Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
29 novembre 2007 4 29 /11 /novembre /2007 21:11

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Simbad Detari dhe regjisori i shquar Emir Kusturica, fitues i shumë çmimeve prestigjioze në kinema. ( Fotografia është bërë në hollin e kinemasë UGC, fill pas intervistës që ai dha për France 3 Televizion ndërkohë që në sallë, shfaqej premiera e filmit të tij të ri ‘Më jep fjalën‘ (Promets-moi), i cili do të dalë në ekran, për publikun e gjerë, në janar 2008 )

                                                               ***
 
... Mbrëmë, isha në xhirime për Francë 3 Televizion, ne liceun Monteskje ( Montesquieu ). Kjo, për arsye se regjisori i shquar Emir Kusturica, kish pranuar ftesën për të marrë pjesë në një takim me 72 nxënës të këtij liceu të cilët ‘studiojnë’ për kinema ( si zgjedhje jashtëshkollore ). Gjatë më se 45 minutash, nxënësit i bënë atij pyetje nga më të ndryshmet. Duke ju përgjigjur pyetjeve, Kusturica u bëri atyre të ditur, konceptin bazë dhe idetë e tij kryesore mbi kinemanë, influencat që ka pasur si frymëzim si edhe mendimet rreth ‘busines’ -it hollivudian dhe ‘supermeraktove‘ të filmit të cilat, sipas tij, nuk kanë më kurajën të provokojnë ide e debate, por thjesht prodhohen për tu pëlqyer, pra për tu shitur. Po ashtu, ai u rrëfeu nxënësve se dëshira e tij është dhe mbetet ajo që të bëjë një kinema të përqendruar në thelbin e fenomeneve, sipas shembullit të mjeshtrit të edh të kinemasë franceze : Jacques Tati.

Pastaj, në orën 20:00 të mbrëmjes, në kinemanë UGC, Emir Kusturica doli në skenë dhe, i pritur mes duartrokitjeve të një publiku të shumtë, bëri prezantimin e premierës së filmit me metrazh të gjatë ‘Më jep fjalën’ ( film ky, i cili do të dalë për publikun e gjerë, në janar të vitit 2008 e që po ashtu, do të konkurrojë edhe në Festivalin e Kanës. Filmi tregon historinë e një djaloshi serb, i quajtur Cane i cili jeton në fshat, me gjyshin dhe lopën e tyre të vetme. Një ditë, gjyshi i kërkon atij që të shkojë në qytetin më të afërt, për t’i plotësuar tre amanete. I pari : të shesë Cvetken ( lopën ). I dyti : me paratë e fituara, ti blejë gjyshit një ikonë të Shën Nikollës dhe e treta, amanet ky i cili është edhe më i vështirë e më i komplikuar : Cania, në qytet duhet të gjeje e të blejë patjetër një nuse, dhe ta çojë atë ne fshat, para se gjyshi i tij të vdesë …

Emir Kusturica – Biografia dhe filmat

Lindur në Sarajevë me 1954, Emir Kusturica i kreu studimet e larta për kinematografi në Pragë ( Çekosllovaki ). Pas përfundimit të tyre, ai u kthye në Jugosllavi dhe punoi në televizionin shtetëror, duke qenë regjisor në disa filma televizivë. Më 1981, realizon filmin e tij të parë artistik, me titullin ‘A të kujtohet Dolly Bell ?', me të cilin fiton ‘Luanin e Artë’ në festivalin e Venecias. I shtyrë nga kjo arritje, ai nis punën për realizimin e një filmi tjetër edhe me ambicioz, i cili do të paraqiste ndjenjën e ankthit nenë Jugosllavinë e Titos. Filmi i titulluar ‘Babi është në udhëtim biznesi’, u nderua me ‘Palmën e Artë’, në Festivalin e Kanës, më 1985. ‘Prodhimeve’ Kusturica, të cilat janë një lloj përzierje surealizmi, tallje, drame, poezie dhe muzike u shtohet, në vitin 1990, edhe filmi ‘Koha e arixhinjve’.

Me pas, i vlerësuar shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai shkon dhe xhiron atje filmin 'Arizona Dream', i cili fiton çmimin ‘Ariu i Artë në Berlin (1992). Pak vite më pas, filmi i tij 'Underground', (1995), u vlerësua në Festivalin e Kanës me ‘Palmën e Artë’, duke ngjallur krahas vlerësimeve edhe mjaft polemika. I pezmatuar, Kusturica i kthehet përsëri ‘dashurisë së parë', temës së tij të preferuar me arixhinj dhe realizon komedinë ’Mace e zezë, mace e bardhë (1998). Më 2001, ai realizon filmin 'Super 8 Stories',  i cili fiton ‘Pllakën e Argjendë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Çikago. Pas kësaj, vlerësimet për filmat e tij, ndjekin njeri - tjetrin. Filmi ‘Jeta është një mrekulli’, fiton në 2004 çmimin e ‘Edukatës Kombëtare’ në Festivalin e Kanës. si edhe çmimin ‘Cesar i filmit më të mirë të Bashkimit Europian ( 2005 ), ndërkohë që filmi i tij i fundit ‘Më jep fjalën’, është në listën e konkurrimit zyrtar për Festivalin e Kanës - 2007.

Për të ndjekur reportazhin, klikoni më poshtë:

Partager cet article

Published by Simbad - dans Art - Kulturë
commenter cet article

commentaires