Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
13 novembre 2007 2 13 /11 /novembre /2007 22:43

( Refleksione )

Nga Vasil QESARI


A  kish qenë Ismail Kadare disident ?...
A përbën vallë ai, rastin e një përjashtimi të jashtëzakonshëm, në rrethanat e mungesës së një  disidence të vërtetë në Shqipëri ?
Në të kundërtën, në mos disident klasik i kalibrit Havel, Solxhenicin etj, a ishte ai, fillimisht, një shkrimtar zyrtar e pastaj, me kalimin e viteve, thyerës rregullash i realizmit socialist, antikonformist, rezistent i heshtur, kundërshtar i  fshehtë i regjimit e, në fund, veprimtar i vendosur kundër tiranisë ?...
E, në se përgjigja e pyetjeve të mësipërme është: Po !, cila do të qe skema e evolucionit të personalitetit dhe veprës së tij letrare në rrjedhën e jetës totalitare shqiptare, nga fillimi i viteve '60 e gjer në fund të viteve '80? Nga ana tjetër, po qe se do përpiqeshim të ndërtonim skemën e një rruge dhe evolucioni të tillë, a do të mund ta përkufizonim plotësisht e saktë, pozicionin e rolin e krijimtarisë së tij në vite ? ( Për vetë faktin se, angazhimi, evolucioni e kompleksiteti i botës e veprës së një shkrimtari, në kushtet e shoqërisë totalitare, është një proces i ndërlikuar, kompleks, i paimagjinueshëm dhe thellësisht misterioz ).
Sipas mendimit tim, them se, skema, e cila do të karakterizonte e shënonte trasenë e  rrugës së përshkruar prej Ismail Kadaresë në atë periudhë, ka pasur pak a shumë, një progresion të tillë :

... thyerës rregullash  - antikonformist  - rezistent  i heshtur - kundërshtar  i  fshehtë  i  regjimit - rival  i diktaturës ...
                                           
