Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
7 novembre 2007 3 07 /11 /novembre /2007 16:30
EMRA TE HARRUAR NGA E KALUARA
                      

Nga Vasil QESARI
 
 
( Viktoria Puzanova e deshi Shqipërinë si atdheun e saj Rusinë. Ajo e donte artin e saj bizantin dhe studimi i tij u bë qëllimi madhor, shkencor e artistik i jetës së saj. Ishte Viktori Puzanova ajo që për herë të parë studioi e botoi artin tonë mesjetar. Në ketë fushë ajo la mbresa dhe mbeti model i njeriut që përkushtohet gjer në thellësi të shpirtit për zgjedhjen që ka bërë në jetë. Puzanova ishte ikonografia e parë që zbuloi piktorin tonë të madh, Onufrin )
 
 
NJE VIZITE TE ZONJA DUROLLI
 
 
Kujtimin e familjes së harruar Puzanova, ma solli leximi i librit të piktorit Maks Velo “ Kohë antishenjë ”, pikërisht verës që shkoi. Ndodhesha me pushime në qytetin tim të lindjes, në Vlorë, kur më ra në dorë ky libër i cili është një afresk dramatik i jetës së një artisti, i cili për fajin absurd të dashurisë për artin dhe mendimet e tij të lira, përjetoi dhimbshëm dramën rrëqethëse të burgjeve e kampeve famëkeqe të diktaturës komuniste. Në të, mes të tjerash Maks Velo, shkruan me shumë adhurim e nderim edhe për një familje ruse, e cila banonte fare pranë shtëpisë së tij, në Tiranë. Ajo përbëhej nga tre vetë: Viktoria, Vasili e Aleksandër Puzanova. Krejt për rastësi, shume vite të shkuara unë kisha njohur njërin prej tyre, pikërisht Aleksandrin, ndërsa për të tjerët më kish folur shpesh miku im i ndjerë, njeriu i mirë dhe muzeologu i pasionuar Llambi Durolli, i cili kish pasur lidhje të ngushta miqësore me atë familje ...
 
Lidhur me këtë, Maks Velo në librin e tij, shkruan:Viktoria dhe Vasili kishin një dashuri të veçantë për Llambi Durollin e tërë familjen e tij. Llambi ishte drejtor i muzeut të Vlorës. Ata ishin njohur në ekspeditat që zonja Viktoria bënte në kishat e vjetra të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Disa herë Puzanovët kishin shkuar të bënin pushimet e verës në familjen Durolli në Vlorë (...) Dhe ishte aty, në dhomën e Puzanovëve që unë u njoha për herë të parë me Llambin, një burrë jo vetëm me dije dhe i përkushtuar për vlerat materiale të qytetit e krahinës, por edhe një njeri i jashtëzakonshëm për nga mirësia. Zonja Puzanova më thoshte shpesh për të : Llambi është kristian i vërtetë !”
 
Disa ditë pas leximit të librit, vajta dhe takova bashkëshorten e Llambit, Ollga Durolli, grua fisnike dhe e ditur, një nga veteranet e arsimit në Vlorë e cila gëzon respektin e shumë brezave. Dhe, ishte pikërisht në atë shtëpi mjaft të njohur prej meje që unë ndjeva sërish mall për vizitat e dikurshme që bëja aty. Mall për Llambin, mikun tim të vjetër erudit qe nuk jeton me, njeriun që pata adhuruar aq shumë për virtytet e tij të rralla. Në atë shtëpi që i ngjan një “muzeu”të vërtete, m’u shfaq përsëri si dikur, mirësjellja dhe buzëqeshja e tij, njeriut të dashur të bisedave, konfidencave dhe kujtimeve të mia rinore. Atij që ishte dhe mbetet një "personazh" i spikatur dhe orgjinal i Vlorës e që pa dyshim, ka lenë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm tek unë, por edhe në Kujtesën e mbarë qytetit. Sepse, ai mbetet pjesëtar i një “galerie” njerëzish të rrallë, pa të cilët historia moderne e këtij qyteti do të ish vërtet me mangësi trishtuese. Njerëz, të cilët me punën, përkushtimin, pasionet, dijet dhe kulturën e tyre, lanë Gjurmë në Kohë ...
 
