Overblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 10:59
 ( vijon )
'BEATLES' - GJASHTE JAVE NE VEND TE PARE

 
"Let it be"(Ashtu qoftë !), kengë e cila mund të konsiderohet ndryshe edhe si "epitafi" i Beatles-ve, qendroi për 6 javë në krye të Hit parade gjatë vitit 1970. Albumi me të njejtin titull u publikua vetëm 15 muaj mbas ditës së rregjistrimit të tij, për shkak të mosmarrveshjeve që tashmë kishin lindur mes anetarëve të grupit mitik. Që ky disk, do të shenonte në një farë menyre edhe "lamtumiren" e një kompleksi që kish hyrë tashmë në histori, këtë askush nuk e besonte, aq me pak"fansat" e çmendur të tyre, në gjithë botën.
Një garë e fortë u zhvillua mes dy kengatarëve, tashmë shumë të dashur për publikun italian, Gianni Morandi-t e Lucio Battisti-t, respektivisht me kengët Belinda ( Belinda ) dhe Anna ( Ana ), të cilat qendruan në menyrë të barabartë, nga 5 javë në krye të klasifikimit por, pa ja kaluar dot "Let it be" të Beatles-it. Gjatë muajve të veres së 1970-ës, dominoi edhe kenga e Renato dei Profeti Lady Barbara ( Zonja Barbara ), me katër javë në krye, ( 2 korrik - 6 gusht ), së bashku me kengen e Modugno-s La lontananza ( Largësia ) që ndenji në krye për dy javë ( 13 -27 gusht ). Pastaj, gjer në fund të vitit, me nga tri javë kryesuan në Hit Parade, respektivisht, kengët Se bruciasse la città ( Sikur të digjej qyteti ) e Massimo Ranieri-t, Chi non lavora, non fa l'amore ( Kush nuk punon, nuk dashuron ) e Celentano-s, La prima cosa bella ( Gjeja më e bukur ) e Nicola di Bari -t, It's five o'clock ( Në orën pesë ) e Aphrodite Child e Insieme ( Së bashku ) e Minës.

LUCIO DALLA - '4 MARZO 1943'
 
 Shtatë javë në krye të klasifikimit, ( nga 23 marsi gjer në 5 maj të vitit 1971), qendroi ne Hit Parade kenga e Lucio Dales 4 Marzo 1943 ( 4 mars 1943). Fillimisht, autori i tekstit Pallottino e pat titulluar kengën Gesu bambino ( Krishti i vogel ) por, shtepia diskografike RCA, mendoi që këtë kengë t'a paraqeste në festivalin e Sanremos, duke i bërë edhe disa ndryshime në vargje, me rezervën se ato mund të cilësoheshin si "të pa përshtatëshme" nga juria e asaj kohe. Kenga pati sukses të dukshem e për Lucio Dalen, një kengëtar i papërfillur gjer atehere nga publiku, nisi një epokë tjetër... Por megjithatë, 4 marzo 1943 nuk arriti të merrte "kupën" e atij viti, për faktin se nga 7 javë në krye të klasifikimit ne Hit parade qëndruan edhe dy kengë të tjera të shquara, Amor'mio ( I dashuri im ) e Minës e kenga "hymn" e kompleksit Pooh Tanta voglia di lei ( Sa shumë të dëshiroj )... Ndërsa festa e bukur e krishtelindjeve e vetë viti 1971, u mbyllën me kengën fituese të dy javëve të fundit të tij, La canzone del sole ( Kenga e diellit ) e Lucio Battisti-t e hedhur në treg nga Shtepia Diskografike Ricordi.

