Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
13 novembre 2007 2 13 /11 /novembre /2007 22:37

Nga Vasil Qesari

( Cyrus Sulzberger lindi në Nju Jork më 1912. Studimet universitare i përfundoi në Harvard, Punoi në shumë gazeta para se të lidhej ngushtë me "New York Times" me detyrën e shefit të rubrikës "Të dërguar të posaçëm" që nga viti 1944 e gjer më 1954. Më pas, ai u bë botuesi dhe kryeredaktori i saj duke e vazhduar veprimtarinë gazetareske me botimin e tri shkrimeve në javë, jo vetëm për "New York Times", por edhe për "International Herald Tribun" e shumë gazeta të tjera prestigjioze në vende të ndryshme të botës )


Kur, në një nga mbrëmjet e fundit të vitit 1989, Televizioni Shtetëror transmetoi kronikën e pritjes së gazetarit dhe politologut të shquar amerikan Cyrus Sulzberger nga shefi i komunistëve shqiptare Ramiz Alia, ngjarja shkaktoi jo vetëm "habi", por edhe një "choc" të vërtetë. Mjaft nga veteranet, komunistët dhe drejtuesit e larte te Par¬tisë e cilësuan këtë gjest jo vetëm "lajthitje" politike, por edhe një veprim të qëllimtë kundër mësimeve të shokut Enver Hoxha, i cili në librin e tij "Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë" e kish cilësuar gazetarin Sulzberger, armik të bet¬uar të Shqipërisë socialiste si edhe një nga agjentët më të regjur të CIA-s amerikane e të lnteligence Service anglez. 

Nuk i dimë hollësitë e këtij takimi të bujshëm. Cili qe motivi, çfarë u tha e përse u bisedua ? Dimë vetëm se, C. Sulzberger po shkelte përsëri në Sh¬qipëri mbas 50 vjetësh e se, ndofta ky kthim në "vendin e shqiponjave" nuk qe bërë thjesht vetëm për motive "nos¬talgjie". Por, një gjë ishte më se e vërtetë: "Vorbullat e historisë" e kishin sjellë sërishmi këtë gazetar të kalibrit botëror në Shqipëri, nga ku qe larguar një ditë prilli të vitit 1939, para se në vend të hynin pushtuesit fashistë italianë e ku, mbas ngjarjeve të "luftës së ftohtë", be¬sohej se nuk do të vinte këmbë kurrë.

Në vazhdën e një karriere të shkëlqy¬er, më shumë se çdo koleg i tij gazetar në botë, C. Sulzberger ka qenë dëshmitar i ngjarjeve historike më kulmore të shekullit të kaluar. Ishte njeriu që takoi e bisedoi nga afër me figurat më madhore të politikës ndërkombëtare te asaj kohe. Dëshmitar i rrallë i Luftës së II - te botërore dhe i ndarjes së fitores nga dy superfuqitë, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, i copëtimit të Gjermanisë në dy shtete, i angazhimit ameri¬kan në Indokinë dhe i dhjetëra ngjarjeve të tjera të rëndësishme, C. Sulzberger takoi e njohu nga afër mbretër, presi¬dentë, burra shtetesh, gjeneralë e diplo¬matë. Personalitete të cilët për atë kohë, për një gazetar sado prestigjioz qe te ishte, ishte e vështirë t'u afroheshe, të tillë si: Çurçilli, De Gol, Tito, Franko, Aizenauher, Hrushov, Naser etj. Shkrimi i mëposhtëm, i nxjerrë nga libri i tij me kujtime "Në vorbullat e his¬torisë", ku nder te tjera C. Sulzberger përshkruan edhe mbresat e tij si gazetar i shtypit amerikan në Tiranë, lex¬ohet me kërshëri, nga që në të, në mënyrë të paanshme dhe realiste, autori paraqet një tablo të Shqipërisë zogiste në prag të pushtimit fashist, detaje dhe hollësi nga jeta e trupit të atëhershëm diplomatik në Tiranë, si edhe mbresa nga intimitetet e oborrit të ish - mbretit Zog ...

°°°°°

... Do kish qenë më e goditur sikur Shekspiri, në vend të "Natës së mbretërve", ti kish vendosur ngjarjet që zhvillohen te "Hamleti" në Iliri. Sepse, në fakt Iliria anti¬ke është Shqipëria dhe, ndërsa unë mbërrita në këtë vend në fund të vitit 1938, aty po luhej akti i fundit i një "Hamleti" veshur me kos¬tum operete. Shqipëria është një vend malor i vogël strukur buzë Adriatikut, mes Jugosllavisë dhe Greqisë. Shekuj luftërash kanë bërë që banorët e saj të përzihen me sllavët, grekët, turqit dhe latinët, por dy gru¬pet kryesore të popullsisë, toskët në jug dhe gegët në veri, kanë mundur të mbijetojnë. Këta të fundit formojnë të ashtuquajturat klane malësorësh. Të dobët e me fytyrë të prerë si të zogut, ata janë te shquar për mikpritjen e lak¬minë, por edhe për preferencën ndaj vjedhjeve në vend të dëshirës për punë. Gegët janë jash¬tëzakonisht të sjellshëm. Të paktën në atë kohë, kur ata ndiqnin disa ligje të komplikuara, të cilat ishin kodifikuar qysh në shekullin XIII prej një njeriu mjaft të ditur me emrin Lekë e që përcaktonin ndër të tjera edhe rregullat e gjakmarrjes: "Kur një prej burrave të fisit vritej, njerëzit e tij më të afërt hakmerreshin duke vrarë gjakësin. Ky i fundit mund ta kalonte natën nën strehën e armikut të tij i cili, të nesër¬men në mëngjes, e lejonte atë të shkonte gjer në një distancë të caktuar, para se të hidhej e ta përndiqte për ta vrarë". Por, në rregullat e gjak¬marrjes ekzistonin edhe shumë dispozita të dorës së dytë, si për shembull: "Ish e ndalu¬ar e nuk mund të godisje mbi qenin e ndokujt, për sa kohë që nuk ish gdhirë e syri nuk mund të shquante një fije bari nën këmbë" ... 

