Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:17
( Marre nga libri doreshkrim "Kur degjonim kenget italiane ..." )

Nga Vasil QESARI



Sa kujtime me sillnin kenget e Albanos ! Ai ishte nje prej kengetareve te dashur te rinise sime. Disa episode dhe histori te asaj moshe, kishin lidhje edhe me melodite dhe permbajtjen e teksteve te tij muzikore. Njezet e ca vjet perpara, mikja ime nga Malta, Antoinette Xerri me kish derguar nje fotografi te Albanos dhe une e ruaja ate si nje kujtim mjaft te cmuar. Ne ate kohe, Antoinette preferonte sidomos kengen e tij "Duke menduar per ty" ( Pensando a te ) e, une sa here qe kisha rast t'a degjoja kujtoja jo vetem ate, por edhe detin blu, plazhin dhe ditet e nxehta te veres ne Vlore. Ne ato vite tashme te shkuara, te mbledhur grumbull aty mbi reren e nxehte te plazhit te Ujit te Ftohte, e vetmja kenaqesi e madhe e jona, ishte te degjonin emisionet muzikore italiane.

Ne ate rrip te ngushte bregdeti te cilin vlonjatet e quanin "Plazhi i Ri", bashke me kaltersine dhe klithmat e pulbardhave, perziheshin edhe qindra tinguj muzikore e motive te fshehta dhe gjithe kjo atmosfere, dukej sikur i perkiste nje planeti tjeter. Degjimi i kengeve te huaja ishte natyrisht i ndaluar dhe i denueshem por aty, cuditerisht, ajo kishte nje "qytetari" te plote. E kjo gje ishte bere problem. Disa here, ne mbledhjet e tyre grupet e kontrollit te rinise kishin ngritur shqetesimin se ne plazhet e qytetit, te rinjte degjonin kenge te "degjeneruara" borgjeze. Bile, disa here ishin organizuar edhe aksione per kapjen dhe demaskimin e atyre qe guxonin te mbanin radiot ne stacione te huaja, por kjo gje nuk kish dhene rezultate.

Ne periudhen pas Pleniumit te IV-te te PPSH kunder shfaqjeve te huaja (1974), grupet e kontrollit te rinise u zevendesuan me patrulla policesh te cilet inspektonin neper plazhet e qytetit per ndalimin e degjimit te kengeve huaja, por edhe ajo mase nuk pat dhene rezultatet e pritura per autoritetet. Ne fakt, ish e vertete qe patrullat e policise kishin kapur ca grupe te rinjsh dhe u kishin thyer ne vend tranzistoret ( radiot e dores me bateri ) m’u perpara turinjve. Po ashtu, ishin bere edhe shume "flete - rrufe" ne qender te qytetit si edhe qene thirrur prinderit e tyre ne Komitetin e Partise te rrethit, por prape fenomeni ne fjale, nuk qe ndaluar. Kenget e huaja e, sidoms, ato italiane, vazhdonin te degjoheshin neper plazhet e Vlores ...

Keshtu qe nene cadrat e diellit, te vjetra e te dala boje, ( buze te njejtit det qe vetem 80 milje me larg lagte brigjet e nje vendi tjeter krejt ndryshe nga ai i yni ) vinin nepermjet eterit, degjoheshin e mesoheshin permendesh melodite dhe kenget e "Disqve te veres" ( Un disco per l'estate ) me kenget e paharruara te Mines, Celentanos, Morandit, Albanos, Ekip '84, Dik - Dik, Fausto Lealit, Rita Pavones, Bobby Solos e shume te tjereve... .

.. Keto kujtime mbliksen pastaj, me ato te viteve te jetes studentore atehere kur guxonim te mbanim pak favorite dhe floke te gjate e kur enderronim te ndiqnim moden e huaj, te cilen e shihnim nepermjet televizionit italian. Atehere kur kenga e Albanos dhe e te tjereve, ishin bere pasioni dhe ngushellimi i brezit tone. Diteve te premte ne oren trembedhjete, salla e leksioneve te kursit tone te letersise, pothuajse pergjysmohej nga qe shume prej nesh rendnin nder miq, ta aferm apo ne konvikt per te ndjekur emisionin "Hit parade" te Lelio Lutazzi-t. Ndersa ne 3 netet e festivalit te Sanremos, i cili mbahej ne cdo fund viti, ne mblidheshim fshehurazi ne dhomen 32 te godines 14 te qytetit "Studenti" per te ndjekur netet e tij magjike. Ishin skena hareje, te papershkruara e njekohesisht "ilegaliteti", te cilat mund ti paguanim shtrenjte e qe na kujtonin degjimin e fshehte te BBC-se, gjate viteve te luftes se II -te boterore ...