DELIRIUM
 
"Delirium", grupi muzikor që triumfoi edhe ky për 7 javë në krye të "Hit parade" me kengën Jesahel, duke zenë kështu vendin e parë për krejt vitin 1972, e pat prezantuar atë së pari në festivalin e Sanremos të po atij viti por, juria e kish konsideruar pa ndonjë vlerë duke e skualifikuar qysh natën e parë. Por, mbas një festivali të natyrës thellësisht tradicionale, ( me Nicola di Barin, Peppino Gagliardin etj.), u duk qartë se shijet e të rinjve e, jo vetem të atyre, kishin evoluar e qenë drejtuar me interes mjaft të madh drejt një muzike të natyres së Delirium-it të Ivano Fossatit ( kengetar, kompozitor, flautist e "lider" i një grupi progresist, plot djem e vajza te veshur si "ciganë", afresk i një lloj kenge të re, të lirë, të rrugës e që, nuk ngjante aspak, me kengët tashmë tradicionale të skenës së Sanremos.
Dy muajt e parë të vitit 1972, evidentuan në krye të "Hit Parade" për 6 javë rresht, kengën e Nicola di Bari-t Chitara suona piu piano ( Kitarë bjerë më ngadalë ) e cila zbriti vetëm dy herë në vend të dyte, për shkak të kalimit në vend të parë të dy kengëve të tjera, respektivisht Sono una donna, non sono una santa ( Jam grua e jo shenjtore ) nga Rosana Fratello dhe Imagine (Imagjinoj), kenduar nga ish-Beatles, John Lenon. Një kengë tjetër që zoteroi për 5 javë "Hit parade"-in, ishte edhe një nga sukseset e mirënjohura të Lucio Battisti-t, I giardini del marzo (Kopshtet e marsit).
Ndërsa verën e 1972-it, ( 15 korrik - 26 gusht ), pothuajse e "pushtoi" melodia dhe teksti i kengës së mirënjohur të Gianni Nazzaro-s Quanto è bella lei! ( Sa e bukur është ajo! ), e cila bente pjesë në serinë e kengëve të rubrikës tashmë të njohur muzikore Un disco per l'estate, së bashku me sukseset e njohura të grupeve Dik-Dik Viaggio di un poeta ( Udhëtimi i një poeti ) e Noi due nel mondo e nel anima ( Ne të dy, në botë e në shpirt ) të Pooh...
 
NJE  'IDE E CMENDUR'
                       
13 jave në "Hit parade"!... Një sukses i lakmuar dhe i endërruar për shumë nga kengëtaret big të muzikës së lehtë italiane. Ky, ishte "fati" i kengës, Pazza idea ( Ide e çmendur ), kenduar nga bjondia sensuale Patty Pravo, hedhur në tregun muzikor nga shtëpia diskografike RCA. Me pamje fatale, veshje moderne e lëvizje provokuese, kengëtarja veneciane, kësaj rradhe i’u imponua publikut me një kengë, interpretuar plot harmoni e mjeshtëri vokale. ( Kenga në fjalë, qendroi në krye të klasifikimit prej 15 korrikut gjer në 28 tetor ).
Sa për kronikë, citojmë se, 3 javët e para të vitit 1973, u hapën me një kenge "kampione" të Claudio Baglioni-t Questo piccolo grande amore ( Kjo e vogël dhe e madhe dashuri ). Më pas, për 5 javë pa ndërprerje do të ish Il mio canto libero ( Kenga ime e lirë ) e Lucio Battisti-t, e cila do të ngjitej në majë të "Olimpit". E, pas saj, një kengëtar i huaj por i dashur për italianet, Elton John, nuk "i ndahet" kreut të kengëve më të shitura, me tashmë të njohurën Crocodile rock që do të behej më pas, një nga pjeset më të njohura të repertorit të djaloshit ekstravagant. Me katër nentor, Lucio Battisti kthehet përsëri triumfalisht në krye të "Hit Parade" me La collina dei ciliegi ( Kodra e qershive ), ku qendron "pa lëvizur" për nentë javë, gjer në ditet e fundit të vitit 1973.
 
KOHA E "KANTAUTOREVE"...
 
          Me sa duket, për një farë periudhe në kengën italiane, kishte ardhur epoka e kantautoreve ose, thene ndryshe, koha e suksesit të "shkollës romane", ( siç konsiderohet nga disa kritikë të specializuar, pleiada e autorëve Antonello Venditti, Francesco de Gregori, Claudio Baglioni etj...). Edhe Riccardo Cocciante ështe një nga ata që ben pjesë në ketë shkollë e, suksesi i buzëqesh vërtet bujarisht, për vetë faktin se kenga e tij Bella senz'anima ( E bukur dhe pa shpirt ), qendron në krye të "Hit Parade"-it për 9 javë, tregues ky i një interesi të madh nga blerësit e disqeve që kanë zbuluar më së fundi vlerat e kantautorëve. Suksesi përsëritet pak më vonë më e pikërisht në muajt e nxehtë të verës, sidomos në stacionet balneare kur, një tjetër kantautor, C.Baglioni me kengën E tu ? (Po ti?), për 7 javë, nuk i ndahet grupit të kengëve më të shitura të vitit, duke qendruar vazhdimisht në krye. Ndofta për rastësi apo si një tregues kuptimplotë e domethënes i supermacisë së kantautorëve është fakti se janë pikërisht dy nga "divat" e kengës së lehtë italiane që çelin e mbyllin Hit parade-in e 1974-ës me kengë që mbajnë "kuroren" e artë të fitores. Mina, me E poi... ( E pastaj...) për 3 javë të muajit janar e, A. Celentano me Bellissima ( Shume e bukur ), për dy javët e fundit të dhjetorit...
 