Gjuha shqipe nuk ngjan me asnjë tjetër, edhe pse ajo bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Pretendohet se ajo rrjedh nga gjuha që flisnin ilirët e vjetër, mbretëresha e të cilëve arriti ta ndalë për shumë kohë furinë e legjioneve e galerave romake. Këtë gjuhë, vetë shqiptarët e quajnë "shqip", për vetë fak¬tin se ata janë "shqiptarë" apo ndryshe "bij të shqipes". Duke parë, kreun e një fisi malë¬sorësh të nisur drejt pazarit hipur mbi gomar, të ndjekur pas nga gra që ecin në këmbë të ngarkuara me arka e rraqe të tjera, kuptohej menjëherë origjina e këtij emërtimi. Biondë, të hollë e të bukur, shumë prej tyre dukej sikur sapo kishin dalë nga Dhoma e Lordëve. Gratë e tyre ishin të bukura nga mosha e pjekurisë e gjer sa arrinin rreth njëzet e katër vjet. Por punët e rënda i jepnin fund shpejt kësaj buku¬rie, sepse detyra e tyre ishte vetëm të puno¬nin, ndërkohë që burrat i mbronin dhe i përkushtoheshin gjuetisë ndaj kafshëve e mi¬dis njëri -tjetrit.
Të ndjekur ngà Shqipëria më 1912, turqit lanë mbrapa tyre një kaos fisesh dhe besim¬esh fetare. Ortodoksët në jug, një pakicë ka¬tolikësh në veri dhe në qendër myslimanët, ndër të cilët bën pjesë edhe një sekt i fuqishëm dhe pak i njohur, bektashinjtë ( një "vëllazëri" fe¬tare me prejardhje nga trupat e jeniçerëve të cilat përbëheshin nga të rinj të krishterë të kthyer në fenë islame ). Të udhëhequr nga shpirti ambicioz i bektashinjve, jeniçerët u bënë një forcë revolucionare aq e fuqishme, sa që sulltanët u shtrënguan ta shpërbëjnë. Më pas, bektashinjtë u syrgjynosën në Shqipëri, ku edhe jetojnë në manastiret e tyre të quajtu¬ra "teqè".
Unë vizitova njërën prej tyre, atë të kryetarit të bektashinjve, "Babait të Madh", Myrtezait që ndodhej në Krujë, në qytezën kështjellë të mbretit të shquar Skënderbè, për të cilin mbasi vdiq thanë: "Bota nuk do të njo¬hë kurrë një luan të tillë". Babai ish një plak i hijshëm syçpues, duar plot kallo e me një mjekër gri në formë lopate. Në brezin e tij ngjyrë gjaku që i qarkonte dollomanen, ai mbante një zbukurim mistik prej kristali. Sekti i tyre, më tha ai, ishte themeluar në shekullin XIII nga një njeri i shenjtë, Haxhi Bektash Beli. Tolerantë, ata pinin alkool, hanin mish derri dhe mbanin marrëdhënie miqësore me fetë e tjera. Ai më recitoi, teksa qemë duke pirë raki, një nga poemat e tij e më pas, më tha:
 - Askush nuk e ka marrë vesh kurrë misterin tim: Unë jam vetë vëllai i Haxhi Bektash Belit ...

Lindja e mbretërisë

Më 1938, Shqipëria ishte një monarki e pavarur nën mbretin Zog, i pari dhe i fundit në dinastinë e tij, emri i vërtetë i të cilit qe Ahmet Bej Zogu. Me origjinë nga një fis gegë i Matit, ai qe rritur në Kostandinopojë e në Vjenë. Pushtetin e kish marrë me para dhe mercenarë të drejtuar nga oficerë rusë të bardhë, të cilët ia kishte dhënë Beogradi. Ambicia për të ishte një sëmundje ngjitëse. Një ndër kunetërit e tij, Ceno Bej Kryeziu, i cili kish qenë ambasador, së pari në Beograd e më pas në Pragë, pat përgatitur një grusht shteti kundër tij. Sipas rrëfimeve konfiden¬ciale që më bëri një funksionar i oborrit mbretëror, Zogu bëri për vete një njeri që ish¬te qitës i mirë, pa punë dhe gojëmbyllur. Kështu ndodhi që, më 1927 në Pragë, një stu¬dent poliglot i quajtur Agjah Bebi, i "mbathur" mirë me tri kupa alkooli, qëlloi mbi Ceno Beun, ndërkohë që ky i fundit ish¬ duke ngrënë në një restorant. Pas kësaj, policia e arrestoi me lehtësi vrasësin i cili qe më tepër një nishanlli i klasit të parë se sa konspirator. 