... Pas përshëndetjeve të rastit, biseda me zonjën Ollgë u përqendrua pikërisht në miqësinë me familjen Puzanova e, teksa unë kërkova të dija më tepër për këtë gjë, në sytë e saj që ruajnë ende tepër hijeshi e fisnikëri, pashë një dritë të fortë malli e ngazëllimi. E ajo nisi të më rrëfejë, duke më treguar here pas here, mjaft sende që ndodheshin aty përreth e që të kujtonin pikërisht familjen Puzanova. Mes të tjerash, një album të trashë familjar ku bënin pjesë disa fotografi të tyre, dy piktura të Viktoria Puzanovës ( një peisazh deti e një portret të Ollgës punuar nga Viktoria ), një gëzof tigri afrikan dhuruar djalit, Hektorit nga Aleksandër Puzanova e, natyrisht, shumë e shumë kujtime të tjera të dashura e të paharruara.
 
Teksa më tregonte për ta, Ollga më zgjati ca fotografi të zverdhura nga koha e, në njërën prej tyre pashë një portret të vogël e të qeshur të Viktoria Puzanovës si dhe dy foto të tjera, dëshmi të trishtueshme të ekzistencës së një familje, tashmë të shuar krejtësisht. Dhe, mendja menjëherë më shkoi te Maks Velo i cili, fill pas daljes nga burgu, kish kërkuar më kot të gjente një foto të saj në dhomën e tyre të dikurshme, por që s’kish mbetur qoftë dhe një shenjë e vetme jete. Dhe, që pikërisht në ato çaste që ndjeva vërtet një gëzim të madh për atë copëz fotografie të prerë nga Letra e Njoftimit të Viktoria Puzanovës, portretin e së cilës po e shihja për herë të parë. Dhe premtova, se do bëja të pamundurën t’i dërgoja një kopje të saj, Maksit, i cili e pat adhuruar atë zonjë të madhe, tamam sikur të kish qenë një shenjtore e vërtetë ...


MIQESI E PAHARRUAR ...

 
  Por, si kish lindur miqësia mes familjes shqiptare Durolli dhe asaj me orgjinë ruse, Puzanova ? Gjatë viteve 1948 - 1949, Llambi ishte arsimtar i biologjisë në Fier e, gjatë verës, shkoi për një kurs kualifikimi në Tiranë. Dhe, ishte pikërisht aty që ai u njoh me Vasili Puzanovën, i cili e drejtonte atë. Ishte aty që nisi ajo miqësi e pandarë mes tyre, e cila do ish për të edhe fillesa e një pasioni të ri, atij të balsamimit, mjeshtëri që rusi Vasili e zotëronte në mënyrë të përsosur. Më 1950, Llambi e Ollga, u transferuan në Vlorë. Jeta e Llambit do të merrte një kthesë rrënjësore, me emërimin e tij si drejtor muzeu. Ai iu përvesh punës për krijimin e muzeut historik të qytetit ku, një ndihmë tepër të çmuar do jepte edhe atdhetari dhe bibliofili i njohur, Ibrahim Kushta. Dhe, ish fill pas njohjes, këshillave e përvojës që përfitoi nga Vasili Puzanovi që Llambit, do t’i lindte dëshira të ngrinte më pas edhe një muze shkencor. Kështu, ai nisi të grumbullojë bimë e insekte të ndryshme, me të cilat krijoi koleksione shumë tërheqëse dhe të vyera. E jo vetëm me të tilla, por edhe me peshq e gjallesa të gjirit të Vlorës, shpendë e kafshë të egra.
 