ROJA I FARIT
                           
"Roja i Farit" ( Il Guardiano del Faro), quhet kompleksi muzikor i drejtuar nga Federico Monti Arduini i cili, mbas një përvoje të gjatë muzikore si kompozitor, produktor, aranxhator, drejtues orkestre etj. vendos të debutojë vetë me emrin disi romantik "Roja i farit". Magjistar i tastjerës, ai ishte njëkohësisht mjeshtër i sintetizatorit dhe i zhanrit të "muzikës së ambjentit". Ai triumfon, së pari me pjesen Amore grande, amore libero ( Dashuri e madhe, dashuri e lirë ). I quajtur ndryshe edhe "Ugo Papetti" i tastieres, Monti Arduini "inaguron" kështu serinë e një vargu melodish plot ndjenjë, të cilat përshkohen nga filigranë melodish të praruara e që relaksojnë shpirtrat e trazuara nga stresi i jetes.Triumfi i këtij disku të dalë nga "Un disco per l'estate", ishte i bujshëm: 9 javë në vend të parë ( prej 22 qershorit, gjer në 17 gusht )...
Me gjithë suksesin e padiskutueshëm, si për paradoks kampion i vitit 1975 për "Hit parade" s’do jetë " Il Guardiano del Faro", por një kengëtar tjetër. Përsëri një kantautor: Claudio Baglioni me kengën Sabato pomeriggio ( Të shtunen mbasdite ) e cila qendron në vend të parë 10 javë, nga 14 shtatori gjer në 16 nentor, duke u bërë kështu "mbreti" i padiskutueshem, super fituesi i kengëve të 1975-ës. Në vend të tretë, për nga numuri i javëve fituese, vijojnë Domenico Modugno, me kengën Piange il telefono (Telefoni qan)që kryeson pandërprerje për 8 javë. Pas tij, kompleksi"Cugini di campagna" ( Kushërinjtë e fshatit ) me kengën Un'altra donna ( Një grua tjetër ), për 5 javë. E, së fundi, çifti Wess e Dori Ghezzi me Un corpo e un anima ( Një trup, një shpirt ) për 4 javë etj.
Për stinen e verës së këtij viti, përsëri një tjetër kengë e "Un disco per l'estate" shoqëroi prane detit e mbi rerën e nxehtë gjithë pushuesit, e veçanërisht të rinjtë që nuk i’u ndanë për asnjë çast radio-tranzistorëve. Eshtë ky grupi muzikor Mal me kengën Parlami d'amore, Mariu ( Folmë për dashurinë, Mariu! ), e cila bëhet simboli muzikor e sentimental i këtij sezoni dashurish e, njëkohësisht, ndarjesh brengosëse...
 
LUCIO BATTISTI - NJE EMER I MADH
 
...Viti 1976 është viti i triumfit të madh, për një nga kengëtarët më karizmtikë të kengës italiane. Pothuajse çdo kengë e re e tij, hyn direkt në "Hit Parade", duke ngjitur "shkallet" e tij me shpejtësi marrëmendëse. Për më tepër se tre muaj, pra për 13 javë, është kenga e tij Ancora tu ( Përsëri ti ), që shenon rekordin më të madh të vitit. Gjatë karierës së tij, të cilën ai e ndërpreu fatkeqësisht para kohe, janë tridhjetë e pesë kengët e tij më të shquara, të rregjistruara në 45 e 33 xhiro, ( në harkun kohor 1968-1988 ) të cilat, pa përjashtim, janë rradhitur vazhdimisht në vendet më të mira të "Hit Parade". Sa për kureshtje, po rendisim vetëm pak shifra. Për disqet 45 xhiro, 17 albume të tij kanë marrë pjese në "Hit Parade", 11 herë kengët e tij kanë qenë në krye të klasifikimit nga të cilat, 14 javë pa shkeputje, ka qendruar kenga Una donna per amico ( Një grua për mik ). Ndërsa, prej vitit 1971 kur nis hedhja në treg e disqeve 33 xhiro, bilanci i sukseseve të tij është ky: 446 javë pjesëmarje në "Hit parade" me 17 albume dhe 24 herë në krye të klasifikimit. ( Ndër to, mund të përmendim: Balla Linda, Acqua azzura-acqua chiara, Mi ritorni in mente, Fiori rosa, fiori di pesco, Anna, Pensieri e parole, I giardini del marzo, Il mio canto libero, Amarsi un po, Ancora tu, Emozioni , Il nostro caro angelo etj.
        Një tjetër sukses i këtij viti, me 10 javë ne krye të klasifikimit, është Gianni Bella, (vëllai i kengëtares Marcella Bella), me kengen Non si puo morire dentro ( Shpirti nuk vdes) që numërohet si një nga sukseset e pakta e të vetme të këtij kengëtari "meteor".Një tjëter kengëtar i njohur tashmë,Cocciante,me kengën Margehrita, qendroi për 5 javë në krye të klasifikimit, i ndjekur nga kompleksi "Pooh", i cili po për 5 javë kryesoi "Hit Parade"-in me kengën Linda. Surpriza e verës ëe këtij viti, ishte pa dyshim kenga Sandokan e Oliver Onions ( pseudonim i Guido e Maurizio de Angelis ). Ajo bente pjesë në kolonën sonore të filmit me të njejtin titull, në qender të të cilit ishte figura e një heroi legjendar e mjaft popullor në Malajzi, ( e që luhej me mjeshtëri nga aktori, Kabir Bedi ).
 
