Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
24 juin 2007 7 24 /06 /juin /2007 17:35


ZOTI NUK MUND TE ISHTE I PRANISHEM KUDO,
NDAJ KRIJOI NENEN

( Proverbe Ebre )
             

Fichier hébergé par Archive-Host.com

+

JOSEPHINE QESARI

( Një foto e nenës sime të dashur e të paharruar, bërë në vitet ' 50. E lindur në Sainte - Etienne të Francës, më 21 dhjetor 1920 – e drobitur dhe e konsumuar ajo u shojt në krahët e mia në orët e para të 13 qershorit 2007, në Vlorë të Shqipërisë  )


***

Po fytyrë e saj e tretur
- Që e kam ikonë -
Lart mbi varr do më qëndrojë
Sot e përgjithmonë ....

Mitrush Kuteli
( "Po të vdes në dhe të huaj" )

***
 
       Me keqardhje sapo muarme vesh per humbjen e nenes suaj dhe largimin e saj nga kjo jete dhe gjirin e familjes. Nena ze nje figure te vecante ne jeten e njeriut dhe humbja e nenes eshte kurdohere tronditese.  Por ky eshte cikli i jetes dhe ne kete bote te gjithe ne jemi perkoheshem. Ju lutem ta pranoni ngushellimet tone te perzemerta qe Zoti ta prehe ne Qiell. Te na falni vonesen e ngushellimeve, por me 2 Qershor edhe ne humbem nenen tona +Helena, dhe ishim preokupuar me pergatitjet dhe sherbimeve te rastit.  Keshtu, rastesisht jemi vellezer ne shpirt dhe hidherim. Ju lutem, i dashur Vasil, te me thoni emrin e nenes suaj qe ta vendos ne listen liturgjike duke kujtuar bashke me nenen time ne meshe gjate 40 diteve sic e kemi zakon fetare, detyre prifteror dhe per me shume perzemersisht si djem te nenave tona shume dashur. Me respekt dhe simpati, mbetem i juaji me Zotin ! 
 
+ ARTHUR L. ( Boston - USA )

I dashur miku im ! Ne këtë humbje, me dhimbje te madhe, ndonëse larg, marr pjese me zemër dhe jam pranë teje. Mamaja jote e dashur, ishte një nene e dyte edhe për mua. Vdekja e saj me ka vrare shpirtërisht. Çdo dite e kujtoj dhe me duket e pabesueshme, qe këtë vit nuk do ta takoj, nuk do ta përqafoj si nenën time, nuk do te marr puthjet e saj plot dashuri te shoqëruara me fjale te ëmbla te cilat i ndjeja thelle ne shpirt, sepse ato buronin nga zemra e dhembshur e unë ndjehesha i lumtur sikur te  takoja nenën time. Dhimbjet, lotët - vetëm këto i kam te mundshme - ne këto rrethana ne te cilat ndodhem. Njeriu ne çdo moshe qofte, dhimbjen për humbjen e nenës e ndjen pamase, por unë mendoj, se sa me i moshuar  te jesh, aq me shume e ndjen dhe e vuan atë. Unë kam shume kujtime te pa harruara nga prinderit e tu, e sidomos me mamanë. Ajo ishte shume e afërt me mua. Atëherë kur kaloja situata te vështira, një bisede me te zvogëlonin dhimbjen me ripërtërinin shpresat. Unë do ti kujtoj gjithmonë prindërit e tu, me respekt dhe dashuri, sa te jetoj. Kurrë nuk do ta harroj një nga bisedat qe kam bere me mamanë tende ne telefon kur ishte ne Bordo. Me qe nuk kishte njeri ne shtëpi, ishte ajo qe ju përgjigj thirrjes dhe kur e mori vesh kush isha, shume e gëzuar me drejtoj shume urime me atë mënyrën dhe zërin e saj qe te ngjallte gëzim dhe kënaqësi. Mbasi biseduam pak me tha: Mbylle te keqen nena, se do harxhohesh ! Jo mama - i thashë - dua te bisedojmë bashke. Me kenaqesine qe shprehej ne zërin e saj te ëmbël vazhduam bisedën e këndshme, si nene e bir. Dhe, ne një moment me pëshpëriti me zë me te ulet, por shume te ëmbël : Si nuk ishte edhe ti djali im…Si nuk te bëra unë edhe ty… Ti them këto nga qe te dua shume, tamam si djemtë e mi…Këto  kujtime  do me shoqërojnë gjithë jetën. Unë do ta kujtoj atë me respekt e dashur sa te jetoj ... Me dashuri nga:

FILIP G. ( USA )

