RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

Mercredi 14 novembre 3 14 /11 /Nov 14:47


Kur shqiptaret këndonin Raxh Kapurin …

( Shënime mbi Princin e Bollywood  -  it dhe kinemanë indiane )

Nga Vasil QESARI

… Një shkrim i tille, i gjate, për Raxh Kapurin dhe kinemanë indiane, them se për shume nga lexuesit e sotëm, mund te provokoje thjesht një nënqeshje te shpejte kalimtare apo një ndjenje indiferentizmi, shoqëruar me ndofta fare pakëz nostalgji për atë çka mund te kenë përjetuar shume e shume kohe te shkuara, pikërisht ne vitet kur ne kinematë shqiptare shfaqeshin filmat e njohur "Vagabondi" e "Zotnia 420". Kësaj nostalgjie, nuk do t'u shpëtojnë dhe këto kujtime te mia, te cilat do te iu a rrëfej pak me poshtë edhe pse, aso kohe ( fillimi i viteve '60 ), unë s'isha veçse një fëmije e mbaj mend, fare pak gjera.

Po! Është e vërtete e për ketë jam i sigurte qe, Raxh Kapuri dhe dy filmat e tij te mësipërm, kane lëne mbresa te paharruara ne kujtimet e gjithë shqiptareve ne përgjithësi e, veçanërisht tek ata qe absolutisht, pa asnjë lloj ndjenje përçmimi, ne i quanim"evgjitë". Mbaj mend e me kujtohen tani, si ne një film te vjetër bardh' e zi, pamjet e rrëmujës qe behej aty para kinemasë "Ali Demi" ne Vlore. Shoh turmën e madhe te njerëzve te grumbulluar para saj si dhe radhët e gjata për bileta, radhe te cilat sigurisht, nuk respektonin asnjë fare rregulli. Ne "betejat" qe bëheshin për blerjen e biletave aq te çmuara, te paret qe fitonin ishin pa dyshim, me te fortët.

Njerëzit e shumte, me qindra, bere lëmsh, për te arritur gjer pranë sportelit te Idës, biletashitëses me orgjinë italiane, shanin, shtynin, ulërinin, hipnin mbi njeri-tjetrin e griseshin gjer ne gjak. Vetëm ata me te vendosurit, disa here me harbutëri e me brutalet, arrinin te dilnin fitimtare duke tërhequr pas tyre, xhaketat e grisura, flokët e shkulur, kamishat e shqyera, por me pamje triumfuese, duke mbajtur ne duart e ngritura lart mbi koket e njerëzve, biletat e tyre aq te çmuara ( jo me tepër se tre te tilla ! ).

Filmat e Raxh Kapurit te cilat vinin nga India e largët, kishin magjepsur zemrat e shqiptareve te cilët, te stërngopur me filma luftarake sovjetike, zbulonin para tyre një kinema krejt te panjohur, me subjekte sentimentale e personazhe mjaft te dashur. Ndofta edhe mund te gabohem por, seancat e atyre filmave, te cilat nisnin qysh nga ora nënte e mëngjesit e përfundonin ne mesnate, s'besoj se do t'i ketë ndjekur një mase aq e madhe spektatoresh, ndofta, ne asnjë lloj filmi tjetër, te shfaqur ne Shqipërinë e asaj kohe ...

Raxhi e Rita, dy personazhet e filmave "Vagabondi" dhe "Zotnia 420", ndjekja e te cilëve lejohej vetëm për moshat mbi 16 vjeç (?) mbahen mend nga brezat e atyre viteve, si një eveniment i rralle e krejt special. Dhe, nuk ishte rastësi qe subjektet dhe këngët e tyre u bene mjaft te dashura e te paharruara, ne mënyre te veçante për banoret e Llonxhës ne Vlore, lagjes me te varfër ne qytet ( qe ngjante deri diku me Bombein e Indisë ), te cilët binin ne gjumë e gdhiheshin me ëndrrat dhe imazhet e personazheve te tyre te adhuruar.