1976 - 1986
... EDHE DHJETE VJET TE TJERE "HIT PARADE"
 
Natyrisht, s’është aspak e lehtë që në pak rradhë, të përmbledhësh gjithë historikun e "Hit Parade" gjatë një dhjetëvjeçari të tërë. Megjithatë, do të mundohemi të bejmë një shikim të përgjithshëm, një tentativë, për të sintetizuar sukseset më të shenuara si edhe ngjarjet më të rendesishme të kësaj dekade...
Viti 1977 është përsëri një periudhë triumfi për kengetaret e afirmuar. Lucio Battisti me kengën Amarsi un po ( Të duhemi pakëz ), pushton sërish zemrat e milona adhurueseve, duke qendruar për 10 javë pa nderprerje e, pa asnjë rival, në klasifikimin e disqeve më të shitura. Në Festivalin e Sanremos - 1978, i cili kishte shenjat e një tentative për "ndryshime", në sensin modern të fjalës, në vend të parë u klasifikua grupi Matia Bazar, në të dytin Anna Oxa e, në tretin, Rino Gaetano me kengën Gianna. Si zakonisht, kengët fituese nuk vonuan të hyjnë direkt në "Hit Parade". Matia Bazar me Solo tu ( Vetëm ti ), qendron aty mbi 9 javë, ndërsa Rino Gaetano me Gianna 7 javë. Por, megjithatë, për këtë vit rekordin e thyen Umberto Tozzi me Tu ( Ti) e, klasifikohet i pari për 12 javë. Një sukses jo pak i rendesishëm për këtë kengëtar të ri, i cili më pas do të bëhet një emër i njohur i kengës italiane. Viti mbyllet përsëri me kengën e atij që tashmë mund të cilesohet si një veteran i "Hit Parade"-it. Eshtë ky, Lucio Battisti me Una donna per amico, kengë kryesuese për 9 javë. Viti në vijim, pra 1979-a, nis përsëri me 5 javë kryesuese te Una donna per amico e vazhdon për 7 javë të tjera me një kengë të Bee Gees Tragedy ( Tragjedi ) e, fill pas saj, me Renato Zero-n me Il carrozziere, me 6 javë si kryesuese. Viti 1979 është ai i një "stine" të madhe edhe për Alan Sorrenti i cili shpallet kampioni i "Hit Parade" me diskun më të shitur të vitit. Kenga e tij Tu sei l'unica donna per me (Ti je gruaja ime e vetme) qe një sukses i jashtëzakonshëm. 12 javë në krye !...  

"VIDEO KILLED THE RADIO STAR"

 Viti 1980, shenon nisjen e një dhjetëvjeçari të ri në historinë e kengës italiane. Qysh prej viteve '60 kanë kaluar pothuajse 20 vjet. Shumë ndryshime kanë ndodhur në jeten e vendit e në vetë sjelljet dhe zakonet e reja të shoqerisë. Pa dyshim që kjo është reflektuar gjërësisht, jo vetëm në artin e kulturën e këtij vendi, por edhe në vetë formën e përmbajtjen e kengës së lehtë. Në skenë dalin emra të rinj, kengëtarë e kompozitorë me tendenca më bashkëkohore, të cilët eksperimenojnë forma e menyra të reja të kenges. Megjithatë, edhe për shumë vite të tjera, dhjetëvjeçari i ri do të ketë temat e melodite e viteve '60 e '70. Divat e pazevendsueshëm, ( ata që i dhanë emër e ndjenjë një epoke të cilësuar "të artë", për nga popullariteti e gjurmet që la në shoqerinë e një epoke të caktuar ), nuk largohen lehtë nga skena dhe beteja për të qenë vazhdimisht në qendër të kërkesave të dëgjuesve, konsumatoreve e vetë tregut të disqeve në përgjithesi.

