Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 11:02

Nga Vasil QESARI

Iva Zanicchi e Bobby Solo

 

 

 

 

                                                                                                                                       



                                                                                                                                                   Iva Zanicchi dhe Bobby Solo (1969)
  

Para ca ditesh inicialet "misterioze" RM ( alias Rebecca ), paten miresine te na sjellin ne faqet e "Art-Cafe" tekstin e "Se piangi, se ridi", nje prej kengeve me te degjuara e te sukseseshme te kengetarit te njohur italian, Bobby Solo. Duke lexuar tekstin e saj te bukur, shkruar nga i mirenjohuri e legjendari  Mogol, "parolieri" i shquar ( autori i teksteve te sukseseve me te medha te kenges italiane ) me erdhen ne mend vitet e shkuara te rinise…   

Por nje emertim i tille, gjithsesi s'do te thote se Bobby Solo ishte nje imitues banal i King -ut e, ky krahesim, po te qe absolut, natyrisht qe nuk do te ish i drejte per karieren e tij brilante. Sepse, ne se ky percaktim pat qene si te thuash nje fare"etikete"e stilit te tij te kenges, Bobby pat nje kariere te gjate e te shkelqyer, gjate se ciles ai krijoi personalitetin e tij muzikor si edhe nje stil te vetin, krejt personal.
 
BIOGRAFI

… Bobby Solo u zbulua per here te pare ne Festivalin e Sanremos, me 1964. Ai kendoi te njejten kenge me te shquaren kengetare, amerikanen Frankie Laine. Ishte nje kenge te cilen, Bobby, e kish kompozuar vete. Qe nje sukses i rralle i Sanremos. Nje kenge e destinuar per te hyre ne historine e tij. Nje kenge qe mbante titullin "Una lacrima sul viso" ( Nje lot mbi faqe ). Kjo kenge, te cilin Bobby ja pat kushtuar motres, u be jo vetem nje nga me te njohurat e repertorit te tij, por edhe nje nga me te njohurat e muzikes se lehte italiane e nderkombetare. Duke nisur me nje sukses te tille te bujshem, Bobby Solo, vazhdoi me pas me kengen tjeter te njohur "Se piangi se ridi" ( Kur qesh dhe kur qan ) fituese e Festivalit te Sanremos me 1965. ( Aso kohe, ne ate festival kenget intepretoheshin nga dy kengetare dhe "Se pianggi, se ridi " u kendua edhe nga kompleksi amerikan "The Minstrels".
 
E me pas, vijoi nje"margaritar" tjeter i vogel i kenges se viteve '60, i cili mbante emrin "Non c'e' piu' niente da fare" ( S'kam ç'te bej me ) qe u pasua me vone nga kenge te tjera mjaft te bukura, te tilla si "Siesta","Domenica d'Agosto" dhe "Una granita di limone" kenge te cilat, ne stinet e nxehta te plazheve italiane kendoheshin nga miliona te rinj e te reja e qe, fale valeve te radios, arrinin bile edhe ne plazhet tona te Adriatikut e Jonit. Ndersa "Zingara", ishte nje tjeter kenge fituese ne Sanremon e vitit 1969, kenduar ne çift me Iva Zanicchi. Nje kenge e cila ishte nje sukses i madh e qe ish kompozuar per te ( fshehtaz ) nga miku i tij i ngushte dhe i mire, Gianni Morandi. Ndersa, me kengen "San Francisco" te Scott Mckenzie, Bobby Solo ishte ndofta i pari  qe solli ne Itali tipin "sound" te muzikes hippy, te fundit te viteve '60.
 
 …Me fillim e viteve shtatedhjete, lindi edhe fenomeni muzikor i "cantautori" ( autoreve te kengeve ) e, edhe Bobby, si shume kengetare te tjere, e ndjeu thelle ate ndryshim radikal ne shijet e publikut e industrise muzikore italiane. Megjithate, ai i beri balle edhe asaj mode te re, edhe pse veshtiresite nuk qene te pakta. Dhe qe pikerisht ne ate klime te veçante muzikore e sociale (1978) qe Bobby Solo solli ne skene nje tjeter sukses te bujshem e te paparashikuar. Ajo ishte kenga "Una lacrima sul viso" por kesaj here ne nje version "disco", e cila u pelqye shume nga publiku e qe u pasua nga kenge po aq te sukseseshme te cilat Bobby ja dhuroi bujarisht publikut italian si: "Gelosia" (1980), "Non posso perderti" (1981), "Tu stai" (1982).
 
