Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
14 novembre 2007 3 14 /11 /novembre /2007 10:57

 


Nga Vasil QESARI

                      

... Nenë terrin e plotë të jetës totalitare, kengët italiane, për ne që i përkasim brezit të viteve '60 -'70, nuk ishin thjesht një rreze drite e jo vetëm kengë të dëgjuara vjedhurazi e me frikë por, mbi të gjitha, referencë e aspiratë për ndjenjat tona të ndrydhura, për vetë nocionin e lirisë dhe artin e kulturën perëndimore. Prej atyre viteve, më vijnë ndër mend shumë kujtime, të cilat janë të lidhura pikërisht me nostalgjinë rreth atyre kengëve, shumica e të cilave, degjohen e kendohen edhe sot.

... Më kujtohen vitet e fakultetit kur, mbremjeve, të mbledhur rreth një radioje të vjetër me llamba që kish sjellur nga shtëpia e tij, shoku im i paharruar Sami Ymeri, dëgjonim fshehurazi Festivalin e Sanremos, ndërkohë që jashtë dhomës tonë, aty në katin e dytë të godinës së konviktit N° 14, sipas rradhës, bënim roje në koridor me frikën se mos na spiunonte ndonjë nga shokët e kursit. Më vijnë ndër mend, ditët e premte kur pikërisht në oren 13:00, një grup prej nesh, linim leksionet e nxitonim për të degjuar Hit Parade emisionin aq të njohur radiofonik, të cilin e prezantonte Lelio Lutazzi. Më dalin para syve, ditët e verës, në plazh, kur nga tranzistorë të rrallë ( Oh, sa të rrallë ishin ata, aso kohe ! ), djem e goca, mblidheshim në grupe për të dëgjuar Un disco per l'estate i cili ishte edhe evenimenti më i madh kanor i stinës së verës, në Itali.

.. Kenget italiane !.. Te ndaluarat kengë qe ne i ndiqnim, kur na binte rasti, natyrisht rrallë here e nëpermjet televizionit duke imituar sado pak, ( natyrisht më tepër në endërrat tona ), flokët e gjatë, basetat, veshjet e kengëtarëve. Duke menduar, me guxim të çmendur djaloshar por edhe me frikë, shprehjen: O perëndi!... A do të vinte vallë ndonjëherë ajo ditë që, ato kenge t'i dëgjonim të lirë? Kur të donim e sa të donim ?...Që volumi i radiove të ngrihej gjer në fund e, meloditë e tyre, të derdheshin nëpër rrugë, të ngrinin peshe qytetin, t’i ngrinin njerëzit në kembë, pa patur frikë nga operativët e sigurimit, nga veprimtarët e frontit, nga militantët e rinisë, nga anëtarët e partise e nga ...

... Sa njerëz, sa të rinj u kritikuan, u futën në burgje se dëgjonin kengët italiane e angleze ? Sa u përjashtuan nga shkollat e u demaskuan në organizatat e rinisë e frontit?...Por, sa të tjerë, pikërisht, në saje të atyre kengëve e melodive, munden të mbijetonin, të adhuronin një vajzë, të mendonin për vargje dashurie, t'i rrezistonin dhunës e tjetërësimit totalitar, të ruanin të paprekur thellë në koshiencën e tyre, ndjenjën e së Bukurës, të Dashurisë, të Lirisë si edhe të të menduarit ndryshe nga të tjerët ?...
...Faleminderit, pra, kengëve italiane !


           Vitet '60 - '70, janë konsideruar me të drejt
ë si vitet e arta të kengës së lehtë italiane. Jehona e tyre është edhe sot e pranishme e, fakti që edhe gjeneratat e reja, herë pas here, u kthehen dhe i pëlqejnë kengët e motivet muzikore të atyre viteve tregon se, ajo epokë është e pavdekëshme dhe universale për nga vlerat muzikore e sentimentale. ( Për rastësi, a për çudi, shënimet e mëposhtme janë shkruar pikërisht gjatë disa ditëve kur, ndërkohë, RAI italian, po transmetonte një sërë spektaklesh me pjesmarjen e atij që, ndofta, është një ndër përfaqësuesit më emblematikë të asaj epoke, pra të djaloshit të përjetshëm, kengëtarit Gianni Morandi ).

