Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
22 novembre 2007 4 22 /11 /novembre /2007 21:56
 Foto e botimit të parë të vellimit poetik ' Lulet e së Keqes'

 
Nga Vasil QESARI

( Ekzemplari i vetëm i "Lulet e së keqes" u shit në ankand për tre milion franga. Gjatë gjithë jetës së tij, poeti pati vështirësi të mëdha ekonomike. Ai vdiq më 1867, i krimbur në borxhe)

... ‘Unë jam i bindur se do të vijë një ditë kur çdo gjë që kam shkruar do shitet shtrenjtë’, kështu i shkruante Sharl Bodler (Charles Baudelaire) së ëmës më 11 tetor 1860. Dhe koha i dha të drejtë. Ekzemplari i parë i veprës së tij të shquar poetike ‘Lulet e së keqes’ ( Les fleurs du mal ), i pajisur me korrigjimet manuskripte të bëra nga vete dora e poetit, u shit 3 milion franga, në ankandin e zhvilluar në Druo-Montenj. Një shumë kjo që poeti as që mund ta kish imagjinuar, sa qe i gjallë.

 ‘Lulet e së keqes’ botuar më 11 qershor 1857, në një numër prej 1300 ekzemplaresh, kishte një  çmim prej 3 frangash dhe u  pezullua  menjëherë nga shitja për ‘fyerje të rendë të traditës dhe moralit publik’. Për ketë arsye, në 20 gusht të po atij viti, Bodleri u dënua me një gjobe prej 300 frangash si edhe ndalimin e botimit të gjashtë poezive. Kjo, ishte një tjetër goditje e rendë për të, ndërkohë që kish borxhe të shumta nga të katër anët...

 Për të shlyer borxhin, Bodleri kërkoi ndihmën e miqve të tij, por të gjithë iu larguan. I bëri kërkesë Fondit të Shkencave e Letërsisë si edhe Ministrisë se Arsimit, për të ndërhyrë në lehtësimin e gjobës së rendë. I shkroi gjithashtu edhe gruas së Perandorit, për të pasur të paktën një reduktim të mundshëm të dënimit, gjë që Ministria e Drejtësisë ja aprovoi duke ja ulur shumën në 50 franga.

Megjithatë gjendja financiare e Bodlerit s’pati ndryshime. Nga kjo, ai ra në dëshpërim të plotë, situatë kjo e cila pasqyrohet edhe në frymën e krijimtarisë së asaj periudhe. Botimet që bënte nuk i sillnin pothuajse asgjë, për ‘gëzimin e jetës dhe zbavitjeve’. "Ç’fat i vuajtur dhe i trishtuar është ky i një gjeniu të krimbur në një milion borxhe" - i shkruante ai poetit Samuel Cramer.

Mbas vdekjes të të atit, poeti kish qenë fare pranë pasurimit, pikërisht atëherë kur sapo kish mbushur moshën 6 vjeç. Kur arriti moshën madhore, ai kërkoi vlerën e trashëgimisë të lenë prej tij, e cila kapte shumën e 100 milion frangave, një shumë vërtet mjaft e madhe kjo për kohën. Por, duke e njohur mirë tipin e Bodlerit si prishës te madh, e ëma dhe njerku, ushtaraku Opik, ndërhynë vazhdimisht në mënyrë që trashëgimia e tij të vihej në tutelë ...

 Dhe djaloshi Bodler nisi te merrte borxhe sa andej-këndej. Ai e dinte qe ishte i pasur dhe harxhonte pa hesap me miqtë  e tij te shumte, midis të cilëve dhe fotografi Nadar i cili thoshte shpesh se: ‘Bodleri jeton sipas parimit të Ravensvudit: prish sa je gjallë!’. Kjo, nga që ai bënte një jetë, me harxhime jashtë mundësive të tij. Bile, edhe atëherë kur e kuptoi se xhepat i kish fare bosh, s’hoqi  dorë nga lukset e festat. I priste kostumet te mjeshtrit më të mirë, frekuentonte kafetë e modës e hante në restorantet më me emër në Paris. Por trashëgimia e tij, kishte një limit. E, një ditë prej ditësh, ai u gjend më i varfër se më të varfrit e Parisit.

 Dhe, kur më pas, për pak sa s'i dhanë dekoratën e lartë “Legjion i Nderit”, ishte ai që shpërtheu me fjalët: ’...Në vend të dekoratës, më mirë të më jepnin para, vetëm para, asgjë veç para. Në se dekorata vlen pesëqind franga, unë kënaqem edhe po të më japin njëzetë ...’. Kjo gjendje, bashkë me gjeninë e poetit profet duket edhe në ketë varg të poezisë së tij ‘Thërrmijat’ ku, ndër të tjera, ai thotë: "Unë mbrujta balten dhe me të bëra flori!..."

Partager cet article

Published by Simbad - dans Sharl Bodler
commenter cet article

commentaires