Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
10 septembre 2007 1 10 /09 /septembre /2007 09:24

Fichier hébergé par Archive-Host.com 

Simbadi ne Korfuz !

Duke vazhduar udhetimet e tij eternele, kete vere, Simbadi vendosi te ndaloje ne Korfuz. Ai hodhi spirancen e anijes se tij ne detin Jon dhe vizitoi bukurite pambarim te ketij ishulli me fame. Aty, pati edhe privilegjin te takoje shokun e tij te femijerise - Robert Martikon - nje zoteri teper i sjellshem korfiot, me orgjine nga Vlora e Shqiperise.

( Fotot e ketij "reportazhi" jane bere nga Vasil Qesari )



Fichier hébergé par Archive-Host.com


Korfuzi ne vapen e gushtit  ...

Ben shume vape ne Korfuz ! Veçanerisht ne mujat korrik e gusht. Megjithate, kjo nuk i pengon mijera e mijera turiste, ardhur nga e gjithe bota qe perveç plazheve te bukura te vizitojne edhe dhjetra e dhjetra vende te mrekullueshme historike. Ishulli i Korfuzit shenon kufirin mes Perendimit dhe Lindjes dhe ka nje histori jashtezakonisht te pasur. Ai ndodhet fare prane Italise dhe vetem tre kilometra larg brigjeve te Shqiperise. Eshte nje ishull me histori madheshtore, teper te pasur ne ngjarje te lavdishme e te dhimbeshme. Ai ne shekuj, ka perballuar hordhi e pushtime nga vandalet e gotet, romaket e normandet, francezet e anglezet.
 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Dhe ishte pikerisht miku im Robert Martiko, i cili nder te tjera, na çoi ne majen e nje kodre per te kundruar qe andej me kenaqesi, panoramen e shkelqyer te Manastirit te Vlacherne dhe ate te "Ishulllit te Minjve".


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

Feste e madhe per banoret e Korfuzit ! ...

Pata me te vertet shume fat ! U ndodha ne Korfuz, pikerisht ne nje feste te madhe fetare e cila eshte mjaft popullore. Si gjithmone, i shoqeruar nga miku im Robert ! ... Nje turme e madhe korfiotesh dhe turistesh nga shume vende te botes, ndoqen ceremonine e daljes ne qytet te "arkes se arte" me trupin e balsamosur te Shen Spiridhonit. Ky shenjtor i famshem, nderohet shume jo vetem ne keto ane, por edhe ne fshatrat e Bregdetit tone te Himares. Me kujtohet fare mire e, ky kujtim me ka magjepsur gjithmone, se si gjyshja ime e po ashtu gjithe plakat e fshatit tim ( Qeparo ), faleshin dhe perbetoheshin shpesh duke thirrur: O Shen Spiridhon i "Kases e Korfuzit" ?! Beme kete apo ate ! Me shpeto nga ky hall apo me bej derman per kete apo ate gje ! Kufoma e shenjtorit eshte sjelle ne Korfuz nga Kostandinopoja me 1489. 
Ai eshte mbrojtesi i ishullit dhe po ashtu mjaft i njohur per mrekullite e tij...

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Gjate kesaj vizite, une pashe me endje edhe ballkonet e shtepive te vjetra te qytetit te Korfuzit. Rrugicat e ngushta ishin plot ballkone te vegjel - gjithmone plot lule e po ashtu edhe me rroba te nderura - per t'u thare sa me shpejt nga dielli i nxehte mesdhetar ...

Fichier hébergé par Archive-Host.com

Ja edhe disa ballkone te nje ndertese te vjeter, te cilet Vasil Qesari i fotografoi ne bardh e zi, duke dhene keshtu pershtypjen e nje epoke tashme teper te larget ne kohe ...


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

Miku im i femijerise Robert Martiko, shkrimtar dhe eseist, jeton ne kete ishull ( ne qytetin e Korfuzit ) qysh prej 17 vjetesh, se bashku me gruan dhe femijet. Ishte ne saje te fteses se tij qe Simbad Detari, teksa ishte duke pershkruar ujrat e Jonit ndali aty, duke kryer keshtu nje "sejour" te paharruar e me plot kujtime te mrekullueshme ...

Partager cet article

Published by Simbad - dans Fotografi
commenter cet article

commentaires