Lidhur me objektivitetin e vërtetësinë e skemës së mësipërme, si edhe me shumë  pyetje, hamendje e supozime rreth pozicionit e rolit të Ismail Kadaresë, si shkrimtar e intelektual gjatë epokës totalitare, janë shprehur e vazhdojnë të shprehen mendime, ide e  gjykime nga më të ndryshmet. Bilé, edhe sot e kësaj dite, në botimet, shtypin e mediat  shqiptare e të huaja, vazhdojnë të shkruhen e të shprehen opinione, komente e konsiderata nga më kontradiktoret. Herë, plot simpati e supervlerësime, e herë me sarkazëm, mllefe e urrejtje të thellë.
Gjykime të tilla, shpesh janë aq ekstreme, sa që disa arrijnë ta cilësojnë atë si rapsod të Enver Hoxhës, këngëtar të regjimit e, ca të tjerë, e akuzojnë bile edhe si bashkëpunëtor të zellshëm të diktaturës e jetëgjatës të saj. Të tjerë, të cilët përfaqësojnë edhe shumicën  dërmuese të opinionit, e cilësojnë atë, përveçse kundërshtar të realizmit socialist edhe shkrimtar gjenial, i cili me veprën e tij letrare u bë Simbol i Shpresës, Gardian i Memories, Denonciator i Diktaturës, Rival i Totalitarizmit etj.
Në përgjithësi, tymnaja rreth rolit, figurës e pozicionit të tij, sipas vetë Kadaresë, është përhapur prej një kategorie të caktuar njerëzish, të cilët, gjatë epokës totalitare bënin sehir e s’thoshin as gjysmë fjale për dënimin e padrejtësive e krimeve. Prej, atyre që nxinin  revolverët  e godisnin pa mëshirë kundër disa njerëzve të guximshëm të kulturës, e së fundi, prej një kategorie pseudo-artistësh që nuk kanë absolutisht të drejtën morale të japin leksione, sepse kanë qenë pjesëmarrës në krime ose vëzhgues entusiaztë e lavdërues të tyre. Përfundimisht, përgjigja definitive dhe tronditëse e shkrimtarit rreth këtij problemi, është kjo:
 “Të qëndrosh ulur në lozhë, duke parë se si njerëzit përleshen e përgjaken në arenë duke u ndeshur me bishat e, pastaj, t'i gjykosh ata që nga lart, përse dikush prej tyre nuk u tregua aq trim sa duhej përballë tigrit, e pse një tjetër, bile, i bëri bisht atij, duke zbatuar një taktikë jo edhe aq korrekte, kjo është çnjerëzore (...) Nuk ka asgjë për t'u ekzagjeruar por fakti është se, ne ndodheshim pikërisht në kondita të tilla. Të izoluar, në një arenë plot njolla gjaku, duke mos ditur se nga cila portë, bisha e egërsuar do të na sulmonte, ndërkohë që pjesa më e madhe e spektatorëve, kur vinte çasti i rrëzimit të viktimës, kërkonin sipas gjestit që bënte tirani, me gishtin të drejtuar drejt nesh, vdekjen tonë “ ( Ismail Kadare "Dialogues avec Alain Bosquet". Editions Fayard. 1995).
Ja, pra, një konstatim makabër e rrëqethës, i cili, ndofta, i jep përgjigjej të plotë definicionit tragjik të rolit e pozicionit të tij ( të vetmuar ), në arenën e përgjakur të tmerrit, frikës, shtypjes e vetë jetës totalitare. Megjithatë, le të vijmë përsëri tek pyetja e kreut, me të cilën nisëm edhe refleksionin në fjalë:
A qe ne atë kohe, Ismail Kadareja, disident ?!...
Në kushtet specifike të diktaturës staliniste shqiptare, sipas mendimit tim, edhe pse Kadareja përshkoi një itinerar krejt të veçantë e të rrezikshëm, ( në shtigjet e ngushta e humnerat danteske të jetës së atëhershme totalitare ), ai nuk mund të cilësohet disident i një disidence inegzistente. Por, nga ana tjetër, mendoj se, me plotësisht të drejtë, ai meriton të konsiderohet si një fenomen krejt i veçantë, në historinë e rezistencës kulturore e artistike të ish-vendeve komuniste të Lindjes.
Dikush mund të thotë:
Por, si shumë shkrimtarë të atyre vendeve, ai pse s'reagoi?...
Le ta shqyrtojmë edhe këtë gjë. Në se, bie fjala, në vitet '60 a '70, Ismail Kadareja do kish tentuar të publikonte jashtë vendit një libër kundër diktaturës ( ashtu siç vepruan disa shkrimtarë të vendeve ish-komuniste të Lindjes ), pa dyshim që fati i jetës dhe krijimtarisë së tij, do të kishin qenë krejtësisht të ndryshëm. Mbas një aluzioni të tillë, me të drejtë, mund të shtrojmë gjykimin:
Ç'përfitim e ç'ndryshim do pësonte Shqipëria nga një veprim i tillë ?
