Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
19 novembre 2007 1 19 /11 /novembre /2007 17:48

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Robert Martiko - Korfuz 2007  ( Foto Simbad )




  KUSH  PËRFAQËSON 
  HUGH  O’ FLAHERTY-n *  
  NË  SHQIPËRI


Nga Robert Martiko

Si ish të persekutuar, jo pak herë na ka rastisur të shohim shpirtin e priftit irlandez Hugh O’ Flaherty, mirëbërësin  dhe antinazistin heroik, të valëvitet në ajrin e lagësht, shpesh të përzier me borë e suferinë, të obskurantizmave më të errëta dhe më të egra që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit. Diku, në mitologjinë greke, bëhet fjalë për një vajzë  të  re, të quajtur Ariadni e cila, nëpërmjet një filli që i dha heroit Tezeu, arriti ta shpëtojë atë nga Labirinthi, në të cilin ruhej vëllai i saj apo përbindëshi mishngrënës: gjysëm njeri e gjysëm dem, i quajtur Minotaur. Më bie ndër mend  gjithashtu, një përrallë ruse ku, vetë nëna e divit kanibal duke luajtur letra me të birin e saj,  e mashtron atë për të shpëtuar një kokëkrisur të gjorë, të kuturisur deri në banesën e tyre, natën, në pyll. Në ndonjë rast, ajo i hedh atij lulëkuqe apo hipnotik në gotën e mbushur me verë, për ta vënë atë në gjumë.

Ne, ish të vuajturit e sistemit komunist, shëmbuj të tillë që kanë lidhje me lehtësira të bëra për ne, gjatë jetës tonë të dikurshme, në kushtet e Diktaturës në Shqipëri, mund të gjejmë shumë. Ngaqë më jepet rasti, më lejoni, tu drejtohem disa prej mirëbërësve të mij, qoftë edhe pa dijeninë e tyre, për të shprehur njëkohësisht mirënjohjen dhe falënderimin tim më të thellë.

Mund të duket e çuditëshme, por do të filloj me tërbaçiotët... Dihet, mbanin në kurriz pothuajse gjysmën e sigurimit shqiptar, e megjithatë tek mjaft nga të afërmit e tyre dallonte një mirësi e brëndëshme, një ëmbëlsi pothuajse e përkryer kur, madje edhe mua të persekutuarit, nuk rezervoheshin të më shfaqnin ndjenja të një dashurie dhe simpatie të thellë. Të më ndihmonin në ndonjë rast, për të zgjidhur probleme që shpesh na vërvisnin pamëshirë në udhëkryq. Në burgun e parë të tim eti, në vitin 1954, një prej tyre Sulejman Kapo, vëllai i Hysniut, së bashku me avokatin Shefqet Shkupi: një njeri me ndershmëri me të vërtetë të përsosur, qenë të vetmit nga gjithë dëshmitarët e tjerë, të kurdisur, që folën mirë për të arrestuarin në gjyq. Në ditët me shi dhe të ftohët, aty para dyerve të akullta të burgjeve të hershme, te Ullinjtë e Degës në Vlorë, unë isha atëhere gjashtë vjeç, e megjithatë, nuk mund të harroj një polic të thjeshtë, nga një fshat i Lumit... i cili zakonisht bërtiste sa për sy e faqe para familjeve të të burgosurve, kur pranonte ushqimet. E megjithatë,  nuk mund ta imagjinoni dot, se çfarë zëmre floriri fshihte ai njeri, pas asaj maske që ai vetë qëllimisht i kish ngritur vetvehtes.

