Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 14:14

                                   
                             C & C

Nga Vasil QESARI


(Coco Chanel është një nga simbolet me të njohura të Francës. Grua e guximshme, rebele dhe e pasionuar, e ushqyer me një vullnet të flaktë emancipimi dhe lirie, ajo i imponoi shoqërisë një stil të ri veshje. Tregim për një grua të jashtëzakonshme me një karriere tepër të rrallë)

 

CC - Dy iniciale të njohura në mbarë botën, sinonime të modës, elegancës dhe veshjeve të "haute-couture". C - ja e parë shënon germën e parë të mbiemrit të saj Chanel e C -ja e dyte atë të emrit - Coco. Lindur në Francë më 1883, Jeanne Gabrielle Chanel, në moshën 12 vjeç hyri në jetimoren e qytetit Brive e aty do të qëndronte gjersa mbushi 19 vjeç. Më pas ajo do të flasë shpesh për jetimoren në fjale, jo vetëm si një vend ku mësoi se ç'do të thoshte vetmi, por po ashtu se si aty përftoi forcën e imagjinatës e të vullnetit. Ishte 20 vjeç, kur ajo hyri në punë në një dyqan ku bëheshin kapele për gra dhe, ishte pikërisht aty qe ajo nisi të krijojë modelet e saj të reja. E, përveç kësaj Gabriele kishte edhe një pasion tjetër : këngën. Këndonte si zë i dorës së dytë, në një kafe koncertesh për ushtarakët e garnizonit. Një ndër këngët që i dha "famë" mbante titullin "Qui a vu Coco dans le Trocadéro" - këngë e cila fliste për aventurat e një femre që kish humbur qenin e vet në rrugë. Dhe, shikuesit, sa herë që ajo dilte në skenë, thërrisnin në kor : Co-co ! Co-co ! Ishin pikërisht këto dy rrokje qe i mbeten pastaj si nofke, duke zëvendësuar kështu, vetë emrin e saj të vërtetë Gabriele.

 

Coco kish një ide fikse në kokë e cila shpejt ju kthye në një obsesion të vërtetë ! Nuk dëshironte kurrë që të varej e as t'i detyrohej askujt ! Kënga ? As që mund të behej fjalë, ajo nuk i sillte aspak atë lloj pavarësie që donte e ajo vendosi të bënte një zgjedhje tjetër. Të bëhej modeliste ! Të krijonte veshje për gra, të vizatonte, të qepte. Coco mendonte se moda e asaj kohe, ish shumë e ngarkuar dhe komplekse e, ajo do të dëshironte të bënte diçka, për ta thjeshtëzuar atë. Por që të punoje në atë fushë, pra në krijimin e modeleve për veshje, duhej të instaloheshe patjetër në Paris. Por, Parisi, ishte tepër i shtrenjtë e vrasës në konkurrence ! E, ndërkohë, rrugë tjetër s'kish !

Fillimisht Coco Chanel banoi tek apartamenti i një miku, te Etienne Balsan në 160, boulevard Malesherbes. Duke kërkuar që të çante me çdo kusht, Coco arriti të binde Lucienne Rabaté, një modelist të ri mjaft të talentuar i cili punonte tek "Lewis" që të bashkoheshin e të punonin së bashku. Më 1908, ajo njihet me anglezin Arthur Capel, të quajtur "Boy" me të cilin jetoi edhe dashurinë më të madhe të jetës së saj. Ishte pikërisht, Arthur Capel, i cili në vjeshtën e vitit 1910, i dha një kredi me ane të së cilës ajo arriti të merrte me qira një apartament të madh në 21, rue Cambon. Pas një viti Coco, ndjeu se ishte e domosdoshme që të hapte një dyqan me emrin dhe markën e saj. Pikërisht, në një rrugë të njohur të Parisit, aty ku ndodhen modelistet e krijuesit më me emër të kryeqytetit francez. Dhe vendos të hapë dyqanin e saj, mes Rrugës Mbretërore e asaj të Operës. Në të djathtë të portës, ajo vendosi një pllakë me mbishkrimin e thjeshtë "Chanel modes".

Kështu, bashkë me Etienne Balsan, filluan punën si të çmendur e, pak nga pak, klientela nisi të krijohej. Fillimisht ishin të njohurat e saj, mikesha e shoqe, të cilat vinin tek ajo për të porositur kapele. E më pas, vesh më vesh, fjala morri dhenë e porositë nisën të shtohen aq shumë sa që Coco, do t'i duhej të merrte disa punëtore për t'i përballuar ato. Kureshtja ndaj punës se modelistes së re rritet e fjalët dalin bile dhe në biseda spontane. E puna vazhdon me porosi të tjera që shtohen e shtohen, gjersa ajo merr si të thuash shpërblimin e parë të "famës". Gazeta e njohur MODA boton një artikull të gjatë, ku ngre në qiell talentin e modelistes se re Gabrielle Chanel. Shkrimi shoqërohet edhe me një seri fotografish me femra që mbanin modelet e kapeleve të saj. Por, megjithatë, do të duheshin edhe 5 vjet të tjera që ajo të shquhej e të dallohej në mënyrë të padiskutueshme, në rrethin e ngushtë të modelisteve të kryeqytetit francez.