... E, ajo pune s’ishte aspak empirike por mjaft sistematike e shkencore. Pasioni dhe rezultatet e punës në balsamim, mjeshtëri të cilën siç thamë, ai e mësoi nga Vasili Puzanova, benë që Llambi të behej mjaft i njohur edhe jashtë Vlorës e, porosi për koleksione kafshësh e insektesh të balsamosura, atij nisen t’i vinin edhe nga muze të tjerë si, ai i Fierit, Durrësit, Shkodrës etj. Kështu, pas muzeut historik e arkeologjik, morri formë edhe muzeu kushtuar shkencave të natyrës, i cili u ngrit në një godinë poshtë kodrës Kuzbaba e që, pak nga pak, do behej një muze tepër interesant e shumë i vizituar.
 
Pas disa takimeve në Tiranë e Vlorë, dy familjet, ajo Durolli dhe Puzanova, u miqësuan edhe me tepër. Puzanovët gjetën mjaft ngrohtësi e dashuri te Llambi, Ollga dhe fëmijët e tyre. Dhe, shumë shpejt ata u lidhen me një miqësi të tillë të ngushtë, e cila do të vazhdonte e fortë, gjer në fund të jetës së tyre. Puzanovët, tashmë, pothuajse çdo vit i kalonin pushimet verore buzë detit, në Skelë, aty ku ndodhej edhe banesa modeste e familjes Durolli.
- Ne i prisnim gjithmonë me gëzim e krahëhapur – tregon Ollga – Sepse, ata ishin njerëz shumë të dashur, të edukuar, me shumë kulturë. Me zemër të pastër, ndjenja kristiane e shpirtra qe rrezatonin gjithmonë dashuri, dritë e mirësi. Mes nesh, e ndjenin veten si në shtëpinë e tyre. Shpesh, bashkë me ta, organizonim ekskursione të ndryshme, në të cilët Llambi i njihte me historinë e traditat e zonës, me florën e faunën si dhe me gjurmë  e vende arkeologjike ...

 
 
  NGA XHUNGLAT AFRIKANE NE SHQIPERI
 
 
Siç thamë, familja Puzanova përbëhej nga tre vetë: Vasili, kryefamiljari, Viktoria e shoqja e, Aleksandri, vëllai i Vasilit. Ata ishin rusë e qenë larguar nga vendi i tyre para Revolucionit të Tetorit. Vasili qe zoolog  e gjahtar i pasionuar. Revolucioni bolshevik e pat zënë në Afrikë, në një ekspedite të organizuar nga Akademia e Shkencave Ruse, për të gjuajtur e studiuar kafshë të egra: luanë, tigra, hiena etj. Ai kish kryer akademinë ushtarake dhe ishte oficer i ushtrisë cariste. Nga e kaluara e tij e largët - tregon zonja Ollga - pikërisht nga koha kur kish qenë në Afrikë, Vasili s’kish mundur të ruante kush e di çfarë. E vetmja relikë që i kish shpëtuar pa humbur, gjatë gjithë atyre viteve plot pasiguri e udhëtime nga një vend në tjetrin, ishte një lëkure tigri të cilën me pas, ja fali djalit tonë, Hektorit, në shenjë dashurie e mirënjohje vëllazërore.
 
Aleksandri studionte në Beograd, ndërsa Viktoria, piktore dhe ikonografe, kish përfunduar në ishullin e Kretës. Të shpërndarë nëpër botë, ata i patën humbur lidhjet mes tyre për më shumë se gjashtë vjet. Por, me ndihmën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, arritën ta gjenin njeri-tjetrin, të bashkoheshin e të vendosin që të jetonin në Mal të Zi ku, për të siguruar bukën e gojës, punonin ku të mundnin. Qe pikërisht në atë vend që ata u njohën me shkodranin e mençur Rrok Zojzi. Rroku, duke parë kulturën e tyre të gjerë si dhe aftësitë e tyre, u mbushi mendjen të vinin të jetonin e punonin në Shkodër. Kjo gjë pat ndodhur para çlirimit. Erdhën ne Shkodër e, fillimisht edhe aty, punuan sa për t’u ushqyer e pas lufte, Rroku i bindi përsëri të linin Shkodrën e të shkonin në Tiranë. Duhet të ketë qenë viti 1947, atëherë kur ata u nisën për në kryeqytetin shqiptar e gjetën strehë bujarisht e pa shpërblim, në një dhomë në shtëpinë e doktor Kadri Kërçikut, ku edhe jetuan gjersa vdiqën.
 