Vera e vitit 1987. - Ne Shqiperine staliniste dhe te izoluar krejtesisht nga bota, ne menyre te heshtur e pa buje, ne Sarande "hyn" papritur nga Korfuzi, kengetari i njohur italian Albano Carisi - Albano kish ardhur ne Shqiperi ! Ky lajm nuk ish dhene as ne emisionin qendror te lajmeve te radiotelevizionit e, sigurisht, as ne faqet e gazetave zyrtare te kohes. Jo! Ishte dhene fare shkurt ne nje kronike te filmuar, ne "Rubriken sportive" ( ? ). Nje kinezeri tipike e kohes, por njekohesisht edhe dicka e pabesueshme. E c'kuptim kish valle nje lajm i tille ne nje emision sportiv? Pse dhe cili ishte nenteksti i tij? Punet, me sa dukej, kishin rrjedhur keshtu: Gjate veres se vitit 1987, kengetari i njohur italian Albano Carisi, qe duke kaluar pushimet se bashku me familjen ne ishullin e Korfuzit, ne Greqi.

Se bashku me ate ndodhej edhe i ati i cili, gjate luftes italo - greke kish qene ushtar ne Shqiperi. Per atin e Albanos qe pa vullnetin e tij, kish kaluar disa vite te rinise ne rradhet e ushtrise fashiste ne Shqiperi, ishte dicka e rralle ne se mund te vizitonte malet e Kelcyres e Permetit, aty ku ne luftime te ashpra me greket, kishin rene shume nga shoket e batalionit te tij. Per ate, kjo gje nuk ishte thjesht nostalgji, por edhe nje deshire e vjeter e parealizuar kurre. Por, ne Shqiperine e asaj kohe, nga jashte vendit s’mund te hynte as "miza". Ishte me lehte te enderroje te shkoje ne Hene, se sa te mund te kaperxeje kufijte e atij vendi misterioz dhe te izoluar krejtesisht nga bota. Ne te s’mund te hynte askush. As vete Nene Tereza shqiptare e cila qe nderuar me cmimin e larte Nobel, e lere pastaj, i ati i Albanos ! Megjithate, Albano krejtesisht jashte "realitetit" te vendit perballe Korfuzit, e kish marre mundimin t’a bente nje tentative.

Pra, vete Albano ( i cili mbante ate emer jo rastesisht por, pikerisht nga qe i ati kish dashur te perjetesonte nepermjet tij, vitet e dhembeshme te aventures shqiptare ), pat telefonuar direkt e ne ambasaden tone ne Athine. Kjo e fundit, e corientuar plotesisht nga kerkesa e tij per te hyre ne territorin shqiptar e per te kryer aty nje vizite private, qe lidhur urgjent me ministrine e jashtme ne Tirane. Ne raste te kesaj natyre, te cilet edhe ndodhnin njoftimi ishte formal por, per cudi nga ministria lajmi qe cuar gjer tek Ramiz Alia i cili, perfundimisht, kish dhene "viston"qe Albano i shoqeruar me te atin, te lejohej te hynte ne territorin shqiptar ( vetem ata te dy e askush tjeter nga familja ! ) dhe te kryente keshtu nje vizite disa oreshe, ne zonen e Sarandes, Gjirokastres e Permetit.

Sic me ka treguar aso kohe, vete drejtuesi i "Rubrikes sportive" ne radio Ahmet Shqarri, i cili realizoi edhe kroniken e shkurter mbi ardhjen e Albanos ne Shqiperi, ai ato dite ndodhej ne Sarande per te realizuar nje emision per kampionatin kombetar te notit. Ishte mbasdite, kohe pushimi kur, nga redaksia e tij ne Tirane, i kishin telefonuar urgjentisht per te pergatitur nje kronike te shkurter, rreth vizites se Albanos ne ate qytet. Por, c’ishte ajo vizite e nje kengetari italian, ne Shqiperi ? Si valle mund te lejohej kjo? Mos valle, ky sinjal donte te thoshte se kishim te benim me nje shenje zbutje ne politiken e jashtme te vendit ? Nje sinjal per ndryshime ? Nje tentative per t’u hapur ? Nje politike si ajo e "ping-pongut" te kinezeve ? Jo !... Arsyeja ishte gjetke !

Ne fakt, vetem dy - tre muaj me pare, kish ndodhur nje skandal i madh i cili i kish hapur Shqiperise mjaft telashe diplomatike. Nje ushtar i rojeve bregdetare te kufirit ne Ksamil, kish qelluar me bresheri kallashnikovi mbi nje motoskaf, i cili u qe afruar pa dashje brigjeve shqiptare. Per pasoje, nje turist francez kish mbetur i vrare dhe « incidenti » ne fjale kish bere buje te madhe. Mediat perendimore, pas shume vitesh heshtje, pas kesaj ngjarje ishin kujtuar ti benin jehone realitetit shqiptar duke e percaktuar ate si vend barabar, plotesisht e mbyllur ne vetvete e me nje popull te shtypur nga nje regjim tiranik stalinist. Me pas, kishin vijuar disa nota te ashpra ne ministrine e jashtme shqiptare e marredhenjet e "vjetra" me Francen qene acaruar jashte mase.

