RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

Samedi 10 novembre 6 10 /11 /Nov 22:21



 SHARL BODLER  - POETI I ‘MALLEKUAR’ ...  


 
Nga Vasil QESARI

( Shënime rreth jetës dhe veprës së poetit të shquar francez i cili, me përmbledhjen e tij poetike ‘Lulet e se Keqes’ ( Les Fleurs du Mal ), i hapi udhën modernizmit në poezi )
 
 
... I konsideruar si i fundmi i romantikeve dhe i pari i moderneve, Sharl Bodler, mbahet si më i madhi ndër poetët francezë. Pothuajse i injoruar nga bashkëkohesit, i dënuar, i dërmuar nga jeta, alkoli dhe droga, ai pat një fund jetë të përdellyer duke vdekur në moshen 46 vjeç, i paralizuar dhe me gojën të humbur. Në të gjallë, ai nuk pat botuar veç një përmbledhje poezish. Atë me titull "Les Fleurs du Mal" ( Lulet e së Keqes ). Akademiku francez, Jean d’Ormesson ka thënë për të:" Bodler nuk ishte vetëm poeti i epshit dhe voluptetit, i ankthit, trullosjes dhe vdekjes. Ai ishte gjithashtu kritik me një inteligjence të mrekullueshme. Në një epokë kur gjenia e Wagner -it ishte e panjohur, ai e zbuloi dhe lavdëroi veprën e tij. Po ashtu, ishte ai që adhuroi e mbrojti disa piktore të cilëve u përkiste e ardhmja, të tille si : Delacroix, Courbet, Manet dhe Cézanne". Me veprën e tij, Charles Baudelaire krijoi principet bazë të poezisë moderne, simbolizmit e surealizmit. Gjatë jetës dhe pasionit të tij për të Bukuren, ai ish vazhdimisht i ndarë në dysh, mes ekstazës dhe tmerrit të jetës dhe të vetë ekzistencës njerëzore ...


Vepra:

 
- Salloni (1846 -1859)
- Ditari intim (1851-1862)
- Parajsat artificiale (1860)
- Kërshëri estetike  (1868)
- Arti romantik (1869)
- Lulet e së Keqes (1857, 101 poezi -1861, 127 poezi )
- Spleen i Parisit (1869 )

 
Jeta e Sharl Bodler
 


Sharl Bodler ( Charles Baudelaire ) lindi në Paris më 9 prill 1821. Ai s' ishte veç shtatë vjeç kur e ëma e tij e ve u rimartua me gjeneralin Aupick, një lidhje kjo të cilën ai s'do ta pranonte kurrë. Gjatë gjithë jetës. I vendosur fillimisht në një pension në Lion, Bodler studioi më pas në liceun ‘Louis le Grand’ në Paris ku, mbi të gjitha u ‘shqua’ për mungesën e disiplinës e, për pasojë, u përjashtua prej tij, në prill 1839. Megjithatë, ai e mori ‘diplomën e maturës’ e pas kësaj, nisi të endet nëpër Paris, duke bërë një jete prej ‘bohemi’, gjë e cila zgjati gjer më 1841, datë kur njerku i tij i shqetësuar për të si edhe për t'u dhënë fund aventurave e hipi me forcë në anijen "Paquebot des Mers du Sud", për ta çuar sa me larg e pikërisht në Indë. ( Indes ).Por, kjo dëshirë e njerkut s'u realizua sepse Bodler, gjatë rrugës, zbriti në ishullin Bourbon ( la Réunion ) i cili do linte gjurmë të thella në boten e tij rinore e, në mënyre të veçantë, në përfytyrimet e tij ekzotike - temë kjo mjaft e dëshiruar dhe e lëvruar prej tij, në shkrimet e mëvonshme.