Zogu, i frikësuar nga dalja e sekretit ngarkoi një tjetër njeri më të zot i cili e vrau Agjah Bebin m'u në mes të Gjykatës së Pragës, duke u zhdukur pastaj pa lënë gjurmë. Por vrasësi i vrasësit, pasi kish gjetur strehë mirë e bukur në Jugosllavi, nisi të pijë e të flasë ca si tepër. Nga Tirana, kryeqytet i Shqipërisë, u nis një tjetër emisar i cili e eliminoi atë pa vonesë. Për fat të keq, unë s’munda të marr vesh se cili qe më tej, fati i vrasësit të vrasësit ... 

Në ballon e fundit mbretërore të dhënë nga mbreti Zog, pata rastin të vallëzoj me motrat e tij, përfshirë edhe të venë e Ceno Bej Kryeziut. Ato kishin veshur rroba të hijshme, të zbukuruara me ar. Mbreti, kish fare pak kohë që ish martuar dhe trashëgimtari i tij direkt qe akoma i biri i Ceno Beut, princ Tati, që sapo kish mbushur gjashtëmbëdh¬jetë vjeç. Zogu tregonte ndaj tij një dashu¬ri të veçantë dhe Tati dukej se e adhuron të ungjin pa masë. Megjithatë, për vetë moshën që kish arritur ai ishte shndërruar si çdo sh¬qiptar i ndershëm, skllav i rregullave të kanunit dhe pëshpëritjeve të miqve të të atit, të cilët i kujtonin se duhej të ish i gatshëm në marrjen e gjakut. Por, meqenëse nuk ekz¬istonte asnjë provë për të fajësuar për këtë gjë Zogun, hamendjet nuk mund të merreshin në konsideratë. 

Te Shekspiri, në muret e kështjellës së Elseneurit, Hamletit iu shfaq fantazma e të atit, duke i nxjerrë atij në shesh të vërtetën. Vila modeste rozë e Zogut nuk kishte as bedena e as spektër, por Hamleti në "vendin e shqiponjave" luhej krejt ndryshe. Princ Tati dukej gjithmonë e më i dalldisur nga thirrjet e kanunit të Lekë Dukagjinit: "Gjakmarrja, domethënë akti për të venë në vend nderin, nuk duhej të ngatërrohej me vrasjen. Është pikërisht kjo që nxit hakmarrjen". Kësisoj, princi i vogël ish privuar nga mbajtja e armëve të zjarrit, edhe pse ai i adhuronte ato si gjithë shqiptarët. Lumturisht, për Ta¬tin por dhe për vetë Zogun, drama u ndër¬pre pikërisht para aktit të saj të fundit. 

Shqipëria më krijoi përshtypjen e një ven¬di marramendës. Drita, shkëlqimi dhe hijeshia e njerëzve të saj të veshur me një lloj "panta¬llonash" të bardha e të ngushta, shoqëruar me një "xhaketë" të zezë e të shkurtër - kjo e fun¬dit në shenjë zije për vdekjen e Skënderbeut- fshihnin në vetvete varfërinë e madhe të jetës së tyre. Hekurudha në këtë vend nuk ekzis¬ton, ka vetëm ca rrugë të cilat unë i përshkova hipur mbi kalë, në këmbë, me autobus, me veturë. Rastet që m’u dhanë për të fluturuar me avion, u bënë të mundura falë aeroplanit të konsullit të përgjithshëm të Italisë, një kolo¬neli që merrej me përzgjedhjen e terreneve për uljen e avionëve, gjë që do të pasohej më vonë me pushtimin i cili s’do vononte të ndodhte.

Zakonet e shqiptarëve

Në Shqipëri pashë mjaft zakone të çudit¬shme. Në Veri, në fiset e Mirditës, për një vajzë konsiderohej turp t'u fliste meshkujve të cilët s’bënin pjesë në familjen e saj. Për të falënderuar me mirësjellje një zonjë, thuhej: "Të lumshin duart!" e ajo përgjigjej me fjalët: "Të lumtë goja, të faleminderit!". Në Spitalin e Ti¬ranës, tridhjetë përqind e pacientëve ishin të plagosur me plumba pushke ose thika. Neper fshatra, legjendat pagane dhe perënditë e fer¬rit ishin të shumta. Sipas miteve të tyre, divat qenë gjigantë të botës së nëndheshme, që hanin mish njeriu. Ata ishin të lartë sa pishat dhe kishin një mjekër të gjate qe u varej gjer te gjunjët. Të piste si derrat e të mbushur plot morra, ata përdhunonin gra e vajza të pafa¬jshme. Një fis cigan adhuronte Zotin, por e thërriste atë me emrin Djall. Duke lëshuar brit¬ma e ulërima, ca dervishë shponin faqet me shtiza, pa u dalë pikë gjaku. Kur vdiste ndonjë grua, varrin ia hapnin më thellë se burrat, sepse mëkatet e saj ishin më të mëdha.
 