Por, nderkohe, ai s'hoqi kurre dore nga "dashuria"e tij e pare, pra nga stili i tij i kenges "Rock and Roll" si dhe idhulli i tij, Elvis Presley. Sot, Bobby Solo, ky personazh mjaft i njohur artistik ne Itali e ne bote vazhdon te kendoje per publikun e tij, duke ruajtur me te raporte te njejta te nje kariere te gjate mbi tridhjetevjeçare, nepermjet organizimit here pas here, te mbremjeve, koncerteve e turneve ne çdo cep te Italise, gjithmone i pritur me duartrokitje dhe vleresime, nga shikues e admirues te brezave te ndryshem. Me buzeqeshjen dhe rinine e tij "eternele", Bobby Solo mbetet gjithmone ambicioz e kembengules, i bindur se ka akoma shume per te thene… E, une do te doja t'i mbaroja keto dy fjale per jeten e tij artistike, me nje shprehje e cila degjohet shpesh nga "fansat", ne fund te koncerteve te tij:
 
C'e' ancora molto da fare, Bobby!
( Ke akoma shume per te bere, Bobby ! )

Bobby Solo duke kenduar kengen" Se piangi se ridi" ne Festivalin e Sanremos ( 1965 )
 

 UNA LACRIMA SUL VISO

- Nje lot mbi faqe - 

Kenduar nga Bobby Solo
( Teksti dhe muzika: Mogol – Satti )
 
Nga ky lot qe ra mbi faqe,
Kuptova shume gjera.
Mbas kaq muajsh pritje
Tani di se kush jam per ty!
Nje lot dhe nje buzeqeshje
Me mesuan sekretin tend
Qe ti je ke qene e akoma je
Shume e dashuruar me mua
Nuk e kam kuptuar kurre
Nuk e dija qe ti me doje
E qe ashtu si edhe une
S'gjeje kurajo te m'a thoshje
E pastaj ai lot mbi faqe
Ish nje mrekulli dashurie
Qe me thote ne keto çaste
 Se une s'dua kerkend veç ty… 


 


… Atehere ishim studente e ne, nje grup i vogel shokesh te ngushte, degjonim e ndiqnim rregullisht kenget dhe emisonet e radios italiane. Me kujtohet qe kengen e pare te Bobby Solo "Se piangi, se ridi" e pata degjuar kur isha gjimnazit kurse, nje tjeter sukses te madh te tij, e "zbulova" disa vite me vone, pikerisht kur kryeja studimet ne Tirane. Aso kohe, duke qene se ishim "amatore" te flakte te kengeve italiane si edhe te etur pas kengeve te huaja ne pergjithesi, ne i ndiqnin ato me pasion e deshire te madhe e them se, ne nje fare menyre, kjo gje na mbushte nje boshllek te madh e, perveç kesaj ishte edhe nje lloj proteste e pakenaqesie e brendeshme ndaj çgenjimit qe na sillnin kenget tona te muzikes se lehte, te cilat ishin thellesisht te politizuara, te ftohta, montone e pa ndenja …
 
Por le te kthehemi perseri tek "historia" qe do t'i tregoj… Ishim duke ndjekur me ankth dy netet e para te festivalit te 19-te te Sanremos, i cili zhvillohej ne sallen e Kazinose se atij qyteti. Ne gare, ishin gjithesejt 24 kenge te interpretuara nga 48 kengetare, me pjesemarrjen edhe te 24 drejtuesve te orkestrave dhe, atmosfera, shkelqimi e magjia e tij çuditerisht, me imagjinaten tone arrinin gjer aty tek ne, ne "shkretetire", ne ate vend te shkeputur komplet nga bota i cili per fat te keq qe vendi ku ne kishim lindur. Mbrrinin aty, ne ate dhome te katit te dyte te godines 14 te qytetit "Studenti", teksa degjonim nje radio te vjeter me llamba te cilen, shoku yne, i "çmenduri" per kenget italiane Sami Ymeri, e kish sjelle enkas nga shtepia e tij ne Shkoder. "Banda" jone e njohur per mosbindje, thyerje rregullash e "lakera ne koke" qe e gjitha aty. Ne krye, Primo Shllaku e pastaj Fatmir Volumi, Ymer Lutfia, Ylli Tito, Dashnor Mehmeti edhe une. Ishim aty, duke ndjekur naten e fundit te festivalit, e cila prezantohej aq kendshem nga zerat e bukur dhe kumbues te Nuccio Costa dhe Gabriella Farinon.
 
… Edhe pse ka qene nje "epoke" tjeter dhe mjaft e larget, çdo gje eshte skalitur thelle ne memorie e gjer ne detaje. Ja perse, per "fanatiket" e atyre viteve, per ata qe jetonin me boten e atyre kengeve, po sjell ca te dhena te hollesishme per kersheri e, njekohesisht dhe per…nostalgji. Si debutues ne ate festival merrnin pjese kengetaret: Lucio Battisti, Alessandro Casaccia, The Casuals, Checco, Riccardo del Turco, Dik Dik, Gabriella Ferri, Rosanna Fratello, France Gall, Mery Hopkin, Isabella Jannetti, Leonardo, Junior Magli, Mal, Nada, New Trolls, Rita Pavone, Rocky Roberts, Armando Savini, The Showmen, Sonya, The Sweet Inspirations, Stevie Wonder, Brenton Wood. Nderkohe qe, nder kengetaret "veterane" ishin: Antoine, Orietta Berti, Caterina Caselli, Gigliola Cinquetti, Tony Del Monaco, Don Backy, Johnni Dorelli, Sergio Endrigo, Elio Gandolfi, Wilma Goich, Fausto Leali, Little Tony, Milva, Wilson Picket, Massimo Ranieri, Mino Reitano, Memo Remigi, Robertino, The Rokes, Bobby Solo, Claudio Villa, Carmen Villani, Iva Zanicchi, Mario Zelinotti. Nderkohe, ne fund, juria kish nxerre ne finale 14 kenget me te mira dhe pikerisht: Bada bambina, Cosa hai messo nel caffè, Il gioco dell'amore, La pioggia, Lontano dagli occhi, Ma che freddo fa, Piccola piccola, Quando amore diventa poesia, Tu sei bella come sei, Un avventura, Un'ora fa, Un sorriso, Zingara dhe Zucchero
 
