Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
16 novembre 2007 5 16 /11 /novembre /2007 21:17

 'Dita zgjon Naten' - pikture nga Gaétano Préviati

ALBATROS


Në lundrime të gjata mes honesh plot llahtarë,
Detaret shpesh herë thjesht për t’u zbavitur
Kapin albatrosë, madhështorë zogj të detit
Shokë ti kenë në udhëtimet e tyre të pafund ...

Dhe i lenë aty të lidhur keqas mbi kuvertë,
Këta mbretër kaltërsish ligsht katandisur,
Lolo krahë varur vajtueshëm hequr zvarrë,
Çalashë ngofje dalë mbi dërrasa lemerisur.

Sa tuaf e qesharak ky shpend i lartësive !
Sa komik e shëmtaq ai i bukuri i qiejve !
Ca e godasin sqepit me çibuk e plasin gaz,
Të tjerë si të çalë tallen me të ngratin fluturak !

Kështu dhe Poeti ngjan me këtë princ të reve
Që endet mes stuhish e qesh me shkreptima;
Mbërthyer në të huajën tokë mes talljesh mizore,
Me krahë madhështorë që dot s’marrin fluturim ...

( Spleen et Idéal – I )

Shqipëroi: Vasil Qesari


( Kjo poezi është shkruar në vitin 1859, ajo bën pjesë në kapitullin e dytë të ‘Spleen et idéal’, të përmbledhjes poetike ‘Lulet e së keqes’. Me anë të saj, Bodler, trajton temën e  tij të preferuar - vetminë e njeriut gjeni - dhe këtë e jep nëpërmjet motivit të zogut të oqeanit  (Albatros) që personifikon poetin i cili e ndjen veten të huaj, mes një shoqërie e cila nuk e kupton. Poezia përcjell, kështu, simbolikën e diferencës mes turmës dhe artistit të madh. Poeti është mbret në universin e tij. Ashtu si Albatrosi, ai është princ i qiejve e s’u trembet  stuhive; ai krenarisht u qeshet rrufeve, atyre që e godasin tinëzisht me shigjeta. Poeti, është një krijesë e destinuar pikërisht për të tilla fluturime e, në tokë e ndjen veten keqas, rob të përvuajtur të njerëzve dhe të një shoqërie e cila mizorisht e tall, nuk e vlerëson e s’arrin ta kuptojë kurrë - Shënimi im )

Partager cet article

Published by Simbad - dans Lulet e se Keqes
commenter cet article

commentaires