 

Gjate verës së vitit 1913, zonjusha Chanel dhe i dashuri i saj Arthur Capel, shkuan në Deauville, qytet turistik në zonën e Calvados. Arthur, djalosh me sens tepër të holle e të ndejshëm prej krijuesi modelist, mendoi se kish ardhur momenti që ata të hidheshin në "sulm". Coco bleu një "boutique" dhe nisi nga puna. Shpejt, ajo arriti të tërheqë një klientelë mjaft "chic". Përveç kapelave ajo vendosi në vitrinën e dyqanit edhe objekte e prodhime kozmetike të cilat ishin krijime të saj si dhe rroba që Coco pat qepur për vete, vite më parë. Metoda e saj krijuese ishte eksperimentale. Ajo bënte fustane e funde sipas fizikut të saj, duke krijuar një modë sipas nevojave të saj specifike.

Ajo kish trup të vockël e krijoi fustane të lehta, pak të gjera e të lirshme, në mënyrë që të maskonte ato anë të fizikut të saj të cilat s'i pëlqente. Duke qenë kundër stofrave të renda, ajo preferonte copat e trikotuara. Të buta e të lehta, ato shkonin mjaft me stinën e verës si edhe me qëndrimin shpenguar gjatë pushimeve. Coco mendonte se s'ishte normale që gratë të mos mbanin rrobe të tilla të përshtatshme për kohen lirë dhe argëtimeve. Ajo dëshironte t'a ndryshonte mentalitetin në fjalë e për atë qellim nisi të ekspozonte në "boutique" e saj modelet që kish sajuar: fustane, funde, bluza, pallto të lehta. Kështu, nga idetë dhe qepjet e kapelave ajo kaloi ne fushën e qepjes së veshjeve në përgjithësi.

Gjatë verës në vijim ajo shkoi përsëri në Deauville. Por, në gusht nisi lufta e I ?re botërore e qyteti u boshatis. Megjithatë, miku i saj Arthur Capel e këshilloi që të mos ta mbyllte "boutique" e saj, por të priste e të shihte se si do të venin punët. Ndërkohë, pushtimi i një pjese të territorit francez i shtrëngoi mjaft familje parisiene që të instalohen në Deauville, për arsye se aty e ndjenin veten më të sigurtë se në kryeqytet. Pjesa më e madhe e të ardhurve ishin borgjezë e aristokratë, të cilët kishin aty edhe vilat e tyre për verim. Dhe ishte pikërisht në atë kontekst ngjarjesh që Coco Chanel filloi të bejë famë e para të madhe. Siç tregonte ajo vetë: "Shume gra ishin të detyruara që jo vetëm të jetonin, por edhe të kalonin jetën aty e, ato kishin nevojë që jo vetëm të bënin flokët, por edhe të visheshin". Dhe Coco ishte aty, pikërisht për atë gjë !

 

Coco Chanel, bëri një revolucion të vërtetë në mënyrën e veshjes i cili nuk mjaftoi vetëm në përzgjedhjen e materialeve ( trikotazhe leshi e xhersej ), por ju kundërvu dhe modës së epokës, pra veshjeve femërore të renduara nga ornamentet e shumta. Ajo mendonte se tek femra, ajo që kish rendësi të veçantë, qe silueta e saj e përgjithshme, e cila duhej te vinte ne dukje linjat e saj. Kish ardhur koha të hiqej dorë prej teprimeve, pra ajo duhej që të zhvishej prej tyre. Për me tepër, kish edhe diçka tjetër që e shtynte atë që të behej nismëtarja e lirisë fizike të gruas, të lëvizshmërisë së trupit të saj. Qysh nga nisja e luftës dhe shkuarjes në front të miliona burrave, gratë ishin të shtrënguara të bënin një jete më aktive e tu përshtateshin kushteve të jetës, gjithmonë në ndryshim. Dhe Coco pat idenë, vullnetin e talentin të dinte t'i përshtatej asaj epoke të re, të krijonte veshje për një grua tashmë në evolucion kohor dhe shoqëror. Rrobat e lehta që ajo krijoi, mungesa në to e prerjes sipas masës, ishin në përshtatje të plotë me lirinë e trupit femëror."Unë i ktheva trupit të femrës lirinë e tij - do të shprehej ajo - Ai trup jetonte në rroba parade, nenë dantella, korsé, këmisha e plot të tjera të panevojshme".

 shihni, mund të vdesësh edhe kështu !..