Sigurisht asgjë !...
Sepse, së pari, aso kohe, Kadareja qe fare pak i njohur, ( për të mos thënë i  panjohur ) jashtë vendit.
Së dyti, sepse borgjezia ndërkombëtare mbante një heshtje të plotë e të çuditshme, duke e injoruar prej kohësh fatin e shqiptarëve nënë diktaturën staliniste. ( Ndërkohë që mbështeste me të gjithë mjetet e mënyrat, lëvizjet disidente në vende të tjerë komunistë si, në Bashkimin Sovjetik, Hungari, Çekosllovaki, Poloni, Gjermani Lindore etj.
Së treti, në kushtet e izolimit dhe bunkerizimit të Shqipërisë, si edhe të entuziazmit irracional të turmave të dehura nga fjalimet e Enver Hoxhës, tentativat për të shkruar vepra të mirëfillta disidente, do të nxisnin edhe më tepër histerinë e dhunës në vend, duke mos ndryshuar e ndikuar asnjë grimë, në jetën e atij cepi të harruar të Ballkanit.
Përfundimisht, në se Kadareja do ta kish kryer një akt të tillë heroik, Shqipëria s'do të kish pasur veçse një të pushkatuar apo të burgosur më tepër në burgjet e saj. ( Një farë Ismail Kadare, shkrimtar i ri dhe i talentuar,i cili kish shkruar dikur një roman  interesant, me titull: Gjenerali i ushtrisë së vdekur?! ) Por, kurën e kurrës, ai nuk do te behej  një shkrimtar i shquar, duke humbur kështu, përgjithmonë, shansin e trashëgimit të një vepre gjigante e me vlera kombëtare. Për rrjedhojë, me humbjen fizike apo shkatërrimin e intelektit të një shkrimtari të tillë, ne s'do të kishim sot, atë thesar të çmuar veprash: romanesh, novelash, poezish, esesh etj, që janë jo vetëm krenaria e kulturës shqiptare, por edhe e asaj evropiane e me gjere. 
Kadareja, vërtet, nuk mund të konsiderohet disident, ( për nga autorësia e veprave të mirëfillta antikomuniste, hartimi i manifesteve e trakteve kundër Partisë e shtetit totalitar, vuajtjet e torturat nëpër burgje etj.), por megjithatë, them se, përveçse krijues i një universi të rrallë letrar, ai është e mbetet edhe një atdhetar, humanist e  demokrat i shquar, i cili, me mesazhet e veprës së tij, për dekada  vitesh me radhë e në kushtet e një diktature të pashembullt, direkt apo indirekt, ndikoi në shumë aspekte të jetës, kulturës dhe identitetit shpirtëror të shoqërisë e sidomos të rinisë shqiptare. ( Ndër të tjera e mbi të gjitha, në mbajtjen gjallë të identitetit tonë europian përkundrejt eksperimenteve shpërfytyruese të ideologjive totalitare lindore si dhe në ruajtjen e Shpresës dhe mposhtjen e Dëshpërimit fatal kolektiv. Në frymëzimin e Rezistencës ndaj Territ e Dhunës. Rrjedhimisht  edhe në zbehjen e Frikës e nxitjen e Guximit për veprim ).
Qenë pikërisht këto arsyet, pse ndër të tjera, gjatë lëvizjes studentore e demonstratave të mëdha antikomuniste të viteve 1990 - 1991, njerëzit mbanin në duar edhe portretet e Fan S. Nolit, Ismail Kadaresë e Rexhep Qoses, si simbole të europianizmit, humanizmit, cilivizimit,  demokracisë e kulturës sonë të vërtetë kombëtare. ( E kjo ishte më se e natyrshme, sepse autorët dhe ... letërsia e vërtetë janë rivalë më të rrezikshëm të totalitarizmit... kështu shprehet, ndër të tjera edhe Erik Fai, një ndër studiuesit më të njohur të veprës së Kadaresë në Francë - Eric Faye "Dans les laboratoires du pire". Editions J. Corti. 1991 )
 ... Për karaktere dhe krijimtari me përmasa të tilla, siç është rasti i Ismail Kadaresë,  krahas studiuesve e kritikëve letrare të çdo lloji, është e natyrshme të reflektojnë edhe mbarë shoqëria shqiptare e, bashkë me të, edhe individi e lexuesi i thjeshtë. Ai, që në mënyrë diskrete, të largët e pasiononte, në rrjedhën e viteve të zymta të jetës totalitare e përjetoi fenomenin Kadare, si pjesë të pa ndarë të kujtimeve, shpirtit, emocioneve, emancipimit e formimit të tij kulturor. Si pikë referimi të Shpresës se do vinte një ditë që, Liria dhe e Vërteta, do të bëheshin vërtet realitet.

( vijon )

Partager cet article

Published by Simbad - dans Refleksione
commenter cet article

commentaires