Të vdekurve u lidhnin këmbët e duart, u mbyllnin sytë dhe gojën e njerëzit u bënin roje për tërë natën me qirinj të ndezur. Mbi kufo¬mën e të vdekurit, duhej të kapërcente një mace në mënyrë që shpirti i tij, mbasi te ish endur për dyzet ditë nëpër shtëpi, të mund të flutur¬onte e të dilte prej saj me trajtat e një fluture. Në çastin e varrimit, të vdekurit i futej një monedhë në gojë, për të paguar borxhet e botës tjetër. Nëse një burrë binte nga kali, ishte e këshillueshme të derdhte përdhe një kupë mjaltë, për të mënjanuar kështu shpirtrat e këqij. Anti¬dota më e mirë kundër magjive, ish një përz¬ierje plumbi të shkrirë, pështymë lejlekësh dhe gjak të marrë nga dy vëllezër të vrarë. Me të, të sëmurit lyenin plagët, duke shqiptuar fjalët: "U bëftë ujë e kripë!". Si ilaç kundër tifos, për¬dorej stomaku i bretkosës përzier me sheqer, i cili ngrohej në zjarr e pastaj vendosej mbi kokën e të sëmurit...

Kryeqyteti - Tirana

Tirana ishte një fshat i rritur shumë shpejt, plot me shtëpiza dhe minare të vogla. Të vetmet ndërtesa luksoze qenë një hotel italian dhe parlamenti, si edhe një ish-klub ushtarak në hyrjen e të cilit qe vendosur një shpallje ku shkru¬hej "Zotërinjtë deputetë janë të lutur të dorë¬zojnë armët në gardërobë". Në periferi të qytetit, në një lagje me shtëpi moderne, jetonin diplomatët. Ndërsa nëpër rrugët gjithmonë të përbaltura, shiheshin fare pak automobila e shumë gomarë ... 

Lumturisht, në këtë mjedis fshatar, u njoha me një austriake kuqalashe, të butë dhe të ëmbël, e cila quhej Zerlinë. Ajo ndodhej në Tiranë së bashku me një grup hungarezësh. Kish dëshirë të më fliste për sukseset që kish arritur në jetë, gjë e cila vërtet më çudiste, për faktin se qe ende mjaft e re në moshë. Shpesh më tregonte: "Në Paris kam pasur sukses të madh. Në Vjenë, simpatizues të shumtë vraponin pas meje, duke thirrur "la rozza, la rozza". Në Lucernë u njoha me një djalosh anglez mjaft të këndshëm. Ishte shumë i bukur" ... Austriakja u bë për mua një shoqe mjaft zbavitëse, në mes të viskozitetit të bal¬tës shqiptare.

E ndërtuar nga turqit në shekul¬lin XVII, të cilët i vunë emrin e fitores së tyre në Teheran, Tirana është e rrethuar nga të tri anët me male, majat e të cilëve në dimër mbushen me dëborë. Jeta, me përjashtim të hotelit dhe legatave, aty ishte tërësisht primi¬tive. Në atë që mund të quhej restorant, ”menyja” kryesore qe mish i pjekur me oriz. Qyteti tundej nga pëllitjet e gomarëve dhe thirrjet e hoxhallarëve që ftonin besimtarët për lutje. Ngado që të ktheheshe, hundët të mbusheshin me aromën e baltës, qofteve të skuqura me piper dhe kafesë turke. Përveç lojës së bix¬hozit, të cilët shqiptarët e adhurojnë aq shumë, sa që e kanë të ndaluar ta luajnë haptas përveçse disa ditë para Vitit të Ri, në qytet nuk ekziston asnjë zbavitje tjetër. Thuhej se, e vet¬mja zbavitje për Zogun dhe familjen e tij mbretërore, ishin shfaqjet e tri filmave për çdo ditë. 

Gjatë një udhëtimi me autobus në Vlorë, m'u desh të pres për orë të tërë në një fshat të akullt që rrihej keqas nga era. Një turmë njerëzish qe mbledhur rreth një fatkeqi që përpëlitej nga ethet shtrirë sa gjerë-gjate mbi baltën e ftohtë, ndërkohë që fare pranë tij, ca fëmijë luanin me një top leckash. I përkulur mbi fatkeqin, një burrë i mbante kokën në duar, duke ia tundur fort. Pas pak, burri pushoi së përpëlituri dhe vdiq. Askush nuk tha një gjysmë fjale. Fëmijët vazhduan lojën, ndërsa turma u shpërnda, duke e lënë kufomën në vend ... 

Zogu ish një mbret absolut. Ai i kish thënë një diplomati te huaj: "Mos humbisni kohen me ministrat e mi. Ata janë kot. Në se dëshironi ndonjë gjë, hajdeni direkt e tek unë". Por prapa tij, shumë njerëz në hije, luftonin për pushtet. Gjenerali Zef Sereqi, i quajtur ndryshe Sefa, ish proitalian. Abdurrahman Mati, me prejardhje nga i njëjti fis me mbretin - për të cilin pëshpëritej se ishte babai i tij i vërtetë - kish si detyrë të provonte gjellët që i shtroheshin Zogut, për ti dalë para çdo tentative helmimi. Atë e quanin ndryshe edhe "Rasputini i Shqipërisë". Sereqi, rivali më i madh i tij, thoshte: "Kur plaku Abdurahman të vdesë, duhen marrë masa që të varroset sa më thellë". Një italian, Giovanni Giro, i cili kish marrë pjesë në marshimin mbi Romë krah Musolinit qe armik i Abdurahmanit dhe mik për kokë i Sereqit. Ky rufjan simpatik, nuk e njihte Amerikën dhe amerikanët, veçse prej filmave me gang¬sterë të Hollivudit. Më kish ftuar disa herë në shtëpi, duke më vënë para një shishe xhin, të cilin e pinte duke bërë ca gjeste që ai besonte se ishin të modës në vendin tim ... 