Keshtu qe, kerkesa e Albanos per te vizituar Shqiperine, kish qelluar pikerisht ne ate klime shqetesuese dhe, autoritetet shqiptare per t’i dhene botes nje "imazh" tjeter, ishin bere cuditerisht "zemergjera", me shpresen se kjo gje do ndikonte disi ne permiresimin e imazhit te vendit. Kjo u be e mundur pra, edhe vizita e pare e Albanos dhe atit te tij ne Shqiperi, ngjarje e cila u pasqyrua ne televizion me nje interviste nje minuteshe, ku te dy shprehnin kenaqesine qe ndodheshin ne kete vend te panjohur i cili ndodhej aq afer vendit te tyre, Italise. Por, a ish valle nje paradoks apo rastesi qe, pikerisht dy vjet para se ne Tirane te hiqej zvarre monumenti i tiranit dhe diktatura te jepte shpirt, ne kryeqytetin shqiptar te lejohej pikerisht nje koncert i Albanos me bashkeshoreten e asaj kohe, Rominen ? Shume njerez pyesnin te habitur :

Si ishte e mundur kjo ? Qe enderr apo e vertete ? Si mund te lejoheshin kengetare e kenge, te cilet gjer ne ate kohe, ishin anatemuar egersisht nga regjimi ? Kenge te cilat ishin ndaluar se bashku me ndjekjen e vete programeve te televizionin italian si edhe te cdo gjeje tjeter qe vinte nga perendimi ? Nje koncert ne qender te Tiranes, ne zemren e « keshtjelles » se vetme socialiste ne bote, perkundrejt betimit se ne vend s’do lejoheshin kurre te hynin "derra e dosa", sic kish thene edhe vete shoku Enver ? E cfare do kendonte Albano ne ate koncert ? Kenge dashurie ? Asaj ndenje qe ne Shqiperi s’i kendohej kurre Po ! Albano e Romina do te jepnin nje koncert ne Tirane. E, njerezit vrisnin mendjen te gjenin nje hamendje, nje shpjegim. Mos valle, pushteti po provonte ta "leshonte" pak litarin ?

Por, vendimi per te lejuar nje gje te tille, me sa dukej kishte disa arsye. Se pari, per te krijuar per boten e jashtme imazhin se, Shqiperia nuk ishte nje bunker i rrethuar me tela me gjemba. Perkundrazi, qe nje vend ku njerezit jetonin "normalisht", te qete e te lire. Nje vend, ku u kendohej lirisht ndenjave me intime njerezore, perfshire edhe dashurine e, pervec kesaj ajo qe ishte me e rendesishme, me nje veprim te tille i hidhej nje "kocke" edhe brezit te ri, e cila po shfaqte hapur shenja rebelimi… Asaj rinie te percelluar e mpakur nga dielli i aksioneve dhe era e ftohte e zboreve ushtarake. Asaj rinie qe per dekada te tera i kishin mohuar e vrare ndenjat, i kishin vrare vete jeten.

Asaj rinie e cila nuk duronte dot me, por priste rastin te shperthente, te bente dicka ose, ndryshe, te vdiste pergjithmone. Pra, ata, donin qe keshtu t’i hidhnin nje "kocke" apo nje "sheqerke" asaj, rinise se mrekullueshme shqiptare.T’i a hidhnin dhe ti thoshnin ne menyre tinzare : Per kete, ke enderruar gjithe jeten, ti ? Per nje koncert me kenge ne mes te Tiranes. Nje koncert "dal vivo" ? Per nje kengetar rock apo pop ? Ah, po kjo s’eshte fare problem ! Ja ku po u a sjellim. Po, pse, xhanem, s’na keni thene qysh me pare ? … Por, kur ne stadiumin "Qemal Stafa" te mbushur plot e perplot si kurre ndonje here tjeter, Albano dhe Romina dolen ne skene e nisen te kendoje kengen rrenqethese "Liberta" e, ne shkallet e tij u ngriten ne kembe njeheresh me mijra e mijera vete te cilet, te ndezur nga entusiazmi kishin djegur e valvitur kemishat e tyre te perflakura duke e kthyer keshtu koncertin ne nje manifestim e shperthim politik, atehere autoritetet ndofta e kishin kuptuar perfundimisht se, pertej kengeve se Albanos, pertej kengeve aq te dashura italiane, pertej melodise dhe kushtrimit te saj, njerezit donin mbi gjithecka ate, te bekuaren, ta adhuruaren, te shumeprituren, te enderruaren, magjiken : LIRI …

Partager cet article

Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article

commentaires