        Këto kujtime nostalgjie, të cilat s'pretendojnë të jenë as studim e as kritikë e fenomenit në fjalë, janë shkruar thjesht për të evokuar mes miqsh e shokësh tepër të afërt, një periudhë të caktuar të jetës e kujtimeve tona dhe, pikërisht, kengët e viteve '60 e '70, të cilat lanë gjurmë të pashlyera jo vetëm tek ne, por në disa breza shqiptarë të atyre viteve. ( Eshtë, ndër të tjera, edhe meritë e shansit të afërsisë gjeografike me Italinë, të kontakteve indirekte me kulturën e saj në përgjithësi e, me kengën italiane në veçanti që, pjesa më e madhe e shqiptarëve, munden të ruajnë të gjalla lidhjet e përkatësinë europiane, aftësinë për të mos u tjatërsuar, nenë trysnine e pashembëllt të një ideologjie të cilën ai nuk e dëshiroi kurrë e që, nuk ish aspak në natyrën e traditave, psikologjisë, shijeve, ndjenjave e kulturës së tij. Por, kjo është një temë tjetër e veçantë, e cila do të meritonte një studim më të gjatë ).

        ... Perëndimi i asaj epoke të shquar, nuk erdhi pa u kuptuar e pa arsye. Ai ishte rezultat logjik i evoluimit të shoqërisë, ndryshimit e këmbimit të kohëve. Aty nga fundi i viteve '70, po kuptohej qartë se kenga e lehtë italiane, po kalonte një krizë të vërtetë. Prania dhe organizimi gjithmonë e më tepër i turneve e mega -koncerteve me kengëtarë anglo-amerikane, fluksi i emisioneve televizive muzikore të huaja, shtypit të specializuar i cili konsiderohej si promotor i korrenteve moderne dhe avanguardiste, komercializimi masiv dhe reklamimi i kengëve me vlera shpesh herë mediokre, superprodhimi i disqeve dhe menyrat gjithmonë e më moderne të marketingut, kishin përmbysur komplet traditat dhe metodat e vjetëruara. Magjia e emocioneve të dikureshme të Cantagiros dhe Un disco per l'estate, tashmë i përkisnin një të kaluare tepër të largët. Për brezat që po vinin, vitet '60 - ‘70 dhe kengët e tyre, nuk ngjallnin më atë entuziazmin tipik masiv popullor italian kur, edhe rrugët e qyteteve të mëdha në orët e mbrëmjeve boshatiseshin, kur çdo familje qendronte e bllokuar për orë të tëra para ekranit të televizionit, për të ndjekur Il Festival di Sanremo, Canzonissima, Sette voci, Teatro dieci, Senza rette e emisione të tjerë muzikorë.

