Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 11:05

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 
( Artistja e shquar e fotografisë, Desiree Dolron mbetet gjithmonë në kërkim të një estetike absolute ku gërshetohen perfeksioni, misteri dhe violenca. Krijimtaria e saj luan me kufijtë mes jetës dhe vdekjes, të shkuarës e së ardhmes, me gjendje dhe imazhe që kalojnë nga koshienca në subkoshiencë e anasjelltas. Me artin e saj, ajo sjell një vështrim tepër vetjak, diçka në kufijtë e demarkacionit mes asaj çka është e dukshme, e perceptueshme dhe e kundërta. Punimet e saj janë tronditëse e, në të njëjtën kohë, madhështore )

Nga Vasil QESARI

“… E kisha hasur për herë të parë emrin e Désirée Dolron në një revistë, më duket se ishte një e përmuajshme ku qe botuar një shkrim i gjatë i cili u kushtohej fotografëve holandezë. Në një foto të paraqitur aty, pashë një djalë të shtrirë mbi një tavolinë, me gjoksin zbuluar, sytë të mbyllur, i rrethuar nga tri gra të veshura në të zeza që po e përgatisnin për ta çuar në arkivol. Drita e asaj fotografie ishte e jashtëzakonshme. Një dritë si ajo e piktorëve flamandë, e gjitha e mbajtur në dritë-hije, e tëra në nuanca, në një muzg të thellë. Ajo fotografi, më pat mrekulluar për nga kompozimi e drita, për nga përputhja e subjektit me realizimin e saj. Dhe ja, para ca ditësh pata rastin e mrekullueshëm, të ndjek vetë ekspozitën e Desirée Dolron në Paris … “

Në kuadrin e Muajit të Fotografisë 2006, në Institutin Holandez në Paris gjer më 20 dhjetor po qëndron e hapur, ekspozita e plotë e Desirée Dolron e titulluar  “Exaltation - Gaze - Xteriors”, në të cilën janë paraqitur tri seri fotografish të cilat pasqyrojnë karakterin tepër origjinal të punës së kësaj artisteje të shquar. E reja më befasuese në këtë ekspozitë, është paraqitja në të e serisë më të fundit të krijimeve të saj dhe pikërisht, ajo që mban titullin “Xteriors” ku janë paraqitur disa prej portreteve, të cilët e kanë bërë atë të njohur në shkallë ndërkombëtare.

Lindur më 1963 në Haarlem (Holandë), Desirée Dolron jeton dhe punon në Amserdam. Krijimtaria e saj përbehet prej reportazhesh dhe fotografish të realizuara jashtë ( në eksterier ) si edhe në studio. Për krijimin e një pjese të mirë të veprës së saj, Desirée Dolron ka jetuar e punuar për nëntë vjet (1991-1999) mes ceremonish të ndryshme fetare, në vende të tilla si Indi, Malajzi, Pakistan, Tailandë e Marok, ku edhe ka mbledhur mbresa e impresione të cilat më pas i ka hedhur në albumin e emërtuar “Egzaltim, imazhe religjioni e vdekje”.

Në mënyrë të ngjashme me një dokumentar, ajo ka fotografuar atmosferën dhe skajshmërinë ekstreme të disa riteve fetare si edhe ekzaltimin, i cili shkon gjer në deformimin a ndëshkimin e vetvetes. Imazhet e saj, portrete a peizazhe që shprehin tronditshëm atmosferë sakrifice e vuajtje, të bëjnë të përjetosh momente të forta në tërësinë dhe detajet e tyre. Duke përzier makthin, frikën e magjepsjen, fotografitë tregojnë ekstazën e popullit shaman, përqendrimin e tyre në rite, besimin, dhembjen, fuqinë e zjarrit ku hedhin valle që i kthen siluetat e njerëzve në skulptura të gjalla të cilat veprojnë në një realitet krejt mistik.

Désirée Dolron ka studiuar e punuar shumë në gjininë e portretit. Mjafton të sjellësh për një çast në mend pikturën tradicionale flamande, për të kuptuar se fotot e saj përmbajnë brenda tyre të njëjtën enigmë. Tejet impresionuese, subjektet që ajo trajton duken sikur janë punuar në të njëjtat atelie me autorët e epokës. Në shumë prej fotove të serisë së quajtur “Xteriors”, ajo ka tendencën e paraqitjes së një lloj realizmi i cili shkon gjer në ekstrem. Një realizëm përzier me atmosferë e ndjenjë mistike. Portretet e saj, “priten” në një sfond të zi dhe fytyrat e tyre të bukura, të kthyera drejt objektivit në tre të katërtën e tyre, duken sikur dalin prej një bote misterioze. Me një mjeshtëri magjepsëse hijesh e dritash, hapësirat në to u japin imazheve thellësinë e duhur, për ta bërë edhe më mizore vetminë e tyre.

Nga kjo shpjegohet fakti që një pjesë e mirë e portreteve fotografike të Désirée Dolron, të paraqitura ne këtë seri shkaktojnë tek shikuesi, të njëjtën magjepsje si ato që provohen para një pikture. Është merita, fantazia dhe talenti i saj që mes procesesh krijuese të menduara e të realizuara mirë, arrihet që nëpërmjet imazhesh të marrë prej realitetit të jepen vizione e emocione që lidhen me misteret e shpirtit e që provokojnë efekte të cilat ushqejnë imagjinatën dhe irealen.