"Hit Parade" i 1980-ës, çelet kështu me imazhin delikat e plot nur të Heather Parisi-t, e cila gjatë 8 javëve me kengen Disco bambina qendron në krye të klasifikimit pa asnjë konkurent. Por, fenomeni i vitit është pa dyshim grupi italian Buggles i cili me kengën Video killed the radio star ( Videoja që vret radiot star ) shpallet për 15 javë kampion i "Hit Parade". Duket se, publiku pëlqen e është më tepër i terhequr nga vetë emeri, se sa nga vetë vlerat e saj si kengë. Në fakt, këtu ka diçka të vertete dhe "profecia" e tyre për radiot "star" me sa duket është kobndjellese. Me qindra radio private të shpërndara andej-kendej nëpër provinca të ndryshme të Italise, janë të detyruara të mbyllen e të falimentojne.
Nje"erë"e re ka triumfuar: ajo e televizionit. Por për fat të keq, ky është edhe vetë fati i Buggles. Kenga e tyre Video killed the radio star, do të jetë e para dhe e fundit e gjithë egzistencës së tij...

 "Kriza"e kengës së mirfilltë italiane, me sa duket sapo ka filluar. Kjo është edhe arsyeja pse gjithë tregu pushtohet nga autorë e disqe të huaj. Kjo gjë, natyrisht që pasqyrohet edhe në klasifikimet e "Hit Parade".
Stevie Wonder qendron për 6 javë në të me kengen Master Balster ( Zoti Balster ). Pas tij është rradha e Barbra Streisand, me 3 javë të tjera në krye me Women in love ( Gra të dashuruara ) e, më tej, vogëlushja e hijëshme, Nikka Costa me On my own, ( Ashtu siç une dua ) me rekordin e krejt vitit 1981: gjithësejt 16 javë ne majen e "Olimpit", një magjistare që ben për vehte zemrat e miliona italianeve. Fenomeni përsëritet gjatë 4 javëve të mesit të verës. Në muajin korrik "Hit Parade" bëhet "prone" e një vogëlusheje tjetër e cila, ndryshe nga Nikka Costa, kendon në gjuhën frenge. Ajo është e hijshme, me bukurinë e një luleje, për më tepër edhe sexy. Por, siç ka ndodhur rendom me kengëtarët - fëmije, edhe vetë suksesi i saj ishte pa të ardhme. Kenga e saj Amoureux solitaires ( Dashnorë të vetmuar ), edhe pse e bukur dhe e interpretuar me ndjenjë, nuk qe veçse një flash, një çast që veshtirë mbetet në kujtesë... E, pastaj, si për të mos harruar që kemi të bejmë me një "Hit Parade" italian, në skenë del grupi i mirënjohur Ricchi e Poveri me kengën Sarà perche ti amo ( Do bëhet, se të dua ) që kryeson për 9 javë, me një kengë që të kujton kohë tashmë të "shkuara".( Do bëhet, se të dua ) që kryeson për 9 javë, me një kengë që të kujton kohë tashmë të "shkuara".
 
" DER KOMMISSAR "

 Për të dytin vit me rradhë, rekordin e shitjeve e shënoi një kengëtar i huaj. Nuk është fjala për një kengë të kenduar në anglisht apo në frengjisht por në...gjermanisht. Kenga e gjermanit Falco i befason të gjithë, jo vetëm për orgjinën e interpretuesit por për vetë titullin kengës, Der Kommissar ( Komisari ). Megjithë surprizën, Falco, nuk kish ardhur rastësisht në krye të "Hit Parade" ku ndenji për 10 javë. Ai kish tashmë një përvojë të gjatë skene, ishte kompozitor, kengëtar, prodhues disqesh, disc-jockey etj.
Per Italinë ai ishte një rekord në llojin e vet. Asnjeherë në historinë e "Hit Parade"-it italian s’kish bërë vaki që në krye të ndodhej një gjerman. ( Një tjetër kengetar i kësaj kombësie, kish pasur sukses vite të shkura në festivalin e Sanremos, Udo Jurgens por, ai, s'kish mundur kurrë të ngjitej gjer aty ku shkoi bashkëatdhetari i tij, Falco)...

