Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:38
Nga Vasil QESARI
   
 
SHIGJETARET E PAFAT DHE GARDIANI I MEMORIES ...
 
... 17 vjet pas rënies së sistemit komunist, ankthet dhe paranojat post-totalitare, po vazhdojnë te torturojnë jo pak mendjet dhe fantazmat e shqiptareve.  Nder te tjera ka vite që në shtyp, në mediat elektronike e internet po bëhen përpjekje të shpeshta, të liga e natyrisht jo te paqëllimta, për të hedhur "baltë" mbi personalitetin, shkrimtarin dhe atdhetarin e njohur, një nga figurat më të shquara të kulturës bashkëkohore shqiptare - Ismail Kadarenë.
 
Natyrisht, këto fushata shpifjesh nuk janë të rastit. Ato bëhen në "kohen e duhur" e me qëllime të caktuara antikombëtare. Qarqe e njerëz të ndryshëm i bashkohen kështu, me entuziazëm e “emulacion socialist", korit antishqiptar të armiqve të njohur të popullit tonë, të cilët mundohen të godasin veprën dhe angazhimin e tij te vyer e të palodhur atdhetar e nëpërmjet tij edhe vlerat tona te padiskutueshme - kulturën dhe identitetin tonë kombëtar. Të nxitur nga ligësia, cinizmi, egoizmi, vogëlsia dhe verbëria, kësaj turme tellallësh fatkeqe e fjalëvrer, i bashkohen edhe individë të caktuar, te cilët s’arrijnë apo s’duan të kuptojnë se, ata qe godasin verbërisht korifejt e tyre të artit dhe kulturës, nuk bëjnë gjë tjetër veç punojnë për të keqen e vetes dhe të kombit.
 
Gjykime të tilla, shpesh janë aq ekstreme dhe te egra, sa që disa arrijnë ta quajnë shkrimtarin ne fjale si rapsod të Enver Hoxhës e këngëtar të regjimit e, ca të tjerë, e akuzojnë bile edhe si bashkëpunëtor të zellshëm të diktaturës dhe shtimit te jetëgjatësisë së saj. Ndërkohë, të tjerë që përfaqësojnë pa dyshim shumicën  dërmuese të opinionit e cilësojnë atë, përveçse kundërshtar të realizmit socialist edhe një shkrimtar gjenial i cili, me veprën e tij letrare u bë Simbol i Shpresës, Gardian i Memories, Denoncues i Diktaturës, Rival i Totalitarizmit etj.
 
Në përgjithësi, tymnaja rreth rolit, figurës e pozicionit të tij, sipas vete Kadaresë, është përhapur prej një kategorie të caktuar njerëzish, të cilët gjatë epokës totalitare bënin sehir e s’thoshin as gjysme fjale për dënimin e padrejtësive dhe krimeve. Prej atyre që nxirrnin revolverët e godisnin pa mëshirë kundër disa njerëzve të guximshëm të kulturës e së fundi, prej një kategorie pseudoartistësh që s’kanë absolutisht të drejtën morale të japin leksione, nga qe kanë qenë pjesëmarrës në krime apo pse jo, vëzhgues entuziastë e lavdërues të tyre. Lidhur me akuzat ne fjale, unë do te doja te sillja këtu, vete përgjigjen definitive dhe tronditëse qe shkrimtari u ka dhenë atyre, ne një prej veprave te tij:
 
“Të qëndrosh ulur në lozhë, duke parë se si njerëzit përleshen e përgjaken në arenë  duke u ndeshur me bishat e pastaj, t'i gjykosh ata që nga lart, perse dikush prej tyre s’u tregua aq trim sa duhej përballë tigrit, e pse një tjetër, bile, i bëri bisht atij, duke zbatuar një taktikë jo edhe aq korrekte, kjo është çnjerëzore (...) Nuk ka asgjë për t'u ekzagjeruar por, fakti është se, ne ndodheshim pikërisht në kondita të tilla. Të izoluar, në një arenë plot njolla gjaku, duke mos ditur se nga cila portë, bisha e egërsuar do të na sulmonte, ndërkohë që pjesa më e madhe e spektatoreve, kur vinte çasti i rrëzimit të viktimës, kërkonin sipas gjestit që bënte tirani, me gishtin të drejtuar drejt nesh, vdekjen tonë. ( Ismail Kadare "Dialogues avec Alain Bosquet". Editions Fayard. 1995).
 