Kur u ftova për herë të parë për darkë te Radoje Jankoviç, am¬basador i Jugosllavisë të ci¬lin e kisha njohur qysh më parë, kur kish qenë konsull i përgjithshëm në Nju Jork, ai më pyeti në se luaja poker. U ula në tavolinë ku ishin edhe z. Libohova, ministër i Punëve të Jashtme të Sh¬qipërisë, e Fuat Zogaj, am¬basador i Turqisë. Si në shumë vende evropiane, ne luanim katër veta dhe me tridhjetë e dy letra. Për çudinë time, qysh në fillim, tre të tjerët nxorën nga xhe¬pi kuletat me lëkurë deveje. Jankoviçi vuri re habinë time e tha: "Mos u shqetësoni, për sonte do t'u a huaj unë të hollat. Llogaritë i bëjmë nesër”. Dhe duke hapur ku¬letën, hodhi mbi tavolinë një grumbull monedhash floriri, luigjë e napolonë. Nisa të luaj edhe unë, por me shumë ndrojtje e kujdes. 

Jan¬koviç ishte një tip i mbajtur "chic", një serb trupmadh, me flokë të bardha, zë prej tenori e gjeste të rënda. Sytë i kish të rrafshët e vetullat të ngritura përpjetë, si veshët e një ujku që dhe zhurma më e vogël e bën të hidhet përpjetë. Fliste shpesh plot emfazë e një ditë isha prezent kur iu hakërrua ambasadorit italian: "Sikur të bëjë vaki të hapni luftë kundër vendit tim, ne do t'iu zhdukim nga faqja e dheut. Kemi për t'iu helmuar të gjithë lumenjtë që zbresin nga veriu në drejtim të Ital¬isë. Do të helmojmë bile edhe Adriatikun! Ne kemi sh¬kencëtarë të shkëlqyer që merren me prodhimin e gjithë llojeve të mikrobeve përfshirë kolerën. Po ju paralajmëroj, ruhuni nga ne !". 

Për të, spiunllëqet qenë kuptimi i vetëm i jetës. Kur kishte qenë oficer i ri, pat marrë pjesë në komplotin kundër dinastisë së atëher¬shme të Obrenoviçëve. I zgjedhur me përparësi për misionin e tij në Shqipëri, Jankoviçi ishte një spiun i regjur, por edhe disa funk¬sionarë të tjerë të ambasadës së tij, nuk ishin më të pakët. Atasheu i tij ushtarak, një kolonel kroat u emërua më pas në shtatmadhori, në Beograd. Por vetëm dy ditë para agresionit hitlerian, në prill të vitit 1941, ai i hipi avionit me çantën mbushur me har¬ta sekrete dhe e mbajti frymën drejt e në Vjenë. Fshehurazi ai ishte lidhur me kohë me Partinë Nacio¬naliste Kroate ...

“Ryshfetet” e Zogut

Një natë, ndërkohë që po hanim darkë vetëm, për shkak se familja e tij ndodhej për pushime në Beograd, Jankoviçi, mbasi erdhi ne qejf më tepër se çdo herë tjetër, me tha me një ton komandues : “Hajde pas meje ! “. Duke mbajtur në dorë një llambë vajguri, ai zbriti nëpër ca shkallë që të çonin në qilar ku, një kasafortë e madhe dhe e vjetër, ish vendosur për¬bri një sobe edhe më antike se e para. E hapi duke për¬dorur një varg çelësash dhe nxori që andej një kuti plot me dokumente për të cilat më tha: "E shikoni se ç'maskara është Zogu?". Dhe nisi të tundë para fy¬tyrës sime disa fatura të fir¬mosura nga mbreti për fon¬det që i jepte Jugosllavia. Disa prej tyre, që datoheshin qysh prej kohës kur ai kish¬te qenë president, mbanin nënshkrimin Ahmet Zogu, të tjera thjesht Zogu ose Zog R. Vura re se, njëra prej tyre, kish të shënuar shumën prej 50 mijë dollarësh. Fatura të tëra dësh¬monin për derdhje parash në ar, në "napolona" letër apo "napolona flori". "Derri! ¬hungëronte Jankoviçi - për gjithë këto nuk nuk na ka dhënë asgjë. Avazi i tij është gjithmonë i njëjtë. Kërkon dhe merr para nga të mundë, nga ne, italianët, britanikët e grekët. Çfarë emri mund t'i vësh këtij njeriu që preten¬don se është mbret?!". Pro¬vova disa herë ta bindja Jan¬koviçin që të më lejonte të fotografoja disa prej faturave, por menjëherë në sytë e tij vezulloi një dritë dhelpërie. "Ah jo, miku im! - murmuriti ai me di¬nakari - S’jam bërë aq tapë sa ç'mendoni ju ...”. 

