Astrid Betankur
Një reportazh për Astrid Betankur,
motra e Ingrid Betankur e cila
është rrëmbyer qysh prej 6 vjetësh
nga forcat e FARC në Kolumbi
Dje isha për xhirime, në qytezën e vogël La Brede. Kisha qenë edhe herë të tjera ne atë komunë, jo thjesht për motive pune por edhe nga që aty ndodhet një monument i rëndësishëm historik francez, pikërisht një 'shato' ( chateau ) mjaft e bukur e madhështore, aty ku ka lindur e jetuar filozofi i shquar, Monteskje. Por, dje, qëllimi ynë si grup xhirimi i France 3 Televizion, ishte te bënim një reportazh për Ingrid Betankur e cila është 'qytetare nderi' në La Brede e, në mënyrë të veçantë të flisnim rreth motrës së saj të madhe, Ingrid Betankur, e cila s'ka veç pak ditë që është kthyer nga Venezuela. Ne meeting –un e solidaritetit që u organizua me këtë rast, ishte mjaft prese, të përjetoje emocionet e mëdha, teksa ajo lexonte letrën qe Ingrid i ka dërguar kohet e fundit, mbas shume vitesh heshtje, familjes se saj dhe dy fëmijëve. Një letër ku shprehet qarte dëshpërimi ekstrem e lodhja, sfilitja dhe mundimet, aty në pyjet e pafund të Kolumbisë, nënë robërinë e ekstremisteve 'revolucionarë' të FARK ... Disa, sekuenca nga kronika ime informative e cila u transmetua mbrëmë, mund ti ndiqni ketu me poshte, xhiruar nga Simbad :