Ja, pra, një konstatim makabër e rrëqethës, i cili mendoj se i jep përgjigjen e duhur definicionit tragjik të rolit e pozicionit të tij ( të vetmuar ), në arenën e përgjakur të tmerrit, frikës, shtypjes dhe vetë jetës totalitare. Por, Ismail Kadare, për fatin e mire të tij si edhe të kulturës e emrit të Shqipërisë, e ngriti gjithmonë e me lart "kështjellën” e tij te Letërsisë, Lirisë e Mbrojtjes së Kombit që ai denjësisht përfaqëson. Shigjetarë të tillë me fytyra te vrerosura, të cilët s’kanë as emër as nishane, koha do t'i lerë shume shpejt në harresë të përvuajtur. Sepse, shkrimtarët e atdhetarët e mëdhenj, s’vdesin kurrë. Ata rrojnë për jetë të jetëve, duke lenë pas dritën e tyre të pashuar si Feniksi, ndërkohë qe turmat e anonimeve i përpijnë Honet e Harresës. Historia do jete dëshmitare ! ...
 
 
RRETH  “ÇESHTJES”  KADARE
 
Duke vazhduar diskutimin rreth te ashtuquajturës "çështje Kadare", them se kjo gjë nuk është thjesht problem letrar, shqiptar, kombëtar apo çmimesh, shijesh e pathosi personal. Mendoj se, ne një fare mënyre Kadareja si njeri, si krijues, si artist, si shkrimtar, si vizionar, si thyerës rregullash, si i pabindur - është ne një fare mënyrë edhe personifikim i një brezi, i gjithë atyre njerëzve jokonformiste te cilët e përjetuan emocionalisht periudhën e krijimtarisë se tij intensive e qe ne terrin e jetës dhe asfiksisë shtypëse te regjimit absolut te Enver Hoxhës, ëndërronin, aspironin e donin te shihnin horizonte te tjera nga ato qe u ofronte koha.
 
Ja pse, ne këtë kuptim, ajo qe shpesh quhet "çështja Kadare", është delikate dhe e ndjeshme për shume njerëz, ne mos për një brez te gjithë, i cili u godit i teri e ne mënyrë frontale nga regjimi duke përjetuar thelle gjithë pasojat, privacionet dhe traumat e tij. Mendoj se, është fyese dhe mjaft dëshpëruese t'u thuash sot, këtyre njerëzve, për faktin se s’kanë qene te persekutuar, s’kanë bere burg apo pse kane pasur pune te "preferuara" qe ta mbyllin gojën për çdo aspirate te tyre te shprehur ne atë kohe apo sot për liri e demokraci. Ne se do te pranojmë qe, te drejtën e fjalës e kane me përparësi e bile edhe me hake gjer ne fyerje e absurditete nga me idiotet, vetëm ata qe dje u persekutuan nga regjimi, atëherë them se kjo te shpie ne një persekutim te ri, i cili nuk ndryshon shume nga ai i djeshmi ...
 
Ismail Kadare, pa dyshim është sot shkrimtari me i madh shqiptar e një nga me te njohurit e te vlerësuarit kudo ne bote. E, jo vetëm kaq por, për mendimin tim, është edhe figura me e shquar bashkëkohore e popullit tone. Ky njeri me talent te padiskutueshëm, është kthyer tashme ne "embleme" te kulturës shqiptare e me tej e, kur them kulture, kam parasysh letërsinë, historinë, traditat, vete kujtesën dhe universin shpirtëror shqiptar e ballkanik. Tashme, ai, si çdo shkrimtar i përmasave te tilla, duam apo s'duam ne, e ka përfunduar se ndërtuari "shtëpinë" e tij te pavdekësisë ...
 
Them "duam apo s'duam ne" sepse, para ca kohesh morra vesh se disa here, ne prag te dhënies se çmimit Nobel për letërsinë, Akademisë Suedeze, i kane shkuar dosje, letra e peticione me ane të të cilave është kundërshtuar mundësia e dhënies se këtij titulli shkrimtarit tone te shquar. Ata qe kane nisur ne Suedi te tilla "dërgesa", nuk kane qene armiq të klasike te shqiptareve: serbet, greket e as xheloze e inatçinj te “fandaksur" nga vende rreth nesh, por vete shqiptaret. Po! Po! Shqiptaret ... Armiqtë me te mëdhenj te shqiptareve, pra me sa duket janë vete shqiptaret ( Konica ). Megjithatë, siç e kam thënë edhe here te tjera, Kadare është tashme një MAL i lartë e, ata që mundohen me kot te hedhin gurë mbi te, u bien mbi kryet e tyre ...
 