Kur u kthye prej atij udhëtimi, Bodler, do të binte me vete në Paris edhe poezitë e para të vëllimit të tij të parë ‘Lulet e se Keqes’ e mes tyre edhe një të titulluar  ‘Një zonje kreole’ ( À une dame créole ). Kjo poezi kishte një histori. Pak para kthimit të tij në Paris më 1842, Bodler u njoh me kreolen e bukur Jeanne Duval e cila u bë ‘Venusi i zi’ ( Vénus noire ) i veprës së tij poetike, mishërimi i gruas ekzotike, sensuale e të ‘rrezikshme’, të cilën ai e dashuroi për shumë kohë, edhe pse marrëdhëniet mes tyre ishin vazhdimisht plot ‘stuhi’ e dhembje. Por, kjo dashuri, në fakt, s'e pengoi atë të lidhej edhe femra të tjera. E, pikërisht me Marie Daubrun më 1847 dhe zonjën Sabatier më 1852. Me këtë të fundit, Bodler  përjetoi ndjenja vërtet të jashtëzakonshme të cilat, atë grua, do ta kthenin në një ‘figure qendrore  shpirtërore’, e që do të ishte, në të njëjtën kohë edhe  ‘Muza e Madona’ e vëllimit poetik ‘Lulet e së keqes’ ( Les fleurs du Mal ) ... 

Me kalimin e moshës, poeti i ri, kërkoi që të gëzonte trashëgiminë e atit të tij të vdekur e, me të fituar pjekurinë për ketë punë - më 1842 -  mori një shumë të mirë të hollash e nisi të bëjë një jetë prej ‘dandy’, duke frekuentuar hotele, restorante e bare të kushtueshme e duke mos mbaruar së bleri plot sqimë, veshje elegante për gardërobën e tij të hijshme. E, jo vetëm aq, por edhe të blejë vepra të kushtueshme arti e të nisë përdorimin e alkoolit dhe opiumit, pra të asaj që më vonë ai do ta quante ‘parajsë artificiale’. Kjo mënyrë jetese, natyrisht do të kish edhe një fund. Trashëgimia po fironte. Për të shmangur katastrofën e plotë, njerku dhe e ëma, bënë atë që ata mezi prisnin: pra e vendosen nënë tutelë gjyqësore; gjë e cila do të thoshte se pas kësaj, djaloshi dorëlëshuar s’do të mundte të bënte harxhime pa hesap, por do të jetonte e dëfrente duke punuar vetë.

Dhe ishte pikërisht nevoja për të holla e cila e shtyu Bodlerin të shkruante nëpër gazeta, me qellim për të shëndoshur deri diku ekonominë e tij ‘delikate’. Shkrimet e tij të para, ishin të natyrës ‘kritikë arti’  (rreth paraqitjeve në pikturë: Salloni i 1845, Salloni i 1846, Salloni i 1859), shënime të cilat ai i botoi në revista të ndryshme nënë emrin Baudelaire - Dufaÿs. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, ai nisi të botojë aty - këtu, disa poezi të cilat më pas do bënin pjesë ne ‘Lulet e së Keqes’, sprova të ndryshme letrare e estetike si edhe novelën ‘Fanfarlo’ (1847). Më 1848, ai nisi përkthimin e veprës së plotë të autorit amerikan Edgar Allan Poe, tek i cili Bodleri shihte ‘vetveten’  ( Edgar Poe - jeta dhe veprat ).
 
Në vazhdim, ai nxori në dritë edhe krijime të tjera si: ‘Tregime të jashtëzakonshme’  (1854), ‘Histori të jashtëzakonshme’ (1856), ‘Histori të reja të jashtëzakonshme’ (1857), ‘Aventurat e Arthur Gordon Pym’ (1858), si edhe përfundon përkthimin e ‘Histori groteske dhe serioze"  (1865). Në qershor të vitit 1857, Bodler nxori tek miku i tij botues Poulet-Malassis, vëllimin me poezi ‘Lulet e së Keqes’, e cila përmblidhte poema të botuara e të pabotuara. Por, dy muaj më pas, ai thirret në një proces gjyqësor, pikërisht për ketë botim i akuzuar për ‘fyerje të rende të moralit publik e zakoneve shoqërore’ ( po atë vit, të njëjtin fat pat njohur edhe romani ‘Madame Bovary’ i Flaubert, por autori i tij ja kish dalë mbanë në saje të mbrojtjes së një avokati të njohur ). Bodleri s'e pati një të tillë fat dhe u dënua me gjobë të rende dhe u shtrëngua të heqë prej vëllimit gjashtë poezi, të cilat u cilësuan si të ‘turpshme’ për lexuesin ...