E, veç kësaj, ndryshimet që po ndodhnin, largimi nga tradita e kozmopolitizmi i kengës e shijeve, kishin ndofta edhe arsye të tjera më të rendësishme.Banalizimi i spektakleve të shquara të Festivalit të Sanremos, në emër të modernizmit e mënjanimit të kengëtarëve të vjetër e, aktivizimi pa kriter i të rinjve, konkurenca disa herë tepër cinike dhe e pa skrrupull mes vetë pjesmarrësve, (disa prej të cilëve kishin krijuar tashmë edhe shtëpitë e tyre diskografike), etj. - të gjitha këto po i jepnin fund një epoke e cila kish lenë gjurmë të pashlyeshme në jetën, shprehitë, shijet muzikore e vetë historinë e kengës italiane... Megjithatë, vitet që do të vinin, do shënonin dhe ato biografinë dhe sukseset e tyre. Cdo gjeneratë ka fansat dhe idhujt e saj. Jeta, mbresat, shijet muzikore dhe emocionet e një epoke, nuk mbarojnë aty ku nisin të shterrojnë tonat. Ato janë në evolucion të vazhdueshëm... Në botën e sotme, megjithë të metat e vetëshkatërrimin qe jo rrallë herë ajo ndjell e provokon, pavarësisht nga eksperimentet e modat kalimtare që shpesh përmbajnë absurdin e një egzistence pa kuptim, muzika dhe kenga e vërtetë, në përgjithësi, si dhunti hyjnore, si një sinonim i vetë bukurisë e kuptimit të jetës, si një ndjenjë e pa zevendësueshme fisnikërimi njerëzor, do të vazhdojë të gjenerojnë nga brezi në brez, gjithmonë e papushim, sentimente të thella, ndjenja të bukura, nostalgjitë pafund e kujtime të paharruara ... 
                                                     
                                        
                                                           
    Hit parade, për të cilin do flasim disi gjatë, është një emër i njohur jo vetëm për ata që merren me hartimin e emisioneve muzikorë në gjithë llojet e mediave, në radio, televizion a shtypin e shkruar, por së pari nga miliona e miliona adhurues e "konsumatorë" të zhanreve të ndryshme muzikore, në të katër anët e botës. Në Shqipëri, emërtimi Hit Parade është mbi gjithëçka, sinonim i nostalgjise për vitet '60-'70, sidomos përsa i përket kengëve e muzikës së lehtë italiane. Një emër tepër i njohur dhe intim ky, për gjithë brezat e atyre viteve, të cilët në kushtet e privacionit të plotë të egzistencës së një Kenge të Lirë Shqiptare, të mungeses së shprehjes së ndjenjave e aspiratave të tyre, të presionit sistematik ideologjik të Partise kundër influencave të kultures borgjeze e revizioniste, i drejtonin sytë matanë Adriatikut, në vendin fqinj, Italinë. Aty, ku kenga kishte qenë gjithmonë pjesë e pandarë e egzistencës, jetës, shpirtit e temperamentit të atij popullit e, përveç kësaj, edhe Simbol i Lirisë e i Kulturës Perëndimore...

           Hit Parade, me zhvillimin gjigantesk e shumë fitimprurës të industrisë diskografike, sidomos në çerekun e fundit të këtij shekulli, u bë një nga emisionet më të ndjekura e më të dashura për mbarë adhuruesit e kengëve, kasetave e disqeve të të gjitha llojeve e gjinive muzikore. Në çdo kuvend, botim, studim, kërkim apo referencë që bëhet aktualisht rreth kengëve, kengëtareve, disqeve e tregut të shitjes së tyre në përgjithësi, fjalën e fundit dhe dominuese e thoshte gjithmonë Hit Parade... Tentativa e parë në botë, për një klasifikim të sasisë së shitjes së disqeve në treg, ishte bërë fillimisht në SH.B.A. më 1936, nëpërmjet një ankete të organizuar nga revista e perjaveshme Billboard. Gjashtë vjet më pas, në netor të vitit 1942, pikërisht në kulmin e përdorimit të disqeve 78 xhirosh, kjo përvojë filloi të aplikohej edhe në Angli, nëpërmjet revistës së përjavëshme New Musical Express. Ndërsa në Itali, tentativat e para sporadike për "hetimin" e shitjes dhe klasifikimin e disqeve më të pëlqyera nga publiku, nisen të duken aty rreth vitit 1958. Por, vetëm më 1959, nëpërmjet revistes Il musichiere, një e përjavëshme e botuar nga Mondadori, kjo praktikë u bë, si të thuash, definitive e zyrtare, duke hyrë kështu në historinë e muzikës së lehtë italiane dhe të vetë fenomenit Hit parade në përgjithësi.