Në Tiranë, zunë shpejt punë. Viktoria hyri në atelienë e artit mesjetar shqiptar si ikonografe dhe piktore e, Vasili, i shoqi u emërua zoolog dhe nisi nga puna për krijimin e muzeut të Institutit të Shkencave të Natyrës. Ndër të tjera, pasioni i tij i madh, ishte balsamimi i kafshëve. Ndërsa, Aleksandri, nuk punoi asnjëherë. Ai qëndroi në shtëpi për të lehtësuar jetën e dy të parëve, duke kryer punë të ndryshme si, psonisje e gatime.

PUZANOVA - ZONJA RUSE E SHENJTOREVE
 
 
Viktoria Puzanova ishte grua me shumë aftësi dhe mjaft e ndjeshme ndaj botës së artit. Ne fakt, ajo kish studiuar për skulpturë në Shën Petërburg, por ushtronte vetëm pikturën dhe njihte mjaft mirë restaurimin e ikonave. Duke nisur punë në atelienë e artit tonë mesjetar, ajo e lidhi jetën e saj gjer në fund me artin bizantin shqiptar e ja kushtoi atë, tërësisht, restaurimit e studimit të ikonave. Në vitin 1947, ajo themeloi sektorin e artit pranë Institutit të Shkencave dhe ndërmori ekspedita në gjithë zonat, nga veriu ne jug, nga lindja në perëndim. Rezultat i atyre ekspeditave ishte botimi i shumë artikujve në revistat shkencore, si edhe kopjimi i 32 afreskeve që ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë. Ishte ajo, e para studiuese e ikonave dhe afreskeve kishtare, e cila vuri ne dukje rëndësinë e tyre në kulturën tone kombëtare. Viktori Puzanova, për herë të parë në mënyrë shkencore, studioi e botoi artin tonë mesjetar. Në atë fushë, ajo la mbresa të veçanta e mbeti modeli i njeriut që ju përkushtua gjer në thellësi të shpirtit, zgjedhjes që pat bërë në jetë.
 
Ja si e përshkruan piktori Maks Velo takimin e tij të parë me Viktoria Puzanovën, në librin “Kohë antishenjë : “ ... Në mes të sallës pashë një figurë të lartë, me flokë të bardhë e të ngritur përpjetë si kurorë e cila ktheu kokën ngadalë. Me një vështrim të butë dhe një buzëqeshje të ëmbël, ajo bëri pak përpara e më shtriu dorën. Ishte Viktoria Puzanova. Nuk kisha njohur më parë e as kam parë më vonë, një tjetër person si ajo që të ishte aq afër personazheve që ajo pikturonte. Që prej asaj dite dhe, sa herë që e shihja duke pikturuar shenjtorët, ajo më ngatërrohej me ta dhe më bëhej se renditej diku në muret e kishave. Sot, mbas kaq vitesh kështu e përfytyroj, një shenjtore që kaloi midis nesh duke na lenë aq shumë dashuri dhe mirësi “.
 