Pas ngjarjes në fjalë, e cila u cilësua si skandali i poezive të ‘Fleurs du mal’, Bodleri i krimbur në borxhe, vazhdoi të përpiqet për të nxjerrë ndonjë fitim në të holla, duke vazhduar të botojë tekste kritike dhe përkthime nga Poe, të cilave ju shtuan më pas poezitë në prozë të cilat do mblidheshin e do botoheshin pas vdekjes së tij, nënë titullin ‘Poema të shkurtra në prozë’ apo ndryshe ‘Spleen de Paris’ (1869) e që përmbanin proza të vërteta poetike, sensuale, me një tingëllim të mahnitshëm ‘muzikor’. Por duhet thëne se, ‘Poezitë  në prozë’, për kohën, ishin një fenomen dhe një gjini krejt e re. Në pranverën e vitit 1866, gjatë një udhëtimi në Belgjike, ku kishte shkuar për të mbajtur një cikël konferencash, Bodler u sëmur. Pasojat e saj qenë të renda. Ra në paralizë dhe, për më keq akoma, iu bllokua edhe të folurit. Pas kësaj, poetin në atë gjendje që ish e kthyen ne Paris, ku edhe vdiq pak më vonë, në 31 gusht 1867. 

Sharl Bodler la pas, përmbledhjen ‘Les Fleurs du Mal’, e cila është vepra më e shquar poetike e tij e një nga më të shquarat e poezisë franceze. Në versionet e saj të para, ajo përbëhej nga gjashtë pjesë: ‘Spleen dhe Ideal’, ‘Tablo pariziene’, ‘Vera’, ‘Lulet e së Keqes’, ‘Revolte’ dhe ‘Vdekja’ - të cilat përbejnë në vetvete edhe sintezën mes shkollës romantike të kohës dhe ‘formalizmit’ (kërkimit të mjeshtërisë për perfeksionimin e formës).

Modernizmi në 'Lulet e së Keqes'

Titulli i ‘Lulet e së Keqes’, paraqet një estetike të re ‘moderne’ ku, e bukura, sublimja (që simbolizohet nga termi ‘lule’), mund të provokojë në saje të gjuhës poetike, realitete banale të natyrës dhe sensualitetit të ‘mishit’, të ‘mëkatit’ (që simbolizohet nga e Keqja). Dhe, me këtë lloj ‘materie’, mund të nxitësh frymëzim, të bashkosh punën e imtë mbi gjuhën poetike ( përdorimin e formave tradicionale si soneti dhe vargjet klasike si, bie fjala, aleksandrini ) Ishte, pikërisht duke vepruar kështu që, Bodleri arriti të ‘revolucionarizoje’ universin estetik duke marre jo vetëm spunto nga tradita, (sipas së cilës vepra e artit duhej të ishte e hijshme e me subjekte fisnike ), por mbi të gjitha duke realizuar sintezën mes dy zgjedhjesh estetike, gjer atëherë të pakonceptueshme për t’u kryqëzuar në mënyrë të tillë, pra: duke gërshetuar lirizmin romantik me një forme sa me të përkryer.

Tematika e 'Lulet e së Keqes'

Pjesa "Spleen dhe Ideali" vë në plan të parë ‘spleen’ -in domethënë mërzitjen, trishtimin ( në kuptimin e ankthit metafizik ) nëpërmjet të cilëve, vuajtja e poetit dhe frymëzimi i tij aspirojnë drejt ‘idealit’, drejt një infiniti sublim ku mbretëron njeriu. ‘Spleen’ është një fjalë në gjuhës angleze e cila nënkupton ‘shpretkën’. Në fakt, në të kaluarën besohej se në bazë të teorisë së Hipokratit, ndjenja e melankolisë tek njeriu kishte orgjinë fiziologjike dhe, më saktë ajo vinte si rezultat i një sekrecioni në ngjyrë të errët e cila shkaktohej prej shpretkës. Por, ne fakt, te poezia e Bodlerit fjala ‘spleen’, simbolizon mërzitjen e neverinë ndaj jetës në përgjithësi. 

