Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 11:07
Nga Vasil QESARI

( Dyzetë e dy vjet pas vdekjes, Edith Piaf - këngëtarja e famshme dhe sinonim i dhembjes, mbetet një legjende. Jeta e saj përmblidhet ne një aksiome tragjike: te këndosh ose te vdesësh )
 
Ndofta shumëkujt prej nesh, shqiptareve, do t’i këtë mbetur ende e gjalle ne memorie ndonjë note, refren apo pjesëz e se vetmes këngës te Edith Piaf 'Hymne à l’amour' ( Himn dashurisë ) e cila pat qene bere e njohur qysh nga koha kur Radio Tirana transmetonte te 'famshmin' emision sipas kërkesave te degjonjesve. Mua, personalisht, me kane mbetur shume e, mes atyre kujtimeve te se shkuarës, s’mund te mos sjell nder mend njërin. Atë te një mbrëmje te laget vjeshte, fill pas rrëzimit te diktaturës atëherë kur, i ftuar nga profesor Viktor Lami – frankofil e njeri gjithmonë i qeshur e zemërflori – ndodhesha i ftuar ne një klase te shkollës se mesme 'Halim Xhelo', ne Vlore. Aty, mes nxënësve te një mature, pata organizuar një mbrëmje kushtuar këngëtares se shquar franceze. E ndërkohë qe një video-kaseta kushtuar jetës se Edith Piaf, kalonte imazhet e jetës se saj ne një ekran televizori, mendoja se patjetër ky gjest, duhej te ishte edhe një Homazh për te, një ndjenje mirënjohje e nisur nga një vend i largët, i izoluar dhe i vuajtur, ndaj kujtimit drithërues te një artisteje te shquar botërore. Një imazh a mendim i cili nisej, plot mall e dhembje për gjithçka qe për ne ishte e ndaluar dhe e mallkuar, pikërisht aty, drejt atdheut te saj, Francës. Aty, mes rrugëve te zhurmshme te 'Qytetit Drite', ku "hija" dhe fluturimi i "zogut te dhembjes" ishte gjithmonë prezent, i gjalle dhe i pavdekshëm.
 
Edith Piaf ! Kam para syve një fotografi te saj. Me atë grumbull flokësh te zinj mbi ballin e saj te larte, me atë trup te thyer nga vitet, atë fytyre me plot gjurme lotësh te harruar, me atë buzëqeshje plot ankth, me atë shikim te zbehte. Ne moshën 48 vjeç, pak para vdekjes, ajo nuk ishte veçse një hije mes te gjallëve. E, ndërkohë, sot e kësaj dite, koha nuk ka mundur ne asnjë mënyrë te na heqë nga memoria imazhin dhe zërin e saj mitik. Edith Piaf, mbetet përherë mes një aureole te ndritshme lavdie e, për me tepër e hijshme dhe plot nur, si kurrë ndonjëherë tjetër. Dhe ja, ka plot dyzetë e dy vjet qe ajo ka ikur nga kjo bote, ne një dite vjeshte gri e te trishtuar plot "spleen". Ka ikur ajo grua e mpaket nga trupi e cila ishte një monument i vërtete, ajo vashëz eternele për te cilën Cocteau ( i cili vdiq veç disa ore pas saj ) pat thënë : Edit është si një bilbil, zëri i saj do te trondite boten ne shekuj ...
 
Jeta e Edith Piaf është legjende e vërtete. Ajo është si një roman ku varfëria përballet me friken e, dëshpërimi, me mrekullitë me te çmendura. Piaf është një epoke e tere. Ajo është vete kujtesa e Parisit, i cili s’e harron kurrë. Hija e saj vazhdon te endet  mes kalldrëmeve qe bashkojnë Belleville me Pigalle. "Nuk është faji i saj - shkruante Françoise Giroud - qe ajo ishte pjelle e mjerimit e mbeti përgjithmonë me shenjat e dhembjes ne trup. Ajo beri gjithçka qe mundi për te dale nga hijet e zeza qe e rrethonin".
 