Në të gdhirë, ndërsa po ecja nëpër rrugën plot baltë për t'u kthyer në hotel, nën dritën e argjendtë të hënës, sytë më panë siluetat fluturuese të le¬jlekëve të parë të pranverës, disa prej të cilëve e ndalën flu¬turimin mbi oxhaqet e sh¬tëpive të Tiranës. Ndodhi që një herë tjetër të isha përsëri në shoqëri me Jankoviçin. Më ftoi t'i bënim një vizitë kon¬sullit të tij në Shkodër. E ven¬dosur në bregun jugor të liq¬enit me të njëjtin emër, Sh¬kodra ka qenë qendra e Ilir¬isë antike. Ndërsa Jankoviçi po merrej me punët e tij, unë përfitova ti hedh një sy këtij qyteti të përgjumur e me pamje orientale, i cili ishte qendra e kishës katolike sh¬qiptare. Drekën e hëngrëm në shtëpinë e një beu vendas. Nga jashtë, shtëpia e tij dukej mos më keq, por mjediset e brendshme shkëlqenin nga luksi i antikuarëve: divane, karrige të ulëta, tapetë nga Turkmenstani e Afganistani etj. Beu, një plak disi fodull por tepër i sjellshëm, i cili kishte studiuar në Paris, na shtroi një drekë të shijshme plot gjellëra evropiane. Pastaj, ai na tregoi koleksionin e tij të pikturave. Unë shtanga i ngrirë në vend, kur midis tyre, pashë një tablo të Rembrand - it.

Konsuj e ambasadorë

Më pas, gjatë një vizite në Vlorë, u njoha me dy diplomatë të këndshëm. Njëri prej tyre ishte konsulli jugosllav. Një serb gati dy metra i gjatë, i cili urrente shqiptarët e tallej me ital¬ianët. Tjetri ishte konsulli italian, kolonel Salvoni, i cili s’e fshehte aspak mision¬in e tij kryesor, përgatiten e pushtimit të Shqipërisë. Ky i fundit, më mori me veturën e tij të markës "Savoia-Marchetti", për të vizituar luginën poshtë maleve Akrokeraune dhe më tregoi një për një, gjithë terrenet ku shihte mundësinë e uljes së aeroplanëve italianë. Së bashku me të, pata fatin të vizitoj dhe Korçën e Gjirokastrën, qytete të cilët do t'i shihja përsëri gjatë dimrit të 1940-1941, fill pas fitoreve të para të ushtrisë greke ndaj agre¬sionit fashist italian. 

Mes kësaj vorbulle konspiratorësh, me sa dukej bënin përjashtim vetëm përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara. Ambasadori britanik, Sir Andre Ryan, e kish legatën në Durrës, diçka më tepër se tridhjetë kilometra larg kryeqytetit. Ai preferonte të lidhej me të herë pas here me telefon, në vend që të merrte mundimin të përshkonte një rrugë plot gro¬pa, që do ta bënte copë e çikë "Rolls Roye" e tij vezul¬lues. Ndërsa ambasadori amerikan, një burrë nga jugu i quajtur Hugh G. Grant, nuk ishte diplo¬mat profesionist. Një gazetë e Pitsburgut, kish shkruar se ai pat bërë pjesë në organizatën e Ku Klux Klan-it, gjë që i kish dhënë fund karrierës së tij politike edhe pse, pas kësaj e kishin emëruar në Tiranë. 

Nga përvoja e qëndrimit tim në Shqipëri, u binda se Musolini po përgatitej për pushtimin e saj. Por për këtë, nga redaksia më kish¬in porositur që të mos dër¬goja asnjë koment, përveçse nga jashtë vendit. Por, lajmet që unë shkruaja për të informuar opinionin publik rreth përgatitjeve italiane të pushtimit të Sh¬qipërisë e që gjithmonë i dërgoja me kabëlI nëpërm¬jet Jugosllavisë, kryeredaktorët e mi s’i botuan kurrë. Të konsideruara si tepër "alarmante" ato më sa dukej, nuk përputheshin as me të dhënat e shërbimeve sekrete të Foreign Office e as me deklaratat e Romës. 

Pas largimit tim nga Shqipëria, në prill të vitit 1939, pikërisht në mëngjes¬in e së Premtes së Shenjtë, ambasadori britanik u zg¬jua nga gjëmimi i gjyleve që binin në kopshtin e legatës së tij. Disa njësi të ushtrisë shqiptare, u rezistuan mirë italianëve për t'i dhënë kështu mundësinë Zogut që t'ia mbathte me një karvan veturash bashkë me familjen e tij, duke marrë me vete edhe një pjesë të madhe të arit të vendit. Ambasadori amerikan, i cili kish dashur të qëndronte në Tiranë edhe pse Shtetet e Bashkuara kishin refuzuar ta njihnin pushtimin italian të Shqipërisë, u shtrëngua të kthehej më në fund në Uashington. 