          Por, pse pikërisht më 1958?... Sepse, sipas të dhënave, pikërisht në atë vit industria diskografike italiane, nisi të bëjë transformimin e saj të madh e radikal, për të kaluar kështu nga një stad pothuajse artizanal, në një industri të vërtetë moderne. Cilat qene motivet? Të shumta... Së pari, lindja e rock and roll -it si vallzim e zhanër muzikor shumë popullor pastaj, suksesi në rritje i këngëtarëve vendas e, sidomos, i atyre amerikanë ne Itali, shtrirja e degjimi edhe më i madh i saj në mjedise familjare, nëpërmjet programeve televizive, përhapja masive e juke-box nëpër mjedise publike, përmirësimi i nivelit të jetesës, dëshira në rritje, sidomos e të rinjve, për zbavitje e argëtime etj. Por, mbi të gjitha këto, motivi kryesor, sidomos në aspektin teknik, ka qenë pa dyshim prodhimi e hedhja në treg e disqeve 45 xhiro, format ky që revolucionarizoi tregun ndërkombtar të disqeve, për vetë avantazhet që paraqeste, krahësuar me disqet paraardhes prej 78 xhirosh.

           Në Itali, emisioni i parë radiofonik Il discobolo, realizuar nga Vittorio Zivelli, ishte për më tepër se dhjetë vjet e vetmja hapesirë nëpërmjet së cilës dëgjoheshin kengët e reja italiane e të huaja, së bashku me vlerësimin dhe klasifikimin e disqeve të shitura. Në vitet e para të dekadës '60 e, pikërisht më 1963, atë rol nisin t'a marrin përsipër edhe disa revista të specializuara si, për shembell, Musica e dischi, TV-Sorrisi e canzoni, Ciao Amici, ( revista e parë italiane muzikore për të rinjtë ) e, më pas, në vitin 1965, dy të tjera, Big e Giovanni. Më pas, pikërisht më 1967, RAI, (programi radiofonik), nisi të transmetojë emisionin e tij special të përjavshëm kushtuar klasifikimit të disqeve të shitura, i cili u quajt Vetrina di Hit Parade i cili prezantohej nga Lelio Luttazi. Emisioni i parë i tij, u transmetua më 4 janar të vitit 1967 e, në rrjedhen e viteve që pasuan, ai u shndrua në një simbol jo vetëm të shijeve muzikore, por edhe të vetë jetës, modës e zakoneve të shoqërisë italiane të asaj kohe. Emisioni në fjalë, paraqeste garën mes kengetarëve e kengëve të tyre, kompozitorëve e autoreve të teksteve, kërkesave të tregut e prodhimit të disqeve, konkurencës xheloze dhe rivalitetit të botuesve, shijeve të publikut e interesave të biznesit, marketingut e sponsorizimit nga producentë e industri të të gjithë llojeve... 

                             FILLIMET E "EPOKES SE ARTE"


      Para se të komentojmë disa prej sukseseve të vitit të pare të fillimit të transmetimit në radion italiane të Vetrina di Hit Parade drejtuar nga i mirënjohuri dhe i talentuari prezantues, Lelio Luttazi, ja vlen te themi diçka për disa kengetarë e kenge të cilat, gjatë dhjetëvjeçarit 1957-I967, kishin shënuar tashmë rekorde të ndjejshme në shitjen e tyre, duke hyrë kësisoj edhe ne repertorin më të shquar të kohës. Sipas të dhenave të marra prej emisionit radiofonik Discobollo, kenga më e sukseseshme e vitit 1957 ka qene Magic moments ( Caste magjike ), kenduar nga italo-amerikani Perry Como. Delikat, simpatik dhe intim, ai u bë shumë i dashur për italianet sidomos nëpërmjet spektaklit televiziv Perry Como Show, një nga më ndjekurit e viteve pesëdhjetë.