Megjithe vitet qe kane shkuar, Piaf nuk është harruar. “Qyteti Drite” ( Ville Lumière ) nuk do ta harroje kurrë atë. S’do harrohet kurrë ajo grua e mpaket e veshur ne te zeza, ajo mrekulli përrallore e bekuar qe e beri atë fëmije rrugësh mbretëreshe te një mbretërie pa fund e qe do te vazhdoje te ushqeje ëndrra nga me te marrat. Eh, çfarë fati i qe parathënë asaj fëmije, lindur nga një baba shtrembak e plot ngërçe dhe një nene italiane, shitëse ambulante sheqerkash e po ashtu këngëtare ne kafene rrugicash e qe i fali asaj vetëm një dhurate – por çfarë dhurate se – pikërisht zërin e saj. Një jete e nisur si ato te fëmijëve plot mjerim, ne romanet e  zi te Çarls Dikensit dhe e përfunduar po ashtu, mes zisë, dëshpërimit e lotëve.
 
Vitet e para te jetës se saj qene te erret e te frikshëm. Mes një gjyshe alkoolike e te atit i cili sillej vërdallë shtëpisë si kloun e qe me te shumtën e kohës, behej tape. Ne moshën 10 vjeç ajo doli ne rruge për te kënduar, ndërkohë qe i ati dergjej ne shtrat. Këndonte te vetmen kënge qe dinte: 'Marsejezen'  ( Marseillaise ). Dhe njerëzit qe kalonin pranë, i hidhnin monedha me shumice. Ndofta nga qe prej shtatit te saj shëndetlig, prej gjoksit te vockël si i një kukulle, dilte një zë magjik, patetik, një lume i vërtete dhembje. Ajo qe francezet do ta quanin me pas “La Mome” ( çupa ) kish lindur. Dhe ishte pas 5 vjetësh, pra kur sapo kish mbushur 15 vjet qe "çupa" do ta braktiste familjen e saj te shprishur e do delte për te kënduar ne rruge, se bashku me Momonen, motrën e saj lypsare. Ne rruge, duke e kaluar natën ne streheza shtëpish te braktisura e neper trotuare. Te uritura, mes te ftohtit e lukunive te minjve. Një jete miserabel !
 
Dashnori i saj i pare quhej Lui i vogël. Me te do te bënte një fëmije. Një vajze, Cecilen e cila, si një litani kobi vdiq pa i mbushur dy vjetet, nga meningjiti. Ishte pas kësaj dhembje qe Edith Piaf do te fillonte te jetonte kryesisht netëve, duke kënduar neper salla vallëzimi, ne kinema e me tepër neper rruge, mes prostitutash e djemsh te përdalë. E, mes asaj lloj jete, u ndodh një njeri qe t’i ndryshonte asaj fatin e se ardhmes. Ai quhej Louis Leplée – padron i një kabareje te shquar ne Paris. E pat dëgjuar atë duke kënduar ne rruge fare rastësisht. Dhe ish një mrekulli e zbritur nga qielli, ajo qe e beri atë te bindej se zëri i asaj vajze me fytyre te zbehte qe këndonte plot dhembje e përvuajtje, qe zëri i një gjeniu te ardhshëm. E, ishte pikërisht, përsëri Leplée, ai qe do t’i vinte asaj edhe emrin e artit. Një emër qe ish një mrekulli e qe do ta çonte zërin e saj, përtej çdo kufiri e qe do pushtonte pastaj mbare planetin.
 