Megjithë fenomenin Der Komissar, "Hit Parade", nuk i munguan "ngjyrat" italiane. Cifti simpatik, Al Bano e Romina Power, u ngjitën si me "katapultë" në krye me kengën e tyre tashmë të njohur Felicità, por vetëm për pak kohë, për një ...javë. Mbas tyre, ishte Claudio Baglioni me Avrai (Do të kesh) që kryeson garën duke qendruar për 5 javë, ne krye të saj. E, pas tij, po me 5 jave, Christian me kengën Un'altra volta, un altro amore (Herë tjetër, një tjetër dashuri), i ndjekur nga Ricardo Fogli me Storie di tutti i giorni ( Histori të çdo dite ) me 3 javë...
 
VAMOS A LA PLAYA !
 
Një sukses, një "hit" i madh veror !...10 javë në vend të parë. Duket si e bërë enkas për atmosferën e plazheve, diskotekat, pushimet verore e stacionet e mëdha balneare. Një tip i kengëve të dikurëshme të traditës, të kenduara nga Nico Fidenco apo Edoardo Vianello por natyrisht me "rritmin" dhe "evolucionin" e një diference prej njëzet vjetësh avancë... Grupi Righeira me kengën Vamos a la playa ( Shkojmë në plazh ), vinte pothuajse nga "asgjëja". Ai kendon nëpër disa diskoteka e njihet vetëm nge një publik i kufizuar të rinjsh. Por ja që, Vamos a la playa bëhet hymni i kësaj vere, ( 10 javë në "Hit Parade" ) e, si asnjë herë tjetër spanjishtja bëhet gjuha zyrtare e një kenge që dëgjohet pa rreshtur për disa muaj nga të gjithë. Atmosfera e një vere të zbaviteshme e tipike italiane, me muzikë të gëzueshme e rritmike, plot batuta e humor...
Viti 1983, shenon përsëri edhe një sukses tjetër të Christian me Abbracciami amore mio (Përqafomë e dashura ime), kengë që qendron 7 javë në krye të klasifikimit. Vazhdon me tej, prezentatori i njohur i kohës, Corrado, me një "kengë" që, edhe pse mediokre, udhëheq për 5 javë. E, më pas, për herë të parë në historine e "Hit Parade"-it, një kengëtar qe ka tashmë përmasat e një "big"-u internacional. Michael Jackson, idhulli i madh i të rinjve që kryeson për 8 javë me kengën Billie Jean...
         Viti në vazhdim, 1984, shquhet për një pjesë muzikore tipike, të zbuluar nga disc-jckey-t. Eshtë All night long e Lionel Richie. Një lloj sigle, diçka frenetike e denjë për klubet e natës. Muzika, e shkruar nga ish-lideri i grupit Commodores, është diçke e "modes" e që pëlqehet nga të rinjtë që kalojnë netet e verës nëpër diskoteka gjer në orët e para të mengjezit. Diçka që kendohet e kërcehet në grupe. Jo një apo dy herë në nate, por dhjetë e pesembëdhjetë herë. Një pjesë që ka hyrë tashmë në antologjinë e dansit modern të të gjithë kohëve e që, herë pas here qendron edhe sot e gjallë, në repertorin e "hit"- eve të muzikës së diskotekave..."Hit parade" i këtij viti, përveç fenomenit All night long, është një "koktejl" i vërtetë autorësh e kengëtaresh italiane e të huaj. Ai nis me kengën e Christian Nostalgia (3 javë në krye), vijon me Paul Young dhe kengen e tij Love of the common people (4 javë), Wang Chung me Dance all days (6 javë), Raf me Self control (7 javë), George Michael me Carelss whisper (5 javë ), Stevie Wonder me I just called to say I love you e, së fundi, për herë të parë në "Hit Parade", me një debutim të një kengetare italiane që, jo shumë kohë më pas, do behet nje emër i njohur e i dashur për publikun italian. Eshtë Gianna Nannini me kengen Fotoromanza që qendron në krye të kengeve më të suksesëshme të vitit, për 5 javë...