Një gjendje e tillë ‘spleen’ -i është edhe atmosfera mbizotëruese që ushqen tërësinë e përmbledhjes ‘Fleurs du mal’, duke i dhëne asaj një dinamike tejet konfliktuale. Në të poeti, shpreh tronditjet e shpirtit të vet të plagosur keq, mes ideve sublime dhe banalitetit, gjë e cila bën qe ai të miklohet, herë prej Zotit e herë prej Satanit. Duke u nisur nga përvoja e vet personale, Sharl Bodler, trajton kështu konfliktin eternel, mes shpirtit dhe ‘mishit’, ( epshit ).

Poetika bodleriane

Për të dalë nga gjendja sfilitëse e ‘spleen’ - it, poeti përpiqet të gjejë shpëtim nëpërmjet gjuhës poetike e cila është edhe e vetmja mënyrë e cila ka aftësinë t'u japë kuptim e të përçojë realitetet më banale e më të shëmtuara të jetës në art. Gjuha poetike, po ashtu, ka mundësinë që të metarfozojë edhe dashurinë. Është, ajo e cila përçudnon pasionin sensual të poetit për të dashurën e tij  Jeanne Duval (në poezitë ‘Parfum ekzotik’(Parfum exotique), ‘Flokët’ (La Chevelure) etj. ashtu si edhe dashurinë platonike për zonjën Sabatier tek ‘Agim shpirtëror’ (L'aube spirituelle), ‘Grishje për udhëtim’ ( Invitation au voyage) etj.  Ndërsa soneti ‘Korrespondenca’  (Correspondances), e cila është një model i artit poetik bodlerian tregon se, tek ky autor, imazhet nuk janë vetëm simbole konvencionale, por ato venë në dukje një raport absolut, mes sendeve dhe kuptimit të tyre: për Bodlerian ky është edhe ligji i ‘analogjisë universale’ ... Në një univers konfuz, të padeshifrueshëm nga qeniet e vdekshme, vetëm poeti, në sajë të imagjinatës së tij ( kjo mbretëreshë e lehtësisë ! ), ka aftësinë të krijojë imazhe të tilla të cilat mund të venë në dukje ndjenjat e të bëjnë eternele të vdekshmen.

Natyra është një tempull ku kolona të gjalla
Shpesh nxjerrin prej tyre fjalë konfuze.
Njeriu kalon mes tyre si në një pyll simbolesh
Që e vrojtojnë me shikim familjar ...
 
'Correspondances’ (Les Fleurs du mal – IV)


Këto fjalë dalin nga shpirti i një karakteri me natyrë magjike, në saje të një të shkruari me forcë magjistare ! Kësisoj, Arthur Rimbaud, lajmërues i ardhjes së fenomenit të poezisë moderne franceze, e shihte Bodlerin dhe krijimtarinë e tij, si një ‘alkimist të fjalës’ që me fuqinë e saj, ishte e zoti ta kthente ‘baltën në ar’. 

Ecuria e 'Fleurs du Mal' 


Shkallëzimi i tematikës së poezive në përmbledhjen ‘Fleurs du mal’ nuk lejon, me sa duket, që ta mposhtë spleen – in, atë ndjenjë e cila e gërryen poetin përbrenda. Përvojat e ndryshme që shtjellohen në pjesët e kësaj përmbledhje, me sa duket nuk japin asnjë shpresë për ndryshim a gjendje në të mirë. Qyteti i madh i ‘Tablove pariziane’ është plot rreziqe e miklime, me parajsat artificiale të drogës e alkoolit  ‘Vera’ (Le vin) e, po ashtu edhe dashuria e epshi ( Fleurs du mal ), janë zhgënjyese e brejtëse të shpirtit. Pas një tentative për ‘Revoltë !’ të cilën poeti dëshiron që të jete universale, përmbledhja poetike në fjale, gjen zgjidhje te ‘Vdekja’ (La mort), e cila ngjan se është edhe fundi i dështimit poetik.
 