Aty ne kabarenë e shquar te Parisit, Edith Piaf u njoh me Raymond Asso, një personazh kyç i jetës se saj, te cilin do ta donte vuajtshem ne një dashuri te pamundur. Sepse, dashuria për te ishte dhe mbeti gjer ne fund vete jeta, ekzistenca e saj. Mbas viteve te kaluara ne mizerje dhe varfëri te plote, ajo do t’i kushtohej gjithmonë e me tepër këngës. Dhe do te këndonte me te njëjtën force, dashuri, pasion, dhimbje. Ne vitet e lavdisë, jeta e saj nuk do te qe veçse diçka qe do te endej pikërisht mes këtyre sentimenteve ndjekur nga shpresa te marra e lënguese. Duke kaluar nga një lidhje te tjetra, me një rradhe burrash me te cilët ajo flirtoi e qe i dhanë asaj aq shume fuqi sa qe e bene edhe te veçante ne te gjithë llojin e vet.
 
Ah, burrat ! Burrat qe ajo njohu e qe here i flakte tej me një lloj stuhie te brendshme zemërimi e, here te tjera, duke i hedhur poshtë si diçka tepër te "përdorur" si vete lodrat qe ajo nuk i pat kur ish fëmije. E, mes tyre, do te kish adhurues te tille si : Paul Meurisse, Yves Montand ( një nga te paket i cili i përkiste "racës" se saj, pra nga shtresat popullore ), Marcel Cerdan ( pa dyshim, një nga dashuritë  e saj me te mëdha, fundi tragjik i se cilës ndodhi kur ajo qe ne kulmin e lavdisë, e qe bënte pjese ne legjendën e saj te "zeze" ). Pastaj, André Pousse, Toto Gérardin, Jacques Pills, Georges Moustaki, Charles Dumont e ne fund, dashuria e madhe për Théo Sarapo pak para vdekjes, e cila do te qe edhe gëzimi e ngashërimi i saj i fundit ...
Atë lloj jete, ishte vete ajo qe e "zgjodhi". Gjithçka ndodhi, pike se pari nga qe jetoi gjer ne fund me idenë e një femijenie e cila i qe mohuar brutalisht, shoqëruar pastaj me një ndjenje te marre për te qeshur pafundësisht e për te harruar gjithçka. Ajo qe e bindur gjer ne fund se, lumturia e saj pat veshur kostumin e një iluzioni te kote. Ne një jete, te përjetuar mes mallkimit dhe fatalitetit, përzier me alkool e droge, përkundur e nanurisur here nga vete çmenduria. Atë lloj "loje" ajo do ta luante gjer ne fund, gjer ne vdekje. E atë gjë do ta bënte pa as me te voglën keqardhje, bile gjer ne mizori ndaj vetes. Ajo do ta bënte atë gjersa te jepte frymën e fundit. Gjersa trupi i konsumuar i asaj gruaje, te lodhur sa s’kish me, te drobitur e te tronditur, te shuhej një here e mire. Tamam, siç shkruan dhe një biografet e saj: "Fataliteti nuk e pat qëlluar Piaff - in vetëm ne femijeni. Me pas, ajo u be fataliteti i vete vetes. E, teksa ndodhej shtrire ne shtratin e vdekjes, ajo i pat thënë infermieres se saj :  I pagova shenjte gjithë marrëzitë e mia ! Dhe kish te drejte !".
 
Ajo i pagoi shtrenjte, sigurisht, por nder te tjera ai qe edhe çmimi i triumfit. Sepse ne profesionin e saj te "show-biz", sekreti i Piaf - it qe i thjeshte : me tepër se një imazh i stisur nga ingranazhet e skenës dhe publicitetit, ajo qëndroi gjithmonë ajo qe ish ne te vërtete, me ato qe ndjente ne zemër e shpirt. Një grua me zemrën plage e plot pezm ne shpirt. Me një vogëli pa dashuri e pa një fjale te mire. E, për rrjedhoje, pa dyshim është kjo edhe arsyeja pse nuk ka një mit Piaf. Pikërisht sepse nuk ka pasur një mister Piaf.
 
