Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:20
                   THE 'ROKES'
 
Nga Vasil QESARI
 
... Po dëgjoja një CD me këngë të zgjedhura nga kompleksi italian i viteve ’60 -’70, The 'Rokes', të cilin ma dto ditë një mik nga Italia e që më verën e vitit 1967, atëhere kur sa kisha mbaruar maturën e pata fatin e rrallë të shihja për herë të parë një imazh televiziv. Aso kohe, si kudo në Shqipëri dhe në Vlorë, televizorë, ndofta dy-tre dhe, të kishe fatin të shihje diçka të tillë, ish një privilegj e kënaqtë cilën, natyrisht, nuk e kishte kushdo. Në lagjen tonë themi në formë këndi, jetonte një djalë i hijshëm dhe i turpshëm si vajzë. Ai quhej Nini Pazolli e ish dy-tre vjet mëgjuar diku, nuk e di se qysh e në ç’rrethana se, ai kish një televizor në shtëpi e, qe pikërisht ky motivi pse bëra të pamundurë. E, kjo gjë, për fat, s’pat qenë e vështirë sepse ime motër, ishte në një klasë me motrën e tij.
 
Pra, shumë shpejt zura miqësi me Ninin dhe herë pas here, kur dilnim shëtitje, ai më tregonte për televizorin e tij të cilin e pat sjellë me vete i ati, ushtarak, fill pas studimeve në Bashkimin Sovjetik. Por, për disa kohë televizori kish renë në defekt dhe qe vendosur në një kënd të zgjedhur të shtëpisë si stoli e çmuar. E, për fat të keq, pa magjinë e tij për të cilën flitej, pra, pra “pa sy e pa gojë” nenë ofshamat dhe ankesat e të atit që s’pushonte së u qari pambarim, sepse e kishte blerë , me kursimet e viteve studenteske. Për më keq akoma, askush s’dinte t’a rregullonte e, natyrisht, askush nuk donte ta blinte në gjendje të prishur e me çmimin marramendës që ofronte pronari i tij. Por, së fundi, atij halli të madh i kish dhenë zgjidhje e televizorin kish mundur ta vinte në punë mjeshtri i shquar i riparimeve radio - elektronike, Dhimitër Doga, i cili ishte nga Vlora por jetonte në Tiranë.
 
Atë behar që u njoha dhe u shoqërova me Ninin, ai më tregonte se gjatë dimrit nuk arrinin të shihnin asgjë e vetëm në verë, atëhere kur sinjali i cili vinte që përtej Adriatikut bëhej i fortë, ata mund të ndiqnin emisione, programe, koncerte e filma të ndryshëm. Ndër të tjera, ai më fliste edhe për emra artistësh që i kisha njohur nëpërmjetradios italiane: e sidomos për këngëtarë të cilët i kisha dëgjuar sa e sa herë e që, natyrisht, s’i kisha parë kurrë në televizor...
 
Një herë, Nini më premtoi se ndonjë ditë do përpiqej të më fuste në shtëpi për të shikuar në televizor por, ama, me një kusht. Ajo gjë mund të bëhej e mundur, vetëm atëhere kur të mos kish njeri. Prindërit i’a kishin ndaluar rreptësisht të sillte ndonjë shok brenda, sidomos për të parë në televizor. Bile edhe vetë televizorin nuk e prekte kush me dorë. Atë mund t’a hapte vetëm i ati, tjetër njeri, në asnjë mënyrë. Ky qe urdhër i prere. Urdhër ushtarak. Por Nini e shkeli atë dhe e mbajti premtimin qe me kish dhëne. Një mbasdite, kur prindërit e tij kishin shkuar në Berat, e takova jo larg shtëpisë së tij, afër xhamisë, në rrugën para shkollës “Ali Demi”. Ku je ? - më tha - S’kam lenë vend pa të kërkuar. Vajta edhe nga nëna jote, pyeta, po kishe dalë ... Hajde! Do vemi në shtëpi për të parë televizor. S’kam njeri e rast si ky, t’a dish, s’ka për të ardhur kurrë ... E, duke nxituar, sikur prindërit e tij të ktheheshin nga minuta në minutë, të dy së bashku, shpejtuam hapat drejt shtëpisë së tij.
 
