndërsa po të shkruaj, koha ikën me vërtik e as marr vesh ç’behet gjatë pushimi të madh. Të gjithë, kanë dalë përjashta, plot potere e gaz. Shpesh, them se ata, janë vërtet të lumtur. Ata kukurisin së bashku, ndërsa unë rri e mendoj për ty, ndjehem i vetmuar dhe i trishtuar ...

Sa të futemi në studim, do vë adresën tende mbi zarf dhe do ngjis pullën që kështu ta postoj letrën, para se të kthehem në shtëpi e ti ta marrësh nesër mbrëma. E di ? Ishte Misheli që ma dha adresën tende. Ai, Mishel Shanuja, me të cilin ti dilje vjet, semestrin e fundit. Gjithsesi, unë po të kisha qenë në vend të tij s’do të braktisja, por do qëndroja për gjithmonë me ty !...
 
Mirë. Po kthehem në studim. Kemi edhe një orë akoma. Dhe vazhdoj të mendoj për ty. Ku ndodhesh, vallë, tani që unë jam këtu ? Hedh sytë përreth. Shokët kanë nxjerrë fletoret, merren me kleçka, bëjnë ushtrime ... ndërsa, unë kopjova  edhe një here letrën, e pastaj e rilexova, për të parë në se më kish shpëtuar ndonjë gabim. Dhe pyes veten: Çfarë do të mendosh vallë, ti, nesër mbrëma, kur ta lexosh atë ? Në fund, vura disa pika ... sepse dëshiroj që ajo të ketë vazhdim. Unë, shpresoj të shkruaj shumë letra të tjera, kam kaq gjera për të thënë, ti e di ?!
 
Mësuesja vazhdon të rrijë si gjithmonë, në katedër, me hundën futur mes revistash. Hera herës, ajo seç shënon në fletoren e saj, ndoshta edhe ajo, gjithashtu, po i shkruan dikujt që dashuron. Mirë, ja, tani mbarova ! Futa letrën në zarf ... tani, vetëm pulla, mbetet për tu ngjitur.


***
Por, pikërisht, atë çast më solli në vete infermierja :
- Babush, akoma, në gjumë jeni ? Këtu, nenë gështenjë ? Bëhuni pak i arsyeshëm! Tani është tetor, mbrëmjet janë freskuar dhe ju, ende s’e keni veshur fanellën. E, pastaj do ju fillojë kolla ! Hajde, babush, futuni brenda tani ... Është orari i darkës e për më tepër, sonte, kemi edhe një surprizë të vogël për ju.
 
Eh, e di, surprizën e tyre ! Sonte, në mensë, kanë përgatitur një goxha ëmbëlsirë, për ditëlindjen time. Pikërisht, sot, unë mbush 89 vjeç. Po, vërtet ! Këtu, në azil, kujdesen shumë për mua. Jo, s’qahem dot. Vërtet, infermierja, nganjëherë, më gërthet, po në botë asgjë s’është e përsosur ! Asgjë, veç teje,  Lolita ime ! Por, ti, s’je veç një ëndërr. Ëndrra e rinisë, e rinisë sime ! Oh, e rinisë sime, aq shumë të largët ...
 
( Përktheu nga frengjishtja: Spiro Billa )

Partager cet article

Published by Simbad - dans Sprova
commenter cet article

commentaires