Përshtypja më e fortë që më mbeti nga qëndrimi im në Shqipëri, ka qenë balloja e fundit mbretërore organizuar nga mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë, natën e Vitit të Ri 1938. I mora hua kostumin ceremonial një diplomati, rangu i ulët i të cilit e privonte nga pjesëmarrja në atë mbrëmje dhe u nisa drejt pallatit, me vargun e gjatë të pajtoneve që kishin zënë vend përbri hotelit tim. Në kortezh, mes të tjerëve pa¬shë kontin Apponyi me të shoqen e tij amerikane, dy kushërinj të ish-sulltanit turk, ambasadorin rumun dhe të ngarkuarit me punë të Greqisë, një trafikant mu¬nicionesh nga Budapesti si edhe një atashe shtypi italian që për çudi, punonte njëkohësisht edhe në zyrën e kons¬ullit të Holandës. Binte shi. Një tufë gomarësh po kullosnin nëpër ugarët plot baltë e matanë rrugës, ca burra shtatshkurtër me feste të bardha mbi kokë, po luanin me disa rrathë, të mbrojtur të gjithë nga një çadër e vetme.

Pallati mbretëror

Karroca që kisha preno¬tuar ishte një karakatinë që fuste ujë nga të katër anët. Edhe pse karrocieri më mb¬uloi nga këmbët deri në mes me një mushama kauçuku, rruga m'u duk tepër e gjatë dhe e ftohtë. Për katër herë rresht kali ynë ndaloi, nguli këmbë e s' donte të hidhte çap më tej. Më së fundi karrocieri zbriti dhe duke shkelur nëpër baltë, nisi t'i bjerrë kafshës së gjorë me sa fuqi që kish me shkop e me shkelma.

Kur zbritem në pallat, shiu vazhdonte të binte pa pushim, ndërkohë që rojet mbretërore të lagur gjer në palcë, qëndronin në pozi¬cion nderi të radhitur para portikëve të hyrjes. Të ve¬shur me uniforma ngjyrë kumbulle mavi, ata ishin pothuajse të gjithë malësorë të Matit, pra nga e njëjta kra¬hinë ku kish lindur edhe vetë mbreti. Të ashpër dhe të fuqishëm, ata na për¬shëndetën sipas mënyrës shqiptare, me krahun e djathtë të përthyer drejt gjoksit mbi lartësinë e brezit. 

Pasi u çlirova nga kapelja e pardesyja, një shërbëtor i gardërobës përveç numrit më dha edhe një biletë e cila më sa kup¬tova qe shoqëruar me një biletë llotarie. Përkarshi, në një plat¬formë, kish zënë vend fan¬fara e gardës. Grupe njerëz¬ish ishin shpërndarë në sallë sa andej-këndej: parlamentarë, ministra, diplomatë, gra të huaja, shumë oficerë të "ngarkuar" mirë me deko¬rata si edhe ca mercenarë rusë të bardhë, veshur me uniforma cariste e me kryqin e Shën-Gjergjit në gjoks. 

Në orën njëmbëdhjetë e gjysmë, sallën e përshkoi një zhurmë. Po vinte Zogu. Turma u mblodh drejt hyrjes duke u ngritur në majë të këmbëve për të parë sa më mirë spektaklin. Kortezhi hyri dhe e përshkoi sallën duke ecur me nxitim. Në fillim mbreti me mbretëreshën e, pas tyre diplomatët që zbritën të shkujdesur nga shkallët që të çonin në një sallon të gjerë, ku një sobë si ato që ndesh shpesh nëpër fermat amerikanë, shpërndante një ngrohtësi të këndshme. Muret dhe tavani i sallonit ceremonial qenë prej druri dhe siç më treguan, kur këtu rreth gjashtë muaj më parë ish zhvilluar ceremonia e martesës së Zogut, ajo për pak kish marrë zjarr nga nxehtësia e projektorëve të opera¬torëve të shumtë që filmonin.

Dyshemeja e sallonit ishte mbuluar me tapetë të trashë Orienti. Muret qenë zbukuruar me dhjetëra xhubleta me ngjyrë blu e të purpurtë, plot ara¬beska të qëndisura me fije ari e agjenti shoqëruar me ca pisqolla e shpata dam¬asku të cilat ishin vendosur në mënyrë të tillë që të for¬monin germën "Z", e cila simbolizonte emrin e mbretit. Një radhë e gjatë tavolinash ishin vendosur rresht përgjatë murit majtas e atij përkarshi, mbushur plot me enë ari, kristale verbues të Bohemisë, shandanë, gjellë e pije të shumëllojshme. 

Familjet mbretërore, e mbledhur në një kënd të kësaj bufeje gjigante, nisi të hajë e të bëjë muhabet e rre¬thuar nga trupi i babëzitur diplomatik. Në mesnatë, dritat elektrike u fikën duke lënë pas tyre ndriçimin e butë të qirinjve. Nga xhamat e dritareve pashë përjashta disa njerëz, të cilët me sa dukej ishin ro¬jet e gardës e që venin e vinin, duke mbajtur fanarë nëpër duar. Mbreti duke ngritur një gotë me sham¬panjë, uroi të pranishmit në gjuhën shqipe: "Gëzuar Vitin e Ri për secilin prej jush e për të gjithë të tjerët kudo që ndodhen". Pastaj përqafoi mbretëreshën, ndërkohë që të gjithë të pranishmit duartrokisnin. Duke parë këtë skenë, Jan¬koviçi m'u afrua e më pësh¬përiti në frëngjisht: "Po të isha unë në vend të tij, do ta kisha bërë edhe më mirë përqafimin ... ". 