Më 1958, kompozitori i ri Pallavicini, i propozoi Domenico Modugnio -s një kengë të porsa shkruar. Ajo titullohej Nel blu dipinto di blu ( Në blunë e ngjyer me blu ). Kënga u kendua në Sanremo e, sot, bën pjesë në një nga kryeveprat e Modugnio -s. Po atë vit, Paul Anka, thyen një rekord që do të mbetet për brezat e asaj kohe, si kujtimi i një kenge të pavdekëshme. Ishte kenga Diana e cila, brenda një kohe shumë të shkurtër, u shit në një sasi prej 9 milionë kopjesh në disa vende të botës. Më I959, djaloshi Adriano Celentano paraqiti suksesin e tij të parë Il tuo baccio è come un rock, ( Puthja jote është si një rok ), ndërsa grupi Platters me kengën Smoke gets in your eyes ( Tymi shkon ne syte e tu ), po atë vit kryesoi vazhdimisht, në tregun e shitjes së disqeve. 

          Në një seri spektaklesh televizive, të transmetuara gjatë vitit 1960, Mina, ( e quajtur ndryshe ne menyrë figurative nga shtypi i kohes si "Tigri i Cremones" ), kish kenduar ndër të tjera edhe kengen e saj të re Il cielo in una stanza ( Qielli në një dhomë ) kompozuar nga Gino Paoli, e cila edhe sot konsiderohet nga kritika, si kenga më e bukur italiane e këtyre 30-40 vjetëve të fundit e, njëkohësisht si kryevepra e karrieres së saj të gjatë e të mrekullueshme. Në vitin 1961, kenga e Nico Fidenco -s Legata ad un granello di sabia ( Lidhur në një kokërizë rëre), pati gjithashtu një sukses të konsiderueshem, ndërkohë që komisioni i festivalit të Sanremos, gjatë shqyrtimit të kengëve të paraqitura për konkurim, e kish refuzuar atë pa asnjë medyshje.

Më 1962 është Tony Renis, një nga anëtaret e "shkollës gjenoveze", ( ku rradhiten emra të shquar këngëtaresh si L. Tenco, B. Lauzi, A.Celentano, G. Gaber, L. Dalla, U. Boldi etj. ) që, me një linje melodike të ndjerë e të thjeshtë, bëri për vehte jo vetëm në Itali por edhe në botën mbarë, miliona simpatizues me kengën e tij tashmë të njohur, Quando, quando, quando? ( Kur, kur, kur? ). Në vitin në vijim, më 1963, 16 vjeçarja Rita Pavone, ( e quajtur edhe "Vajza rebele" ), shet numërin më të madh të disqeve me kengën Datemi un martelo ( Më jepni një çekan ). Më 1964 Gianni Morandi, pushton zemrat e miliona italianëve me një nga kengët e tij më të bukura në vite, In ginocchio da tè ( I gjunjezuar para teje )...

         "Kur Franko Miliaçi e Bruno Xambrini më propozuan për të kenduar atë kengë, qysh në fillim mendova t'a refuzoj, kujton ai. E, kjo, për faktin se dyshoja se ajo nuk kish asgjë të përbashkët me natyrën e të kenduarit tim. Unë, gjer atëhere, isha mësuar të interpretoja kengë të natyrës së twist -it. Por, me që ata këmbëngulen pranova, i sigurtë se kisha gabuar e do të deshtoja. Por ndodhi ajo që s’e prisja. Një sukses i vërtetë. E paraqitur në Cantagiro e, me pas, në Canzonissima, ajo ishte triumfi i një "triologjie" së bashku me kengët që pasuan në vitet e ardhëshme, Non son degno di tè ( Nuk jam i denje per ty ) e, Se non avessi piu tè ( Sikur të mos të kisha më )...