S'kaluan shume kohe dhe, meloditë e tekstet e filmave te Raxh Kapurit, dëgjoheshin ngado te kënduara poshtë e lart neper rrugët e qytetit tone bregdetar. Nder te tjerë, mbaj mend "tenorin" Luti – "evgjitin" gungaç lustraxhi, i cili e kish "selinë" te "Rrapi" ne Ujë te Ftohte. Ai tip, ai personazh i Vlorës ( ju prehtë shpirti aty ne qiell ku është ) me fytyre te zeshket, gjithmonë i qeshur dhe hokatar, këndonte e i binte kutisë se lustrës, sikur ajo te ish tambur e, gjithmonë, i ftonte klientët me këngët e Raxhit ndërkohe qe, sozia perfekte e Raxhit ne qytet ishte bere një djalosh "evgjit" simpatik, me balluke sterre te zeza e mustaqet spic. Hipur mbi karrocën e tij "taksi", ai rendte neper rrugët e qytetit, i binte kalit me thirrjet: Ohuuu ! Aiiii … e s'pushonte se kënduari me sa zë qe kish, te famshmen kënge te Raxh Kapurit:
 
Mera xhuta ai Xhapani
Je pantalun ai Inglistani
Sar pe lal topi Rosi
Parbi dil ai Industani …

( Këpucët i kam japoneze
Pantallonat ingleze
Kapelën e kam ruse
Po zemrën e kam indiane )

... Aso kohe, gjithë Vlora e thërriste atë Raxhi e, pastaj ky emër i tij i dyte i mbeti përgjithmonë ashtu, i pandryshuar gjersa unë e mbaj mend ... Duke përfunduar këto radhe, unë, nuk di ne se sot "Raxh Kapuri" i Vlorës është ende aty ne qytetin tim te lindjes, gjalle e shëndoshe; ndërkohë qe di se Raxhi i Bombeit ka vdekur qysh me 1988. Por, ndërkohë, për një gjë besoj se jam i sigurte. Për atë qe, kujtimi i Raxh Kapurit dhe i filmat te tij, bashke me këngët, personazhet e subjektet e tyre te bujshme ( filma te cilit, pastaj, u ndaluan te shfaqeshin nga regjimi i kohës ), kane mbetur ende gjalle jo vetëm aty, te njerëzit ende te varfër te Llonxhës, por edhe te shume e shume breza artdashës te asaj epoke …


RAXH KAPURI –  PRINCI I "BOLLYWOOD" - IT
 
" Raxh Kapuri ishte një djalosh eternel, i cili te mrekullonte me shikimin dhe hijeshinë e një gjesti te vetëm, me mjeshtërinë e lojës se tij si aktor dhe regjisor. Ai debutoi ne kohen e arte te kinemasë indiane, e cila s’e ka humbur edhe sot spontanitetin dhe freskinë e saj, duke ruajtur e zhvilluar një përvoje mjaft te pasur, te njohur ne mbare boten. Para dy vjetësh, qyteti i Cannes ne France, i kushtoi atij një homazh te merituar. Ne një festival te organizuar me këtë rast, filmat e pare te Raxh Kapurit qene nder me te bukurit, dhe ata e meritojnë epitetin e autorit te tyre te quajtur "djaloshi eternel", emër me te cilin është cilësuar ai. Ndërkohë, nuk mund te mos flitet për partneren e tij te përhershme Nargis e cila, me portretin e saj universal te femrës se dashuruar, me këngët e saj te mrekullueshme te cilat duke qene larg stilit operete, mbeten përgjithmonë si një shprehje e zjarrte e pasionit, gëzimit dhe lumturisë njerëzore ".

Pierre Riscient
( Regjisor dhe kritik arti francez )