 
KADARE E KA MARRE PREJ KOHESH "NOBELIN" E LEXUESVE ...
                                        
.. Mendoj se Ismail Kadare e meritonte me se miri çmimin Nobel, e ky do te ishte një homazh i veçante ne këtë 70 vjetor te tij. Por, për fat te keq, nuk ndodhi kështu. Lidhur me çmimin Nobel ne letërsi edhe ne France ( vendi ku unë jetoj ), si ne shume vende te tjera, sa here afrohet data e dhënies se tij, bëhen debate e jepen mendime te shumta, nga studiues, kritike, analiste e publicistë te shquar.
 
Vitet e fundit, i përgjithshëm është mendimi qe Nobel për letërsinë, ka vite qe s’i përgjigjet me ashtu siç duhet e siç pritet, vlerës, meritave dhe rendesise se veprës se autoreve por, me se shumti çmimi është bere një lloj instrumenti i cili i shkon për shtat objektivave gjeostrategjike te shteteve te mëdha te cilat, direkt apo indirekt, influencojnë jo pak ne Komisionin e dhënies se këtij çmimi. Bie fjala, ne se shtrohet problemi i te drejtave te njeriut ne Kine - çmimi i jepet një autori kinez, ne se problemi i terrorizmit islamik mbetet përherë ne rend te ditës, atëherë i jepet një autori "liberal" mysliman, ne se ka kohe qe ketë çmim nuk e ka marre një femër, atëherë ne mënyrë te papritur i jepet një gruaje ...
 
Me konkretisht, bie fjala, Milan Kundera dhe Ismail Kadare, kane shume vite qe janë kandidate e, ndofta edhe "fitues" te pashpallur te Nobelit për letërsi. I pari është çek e, ndofta, ky vend është "ezauruar" shume, persa i përket vlerësimit te autoreve e personaliteteve antikomuniste ( le te kujtojmë bie fjala, Vaclav Havelin ), ndërsa Kadareja është shqiptar. Dhe Shqipëria, për fat te keq, nuk ekziston ne asnjë prej "axhendave" te fuqive te mëdha. Për to, Shqipëria mbetet ende një cope vend pothuajse i panjohur, me një popull ne "miniature", një vend i çuditshëm e qe nuk zgjon pothuajse asnjë interes për Europën, përveçse ne rastet kur "bijtë e shqipes" dehen e bëjnë marrëzira duke qëlluar me kallashnikovë njeri-tjetrin apo kur faqet e para te gazetave flasin për kriminelet mafioze...
 
... Por, ndërkohë, është vërtet për t'u ardhur tepër keq, bile është e mjerueshme, cinike, meskine dhe antikombëtare qe te fërkosh duart, te shprehesh gëzim e keqdashje te papërmbajtur pse shkrimtari ynë i shquar, Ismail Kadare, nuk arriti te nderohej me çmimin Nobel. Por, për fat te keq, kjo gjë ndodhi. Ky gëzim i lig, ky pezm, ky helm nuk erdhi nga "zgafellet" e armiqve tanë shekullore, as nga serbet e greket, te cilët s’kanë dashur e s’duan kurrë qe emri i Shqipërisë te veçohet, te lartësohet e te nderohet ne bote, por nga vete disa shqiptare vulgare, mendjeshkurtër e cinike, te cilët mbi "bindjet" e tyre te mjera e te përcipta politike, vene egoizmin, injorancën dhe mjerimin e tyre duke u ngazëllyer thelle për çdo gjë qe, pa te drejte, nuk e jepet shqiptareve te shquar.
 
Ky gëzim i tyre behet edhe me i helmet dhe i zi, ndërkohë qe ne boten mbare po flitet për statusin përfundimtar te Kosovës martire e kur Shqipërisë i kërkohet te përmirësoje sa me shpejt imazhin e saj te keq. Me thoni, a do te kishte ndihmese me te vyer, me mirënjohëse e te larte për mbare kombin tone, ne se pikërisht tani Ismail Kadareja do ta kish marre atë çmim te larte? Pa dyshim qe jo !...
 