Ndërsa në vitin 1965, është përsëri e papërseritshmja Mina, ajo që me kengën Un anno d'amore ( Një vit dashurie ), e cila ishte paraqitur në një seri spektaklesh televizive, shet numurin më të madh të disqeve. Vera e vitit 1966, ishte pothuajse krejtesisht "beat", me kengët e Beatles-it dhe Rolling Stones të cilët bëhen "zoter" absolutë të tregut diskografik në Itali respektivisht me kengët Paperback Writer ( Shkrimtari i kopertinave ), Yellow Submarine ( Nendetsja e verdhë ) e Paint it black ( E lyer me të zezë ). Në konkurencë me ta, ishin ndërkohë edhe disa grupe italiane të kohës, si Equip '84 me Ho in mente tè ( Me ty ne mendje ), Rok’s me Che colpa abbiamo noi ( C' faj kemi ne?), Giganti me Tema ( Tema ), etj. Megjithatë, edhe pse zotëron kulmi i kësaj atmosfere tipike "beat", bilanci final ishte triumfues për "gjigandin" italo-amerikan Frank Sinatra, kenga e të cilit Srangers in the nights ( Të huaj në këtë natë ), u cilësua atë vit, si disku më i sukseshëm e më i shitur në tregun italian. 

                                             4 JANAR 1967


         4 janari i vitit 1967, siç thame edhë më sipër, është fillimi i transmetimit të emisionit të ri "Vetrina di Hit Parade" në radion italiane, i cili bënte klasifikimin e disqeve në bazë të sondazheve e anketave të kryera nga një varg revistash muzikore të specializuara e, sidomos, në bazë të "TV-Sorrisi e canzoni", organ i RAI-t për programet televizive javore, ( por njëkohesisht edhe revistë e krijimtarisë, jetës e modës së kengëtarëve e artisteve më të shquar në Itali e në botë ). Gjatë vitit të parë të këtij emisioni, për 11 javë rrjesht, në krye të "Hit Parade" u rradhit Litle Tony me kengen Cuore matto (Zemër e çmendur), i pasuar me 8 javë nga Gianni Morandi me Un mondo d'amore ( Një botë dashurie ), 6 javë Adriano Celentano me La coppia piu bella nel mondo ( Cifti më i bukur në botë ) e, pastaj, me rradhë, kompleksi Rok’s me E la pioggia che va ( Dhe shiu bie ), Equipe '84 me 29 novembre ( 29 nentor ), Rocky Roberts me Stasera mi butto ( Sonte do hidhem ), Al Bano me Nel sole ( Nenë diell ) etj. 

Gjatë "epokës së artë" të muzikës së lehtë italiane, Litle Tony, i cili u shpall "kampion" i atij viti në "Vetrina di Hit Parade" me, ndofta, suksesin më të madh të karrierës së tij Cuore matto ( Zemër e çmendur ), mbetet një nga kengëtarët e rrallë italiane i cili s’ka fituar asnjë trofe. Në karrierën e tij të gjatë si kengëtar, ai ka marrë pjesë në festivale e gara të shumta muzikore por, pa arritur asnjeherë të zerë vend të parë. Por, kjo padrejtesi i eshte shpërblyer disa herë, me kengët e klasifikuara në vende nderi në "Hit Parade", si edhe me miliona disqe të shitura në vite...


                 1968 - VITI I ADRIANO CELENTANOS 


            Kenga Azzuro ( Kaltërsi ) e A. Celentanos ka qenë "kampionia" e "Hit Parade" për vitin 1968, ku ajo qendroi shtatë javë në vendin e parë. Një kuriozitet. Qysh në fillimin e daljes së saj, por ndofta edhe kohë më pas, ajo u konsiderua si një kengë e rendomte dhe e "lehte" në repertorin e Celentanos. Por, në fakt, me kalimin e viteve, kenga pati jehonë boterore e u shit në miliona e miliona kopje, duke u kenduar gjithashtu edhe prej shumë kengetarëve të shquar nga vende të ndryshme. Dhe, s'mund të ndodhte ndryshe, po të kihen parasysh edhe aftësitë e shquara profesionale të kompozitorit të kësaj kenge, Paolo Conte, ( i cili kish shkruar ndërkohë edhe disa kengë të sukseseshme për Caterina Caselli -n, Patty Pravo -n etj.), si edhe të autorit të tekstit, Pallavacini, "parolierit" më të shquar të kengës së lehtë italiane. 