BIOGRAFIA
 

... Raxh Kapuri ( Raj Kapoor ), emri i vërtetë i te cilit ishte Ranbir Raj Kapoor, lindi me 14 dhjetor te vitit 1924 ne Peshawar ( Pakistan ) dhe vdiq me 3 korrik 1988 ne New Delhi. Raxh Kapur qe njëherësh aktor, realizues, prodhues, muzikant, këngëtar e mbi te gjitha një nga veteranet e pare te industrisë se filmit ne Indi, një artist i cili mbetet ende edhe sot mjaft i njohur e popullor ne këtë vend qindra milionësh. Bir i aktorit te shquar Prithviraj Kapoor, ai nisi te debutoje si figurant qysh ne moshën 6 vjeç e, pastaj punoi si aktor ne kompaninë filmike "Bombay Talkies" si edhe asistent i aktorit dhe regjisorit te njohur Kidar Sharma, i cili i ofroi rolin e tij te pare te madh me 1947 ne filmin "Neel Kamal". Shume shpejt, krahas dy aktoreve te tjerë te shquar ( Dilip Kumar dhe Dev Anand ), ai u be "stari" i filmave indiane te viteve ’50. Razh Kapur s’ish veç 22 vjeç, kur vendosi te ngrejë studion e tij kinematografike ne periferi te Bombeit, duke themeluar kompaninë e tij te prodhimit R. K. Films ...

Aty ai realizoi filmin e tij te pare "Aag", ku rolin kryesor e luante vete. Ishte pikërisht gjate xhirimeve te atij filmi qe ai u njoh me aktoren e re dhe mjaft te hijshme Nargis, me te cilën me pas do krijonte çiftin me popullor te kinemasë indiane për atë kohe. Me 1948, ai nisi realizimin e një serie filmash me këtë aktore, filma ne te cilët evokohet kryesisht dualiteti mes bukurisë fizike e asaj shpirtërore. Me 1949, Mehboob Andaaz e cilëson Raxh Kapurin një "star" ndërkohë qe pikërisht atë vit ai realizoi edhe filmin "Barsaat", një romance dashurie ku ai fiton reputacionin e një realizuesi mjaft te talentuar.

Me 1951 ai realizon një nga filmat e tij me te njohur, filmin "Awaara" (Vagabondi), i cili pat jehone te madhe ndërkombëtare, veçanërisht ne Bashkimin Sovjetik. Ky film ishte edhe i pari ne historinë e filmit indian te pasluftës, i cili hodhi bazat e një kinemaje popullore te tipit "spektakël" ku, ne qendër ndodhet gjithmonë figura e një "stari" e ku përzihen se bashku vallëzimet, muzika e këngët me origjinalitetin e temave te realitetit indian ( diferencat dhe kontrastet shoqërore, varfëria, korrupsioni, padrejtësitë ), te shoqëruara me linja pothuajse te njëjta, romantike e moralizuese, pra te natyrës "melodrame shoqërore".

Katër vjet me vone, me 1955, ai realizon filmin "Zotnia 420" ( Shree 420 ) -  titull i cili i referohet një neni te kodit civil indian mbi vjedhjen – film i cili i dha edhe një shtese tjetër, dimensioneve te veprës krijuese, tashme e te njohur te Raxh Kapurit. Mes thekseve tragjike te një melodrame prekëse, filmi rrëfen historinë e një djaloshi i cili sapo ka mbaruar studimet dhe kërkon pune. I ç’gënjyer nga shpresat për një jete te re me te mire, ai bie ne mjerim dhe shtrëngohet te vjedhë për te mbijetuar. Filmi ne fjale, krahas dramës, here - here merr përmasa komike, fale interpretimit te Raxh Kapurit i cili imiton gjestet e Charles Chaplin.

Ne këtë film, përveç ndikimeve nga ky mjeshtër i madh, ndihet edhe influenca e neo -realizmit italian qe te kujton filmin "Vjedhësin e biçikletave" te L. Bunuel. Nene ndikime te tilla, si edhe ne frymën e paraqitjes tepër realiste te mjediseve urbane, filmat e Raxh Kapurit ne Indinë e pavarur te pas vitit 1947, janë te vetmit te cilët ushqyen shpresën e një te "ardhme" te re, me shpresa për rindërtimin e vendit, për drejtësi sociale e lufte ndaj korrupsionit e varfërisë. Me këtë film, si edhe me atë qe mund te quhet vazhdim i tij "Zotnia 420", ai mallëngjeu tej e mbanë gjithë Indinë, e cila e cilësoi atë si "Charli Chaplini” indian.