Përvoja e këtyre viteve te fundit, ka provuar tashme se ky çmim ka dale jashtë "binareve" te vlerësimit objektiv e te paanshëm te letërsisë si edhe punës e veprës krijuese te përfaqësuesve te saj me te vërtete te shquar. Ai është duke luajtur kështu, rolin e një "misionari" për te"qetësuar zonat e nxehta e problemet e mëdha strategjike e politike ne rajone e vende te ndryshme te botes. Bie fjala, ne rritjen e sensibilitetit për mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne Kine, ato te lëvizjeve feministe e te barazisë gjinore ne shoqëritë perëndimore, te partizanëve pacifiste e mbështetësve te anti-luftës ne Irak, ndërgjegjësimit te popujve qe janë përfshirë nge integralizmi fanatik mysliman etj.
 
Por, për mendimin tim një gjë është tepër e qarte! Ismail Kadare, shkrimtari ynë i madh e krenaria jone kombëtare ne fushën e letërsisë botërore, e ka fituar "de juro" me kohe çmimin Nobel. Atë, atij ata ja kane dhenë prej vitesh lexuesit e tij ane e mbanë globit e, krahas tyre edhe mjaft organizma e institucione te tjera te rëndësishme kulturore ndërkombëtare. Për fatin e mire te shqiptareve si edhe te mbare atyre lexuesve ne te gjithë kontinentet qe lexojnë dhe adhurojnë veprën e tij te shquar ( e cila përmbledh stolitë me te bukura te shpirtit dhe historisë se kombit tone ), Kadare tashme e ka ndërtuar, siç shprehet edhe ai vete "Shtëpinë e tij" botërore te letërsisë dhe honore te tilla siç është çmimi Nobel, një dite do t'i jepen me nderet qe i takojnë. E ajo do te jete një dite e gëzueshme për te gjithë ne !...
 
Ismail Kadare, për kombin tone te vogël e fatin e tij te madh e tonin, është një shkrimtar i nivelit botëror e vepra e tij i jep nder jo vetëm atij por edhe vendit qe përfaqëson. Sa me shume vite te kalojnë, aq me shume shqiptaret do te lëvdohen për veprën e tij. ( E, atëherë, askush nuk do te kujtohet as për poezitë qe ai shkroi për Partine, as për "disidencën e tij te "stisur", as për gjitha ata "luftëtarë" inatçinj te cilët harxhuan aq shume boje, për ta nxirre figurën e tij prej artisti te shquar )
 
 
SHKRIMTARI I ATYRE QE ASPIRONIN "NDRYSHE" ...
 
... Krahas vlerësimeve, kohet e fundit, nuk qene te pakta edhe reaksionet e ndryshme te cilat u shkaktuan me rastin e marrjes se çmimit prestigjioz ne letërsi "Booker" prej shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare. Pa dyshim, shumica, shprehu entuziazmin qe shkrimtari ynë doli ne krye të më të "mëdhenjve" të letrave, duke i bere kështu një shërbim te madh gjuhës e kulturës, kombit tone e vete ne shqiptareve. Por, përsëri, një pakice, gjeten përsëri rastin t'i sulen atij me inat e "përkushtim" ( si atëherë, ne kohen e luftës se klasave ), duke nxjerre nga "sepetet" ndonjë poezi te tij kushtuar Partisë e shokut Enver.
 
Këta "trimoshë", luftëtare te vendosur e gjer ne vdekje, për shpartallimin gjer ne fund e pa mëshirë te korifenjve te "realizmit socialist", ende s’e kane kuptuar qe një shkrimtar i cili shkruante ne një epoke tiranesh qe i detyruar te paguante edhe ”haraçet” e nevojshme. ( Besoj se ne rrethana te tilla, një Kadare ne Spaç, do te ishte shume me i pavlefshëm se një Kadare ne "liri"). Nejse, për ketë është folur me qindra here dhe s'ja vlen te zgjatemi. Tiranet dhe tiranitë ikin, shuhen, ndërsa shkrimtaret, artistet, mbeten atje, mes popullit e mbeten te pavdekshëm.
 