Pra, është pikërisht te vdekja që Bodleri gjen një mënyrë të fundit për të zgjidhur kontradiktën mes së Mirës e së Keqes e, për ketë qellim, vdekja shihet jo si fund, por si një kalim drejt universit pajtues ku poeti është i etur të zbulojë një botë të re, ende të panjohur. Është kjo mënyre të vështruari,  e cila shpjegon pa dyshim sensualitetin që ai u jep temave makabre në poemën e tij të shquar ‘Vdekja e dashnorëve’ (La mort des amants ). E, ndërkohë, përmbledhja poetike ‘Les Fleurs du Mal’, mbaron me këto vargje domethënëse: 

Në thellësi të humnerës të bie,
parajsë a ferr s’ka rendësi,
drejt së Panjohurës le të shkoj
dhe të Renë të gjej aty ...
                                  'Udhëtimi’ (Le Voyage)

Vepra kritike

‘Arti romantik’ (L'Art romantique - 1869) përmbledh një grup shkrimesh, të cilat Bodleri i pat shkruar mbi jetën kulturore e artistike të kohës së vet si edhe mbi autorë të mëdhenj që ai adhuronte. Shkrimet më të rëndësishme të asaj përmbledhje u kushtohen, ndër të tjera, autorëve të tille si: Edgar Poe, Théophile Gautier, romaneve ‘Zonja Bovari’ (Madame Bovary) të Flaubert, dhe ‘Të mjerët’ (Les Misérables) te Victor Hugo. 

Shkrimet kritike të Bodlerit u mblodhën dhe u botuan më 1868, nënë titullin ‘Kureshtje estetike’ (Curiosités esthétiques). Kjo përmbledhje, përmban kryesisht analiza rreth ‘Salloneve artistike’, mbajtur në vitet 1845, 1846 dhe 1859, mbi ‘Ekspozitën Universale’ të vitit 1855 si edhe një shkrim të rëndësishëm mbi Constantin Guys, ‘Piktorin e jetës moderne’ (Le Peintre de la vie moderne), e po ashtu shumë sprova mbi jetën dhe veprën e piktorit të shquar, Eugène Delacroix.
 
Këtyre u duhen shtuar edhe shumë ese të tjera, kushtuar disa piktorëve akuarelistë të kohës, karikaturës e përgjithësisht nocionit të komikes në art. Në këtë mes, ajo që duhet shënuar, është fakti se mes Bodlerit poet dhe Bodlerit kritik, arti ekziston në një koherence të padiskutueshme, sepse si në art ashtu edhe në poezi, ai shpalos principet e tij të veçanta estetike: mbi natyralizmin që shkonte gjer në absurd dhe modernizëm.
 
Modernizmi ne art 

Me modernizëm, Bodleri, nënkuptonte qëndrueshmërinë e veprës së artit në kohën e vet. Një pikturë, sipas tij, duhej të shprehte epokën e saj e bile ta paraqiste atë, në veçantinë e saj më të pakapshme. Ishte pikërisht kjo që ai adhuronte, në vizatimet me penë të Constantin Guys, i cili skiconte për shtypin silueta e skena të jetës së përditshme, duke përjetësuar kështu ‘heroizmin e jetës moderne’. Kjo natyrë e dyfishte e së Bukurës, përcaktuar si sintezë e modernizmit (të përkohshmes) dhe identikes, asaj që s’ndryshon (perfeksionit formal), e pengonte Bodlerin që të miklohej nga mënyrat efemere e, po ashtu që të vendoste kritere krejtësisht formale të cilat mund ta çonin atë, në krijimin e një arti me ftohtësi shembullore, të zhveshur nga çdo lloj emocioni.
 
E, për më tepër, Bodleri ishte një kritik i mprehtë. Ai u tregua mjaft skeptik ndaj piktorëve zyrtare e, po ashtu, nuk ra në kurthin e sensibilitetit të pikturës romantike. Kështu, për shembull, ai shkroi ashpër përsa i përket Ary Scheffer, një piktor romantik i kohës, peneli i të cilit jepte një realitet tepër akademik (Salon de 1846). Nga ana tjetër, mendimet e tij të mprehta lidhur me disa tablo të Ingres,  një tjetër  piktor i shquar i epokës, romantik e neoklasik, tregojnë se si Bodler arrinte me tepër zgjuarsi e finesë, t’u shmangej grindjeve të shkollës në fjalë ... 
 
 


Fragment nga pamja e varrit të Sharl Bodler
(Varrezat Montparnasse - Paris)



Par Simbad - Publié dans : Sharl Bodler
Ecrire un commentaire - Voir les 0 commentaires
Retour à l'accueil

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
Créer un blog gratuit sur over-blog.com - Contact - C.G.U. - Rémunération en droits d'auteur - Signaler un abus - Articles les plus commentés