Raxh Kapur edhe me pas, vazhdoi me trajtimin e temave sociale ( me 1960 realizon filmat "Jis Desh","Mein Ganga","Behti Hai") ku përpiqet te përshkruajë kompleksitetin e marredhenjeve njerëzore ( "Sangam" me 1964) etj. Ndërsa, ne filmin me nota autobiografike "Mera Naam Joker" (1970) te prodhuar ne bashkëpunim me një studio sovjetike, përsëri nene ndikimin e lojës se Chaplin -it, ai tregon historinë e jetës se një "clown" fatkeq,  film i cili me gjithë skenat e tij te shkëlqyera për Raxh Kapurin ish një dështim, ne kuptimin se nuk pati te ardhurat qe priteshin.

Por, me 1973, Raxh Kapur triumfon përsëri me filmin "Bobby", një komedi sentimentale, ne te cilën një djalosh i dashuruar lufton kundër familjes, e cila s’është dakord qe ai te martohet me vajzën e zemrës, për shkak te diferencave sociale, teme kjo e cila me pas do jete gjithmonë e me e pranishme ne subjektet e ardhshme te kinemasë indiane. Me këtë film, Raxh Kapuri ishte i pari qe beri te mundur heqjen e tabusë për një kinema me sensuale, duke treguar skena te cilat gjer atëherë ishin te ndaluara për kinemanë indiane. Pastaj, pas viteve ’70 - ‘80 filmat e tij u bene me konvencionale. Me 1982, filmi i tij "Prem dog", i cili tregonte mbi martesën e një vejushe, u cilësua prej kritikes here si sukses, e here si një film thjesht komercial.

I sëmure nga një astme e rende kronike, Raxh Kapur vdiq para kohe, me 1988, ne moshën 64 vjeç. Ne çastin e vdekjes, ai ish duke punuar për filmin e tij "Henna", një film i cili kishte ne qendër te subjektit dashurinë mes një vajze pakistaneze dhe një te riu indian. Ky film, pastaj, u përfundua prej djalit te tij te madh Randhir Kapoor. Djemtë e tij ose me mire te themi dinastia Kapur, vazhdoi te ece përpara sepse, te tre djemtë: Randhir, Rishi dhe Rajeev si edhe dy mbesat Kareena dhe Karisma, realizuese e aktore te njohura, vazhduan traditën e atit te tyre e, sot, drejtojnë kompaninë e njohur filmike “Raj Kapoor Production” ne Bollywood  ( Bollywood - kështu quhet krijimtaria filmike popullore e Bombeit dhe e Indisë ne përgjithësi, duke bere paralelizëm me "Mekën" e filmit botëror: Hollywood - in amerikan ).
 
Kënga ne filmat e Raxh Kapurit  

… Një veçori dalluese e mjaft filmave te tij, krahas talentit si aktor e regjisor, ishte edhe aftësia, talenti e sensi muzikor i Raxh Kapurit. Ne vitet ’50, Raxh Kapur prodhoi e realizoi filmat e tij me te mire, duke u bere një nga personazhet me te dashura te kinemasë indiane. Qe pikërisht gjate asaj periudhe qe ai u shqua edhe si këngëtar. Këngët e dy filmave "Vagabondi" dhe "Zotnia 420", si edhe shume te tjera te interpretuara ne filma te ndryshëm, kane qene ne vite mjaft tërheqës, jo vetëm për publikun indian por edhe ne shume vende te Afrikës, te Lindjes se Mesme e gjer ne Bashkimin Sovjetik te asaj kohe. Siç dihet, shpesh here ndodh qe ne filma, një kënge apo melodi te behet edhe përçuesja e vete subjektit, idesë apo atmosferës se tij. Një shembull tipik ishte ai i këngës "Awaara un", kënduar nga Raxh Kapur ne filmin e tij "Vagabondi".

Vagabondi
(Awaara)

Realizuar nga: Raxh Kapur
Interpretojnë : Raxh Kapur, Nargis, Prithviraj Kapoor, Cuckoo
Prodhuar me 1951
193 min.