Mendoj se, ne një fare mënyre Kadareja si krijues i madh, si artist, si shkrimtar, si vizionar, si thyerës rregullash, si i pabindur etj. ne një fare mënyre a ne tjetrën është edhe personifikim i një brezi, i gjithë atyre njerëzve ( ne burgje apo jashtë burgjeve, s'ka rendësi ) me shpirt vërtet evropian, njerëz antikonformiste te cilët e përjetuan tepër emocionalisht periudhën e krijimtarisë se tij e qe, ne tmerrin, terrin, terrorin e jetës dhe asfiksisë shtypëse te regjimit absolut te Enver Hoxhës, ëndërronin, aspironin e donin te shihnin HORIZONTE te tjera, te ndryshme nga ato qe u ofronte koha dhe ideologjia marksiste ...
 
Ja pse, ne ketë kuptim, "çështja Kadare" është delikate dhe e ndjeshme jo vetëm personalisht për mua, por edhe për shume njerëz, ne mos për një brez te tere, te cilët edhe pse nuk u goditen direkt nga regjimi i asaj kohe, përjetuan thelle ne shpirt gjithë pasojat, privacionet dhe traumat e tij. 
 
Është fyese dhe dëshpëruese t'u thuash sot, këtyre njerëzve, për faktin se s’kanë qene te persekutuar, s’kanë bere burg apo pse kane pasur pune te "preferuara" se duhet ta mbyllin gojën për çdo aspirate te tyre, te shprehur ne atë kohe apo sot, për liri e demokraci. Ne se do te pranojmë qe, te drejtën e fjalës e kane me përparësi e bile edhe me hake, gjer ne fyerje e absurditete nga me idiotet, vetëm ata qe dje u persekutuan nga regjimi, atëherë them se kjo gjë te shpie ne një persekutim te ri, i cili nuk ndryshon shume nga ai i djeshmi ...
 
Aktualisht, kushdo qofshin qëndrimet a konsideratat ndaj pozicionit, krijimtarisë e personalitetit të Kadaresë, them se një gjë është absolutisht e pakontestueshme. Fakti që, ai është jo vetëm lëvruesi dhe figura dominuese e letërsisë moderne shqiptare por, ajo që është edhe më e rëndësishme: Shkruesi i Madh i vlerave, shpirtit e historisë së popullit tonë. E, s'duhet harruar se, kjo, është mjaft e rëndësishme jo vetëm për kulturën, por edhe për vetë ekzistencën e një kombi. Për vërtetësinë e këtij mendimi, mjafton të citojmë një gjykim të Vaclav Havelit, i cili ndër të tjera, thotë:
 
“Sado kontradiktore qofshin interesat e një shkrimtari të vërtete, qoftë kur ai shkruan për dashurinë, xhelozinë, ligësinë njerëzore, natyrën, fëmijërinë e tij, për Zotin apo skizofreninë, qoftë kur ai bën punën e filozofit apo të psikologut, kur ai u përmbahet fakteve a flet me alegori, kur u përkushtohet projekteve estetike më ekstravagante - pra, në  çdo rrethane  nga këto që citova më lart - ka diçka që një shkrimtar i vërtete nuk mund  ta evitojë kurrë: Shkrimin e Historisë. Sfondin e saj shoqëror, epokën e tij, përfshire dhe politiken. Rrjedhimisht, shpejt a vone, ne zbulojmë  faktin që  një vepër e madhe letrare, transmeton në mënyre indirekte, komplekse e bile edhe të fshehte, elementë të cilët i përkasin historisë, kulturës, qytetërimit a gjendjes shoqërore e shpirtërore të bashkësisë  njerëzore ...”( Vaclav Havel - nga  parathënia  e botimit në frëngjisht të librit " Démon et consentement " të Dominique Tataraka. 1986 )
 
Prej këtij konstatimi ideal e brilant, të krijohet përshtypja sikur, Vaclav Haveli, i ka shkruar këto fjale për të përcaktuar ndër të tjera edhe vendin, rolin dhe mesazhin e rëndësishëm të Veprës së Ismail Kadaresë. Fjalë, të cilat, për nderin e krejt shqiptareve pa dallim, shkrimtari ynë i madh i meriton plotësisht ...

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Refleksione
commenter cet article

commentaires