 Gjatë vitit 1968 në "Hit parade", mbas Celentanos, mbresat më të mira tek mijëra e mijëra dëgjues, i ka lene pa dyshim kenga e Patty Pravo-s La bambola ( Kuklla ) me gjashtë javë në krye të klasifikimit e pas saj, Riccardo del Turco me kengën Luglio ( Korrik ) po me 6 vende të para etj. Gjatë ketij viti, kengetarë të tjerë u afirmuan si talente të reja e me të ardhme të padiskutueshme. Të tille ishin Don Backy me Canzone, me 6 javë në krye të klasifikimit, Camaleonti me kengët Applausi ( Duartrokitje ) dhe L'ora de l'amore ( Ora e dashurisë ), grupi Aphrodite's Child me Rain and tears ( Shi e lotë ), Tom Jones me Delilah, Franco Quatro e Franco Primo me Ho scritto t'amo sulla sabbia ! ( Mbi rërë shkrova, të dua! ) etj.    " LIZA ME SYTE BLU "

                           


"Liza me syte blu" ( Lisa dagli occhi blu ), pushtoi gjithë plazhet e shpejt u bë "hymni" i të gjithë të dashuruarve, gjatë verës së vitit 1969. E kenduar nga Mario Tessuto, kjo kengë pati shkëlqimin e një meteori, rast tipik si fenomen, e që ka ndodhur shpesh edhe për shumë kengë e kengëtarë të tjerë të viteve ’60 kur, një këngëtar pothuajse i panjohur, dilte pa pritur në skenë, bente jehonë me një kengë të vetme, shiste disa milionë disqe e, pastaj, humbiste e harrohej. Mario Tessuto, me këtë kengë "mposhti" gjithë pretendentët e tjerë të konkursit Un disco per l'estate ( Disku i verës ), i cili vendoste për suksesin dhe shitjen e disqeve më të dëgjuara gjatë verës.

Napolitan me banim në Milano, ai ndodhej prej kohesh në një mjedis kengëtarësh por, pa mundur asnjëherë të afirmohej. Ishte Ricky Gianco, më 1963, që ja prezantoi atë Adriano Celentano-s, i cili mbasi e mbajti për ca kohë në "Klan"-in e tij, nuk e pelqeu dhe e dërgoi andej nga erdhi. Pastaj, erdhi vera plot fat e vitit 1969 e, suksesi i madh i Liza me sytë blu, ( gjashtë javë rresht në krye të "Hit Parade" ), bëri që ajo të mbetet një nga kengët që kujtohet edhe sot e kësaj dite me nostalgji nga "fansat"e asaj epoke...


"Mrekullia" tjetër e kësaj vere ishte pa dyshim, një nga sukseset më të mëdha të G. Morandi-t, Scende la pioggia ( pesë javë në krye të klasifikimit ), e cila ben pjesë në kengët më të zgjedhura e më të mëdha të tij. Po gjatë këtij viti, me disa herë ne krye të "Hit Parade", vijuan me rradhe Bella Belinda ( Belinda e bukur) e G. Morandi-t, Zingara ( Cigania ) e Boby Solo, Bada bambina ( Vallzo vogëlushe ) e Little Tony-t, Eloise e Barry Ryan, Tutta mia la città ( Gjithë qyteti ) i kompleksit Equipe '84, Viso d' angelo ( Fytyre engjelli ) e Cameleonti-t, Storia d'amore ( Histori dashurie ) e Celentano-s, Pensiero d'amore ( Mendim dashurie ) e kompleksit Mal, Il primo giorno di primavera ( Dita e parë e pranverës ) e kompleksit Dik-Dik ...

( vazhdon )

 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Nostalgji
commenter cet article

commentaires