Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 11:03
Nga libri në dorëshkrim ' KUR DEGJONIM KENGET ITALIANE ...'
 
Nga Vasil QESARI

... Kish qenë vërtet një peng i madh për mua që të shkruaja diçka për këngëtarin e njohur italian Don Backy. Por, sa herë që tentoja ta bëja këtë gjë nuk vendosja, ndërroja mend dhe e shtyja për më vonë. Nuk e ndjeja veten plotësisht të frymëzuar e thosha me vete se, kur të ulesha për të bërë atë gjë, duhej patjetër të isha plotësisht në ‘formë’. Më në fund, u ula të shkruaj. U ktheva pas në kujtime e nuk munda ta shkëpus imazhin, emrin, dhe këngën e tij nga një ngjarje tepër e veçantë, e përjetuar në Tiranën e viteve ’70, atëherë kur isha student.
 
Ishte dimër, fund shkurti. Një mbrëmje vonë, spërkatur nga një shi i imtë i cili kish vazhduar gjithë ditën, po kthehesha në konviktin e qytetit Studenti, aty në godinën 14, ku banoja së bashku me katër shokë të kursit tim të letërsisë. Kisha ngrënë një darkë të varfër jashtë, në gjellëtoren ‘Tymi’, thjesht gjysëm panine me një qofte që më kish shijuar shumë e po nxitoja, mbeshtjellur grykë e gjoks fort me ‘fëshfëshe’ ( një lloj pardesyje nylon e kohës ).
 
Ecja me nxitim të arrija sa më shpejt në konvikt e të ngrohesha paksa, natyrisht me frymërat e shokëve të cilët mendoja se do të kishin mbritur para meje. Them kështu nga që aso kohe, mënyrë tjetër ngrohje nuk kishte. Kalova kështu, liceun artistik e pastaj u hodha në trotuarin majtas, për të vazhduar rrugën më lart, në drejtim të banesës sime studentore. Isha afruar, ndërkohë, fare pranë ambasadës italiane nga ku ndjeva të vinte melodie e një kënge. Nxitova më tepër dhe u afrova, aty ku niste rrethimi i saj me kangjella të lartë hekuri.
 
Në gjysmë errësirë, ndriçuar nga ca llamba të zbehta, nga godina e ambasadës e cila prej vitesh mbante ngjyrën e saj të verdhë dhe linjat e stilit kolonial, po vinte e fortë jehona e një kënge. Nuk e di, në se ishte ndonjë radio apo magnetofon, por ajo që më shtangu ishte volumi i cili qe ngritur aq shumë, sa që kënga pushtonte gjithë rrugën. Ndala hapat si i ngrirë. E njoha menjëherë. Ishte kënga “Canzone” e Don Backy e cila ishte kënduar në ditët e para të shkurtit, në Festivalin e Sanremos. Po degjoja i lumturuar. Që nga kangjellat e ambasadës, si një dritë hyjnore, melodia, zëri i tij paksa i thyer e teksti drithërues, u përhapen e pushtuan krejt eterin e asaj nate të heshtur. Ishte një atmosfere magjike. Më dukej se po shihja ëndërr. Mes asaj qetësie të plotë, ajo këngë vinte nga ajo tokë të cilin unë e quaja të bekuar. Vinte, si një koral hyjnor e unë vazhdoja të ndjeja brenda meje, një rrëqethje përzier me dridhje e mornica në trup e, po ashtu, një ndjenjë ngazëllimi të papërshkruar.
 
E kisha dëgjuar disa herë në konvikt, atë këngë që titullohej ‘Canzone’, pikërisht në radion e vogël me llamba të ‘dhomës së shkodranëve’ të cilën e kishte sjellë nga shtëpia e tij, shoku ynë i kursit Sami Ymeri. Ishte një kompozim i ri i Don Backy i cili sapo kish dalë në botën e spektaklit. Ishte kënduar në festivalin e Sanremos të atij viti. E, teksa isha duke menduar gjithë këto, erdhi dhe fundi i këngës e nga ai vezullim ndjenjash lumturuese, rashë përsëri në errësirën e natës ndriçuar zbehtë nga dritat përreth ambasadës. O Perëndi - thashë me vete i dërmuar shpirtërisht - Pse ? Pse mbaroi kaq shpejt ajo këngë ? Pse nuk vazhduan pas saj edhe të tjera që të rrija e të kaloja aty, mes shiut dhe ftohmës, një natë të lumturuar ? Pse ishim dënuar aq rendë ? Pse ? Ishim të rinj, ajo muzikë, ato këngë na pëlqenin, por për ne ishin absolutisht të ndaluara. A do vinte vallë, një ditë që ato këngë, të këndoheshin lirisht ? A do ndodhte ndonjëherë që nga bar -et, lokalet, shtëpitë dhe rrugët e Tiranës, të arrija të përjetoja, të isha pra gjallë e në mes të ditës të dëgjoja ato këngë të cilat ishin të ndaluara e dëgjoheshin fshehurazi e me aq shumë frikë ?
 