Viktoria e deshi Shqipërinë, po aq sa atdheun e saj, Rusinë. Desh me shpirt artin e saj kishtar bizantin, studimi i të cilit u bë qëllimi madhor, shkencor dhe artistik i jetës së saj. Nuk është shkruar ndofta asnjëherë por, ishte studiuesja Puzanova ajo që zbuloi madhështinë e veçantinë e piktorit tonë të shquar, Onufrit. Ajo ja kushtoi jetën zbulimit e studimit te ikonave tona mesjetare e, kjo s’ishte diçka e lehtë, sepse, siç thotë me plot te drejtë, Maks Velo: ”... që të kuptosh në thellësi dhe të deshifrosh artin bizantin, nuk mjafton vetëm të jesh kritik, estet, historian apo piktor dhe të merresh me të. Duhet të kesh një cilësi të veçantë dhe një aftësi të rrallë. Duhet të jesh një pjesë e vogël e tij, të jesh pjesë e shenjtërisë. Ajo, Viktoria, ish e tillë!” ( M. Velo “Koha antishenjë” )
 
Kur Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, familja Puzanova u thirr nga ambasada ruse për tu kthyer në vendin e tyre, por s’pranoi. Sepse, tashmë për ta, Shqipëria qe bërë atdheu i tyre i vërtetë. Në këtë vend ata kishin kaluar një pjesë të madhe te jetës, kishin punuar me përkushtim e dashuri, kishin njohur edhe mjaft njerëz të mrekullueshëm e për këto arsye refuzuan.
 
Me kalimin e moshës, Vasili u sëmur rendë. Puna e shumtë, në balsamimin e kafshëve e përdorimi pa mbrojtje i formalinës, e kishin dëmtuar keq. U shtrua në spitalin e Tiranës dhe aty vuajti shumë, gjersa vdiq në janar të vitit 1964 nga kanceri i lëkurës. Kështu, në familje mbeten vetëm Viktoria me Aleksandrin. Pas ca vitesh u sëmur keq dhe Viktoria, që vuante nga parkinsoni. Ajo, s’desh të shtrohej në spital dhe u dergj në shtëpi, ku edhe vdiq më 1967.
 
Nga familja Puzanova kish mbetur vetëm një : Aleksandri. Ishte e tmerrshme të shikoje se si ai e mbante përbrenda shpirtit, dhembjen e fortë për humbjen e të dashurve të tij, e si përballonte vetminë tmerruese  – vazhdon tregimin e saj Ollga Durolli – Ai ishte krejt i vetmuar e pa asnjë të ardhur dhe mbeti gjallë, në saje të ndihmës që i jepnin familjet përreth, në veçanti ajo e piktorit Maks Velo. Në këto rrethana, Aleksandri, shprehu dëshirën që t’i bashkohej familjes Durolli e të kalonte bashke me të, ditët e tij të fundit. Në atë familje, ku ata kishin kaluar aq ditë të bukura e të lumtura e, fëmijët e së cilës i donte aq shumë. Por situata politike qe ashpërsuar shumë dhe ishte me pasoja e rrezik që të strehoje në familje, një rus të bardhë të ”dyshimtë”. Ishte kjo arsyeja që, me shumë dhimbje Ollga e Llambi u shtrënguan që të mos vendosnin. Kështu, pas ca vjetësh, më 1982, vdiq edhe Aleksandri ...
 
Kësaj familje të harruar nga regjimi i kohës, këtyre njerëzve që patën punuar aq shumë për kulturën shqiptare, Vikoria Puzanoves që kish dhënë një kontribut aq të çmuar në shkencën shqiptare, autoritetet a institucionet shkencore përkatëse, nuk u bënë as edhe një varr. Ishte pikërisht Maks Velo ai, i cili kreu një gjest tepër human dhe mjaft të çmuar e domethënës, duke u bërë me harxhet e tij të treve, nga një varr. Për t’u prehur kështu përjetësisht, në tokën shqiptare, të cilën e deshën aq shumë e ku gjetën edhe atdheun e tyre të dytë ...
 
                                                            °°°°°°°
 
Shënim: Në fotot e paraqitura në këtë shkrim, sipas vendosjes, diçiturat janë:
 
Familja Puzanova – Tiranë 1953
Vasili Puzanova dhe Llambi Durolli
Foto e pasaportës së Viktoria Puzanovës
 
 

Partager cet article

Published by Simbad - dans Publicistikë
commenter cet article

commentaires