Përmbajtja: Filmi tregon historinë e hajdutit Raxh ( Raxh Kapur ). I braktisur qysh i vogël nga i ati, gjykatësi i njohur Ragunath Raju, Raxhi u rrit mes rrugëve te Bombeit. Nena e tij sakrifikon gjithçka për ta dërguar atë ne një shkolle te mire, ku ai njihet dhe zë miqësi me Ritën ( interpretuar nga aktorja e shquar indiane Nargis ). Por Raxhi bie viktime e njeriut te lig e te djallëzuar Xhaga, i cili bën plane qe te hakmerret ndaj te atit te Raxhit, gjykatësit Ragunath duke e mësuar atë qe te vjedhë e duke e çuar, kështu, drejt rrugës se krimit. Ne tentativat për t’i shpëtuar tiranisë se Xhagait, ne një moment grindje, Raxhi e vret atë. Per kete vrasje, ai dënohet me burg nga një gjykatës i cili është pikërisht i ati i tij, ndërkohë qe e dashura e tij, Rita, ka mbaruar shkollën dhe është bere avokate dhe e mbron atë plot përkushtim e zjarr, duke e këshilluar te nise një jete te drejte e te ndershme. Kënga qe këndon Raxhi nis qysh ne fillim te filmit. Ne sekuencat e para te tij, shohim Raxhin duke dale nga burgu te veshur ala Charlie Chaplin, qe endet rrugëve te Bombeit ku zhvillohen gjithfarë veprimtarish kriminale. Nder te tjera, pamjet filmike tregojnë Raxhin teksa vjedh portofolin e një kalimtari, duke kënduar pastaj vargjet e këngës se mëposhtme :

Vagabond, unë jam një vagabond
si një yll qielli qe vuan nga mjerimi,
vagabond jam, një vagabond …
S’kam familje, s’kam njeri,
kurrkush s’me njeh, askënd nuk pres
askush s’me do, fillikat unë jam
rrugësh te panjohura,
ne një qytet te mjere.
 

Zotnia 420
( Shri 420 )

Realizues dhe prodhues: Raxh Kapur
Kompozitor: Shankar - Jaikishen
Skenari: K. A. Abbas
Kamera: Radhu Karmakar
Muzika: Shankar - Jaikishen
Interpretues: Raxh Kapur, Nargis, Nadira
Viti : 1955
177 min.

... Eshte një nga filmat me te njohur te kinemasë indiane te pasluftës. Një film i cili ka ndikuar jashtëzakonisht ne kinemanë e sotme komerciale te këtij vendi. Ne te tregohet historia e një djaloshi ta porsa diplomuar, roli i cilit interpretohet nga vete Raxh Kapuri. I sapo ardhur ne Bombej, djaloshi përpiqet te pasurohet me te gjitha mënyrat e mundshme. Teksa është duke bere vrapime me kuaj, Neeta ( Nargis ) vajze e një familje te pasur njihet me Dilip ( Dilip Kumar ), i cili i shpëton jetën, ndërsa kali i saj harbohet. Nis kështu mes tyre një njohje e cila pastaj transformohet për Dilip -in ne një ndenje te forte dashurie. Por kjo dashuri e pastër thyhet, ndërkohë qe del ne skene, Raxhan ( Raj Kapoor ), i fejuari i Neeta -s. Besnike ndaj ndjenjave te porsa lindura, Neeta i rrëfen Dilip për te fejuarin e saj e pastaj, gjithçka komplikohet ndërkohë qe Raxh mëson se Dilip dashuron Neeta -n. Atëherë, ai sillet shume keq ndaj te fejuarës se tij. Ne ketë film luajnë Nargis, Raj Kapoor dhe Dilip Kumar. Domethënë tre aktoret me te mëdhenj te "kohës se arte" te kinemasë indiane, te cilët u ndodhen se bashku ne një film te madh.