Gjithe ato njohuri "enciklopedike" i mesonim nga ajo e bekuar, nga ajo radio e vjeter e Sami Ymerit e cila ishte e vetmja pasuri e madhe ne ate godine te studenteve te fakultetit Histori – Filologji, dhomat e se ciles qene paisur me altoparlente ku degjohej vetem radio-Tirana. Keshtu qe, kuptohet, nje radio "private "ose me sakte personale ku ndiqej muzike e huaj ish privilegj i madh por, njekohesisht edhe diçka teper e rrezikeshme. Qe kjo arsyeja pse, seicili prej nesh nderkohe qe ndiqnim festivalin, bente here pas here "roje" duke hapur paksa deren per te vezhguar ne se ndokush afrohej prane saj per te na"spiunuar". Dhe, per fat te keq, ata - spiunet ishin jo te pakte e po te ndodhte qe te merrej vesh "konspiracioni"yne, pasojat vertet do te ishin te renda. Ate nate, siç ndodh gjithmone ne finale, gara e festivalit zgjati gjer vone pas mesnate dhe une, i rraskapitur per vdekje nga xhirot e pafund qe benim aso kohe ne "Broduej" ( nje rruge e zhurmeshme e plot dyqane, e cila aso kohe qarkonte Pallatin e Kultures ), shkova dhe rashe per te fjetur ne dhomen time, pa mundur qe te mesoja emrat e fitueve te tij...
 
… Te nesermen ne mengjez, po rrija e isha mbeshtetur ne nje mur, veshur me nje pardesy "fesh-feshe" ngjyre kafe e cila me pat shoqeruar nga viti i pare gjer ne te katertin e studimeve te mia. Po qendroja aty, prane kangjellave te oborrit te fakultetit te Histori - Filologjise e po prisja Xhenin, te dashuren time: nje vajze flokeverdhe e gjithmone e qeshur, inteligjente dhe teper gazmore, studente e vitit te pare te anglishtes. Mikja ime, Xheni, e cila kish nje tranzistor te vogel "Sony" ( O Perendi, te kishe nje radio-tranzistor ?! E enderroja nje gje te tille, por ajo qe nje enderr e pamundur ) e kish ndjekur festivalin gjer ne fund dhe ate mengjez, sa ma pa nxitoi drejt meje e nxorri prej çantes nje cope leter, ku kish shenuar emrat e fituesve si edhe titujt e kengeve. Ishte, pra, pikerisht prej saj qe mesova ate mengjez, emrin e fitueseve. E merr me mend se kush e zuri vendin e pare, me pyeti ajo. Une ngrita supet. Kenga "Zingara" e Bobby Solos me tha ajo dhe qeshi. E, une, u hodha perpjete nga gezimi sepse ishte pikerisht ajo kenge qe me kish pelqyer mes gjithe te tjerave edhe pse, po ate kenge, Iva Zanicchi e kish interpretuar mjaft mire. I morra doren Xhenit, ja putha dhe i thashe me plot reverance: Prendi questa mano, zingara, dimmi pure che destino avro ! ( Ky qe edhe refreni i kenges ne fjale, i cili ne shqip do te thote: Merre doren, ciganke e me thuaj, pra, ç'fat do te kem" )... 
 
… Akoma dhe sot e kesaj dite, ne "arkivat" e mia ne Vlore, aty ku mbaj qysh nga mosha 16 vjeçare çdo gje te shtrenjte e intime qe ka te beje me jeten time, nder te tjera ruaj edhe ate flete fletoreje ku e dashura ime Xheni, pat shkruar per mua rezultatet e klasifikimit final te festivalit te 19-te te Sanremos e, pikerisht, keto fraza shenuar me shkrimin e saj te bukur dhe elegant: "Per ty ! Ja, kjo eshte renditja finale. Ne vend te pare: Bobby Solo dhe Iva Zanicchi me kengen "Zingara" ( 237 vota ). Ne vend te dyte: Sergio Endrigo e Mery Hopkin me "Lontano dagli occhi"( 228 vota ). Ne vend te trete: Milva dhe Don Backy me "Un sorriso" (178 vota) …Te puth: Xheni !"

Partager cet article

Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article

commentaires