Nuk ka pasur një mit Piaf e, megjithatë, ajo s’është harruar kurrë nga asnjë gjenerate. Sot e kësaj dite, fytyra e saj  e zbehte si një maske prej qiriri, s'na ndahet e sa here qe e shohim na kthehet ne makth. Sot e kësaj dite, zëri i saj qe na vjen nga larg, na ngazëllen. Ai zë qe s’krahasohet me kerkend e qe i bënte zemrat te qanin e, bashke me to, edhe "gurët e rrugës" ( siç thuhet nga anët tona ). "Sa here qe këndonte – thosh Cocteau – them se ajo shqyente dhe e nxirrte zërin e saj nga thellësia e kraharorit, tamam sikur pas kësaj do te jepte shpirt". Ja, pse Piaf na bën te përlotemi me jetën dhe zërin e saj. Nga qe ajo kish një shpirt te thjeshte. Nga qe këngët e saj kishin brenda tyre balsam e nga qe zëri i saj, ngjante me një "organo te dhembjes", prekur thelle nga ajo "sëmundje" prej se cilës nuk përjashtohet te mos këtë vuajtur askush. Zëri i dhembjes ! Gjer ne fund, atëherë ku ajo s’qe veçse hija e vetvetes, atëherë kur ajo mezi mbahej ne këmbe e qe ish vërtet një mrekulli qe arrinte te mbahej ne skene, ( ndërkohë qe mund te binte për toke nga çasti ne çast ), nga kraharori i saj i thate e i mpaket, zëri i saj shpërthente, digjej flake e rritej si stuhi.
 
E, është për këtë arsye qe, ndërkohë qe aty lart mbi kulmet e çative te qytetit ku ajo lindi, nis te zbardhe agimi; ndërkohë qe njerëzit zgjohen e te përgjumur vene xhezven mbi furnele a makinën e kafesë mbi gaz; ndërkohë qe çarçafët e bere lëmsh vuajnë akoma gulçet e dashurisë; ndërkohë qe rrugët janë ende gri e gjethet e vjeshtës era i mbledh ne cepat e trotuareve, jeta e saj, dashuritë a saj te humbura e mbi te gjitha zëri i saj, na zgjojnë e na bëjnë te vibrojmë thellësisht, për te ndjere qe jemi gjalle e vërtet jetojmë. Sepse Piaf, me tepër se kurrë, mbetet si askush tjetër, vete pasqyra e frikshme e tmerreve tona. Zëri i saj, qëndron ne shpirtrat tanë si një klithme e nxjerre nga vete kraharori ynë, i cili vjen nga pezmi i saj, nga shpirti i një njeriu qe pasi kish dhëne për te tjerët aq shume, pasi kish dhëne për ta gjithçka, ju desh te ndeshej e te luftonte pa prere me vetminë dhe helmin e saj, aty pas kuintave te skenës, fill mbas koncerteve te saj te bujshme e triumfues ...
 
Fjalët e saj te fundit
 
"Unë s’kam frike nga vdekja. Sepse, s’besoj t’i kem bere keq ndokujt e s’kam pse t’i frikësohem ndëshkimit. Natyrisht, ne jete te gjithë kane pak a shume sjellje te mira, ashtu si edhe jo te mira por, unë mendoj se po qe se ato i shoqërojmë me veprime dhe sinqeritet, kur te vije koha te vemi para Gjykatësit te Plotfuqishëm, po qe e kemi shpirtin te qete s’kemi pse te trembemi. Unë s’kam qene kurrë e ç’gënjyer nga dashuria. Dashnoret e mi me kane dhëne një përvoje te madhe. Nuk me vjen keq për asgjë qe kam bere, për asgjë qe kam provuar dhe po te ish se do te kisha një jete te dyte unë do t’i beja ato përsëri. Unë falënderoj Perëndinë qe me dha këtë jete, këtë mundësi te jetuari, sepse e kam jetuar atë qind për qind e s’me vjen keq për asgjë". 
 
***

Partager cet article

Published by Simbad - dans Kengë plus
commenter cet article

commentaires