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Seria e parë: XTERIORS 


Nisur më 2002 dhe përfunduar me 2006, seria e portreteve “Xteriors”, nuk ka qenë veç fillimi i një projekti me të cilin artistja do të ndërtonte një univers imagjinar me elementë realë. Puna pat nisur me përzgjedhjen reale të modeleve, të cilët duhej të përputheshin me vizionin e saj. Ashtu si edhe në pikturë, bëhej fjalë për të paraqitur subjektin i cili do të behej objekt i një etydi, një vizatimi, një skice. Por, vështirësia qëndronte në faktin se sado delikat dhe goditës të ishte modeli në shkrepjen e aparatit me drite natyrale, puna e nisur s’përbënte veç fillimin e një etape. Sepse ajo e kalonte pastaj fotografinë e modelit, piksel pas pikseli, në një proces të imtë ripunimi të përgjithshëm dixhital. Volumet dhe "materia" e tyre, ngjyrat dhe hapësirat, duhej të korrespondonin me ekuilibrin ekzakt të imagjinuar nga artistja.

Me një mënyrë dhe teknikë të tillë, janë punuar një varg portretesh të trajtuar në mënyrë dixhitale, në të cilët duket qartë influenca e pikturës tradicionale flamande, në mënyrë të veçantë ajo e tablosë së njohur të Rembrandit “Mësimi i anatomisë” si dhe ato të piktorit danez Vilhelm Hammershoi (1864 -1916). Përveç tyre, mund të shtojmë dhe një tjetër burim frymëzimi më bashkëkohor, pikërisht atë të marrë prej filmit “Cris dhe Chuchotements” të I.Bergman, ku artistja Désirée Dolron luan pikërisht me profilet, errësirën e dritë-hijet. Kjo seri shquhet për një precizon të mahnitshëm, i cili krijon një botë befasuese e pothuaj magjike. Një botë inegzistente, të largët, të shenjtë, mbuluar me vello e tension ekstrem. Këta portrete me pamje qiellore, duken se vijnë nga një botë tjetër, nga një univers pothuajse mitologjik, ku kufiri mes jetës e vdekjes është i paqartë, flu …

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Seria e dytë: EXALTATION 

Ndryshe nga kjo seri fotosh, seria tjetër e titulluar "Exaltation" (1991/99) realizuar në formë dokumentari, sjell përvojën artistike të Désirée Dolron marrë gjatë udhëtimeve të saj kryesisht në Azinë Juglindore ( Indi, Malajzi, Pakistan, Filipine, Tailande etj ), pikërisht në kremtimet fetare. Në të gjejmë mjaft fotografi impresionuese, shpesh herë dhe tepër rrenqethese, të cilat paraqesin turma në gjeste ekstaze e veprime pothuajse gjakatare si edhe individë te përhumbur në veprime të pakontrolluara, të shtyrë nga një forcë e jashtme a një ndjenjë e brendshme shpirtërore jashtëzakonisht e fuqishme.

Të konceptuara në formën e reportazhit bardh’ e zi, imazhet e Désirée Dolron të sjellin ndër mend jehonën e atyre që pat realizuar mjeshtri francez i fotografisë Henri Cartier-Bresson, i cili i pat bërë ato në Bali (1948) e që pastaj u mblodhën në albumin "Valle në Bali" (Danses à Bali). Por e veçanta, ajo çka të mahnit në klishetë fotografike të artistes holandeze, është paqja që mbretëron në portretet, qoftë edhe kur kryen rite ku paraqiten keqtrajtimet e trupave të tyre. Është pikërisht përqendrimi, harrimi i gjithçkaje, paqja dhe qetësia e dëshiruar, të cilat bëjnë të mundur që shpërfytyrimi i dhunshëm i trupave të mos provokojë as dhembje e as ndjeshmëri fizike.

Fichier hébergé par Archive-Host.com


Seria e tretë: GAZE
 



Ndërsa në serinë e fotografive që përbejnë atë me emër “Gaze” (1996/98), Desirée Delron i rikthehet përsëri po këtij fenomeni, por tashmë në një kontekst krejt tjetër. Ajo realizon kështu diçka fantastike, pikërisht dëshirën e saj mistike për të ndjekur e pasqyruar nga afër mundimet e qenieve njerëzore në botën e ujit Pra, pikërisht, portretet e tyre të filmuara nenë ujë. Nga një anë, përhumbjen, përpëlitjet, dhimbjen e tyre e, nga ana tjetër paqen e njerëzve të shkëputur nga perceptimet e ndjeshmërisë, nga realiteti ynë i oksigjenuar. Seancat e fotografimit në situata të tilla: të gjata, të vështira e rraskapitëse, ndikojnë mundueshem te pozuesit e bëjnë që pak nga pak, ata të japin te përhumbur pikërisht pamjen e të mbyturit. Kjo seri, nga ana teknike është ndikuar mjaft nga humbja e dimensionit fotografik, me tendencën e përftimit të imazheve me natyrë pikture. Kjo gjë është arritur me ane te një trajtimi të veçantë dixhital, i cili shpesh na kujton të famshmen”sfumato” të Leonardo da Vinçit.

Në këto rrethana, shumë kritikë e specialiste të këtij arti, kanë shprehur pyetjet në se në seritë e fotografive "Exaltation", "Gaze" dhe "Xteriors", kemi të bëjmë me vizione dhe praktika fotografike apo me imitime pikture? Përngjasja, në fakt është vërtet e afërt dhe mahnitëse por, ndryshe nga fotografë të tillë si Steichen apo Stieglitz që kanë kërkuar të imitojnë pikturën, Désirée Dolron përpiqet, shtron pyetjen, eksperimenton që nëpërmjet fotografisë e proceseve të saj dixhitale,  të kapë limitet më të mundshëm të fotografisë moderne, duke mos hezituar të provojë praktika të ndryshme artistike në shumicën e të cilave, ajo ka një sukses befasues e impresonues në shkallë botërore ... 
1 dhjetor 2006


Fichier hébergé par Archive-Host.com

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Art - Kulturë
commenter cet article

commentaires