Ishte shtëpi e bukur ajo e Ninit !... Një hyrje e mobiluar hijshëm. E pastër e me shumë gjëra të cilat në shtëpinë time as që mund të imagjinoheshin: frigorifer, sobe, mobilje, bibliotekë me dru arre, divanë, perde të renda, tapete të butë e, mbi të gjitha ishte, ai, i bekuari: televizori. O, Perëndi !... Ç’farë emocione !... Ndërkohë që rrija si i shushatur në korridor, gjëja e parë që doja të shihja me ngulm qe ai, televizori. Oh! Do shihja një imazh televiziv? Po, kjo, ish një mrekulli !...Nini më çoi në dhomën e pritjes, dritaret e së cilës binin nga bulevardi e më tregoi një kolltuk. U ula me ndrojtje e, nene vete, ndjeva butësinë e tij. Ishte për herë të parë ne jetën time që ulesha në një kolltuk.
 
Televizori ishte aty, përballë meje. Një aparat misterioz, magjik. Me gërmat e praruara cirilike “Znamia“ në reliev, një ekran vezullues fosforeshent e ca butona si të radios. Nini shtypi butonin e ndezjes. U dëgjua një kërcitje e lehtë e, pastaj, në qendër të ekranit u duk një pikëz drite verbuese. Pas pak, ai u mbush plot me grimca të ndritshme, të bardha, gri e të zeza. ( Ato, të cilat më pas, ne do t’i quanim në zhargonin popullor “ miza “ ). Tani do t’i vë antenën - tha ai - Por, nuk di në se do kemi fat apo jo, sepse varet si do te jete sinjali. Ka ditë që ai vjen mirë, por ka të tjera, kur figura mezi duket. Ndërkohë që ai po vendoste kabllin e antenës diku pas televizorit, ndjeja të më rrihte zemra fort e u luta të kisha fat qe të shihja diçka, sepse një rast i tillë për të parë në televizor, isha i sigurtë se nuk do të më vinte më ...
 
Dhe ja !.. Figura pak nga pak nisi të vijë. Herë me shkëputje, herë e plotë. Pastaj, ajo u prish përsëri e nisi të rrotullohej me vërtik si një karuzel marramendës. Për fat, më pas ndaloi. Ishte një imazh bardh’ e zi që shihej fare qartë. Mes një skene ndriçuar nga prozhektorë të fortë, qëndronte një djalosh i veshur bukur, i rrethuar nga djem e vajza me sy të gjallë e të qeshur. Ata kishin zënë vend ulur rreth tij, në formë gjysmë rrethi. Me sa dukej, spikeri drejtonte një emision për mosha të reja.
 
Zemra nisi të më rrahë fort e adrenalina m’u ngrit në kulm. Shikoja imazhet, dëgjoja fjalët e, gjithë kjo, më dukej si një ëndërr e bukur. Them ëndërr, sepse e quaja mrekulli faktin se, s’arrija të kuptoja se si ato pamje mund te vinin nëpërmjet eterit nga një vend i largët e të mbrinin gjer aty, në atë “kuti magjike“, aty në një shtëpi të rrugës Vlorë -Skelë. E, pastaj, natyrisht, nga që kisha fatin të shihja një botë të panjohur, krejt të largët e të ndryshme nga ajo e jona. Për një çast, mes duartrokitjeve e klithmave të gocave, spikeri ftoi në skenë një kompleks mjaft të njohur muzikor e, pastaj, thirri me zë të lartë :
 
- Ed adesso, gli invitati della serata !... The Rokes !...
 
The 'Rokes' ?... Kompleksi që kisha dëgjuar sa e sa herë në radion italiane ? Vërtet qe isha me shume fat ! The 'Rokes' ?... Ata, katër djemtë anglezë që kishin braktisur liceun në Londër, për të zbarkuar në Itali në mesin e viteve ’60 dhe që e benë atë atdheun e tyre të dytë. Ata që kishin “shpërthyer“ me këngët “Che colpa abbiamo noi“ dhe “E’ la poggia che va“, të cilat pastaj kishin pushtuar vendet e para në klasifikimin e disqeve më të shitura. Ata, katër djemtë e hijshëm, me xhinse, këmishe me frudulla e flokë të gjatë : Mike, Bon, Shel e Johny. Ata ishin në skenë. Tre prej tyre mbanin në duar kitara elektrike e, i katërti, kish zënë vend në bateri. Dhe nisën të nisën të këndojnë:
 
E la notte cade su di noi,
La gente non sorride piu,
Vediamo un mondo vecchio
Che ci sta crollando addosso,
Ma che colpa abbiamo noi ...
 
The 'Rokes' ishin aty para meje e, unë, po i shihja me sytë e mi. Qenë aq pranë sa me dukej se mund t’i prekja me dorë. Ata, këngët e të cilëve i doja shumë. Siç adhuroja po aq edhe komplekset e tjerë të asaj kohe : Equip’84, Dik-Dik, Camelonti ... Këto kujtime më kaluan vetëtimthi në mend, teksa po dëgjoja një CD me këngët më të mira

Partager cet article

Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article

commentaires