Më 1926, Coco shpiku fustanin e thjeshtë e të zi që zuri vend shpejt në të gjithë gardërobat e ajo shkoi edhe më tej duke i hequr asaj zymtësinë e ngjyrës e duke e shoqëruar me stoli te ndryshme plot fantazi. Ajo krijoi kështu një seri modelesh, ku përziheshin forma te sofistikuara e njëkohësisht te thjeshta. Pas krizës së vitit 1929, ajo krijoi rrobe edhe më femërore. Frymëzimi i saj merrte udhë edhe sugjerimet e miqve të saj, të cilët aso kohe, punonin për një veshje më avagradiste. Coco, ndërkohë krijoi dhe për boten e teatrit e kinemasë, duke dhëne kontributin e saj ne pjesët: Le Train Bleu, 1924, Tonight or Never (Ce soir ou Jamais), 1931, si edhe në shumë filma të Jean Renoir, të tillë si La Règle du Jeu, 1939.

Për shkak të luftës së II-të botërore ajo e mbylli atelienë e saj të modës e për shumë vite prej saj nuk doli asnjë prodhim që të mbante emrin e saj. Ajo doli përsëri në skenë më 1954, ndërkohë që ishte 71 vjeç. Qe pikërisht në atë moshë që ajo krijoi koleksionin e saj të quajtur Chanel, në të cilin bënte pjesë edhe i famshmi kostum (tailleur) femëror. Influenca Chanel në botën e veshjeve u bë aq i madh sa që ajo s'kish frikë se mos kopjohej. Ajo ishte e para "diseiner" e cila kuptoi se riprodhimi i modeleve të saj s'ish veçse një shans më tepër për të, edhe pse ajo s'i sillte asnjë përfitim financiar. Coco Chanel, jetonte qysh prej vitit 1934 në Hôtel Ritz, në "Place Vendôme". Ky hotel-pallat, do behej më pas vendbanimi i përhershëm i saj për më se 30 vjet me radhë. Zonjusha Coco Chanel vdiq po në atë rezidencë, pikërisht më 11 janar 1971 në moshën 88 vjeç, duke lenë pas fjalët e saj të njohura: E shihni, mund të vdesësh edhe kështu si unë ! E, ajo vdiq duke lenë pas një "perandori" të tërë. Ceremonia e varrimit u bë në Kishën " La Madeleine" e, pastaj, trupi u çua në Lausanne (Zvicër) ku, sipas vullnetit të saj të fundit, ajo u varros.

 

 

 

... Ishte në vitin 1921 që Coco Chanel hodhi në treg markën e parfumit të saj të parë. Ai do të quhej Chanel N°5 dhe do t'i besohej Ernest Beaux, krijues parfumesh pranë oborrit të carëve të Rusisë. Ernest Beaux do t'i paraqiste zonjushës Coco Chanel dy mostra të ndryshme, ose më mirë të themi dy seri "kampionesh", të cilët mbanin numrat nga 1 deri 5 e nga 20 gjer në 24. Coco Chanel zgjodhi "kampionin" N° 5. Kur, atë e pyetën se si do ta quante atë lloj parfumi, ajo u përgjigj : "Unë do ta hedh atë në treg më 5 maj, pra në muajin e pestë të vitit e për më tepër kjo epruvete ka edhe numrin pesë. Atëherë le të quhet parfumi N°5 e uroj që ky emër t"i sjellë atij shumë fat".

Pastaj, Coco, vizatoi formën e shishes që do të mbante parfumin e saj të ri e që ishte mjaft i thjeshtë. Ajo u shpreh se ajo që ish brenda saj, qe tepër më e rëndësishme se shishja e vockël ku do të vendosej parfumi. ( Më 1954, në një intervistë, një gazetar pyeti Marilyn Monroe se çfarë përdorte për të bërë gjumë të qetë e të mirë. Aktorja e njohur u përgjigj plot naivitet : Dy-tri pika Chanel 5 ). Dhe pse thënë në mënyrë naive, ajo frazë u bë një slogan i shquar publicitar për atë parfum. Dhe çfarë shansi për Coco Chanel, për atë shprehje të Marilyn e cila e bëri parfumin N°5 prodhimin më të shquar të saj.