Nga 1 gjer më 3 shkurt 1968, unë e kisha ndjekur festivalin e Sanremos, pikërisht në konvikt, në ‘dhomën e shkodranëve”. Aty, kënga 'Canzone' e kompozuar nga Don Backy, ishte kënduar nga Adriano Celentano e Milva. Ne, natyrisht, nuk dinim asgjë rreth ‘kulisave’ të festivalit, por ca ditë me pas duke dëgjuar radion italiane mësova se Don Backy kish kohe qe i zemëruar e kish braktisur Clan –in. Kënga 'Canzone', ndërkohë, ishte përzgjedhur të këndohej në festival dhe Celentano per t’u hakmerru ndaj atij te cilin e cilësonte bje mik – tradhtar e kendoi ate me ze te zvarritur e duke stonuar, duke u hequr sikur kishte harruar fjalet e tekstit. Por, megjithatë, kompozimi i Don Backy në festival zuri vendin e tretë dhe bëri një jehone jashtëzakonisht të madhe. Pas largimit nga Clan i Celentanos, Don Backy krijoi shtëpinë e tij diskografike dhe nxori në treg një disk ku, nga njëra anë ishte kënga ‘Casa Bianca’ e nga ana tjetër ‘Canzone’. Edhe pse atë kënge e kish publikuar dhe Celentano, në një disk tjetër, varianti i kënduar nga Don Backy pati një sukses të mrekullueshëm dhe u shit për pak ditë në dhjetëra mijëra kopje duke mbetur dhe sot e kësaj dite, një nga këngët me te shquara të muzikës së lehtë italiane për atë epokë ...
 
***
Shumë e shumë vjet më pas ... Si anëtar i shoqatës ‘Miqtë e Don Backy’, i dërgova këtë mail, këngëtarit tim të preferuar: 
Carrissimo Don Backy, Sono un "vecchio" fan della vostra bellissima ‘Canzone’. Ho amato ed amo sempre le vostre canzoni a traverso gli anni. Il mio "inno", cioè la canzone che amo di piu e proprio quella che voi avete presentato nel Festival di Sanremo, cantata se non mi sbaglio, nel 1968. Il suo titolo è  ‘Canzone’. Questa canzone era cantata anche da Celantano, ma per quello e stato un "bloof"... Puoi dirmi, caro Don Backy, dove posso trovare un CD con i vostri canzoni di quel’ epoca, cioé degli anni '60-'70 ( dove ci sarano tra l'altre anche "Canzone", "Imensita", "Poesia", ‘L'amore" ect.). Un abbraccio fraterno e grazie per questa magnifica oportunita di potervi scrivervi !
 Vasil
 
Dhe prej tij, mora këtë përgjigje:
 
Caro Vasil, Grazie per la stima che mi porti, segnatamente alle mie canzoni anni '60. Un po' mi spiace che tu abbia voluto specificare che desideri avere un Cd che contenga 'solo' le canzoni di quel periodo, anche perchè io ho continuato a produrre, tanto è vero che recentemente è uscito un mio nuovo, bellissimo Cd e mi piacerebbe che chi mi ha apprezzato un tempo, continuasse a farlo con le cose che scrivo oggi. Comunque, per quel che mi chiedi, ti consiglio di andare a visitare il mio sito  www.donbacky.it   dove, al link "Acquista qui", potrai trovare tutte le indicazioni che desideri avere sui prodotti. Il Cd che vuoi tu si intitola "Cult". La canzone 'Canzone' è del '68 e fu cantata a Sanremo da Celentano e Milva, ma la mia versione andò al I° posto della Hit Parade. Ciao e grazie per la preferenza.
Don Backy.

Partager cet article

Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article

commentaires