" USA FOR AFRICA "
                                          
Përsëri numëri një i "Hit Parade", ashtu si një vit më parë, është Lionel Richie me 11 javë në krye. Por, kësaj here më një himn kushtuar Afrikës, një mesazh madhështor solidariteti me kontinentin e origjinës së një vargu kengëtarësh të shquar me ngjyrë... Kenga e tij fituese USA for America ), është një kompozim i përbashkët me Michael Jackson. Një nisme kjo e pa shembëllt, e cila ngrohu zemrat e gjithë njerezve të globit e që u pasua më vonë me shembuj të tjerë të kësaj natyre, të ndërmara nga kengëtarë e grupe të tjerë në vende të ndryshme të botës. Videoja me ngjyra me të njejtin titull, bëri "xhiro" triumfuese në gjithe "Hit parade"-t e botës. Të pa harrueshme, planet e xhiruara nga afër të Dylan e Springsteen, kërcimet e Cyndi Lauper, buzët e Tina Turner, nofullat e Kenny Rogers, intonacioni i përkryer i Hall & Oates, psherëtimat e Ray Charles, Micheal Jackson dorë për dore me Diana Ross e, buzëqeshja e lumtur e Stevie Wonder...  
Duket se "Hit Parade" 1985 është i pushtuar nga "divat" e kengës ndërkombëtare. Në krye, Madona me 10 javë, me kengen Into the groove pastaj, grupi Duran Duran me 8 javë me kengën A view to a kill ( Imazhi i një vrasje ), përsëri George Michael me 6 javë me Carles whisper e, së fundi, për herë të parë ( por jo të fundit ), "zbulimi" i ri i kengës italiane Eros Ramazzotti, me suksesin e shquar Una storia importante, me vetem 3 javë ne krye, por në një radhë me më të mëdhenjtë e botës... 1986-a, është përsëri edhe një vit tjetër afirmimi për të. Kenga e tij Adesso tu ( Tani ti ), një sukses që edhe sot bën pjesë në më të mirat best të tij, kryeson për 9 javë. Ai është gjithashtu vit i suksesshëm debutimi, për një tjetër kengëtare premtuese italiane. Për simpatiken Spagna e cila me East Lady, ( Zonja nga Lindja ), mban për 6 javë "kuroren" e nderit të vendit kryesues. Po këtë vit, Gianna Naninni i forcon me tej "pozitat", duke hedhur në treg kengën tashmë të njohur Bello e impossibile ( I bukur dhe i pa mundur ). Nderkohë, vazhdojnë të kryesojnë për shumë javë me disqet e tyre të sukseshëm, Madonna, Joe Cocker, Tracy Spencer, George Michael, Arcadia, A-Ha, Duran Duran, Band Aid, Wham, New Glory,etj.
 
MADONNA
 
      Për herë të parë, pas "kontakteve" vizive nëpërmjet video-klipesh me pamje disa herë sensuale, ( të cilat janë transmetuar herë pas here në programe të ndryshme televizive ), Madona, super-ylli i kohës, vjen më 1987 në Itali ne një turne "mega-koncertesh", të cilat nisin në Torino e përfundojnë në Firence. Madona ben për vehte deri në delir, jo vetëm publikun e gjerë pothuajse të çdo moshe, por edhe gazetat e kanalet e ndryshme televizive të cilat "gërmojnë" nëpërmjet një vargu emisionesh për të gjetur orgjinen e saj italiane. Për një jave të tërë, në Itali nuk flitet për asgje tjëter veç për Madonen. Koncerti i Torinos transmetohet direkt në TV e ndiqet nga 14 milionë teleshikues. Eshtë viti 1987...Disku i Madonnes Who's that girl ?, ( Kush është ajo vajzë ), qendron për 12 javë në krye të "Hit Parade"...
        Eshtë epoka e emrave, koncerteve e turneve të mëdha. Koha e grupeve të shquara "pop". Ndër ta shquhet Europe që, me kengen The final countdown (Numërimi mbrapsh), qendron 8 javë në numërin një të rradhës së disqeve më të mira. Mbas tij, triumfuesja Whitney Houston me I wanna dance with somebody, ( Dua të kërcej me dikë ) e, më pas, Michael Jackson me Bad ( I keq ) etj...Në këtë mori emrash, kengësh e muzike të huaj, të cilat "mbysin" tregun italian të disqeve duket se, kenga tradicionale e këtij vendi, tashmë është harruar dhe i përket vetëm së kaluarës. Por, ja që ky iluzion është i gabuar... Në festivalin e Sanremos të këtij viti, triumfojnë pikërisht tri kengëtarë të "traditës". Njeri prej tyre, Gianni Morandi, rikthehet në skenë pas disa vjetësh heshtje e "harrese". Dy të tjerët, Enrico Ruggeri e Umbero Tozzi, janë gjithmonë aktivë. Kendojnë së bashku kengen Si puo dare di piu ( Mund të jepet më tepër ) dhe meritojnë vendin e parë. Pa kaluar një javë, disku i tyre kryeson "Hit Parade", ku qendron për 10 javë. Eshtë një rikthim drejt "epokës së artë" ?... Jo! Ndofta është thjesht një "nostalgji", një përpjekje për të kujtuar kohën e shkuar, e cila nuk kthehet më ...
 