Pastaj dritat elektrike er¬dhën përsëri dhe të ftuarit nisën të nxjerrin nga xhepat biletat e llotarisë, të cilat ashtu si edhe mua, na i kishin dhënë në hyrje të pallatit. Kur më erdhi radha, më dhanë një paketë që kish brenda një shall leshi ngjyrë blu, një palë çorape gësht¬enjë, një kravatë e një çantë. Dhurata të tilla, pati për të gjithë. Përgjithësisht, për burrat këmisha e kravata, ndërsa për gratë të lin¬jta të brendshme, stofra, parfume e lepurusha pelushi. Ndërkohë mbreti e mbretëresha u tërho¬qën dhe në sallë u bë një rrëmujë ku përziheshin shumë gjuhë: shqip, tur¬qisht, greqisht, serbisht, frëngjisht, italisht, gjerman¬isht e anglisht. Më pas nisi balloja. Ndër damat, mbe¬sat e mbretit qenë më të kërkuarat.

Takimi me mbretin

Ndodhesha përbri çifteve që vallëzonin, kur doktor Libohova, ministër i Punëve të Jashtme, erdhi drejt meje e më tha se mbreti dëshironte të më takonte. Lashë menjëherë pakon me dhurata që mbaja në duar dhe e ndoqa pas. Mbas nderimit nga dy roje me shikim të ashpër e vigjilent, hyra në aneksin e një dhome të "fshehur" mbrapa një vargu perdesh të rënda të stolisura me thekë ari. Zogu dhe Geral¬dina qenë ulur në divan, pranë një peme të Vitit të Ri, zbukuruar plot drita nën një sfond qielli ku shkëlqe¬nin dhjetëra yje të mëdhenj. Mbreti, i lartë rreth një metër e tetëdhjetë, i hollë, flokë e mustaqe gështenjë, sy të kaltër qe veshur me uniformë usht¬arake, këmishë të kollari¬sur e kravatë të zezë. Ndër¬sa mbretëresha ishte krejt në të bardha, në kokë mbante një kurorë plot dia¬mantë, ndërsa në veshë, duar e gjoks: vathë, varëse, byzylykë e varëse plot gurë të çmuat xixëllues. 

Audienca ime ishte në fakt mjaft e zymtë dhe zyr¬tare. Një përkthyes, me fra¬za kortezie, më përktheu fjalët që mbreti më drejtoi në shqip. Prej tij mësova se, presidenti Roosevelt qe një njeri i mrekullueshëm të cilit mbreti do të dëshironte t'i uronte personal¬isht një shëndet sa më të mirë dhe se, kishte dëgjuar mjaft të flitej për Amerikën, sidomos nga motrat e tij që udhëtonin vazhdimisht e që një ditë do të dëshironte ta vizitonte edhe vetë etj. E falënderova madhërinë e tij për audiencën, duke ju përkulur me reverancë, pastaj i shtrëngova dhe një herë tjetër dorën e u zmbrapsa duke vazhduar përshëndetjet, sipas poro¬sive që më kish dhënë çam¬bellani. Por kjo ceremoni shkaktoi një kiamet të vërtetë. Pa dashur, ndërsa po ecja së prapthi, shke¬la fundin e një perdja e cila u shkëput e më ra mbi kokë. Ministri i Punëve të Jashtme dhe një shërbyes nxituan të ma heqin, e ndërkohë që mbretëresha nuk e mbajti dot të qeshurën, unë vazhdova ecjen time si një gërthje ... 

Jashtë dhomës së pritjes, shandanët shkëlqenin nga dritat e qirinjve ndërkohë që të ftuarit nuk pushonin së ngrëni: "fois gras", sallata e akullore. Vërtet, bollëk i madh në një vend që vuante nga uria e mizorja. Pas pak, bashkë me Jankoviçin, vendosëm të largoheshim. Jashtë shiu kish pushuar. Rojet ishin po aty, me qëndrim të ngrirë e stoikë, duke pritur të thaheshin nga ngrohtësia e trupave të tyre.

Ikja nga Shqipëria

Më 1939 u largova nga Shqipëria me autobus. Për orë të tëra u troshita mirë, ulur e shtrënguar në një sedilje me një fshatar mbështjellur me lëkurë deleje, në një rrugë të gatë, plot dëborë, gurë e gropa. Fshatari qe i armatosur e në çdo lëkundje të kamionit, tyta e pisqollës së tij më çponte keqas në ije. Por, megjithatë isha i shtrënguar të duroja, s'kisha ku të shko¬ja gjetkë. Sedilja përbri ishte zënë nga një cjap i pla¬gosur. Kur zbritëm në El¬basan, një pasagjer më ftoi të hanim bashkë në restorantin më të madh të qytetit. Ndërsa ishim duke ngrënë, në tavolinë erdhi dhe u ul një mik i tij i cili për habinë time, m'u drejtua në gjermanisht. Më vonë, tek po pinim kafenë, erdhi një tjetër person i cili, mba¬si foli pak shqip më nguli sytë duke më parë në hesh¬tje. Pastaj më pyeti me një anglishte të shkëlqyer: "Në s’gabohem, ju duhet të keni qenë student në klasën e 34 të Harvardit?". Shtanga. S’po u besoja syve. Ai kish mbaruar studimet në të njëj¬tin universitet me mua dhe tani punonte si profesor në Elbasan ...

Partager cet article

Published by Simbad - dans Bota Shqiptare
commenter cet article

commentaires