 

Coco Chanel ja besoi fabrikimin dhe shpërndarjen e Chanel N°5, Pierre Wertheimer, aso kohe tregtar i njohur, pronar i "Société Bourjois". Pastaj, mes viteve '20 dhe '30, Coco Chanel hodhi ne qarkullim shume parfume te tjera te njohura, mes të cilëve Chanel N° 22 më 1922, "Cuir de Russie" më 1924, "Gardenia" më 1925, "Bois des iles" më 1926. Chanel N°19 (Cuir de Russie) e mori emrin me rastin e përvjetorit të lindjes së Coco Chanel. Parfumi Chanel, nuk e ndërpreu kurrë "karrierën" e tij. Më 1974, Henri Robert krijoi parfumin "Cristalle". Më pas, më 1984, ishte Karl Lagerfeld, i cili morri përsipër shpërndarjen dhe menaxhimin e parfumit Chanel nëpër botë. Pastaj, drejtimin e Chanel - Parfums e morri Jacques Polge, një specialist i shquar ne parfumeri. Ai do të prodhonte parfumin COCO, në homazh të Mademoiselle Chanel. Ndërkohë, më 1990 u hodh në treg parfumi "Egoiste" e, në vitin 2002 u krijua një variant i ri parfumi i quajtur "Chance" i cili fillimisht u shpërnda në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada e më pas edhe në Europe.

Me 1993 u paraqit një tjetër parfum : "Egoiste Platinum" i pasuar pastaj me 1996 nga parfumi "Allure". Pastaj do të dalë, në vitin 2002, parfumi i njohur në mbarë botën "Mademoiselle Coco". Sot, është familja Wertheimer e cila ka edhe pjesën më të madhe në shoqërinë Chanel e cila, vetëm në France ka të punësuar mbi 3 000 vetë. Përsa i preket publicitetit, shtëpia Chanel do të përdorë për shumë kohë portretin e Catherine Deneuve, në mënyrë të veçante për reklamën e Chanel N°5 e, më pas, artisten e shquar të kinemasë franceze Carole Bouquet, e cila mishëron imazhin e francezes së epokës sonë.

© Simbad

 

                                                      

                       

                        Maximes et sentences

 

                                                      de

 

                                             Coco Chanel

 

 

 

Les femmes peuvent tout donner avec un sourire et, avec une larme, tout retirer

 

La mode est toujours un reflet de l'époque, mais on l'oublie si elle est belle

 

Se déguiser est charmant. Se faire déguiser, c'est triste

 

Feindre la naïveté vous donne l'air plus sot que votre ignorance

 

La coquetterie est une conquête de l'esprit sur les sens

 

Les trouvailles sont faites pour être perdues

 

La beauté, c'est l'amour; la générosité, une forme de la passion

 

La nature vous donne votre visage de vingt ans. La vie modèle votre visage de trente, mais celui de cinquante, c'est à vous de le mériter

 

La vraie générosité, c'est d'accepter l'ingratitude

 

Si vous êtes née sans ailes, ne faites rien pour les empêcher de pousser

 

La parure, quelle science! La beauté, quelle arme! La modestie, quelle élégance!

 

La richesse économe, le faste prétentieux, les libéralités sordides, ce sont les armes les plus sûres du suicide de la fortune

 

On peut vous aimer malgré de grands défauts mais vous haïr pour de vraies qualités ou de grandes vertus

 

On ne peut ouvrir de barrières que celles que l'on a soi-même fermées

 

L'innovation ratée, c'est pénible; la reconstitution, c'est sinistre

 

Pour une femme, trahir n'a qu'un sens: précisément, celui des sens

 

Il n'y a que la vérité qui n'ait pas de bornes

 

Le dégoût, c'est souvent l'arrière-garde du plaisir, et souvent, l'avant-garde

 

Le "bon goût" ruine certaines valeurs réelles de l'esprit. Le goût tout court, par exemple

 

Il est un moment où on ne peut plus toucher à une oeuvre: c'est lorsqu'elle est au pire

 

On peut en être réduit à tromper par excès de délicatesse dans l'amour

 

La mode est une reine et parfois une esclave

 

Le visage est un miroir où se reflètent les mouvements de la vie intérieure: accordez-lui beaucoup de soins

 

Puisqu'il est convenu que les yeux sont le reflet de l'âme, pourquoi ne pas admettre que la bouche soit aussi l'interprète du coeur

 

Par la coquetterie, même le cours du temps s'arrête pour les femmes

 

Il y a des geste d'amour et de tendresse qui n'ont de sens que dans le dévouement

 

Nos maisons sont nos prisons. Sachons y retrouver la liberté dans la façon de les parer

 

On peut s'accoutumer de la laideur; à la négligence, jamais

 
C'est le propre d'un esprit faible que de se vanter d'avantages que le hasard peut seul nous donner.

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Personalitete
commenter cet article

commentaires