 
*********
 
REKORDE DHE KURIOZITETE
 
                            
HIT PARADE - KENGETARE ME NUMERIN ME TE MADH TE DISQEVE 45 XHIRO
 
Mina është interpretuesja e cila, prej vitit 1957 e gjer më sot, ka mundur të “fusë” numërin më të lartë të 45 xhirove ( single ) në listen e disqeve më të shitura. Ja dhe lista e interpretuesve long seller:
 
    67   Mina
    59   Adriano Celentano
    52   Pepino di Capri
    39   Domenico Modugno, Gianni Morandi
    33   Ornella Vanoni
    29   Rita Pavone
    27   Litle Tonny
    26   Patty Pravo
    24   Elvis Presley
    23   Beatles, Pooh
    22   Ricchi e Poveri, Cristina d'Avena
    20   Bobby Solo, Marcella Bella
    19   Rolling Stones, Iva Zanicchi, Caterina Caselli, M.Reitano
    18   Paul Anka, Orietta Berti, Raffaella Carra, Neil Sadaka, Claudio Villa
           Gigliola Cinqueti, Tonny Dallara, Equipe ‘84
    17   Lucio Battisti, Cameleonti, Dik - Dik
    16   Fausto Leali, Madona, Matia Bazar, S.Endrigo, Don Backy, M. Ranieri
    15   Nico Fidenco, Gino Paoli, Donna Summer, Loretta Goggi
 
 
INTERPRETUES ME SHUME HERE NE VEND TE PARE:
 
Interpretues me më shumë herë në vend të parë në Hit Parade është Adriano Celentano, i cili qysh nga 1957 e gjer më sot, ka qenë në Majen e Olimpit me 14 disqe të ndryshëm. Ja dhe klasifikimi:
 
                              14  Adriano Celentano
                              12  Gianni Morandi
                              II   Lucio Battisti
                              10  Mina
                              8   Domenico Modugno
                              7   Rita Pavone
                              6   Peppino di Capri
                              5   Elvis Presley, Duran Duran
                              4  Christian, Claudio Baglioni, Madona, Bee Gees
 
 
HIT PARADE - DISQE 45 XHIRO,
ME NUMERIN ME TE MADH TE JAVEVE, PA NDERPRERJE...
 
 
           17    In ginocchio da tè ( Gianni Morandi )
           16    Un anno d'amore ( Mina ), On my own ( Nikka Costa )
           15    Video killed the radio star ( Bugles )
           14    Blue shadow ( Berto Pisano ), Una donna per amico ( L.Battisti )
           13    Ancora tu ( Lucio Battisti ), Pazza idea ( Patty Pravo )

                  12    Il cielo in una stanza ( Mina ), Tu ( Umberto Tozzi ), Tu sei l'unica donna per mè ( Alan Sorrenti ), Who's that girl? ( Madonna )

         11    Smoke gets in your eyes (Platters), Cuore matto (Little Tonny), We are the world (USA for Africa), Il padrino ( Santo & Johnny ), Solo tu ( Matia Bazar )

          10    Diana ( Paul Anka ), Amarsi un po' ( Lucio Battisti ), Der komissar (Falco), Sabato pomeriggio (Claudio Baglioni), Vamos a la playa,(Righiera), Careless whisper (Wham!), Into the groove (Madonna), Si puo dare di piu (Ruggeri - Tozzi – Morandi )

 

 

 HIT PARADE - Kengetare me me shume vende te para
 

 
           73 herë: Lucio Battisti                       28 herë: Claudio Baglioni
           68 herë: Gianni Morandi                     27 herë: Duran Duran
           58 herë: Mina                                  25 herë: Christian
           38 herë: Adriano Celentano                22 herë: Peppino di Capri
           33 herë: Madonna                            21 herë: Patty Pravo
           29 herë: D. Modugno, U. Tozzi            20 herë: Alan Sorrenti
 
 












Partager cet article
Repost0

commentaires