Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
6 décembre 2007 4 06 /12 /décembre /2007 16:20

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Kjo foto paraqet blog-istin egjiptian Karim Abdel, pas hekurave te burgut ku ai, vuan denimin prej kater vjetesh nga qe ka kritikuar presidentin Moubarak ne shkrimet e tij.


'REPORTER PA KUFI'
nderon blog-istin egjiptian
KARIM ABDEL
denuar me kater vjet burg

 
... Abdel Karim Nabil eshte i pari blog-ist ne Egjipt, i cili eshte denuar me kater vjet burg per shkak te shkrimeve te tij, ne te cilat ai ka kritikuar presidentin e vendit. Sot, ai u nderua me çmimin e posaçem 2007, nga shoqata e njohur ne shkalle boterore 'Reporter pa kufij'  (Reporters sans frontières) e nga 'Fondacioni i Frances'(Fondation de France), ne kategorine 'siberdisident' (cyberdissident). Abdel Karim, 23 vjeç, ndodhet aktualisht ne burg per 'fyrje te fese' dhe 'ofendim te presidentit' te republikes.
 
Student ne universitetin e shquar Al-Azhar, ne Kajro, i cili konsiderohet si selia e autoriteteve me te larta te islamit sunit, ai kishte publikuar ne blog-un e tij (ne 28 tetor 2006), shkrime per te cilat u akuzua si perhapes idesh ekstremiste. Ne ato, nder te tjera, ai pat akuzuar per autoritarizem edhe presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak, te cilin e krahesonte me nje 'faraon'. I arrestuar nje jave pas publikimit te ketij shkrimi, ne 22 shkurt 2006 ai u denua nga nje gjykate e qytetit te Aleksandrise me kater vjet burg.
 
Gjyqtari i cili drejtonte seancen, deklaroi se Abdel Karim kishte krijuar nje blog 'me ate te te cilit ai sulmonte islamin', duke perhapur mes shokeve te tij dhe lexuesve 'ide te mrapshta e fyese per islamin'. Nder te tjera, ai pat shkruar ne blog se 'islami ben thirrje per terrorizem, urrejtje dhe vrasje'. Gjyqtari kishte shtuar po ashtu se, ai kish 'sulmuar gjithashtu edhe regjimin dhe simbolet kombetare', duke bere aluzione rreth kritikave qe Karim pat drejtuar kunder presidentit Hosni Mubarak.

 
Seium Sehai shpallet:  Gazetar i Vitit 2007
 
Dje, po ashtu, u dhane edhe tre çmime te tjera, shperblyer prej 2 500 euro seicili: çmimi i 'Gazetarit te Vitit' iu akordua gazetarit nga Eritrea Seium Sehai ( Seyoum Tsehaye ), fotograf i pavarur, i burgosur ne nje vend sekret qysh prej shtatorit te vitit 2001, pa asnje akuze te bere publike; çmimi per mediat iu dha radios birmaneze 'Zeri demokratik i Burmes' per luften e saj mbi te drejten e informimit; po ashtu 'Observatori  i Lirise se Shtypit' ne Irak, morri çmimin e 'mbrojtjes se lirise se shtypit'.
 
Me ane te ketyre nderimeve, shoqata 'Reporter pa kufij' si edhe 'Fondacioni i Frances' (Fondation de France), kane synuar te 'alarmojne opinionin publik mbi te drejten e informimit publik ne dobi te te lirise se shtypit' kudo ne bote. Ne Egjipt, ku kohet e fundit blog-et kane njohur nje perhapje te gjere, duket se prania e internetit eshte ne nje fare menyre, e vetmja mundesi per ti shpetuar censures.
 
Por, nderkohe, shume blog-iste jane arrestuar dhe rrahur, per te vetmen arsye se kane kritikuar regjimin. Para pak kohesh, pikerisht ne ditet e fundit te muajit nentor, u arestau edhe blog -isti i shquar Uael Abas, i cili ka marre disa çmime nderkombetare, nepermjet pêrhapjes se videove te xhiruara prej tij te cilat paraqesin dhunen policore ne vend e qe ai, i pat ne blogu-un e tij e po ashtu edhe ne web-in e njohur 'Youtube'...

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Personalitete
commenter cet article

commentaires