Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
5 novembre 2007 1 05 /11 /novembre /2007 09:55

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Sabine Sicaud, lindi më 1913 në një shtëpi e cila quhej ‘Vetmia’ në qytezën Villeneuve sur Lot  ( në jugë - perëndim të Francës ). Ajo dha shpirt në 1928 në moshën 15 vjeç e sot, po të kish jetuar, do të qe 90 vjeçe. Vdiq adoleshente, mizorisht, mes vuajtjesh të mëdha, nga një gangrene e pamëshirshme e cila e shndërroi fëmijën e shkretë në një vajzë të martirizuar. Sabine Sicaud është cilësuar si një fenomen letrar i mahnitshëm. Bile, ka kritikë që e venë atë, në rradhën e poeteve më të mirë francezë. Qysh në moshën 11 vjeç ajo u nderua me çmimin letrar ‘Jargavani i Argjende’ e më pas me çmimin ‘Lodrat floreale'. Sa qe gjallë, ajo u vlerësua me fjalët më të mira nga poetet e kohës, në veçanti nga Anna de Noailles e cila shkroi edhe parathënien e përmbledhjes së saj të parë poetike, të titulluar ‘Poezi fëmije” ( Poèmes d'enfant ) botuar më 1926, dy vjet para vdekjes. 'Ajo shkroi poezitë më të bukura që flasin për vuajtjet dhe vdekjen ka thënë për të, poeti i njohur francez, Robert Sabatier. Ato mbeten të paharrueshme për forcën, sinqeritetin dhe thellësinë e vizionit te tyre, nga që përshkruajnë përvojën e pastër e të hapur të stoicizmit dhe pamposhtjes'.
 

 
                       
AH ! MË LINI TË BËRTAS ...


Ah, më lini të bërtas, të bërtas, të bërtas …
Të bërtas sa grykën të çaj e të plas !
Të ulërij si një kafshë që therret,
Si hekuri që rrihet zjarr në farkëtore,
Si pema që këputet nga dhembët e sharrës,
Si xhami që pritet nga thika e diamantit …
Të çirrem, të bërtas, të grindem.
S’me prishet puna që njerëzit
Do tremben. Unë kam nevojë
Të bërtas që nga thellësia e shpirtit.
Njerëzit ? Se dini sa larg meje ata janë ?
Njëlloj si të mos ekzistonin fare,
Përderisa vuajtjet e dhimbjeve të mia
Më bëjnë ta ndjej veten fillikat në botë,
Si në burg vetmuar të heq e të lëngoj?
Të më flasin ? Jo, as që pres të më flasin.
Bile nuk di a duhet ndihme t’i u kërkoj
Kur si e çmendur klithmat i lëshoj,
Ditë e natë si e mallkuar nga dhimbjet,
Nga kjo egërsirë kaq mizore që më vret.
Besoni se kjo është diçka që durohet ?
Kjo dhimbje, o Zot, që djallëzisht më vret
E ngjitet e ngjitet lart pak nga pak
Me atë artin mizor të lëngimit kinez,
Që askush se sheh, bile as ti vetë,
Drejt shëndetit, shëndetit tim të brishtë ?
Eshte për atë që bërtas, ah, është për atë ! 
Në i dëgjon klithmat, shendeti im, 
Atëherë dhimbjen pse s’ma mposht ?
Pse me le te vuaj të vuaj gjer në vdekje, 
Thuajmë pse ?
Apo është ky i yti shpagim nga që kur të kisha
Për ty s’mendova kurrë, shëndeti im i pakët ?

 
Shqipëruar nga : Vasil Qesari
 
(Nga 'Poezitë e Sabine Sicaud', Botimet Stock, Paris - 1958)

Partager cet article

Published by Simbad - dans Poetë dhe Poezi
commenter cet article

commentaires

mel-ard 12/11/2007 09:16

Gabon nese mendon se nuk e dija kete blog.Jam nje mysafire e perhershme tashme.Ky blog eshte nje univers me vete,nje thesar letrar.

Simbad 12/02/2010 14:41


Faleminderit !