FILMAT ME TE NJOHUR TE RAXH KAPURIT :
 
1948 : Aag
1949 : Barsaat
1951 : Awaara
1959 : Anadi
1960 : Jis Desh Mein Ganga Behti Hai
1955 : Shree 420
1964 : Sangam
1970 : Mera Naam Joker
1973 : Bobby
1978 : Satyam Shivam Sundaram
1982 : Prem Rog

 

FILMOGRAFIA

Raxh Kapuri ka lojtur ne filmat:

1935 : "Inquilab" i regjisorit Debaki Bose
1943 : "Hamari" Baat i M.I. Dharamsey
1943 : "Ggauri" i Kidar Sharma
1946 : "Valmiki i Bhalji Pendharkar
1947 : "Neel Kamal" i Kidar Sharma
1947 : "Jail Yatra" i Gajanan Jagirdar
1947 : "Dil-Ki-Rani" i Mohan Sinha
1947 : "Chittor Vijay" i Mohan Sinha
1948 : "Aag" i Raj Kapoor
1948 : "Gonipath" i Mahesh Kaul dhe Latika
1948 : "Amar Prem" i N.M. Kelkar
1949 : "Sunehre Din" i Satish Nigam
1949 : "Parivartan" i N.R. Acharya
1949 : "Barsaat" i Raj Kapoor
1949 : "Andaz" i Mehboob Khan
1950 : "Sargam" i P.L. Santoshi
1950 : "Pyaar" i Raj Kapoor
1950 : "Jan Pahchan" i Fali Mistry
1950 : "Dastan" i Abdul Rashid Kardar
1950 : "Bawre Nain" i Kidar Sharma
1950 : "Banwra" i G. Rakesh
1951 : "Awaara" i Raj Kapoor
1952 : "Bewafa" i M.L. Anand
1952 : "Ashiana" i B. Trilochan
1952 : "Anhonee" i Khwaja Ahmad Abbas
1952 : "Amber" i Jayant Desai
1953 : "Dhoon" i Kumar
1953 : "Aah" i Raja Nawathe
1954 : "Boot Polish" i Prakash Arora
1955 : "Shree 420" i Raj Kapoor
1956 : "Jagte Raho" i Shanbhu Mitra dhe Amit Moitra
1956 : "Chori Chori" i Anant Thakur
 1957 : "Sharada" i L.V. Prasad
1958 :" Phil Subha Hog" i Ramesh Saigal
1958 : "Parvarish" i S. Bannerjee
1959 : "Main Nashe Men Hoon" i Naresh Saigal
1959 : "Kanhaiya" i J. Om Prakash
1959 : "Do Ustad" i Tara Harish
1959 : "Char Dil Char Raahein" i Khwaja Ahmad Abbas
1959 : "Anari" i Hrishikesh Mukherjee
1960 : "Shriman Satyawadi" i S.M. Abbas
1960 : "Jis Desh Men Ganga Behti Hai" i Radhu Karmakar
1960 : "Chhalia" i Manmohan Desai
1961 : "Nazran" i C.V. Sridhar
1962 : "Ashiq" i Hrishikesh Mukherjee
1963 : "Ek Dil Sau Afsane" i R.C. Talwar
1963 : "Dil Hi To Hai" i C.L. Rawal dhe P.L. Santoshi
1964 : "Sangam" i Raj Kapoor
1964 : "Dulha Dulhan" i Ravindra Dave
1966 : "Teesri Kasam" i Basu Bhattacharya
1967 : "Diwana" i Mahesh Kaul
1967 : "Duniya Ki Sair" i Pachhi
1968 : "Sapnon Ka Saudagar" i Mahesh Kaul
1970 : "Mera Naam Joker" i Raj Kapoor
1971 : "Kal Aaj Aur Kal" i Randhir Kapoor
1973 : "Mera Desh Mera Dharam" i Dara Singh
1975 : "Dharam Karam" i Randhir Kapoor
1975 : "Do Jasoos" i Naresh Kumar
1976 : "Khaan Dost" i Dulal Guha
1977 : "Chandi Sona" i Sanjay Khan
1980 : "Abdullah" i Sanjay Khan
1982 : "Gopichand Jasoos" i Naresh Kumar
1982 : "Vakil Babu" i Asit Sen

Raxh Kapuri është regjisor i filmave:

1948 : "Aag"
 1949 : "Barsaat"
1951 : "Awaara"
1955 : "Shree 420"
1964 : "Sangam"
1970 : "Mera Naam Joker"
1973 : "Bobby"
1978 : "Satyam Shivam Sundaram"
1982 : "Prem Rog"
1985 : "Ram Teri Ganga Maili"
 