Si mund të harroj Fejzi Kalasën, Razie Kaludhin: nënën e Adriatikut, Timo Bezhanin, Nane Kutrën, Dudinë dhe të bijën e saj, Flora Kapon apo atë karakterin e mrekullueshëm, pothuajse të një ëngjëlli të vërtetë, me krahë që paraqitej tek shkrimtari dhe njëkohësisht njeriu i ndershëm, miku ynë familjar me emrin Fatos Arapi… Kujtimi i kontakteve të dikurshme me këta njerëz edhe sot, më lë në shpirt shijen e ëmbël të një bote të bukur, të ngrohtë ... njësoj si ditët e vakta Alkionike në palcën e Dimrit, si të shkëputura me forcë prej një mikrobote tej e përtej të egër, fatalisht të zhytur në padituri, krim e vëllavrasje. Dhe padyshim, nuk mund të harroj Vasil Qesarin. U njohëm në moshën më të ëmbël: një ose dy vjet para shpërthimit të adoleshencës. Ishte një tip i veçantë, që m’u fut e bëri vend në zëmër, njësoj si një manjet permanent. Bashkoheshim të dy, jo vetëm prej dëshirës për të ditur më shumë nga ç’lejonte mosha tonë. Sigurisht, në këtë pikë, përveç shkëmbimit të fotografive të Lolobrixhitës e Çelentanos na bashkonte Tom Sojeri, Pinkertoni apo edhe vetë Bel-Amiu  sensual, si dhe shumë e shumë heronj librash të tjerë. Sot, Vasili, përbën për mua një simbol. Jo vetëm për njohuritë e tij të jashtëzakonëshme si erudit, por edhe sepse ai është i ndërtuar me një mirësi të tillë, saqë për këtë njeri nuk mund të më shkojë kurrë ndër mend, se mund të ketë qenë ndonjëherë në gjëndje, ti ketë bërë dëm njeriu. Pikërisht kjo cilësi e tij: më kryesorja, më ka tërhequr më shumë tek miku im i ngushtë. Për një cast, të jep përshtypjen, sikur vetë Misioni i Lartë Hyjnor, e ka ndërtuar atë në mënyrë të tillë që shpirtërisht, ti përkasë vetëm botës së rezinjacionit dhe altruizmit.

Të më falin, nëse kur shkruaj në këtë mënyrë: bëj një hap para rreshtit  të ish të persekutuarve, të cilët i dua dhe i respektoj aq shumë në dhimbjen e tyre të madhe... Patjetër, është diçka që ka lënë vraga të thella, të pashërueshme në shpirt. Përjetë. Deri në vdekje. Por duhet ta bëjmë këtë hap përpara. Në radhë të parë, ne: iluministët, njerëzit e artit dhe letrave.  Në historinë botërore,  dihet fare mirë se çfarë karakteri grandioz paraqet shkrimtari italjan i periudhës ‘‘Karbonari’’, Silvio Pellico  – ish i burgosur për 10 vjet në burgjet austro-hungareze. Vetë Meternihu, ka qënë shprehur në një rast për të se, butësia e shfaqur për pushtuesit, në librin ‘‘Burgjet e mia’’ e dëmtoi perandorinë e mësipërme, më shumë se sa një betejë e vërtetë luftarake.

Nëpërmjet sjelljes së mirë, njeriu arrin ti kapërcejë kufijtë e një kombi. Mirësia dhe edukata kanë karakter universal. Por, qoftë edhe me kutin e një kombi sikur të maten, patriotizmi nuk duhet të ketë kurrë kuptim vetëm për bukuritë natyrore: detin, malet, kodrat, lumenjtë, burimet, por të gjejë zbatim  në radhë të parë tek ajo më kryesorja, tek dashuria e njeriut për mikun, shokun, fqinjin, të panjohurin, të penduarin apo më thjesht, tek hymni më madhështor: DASHURIA E NJERIUT PËR NJERIUN.


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


* Monsinjor Hugh O'Flaherty (1898-1963) lindi në Irlandë. Ai shërbeu si diplomat, pranë Selisë së Shenjtë (Vatikanit ). Më 1943, gjatë pushtimit nazist të Romës, Mgr O'Flaherty, e përdori imunitetin e tij diplomatik, për të fshehur dhe shpëtuar nga vdekja qindra e qindra robër lufte, të burgosur të arratisur, ebrej e familje të rezistencës antifashiste italiane. Por, teksa kryente atë vepër fisnike dhe tepër humane, ai ra në sy të gjermanëve dhe, me urdhër të shefit të Gestapos Kappler, iu ndalua rreptësisht dalja jashtë territorit të Vatikanit. Ai u kërcënua me pushkatim, në se do të bënte të kundërtën. Por, Msg. O'Flaherty nuk i shkëputi lidhjet me njerëzit e tij, duke mbajtur me ta kontakte të fshehta, brenda katedrales së Shën-Pjetrit në Vatikan, si edhe në sheshin para saj. Kështu, ai arriti që të ngrejë një rrjet të gjerë bashkëpunëtoresh, në të cilin merrnin pjesë priftër, klerikë e motra katolike si edhe qytetare të ndryshëm italianë, të cilët vunë në dispozicion mjediset ku banonin, për te fshehur e shpëtuar qindra vetë. Pas hyrjes së trupave aleate në Romë, u bë e mundur të behej edhe një bilanc i veprimtarisë së fshehtë dhe të guximshme të Mrg. O'Flaherty dhe bashkëpunëtoreve të tij. Ata kishin shpëtuar nga vdekja, pikërisht 3925 jetë njerëzish ...

Partager cet article

Published by Simbad - dans Refleksione
commenter cet article

commentaires