DY FJALE PER KINEMANE INDIANE

… Kinemaja indiane është jashtëzakonisht "pjellore". Për çdo vit ne Indi prodhohen mbi 800 filma. Pjesa me e madhe e tyre realizohen ne ashtuquajturat "studio regjionale", sepse ne Indi numërohen 22 shtete dhe 17 gjuhe kryesore. Bollywood është një term i cili përdoret për te diferencuar filmat komerciale te cilët prodhohen ne studiot e Bombeit e qe xhirohen ne gjuhen hindi. Por, ne se "Bollywood", nuk është ai i cili prodhon numrin me te madh te filmave indiane ne aspektin sasior, ai është modeli dhe promovuesi i "hiteve" me te suksesshëm te kinemasë ne ketë vend.

Lidhur me ketë fenomen, një kritik i njohur ( Bikram Singh ) ka shkruar se "filmat e  Bombeit ne gjuhen hindi, janë për Indinë si filmat e Hollywoodit për mbare boten". Por ne se termi "Bollywood" ka nisur te përdoret gjerësisht ne vitet '70, ky fenomen ka ndodhur shume kohe me përpara. Ishte pikërisht, qyteti i Bombeit, ai qe krijoi superioritetin e tij qysh ne fillimet e kinemasë indiane, me te parin film ne metrazh te gjate ( filmi "Raja Harishchandra" te Dadasaheb Phalke, me 1913). Por "Bollywood" duhej te priste vitin 1931, për t'u quajtur plotësisht i tille e për te merituar kuptimin e simbolit qe përfaqësonte. Sepse, nuk mund te ketë "Bollywood", pa kënge. Si gjithë kinematë e mëdha industriale, Bollywood është njohur qysh ne fillim për periudhat e saj novatore ( gjinitë e reja, mënyrat dhe materialet e reja te filmimit, artistet e mëdhenj e disa here edhe krizat e, bashke me to, edhe kryeveprat e saj )

Por, fillimet e para te kinemasë se vërtete indiane, mund te konsiderohen si te tilla ne mesin e viteve '30 ( me "Devdas" te PC Barua ) si edhe gjate viteve '50 kur nisin te dalin ne drite super - prodhimet e kinemasë indiane ( nder te tjera "Mugal E Azam" i regjisorit Kamal Amrohi, xhirimi i te cilit zgjati 9 vjet ), si edhe filma te tjerë te panumërte te realizuar nga regjisore te mëdhenj ( Raxh Kapur, Bimal Roy, Guru Dutt, Mehboob Khan etj. ). Filma te tille si "Vagabondi " Awaara ) dhe "Zotnia 420" ( Shri 420 ) e te tjerë te Raxh Kapurit, bëjnë pjese ne "klasiket" te cilët ndikuan jashtëzakonisht ne kinemanë "bollywood" – iane jo vetëm ne vitet '50, por gjer ne ditët tona. Rezonanca e natyrës romantike e sentimentale te këtyre filmave, ndihet sot sidomos ne krijimet e regjisoreve te mëdhenj indiane, te tille si Yach Chopra e Karan Johar.

Ndërkohë, kulmin e suksesit, kinemaja indiane e njohu me filmin me te njohur e me te vlerësuar ne bote "Nene India" te regjisorit M. Khan i cili u nderua me çmimin "Oscar" me 1957. Edhe vitet '70 lanë gjurme ne historinë e kësaj kinemaje me filma te cilët paraqesin heronj te forte e te pamposhtur, qe u mishëruan nga aktore te shquar si Ahmitab Bachnan, me filma kolosale e te suksesshëm te tipit "western" ( po, po mos habisni ! ). Natyrisht, luhatjet e shpeshta persa i përket estetikes filmike nuk kane munguar por, ne bote vazhdojnë te shfaqen mjaft filma indiane qe njohin sukses te konsiderueshëm.

( fund )

Par Simbad - Publié dans : Personalitete
Ecrire un commentaire - Voir les 0 commentaires
Retour à l'accueil

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
Créer un blog gratuit sur over-blog.com - Contact - C.G.U. - Rémunération en droits d'auteur - Signaler un abus - Articles les plus commentés