Porsa u ktheva nga week-endi te miku im Dapergola. ( ... ) Lajmi tënd në të dhjeta të sekondës më fotografoi në mëndje pamjen që ruaj  të fshehur në mëndje për nënën tënde. Një pamje e qetë dhe pak e druajtur, plot mirësi. Dikur në Vlorë, edhe  pse nuk e njihja nga afër e kuptoja se qe pjesë e botës tonë, e një bote më të butë dhe më fisnike. Të tilla fizionomi instiktivisht qemë mësuar ti dallonim nga larg, ngaqë na dukej sikur na ngushëllonin. Të mendoja diçka më shumë sot. Ndofta ishte telepatia e email-it tënd.Të uroj një shlodhje të mirë dhe qetësim prej helmit që hoqe gjithë këto ditë. Patjetër do ta kujtosh nënën tënde nën një ndjenjë drobitjeje të ëmbël që do të përkundë në kujtime të paharrueshme dhe po aq të ëmbla e magjike. Pikërisht kjo është nëna e pakthyeshme më. Prandaj njeriu duhet të besojë tek misteri... se një ditë prej ditësh do të ritakojë njerëzit e tij të dashur në formën e një shpirti përjetësisht të pavdekshëm. 
Me dashuri:

ROBERT M. ( GREQI )

Thënia e Krishtit është ..." Erdha, pashë dhe shkova ! ".
Do ju duhen kohë e ndoshta vite që dhimbjen e vdekjes së mamasë do ta kesh në gjoks ( ... ) Si çdo prind edhe mamaja juaj e nderuar, një nënë fisnike e urtë, e sjellshme, me sakrifica me mundim, u rriti juve dhe u la pas me çdo të mirë. Asaj ju mbush syri me nipa e mbesa, të mirë, të bukur, të shkolluar e të edukuar, pa tjetër që ajo do të jetë e qetë dhe në botën tjetër. Ju si fëmije, në momentin e fundit ashtu si edhe gjithë jetën i keni qenë pranë, shume pranë, gjë kjo qe Ju jep qetësi shpirti. Ju plotësuat atë nderim të madh që i takon gjithmonë nenës dhe babës. Sinqerisht jam shume i gëzuar qe ja arritët kësaj gjëje pa u lënduar. Ana tjetër e këtij problemi kaq madhor kur ndahesh përgjithmonë nga njeriu me i dashur është, pjesëmarrja e miqve, farefisit, shokëve, ane e mbanë globit me mesazhet ngushëlluese, letrat, telefonat si edhe pjesëmarrja e njerëzve, gjë e cila padyshim te lehtëson, por natyrisht nuk ta shuan dhembjen, por kur kontrollon vetveten thua: Me kthyen “reston”, se ashtu kanë qëndruar edhe prindërit tuaj edhe Ju në të tilla raste. Tu shkoni për të mira të gjithëve. E kuptoj gjendjen shpirtërore tënden dhe te besoj që do Ju duhet kohe  të qetësoheni, por kurrë nuk do ta harroni atë nenë që u deshi aq shume; sepse asnjë kurrë në botë nuk është me e afërt se mëma. Ndoshta babai, ka një dashuri me tjetër... ndërsa nena është një dhe vetëm një. Babai, me të vërtetë është i dhimbshëm, i dashur i afërt ... po kur sëmuret, njeriu thotë: O nena ime, o nenooo !... 
T'ju japë zoti durim dhe te jeni te kënaqur që ajo vdiq e palënduar. Ti prehet shpirti ne qetësi dhe te rroni e ta kujtoni.
Familjarisht jemi me Ju ! Me dashuri: 
 
PETRAQ P. ( USA )

     ( ... ) E ndjej dhimbjen tënde, për ikjen e nënës suaj, po aq sa ju. Aq më tepër tani, që diku e latë... dhe diku shkuat... Ma merr mendja që momenti i largimit tuaj nga Shqipëria, ka qenë më i dhimbshën këtë rradhë... Nënat janë ato që na i bëjnë lidhjet më të fuqishme me vendin tonë. Kur ikin ato, e kuptojmë se Atdheu fillon dhe mbaron me Nënën . Jam e sigurt që momenti i fluturimit tuaj, nga shkëputja e rrotave të avionit prej aeroportit "Nënë Tereza", mund të ketë qenë më i dhimshëm, se sa momenti kur e ke përcjellë Nënën për në Parajsë, ku, pa dyshim, mblidhen të gjitha nënat. Të lutem, miku im, qoftë edhe për hatrin e shpirtit tim, tani shih pak shëndetin tënd ! Nënat edhe duhet të ikin një ditë ... që (qoftë larg !), t'u shohë syri s'i ikin fëmijët para tyre. Të paktën , ngushëllohu me faktin që e pe dhe të pa. Eshtë një dhuratë e bukur që ta dhuroi Zoti yt, si të privilegjuarin e Tij. Lum ti, që ia pe sytë nënës tënde ! Me mall dhe dashuri prej motre dhe shoqeje, përgjithmonë :

 ILIRIANA S. ( USA )


O Zot, o Zot !
Sa Nene e dashur, sa simpatike, sa e stervuajtur dhe sa e dashur e humane ! Ne sytë e saj verej dhe Nenen time: Nje pamje, nje ngjyre - sikur t'i ketë lindur nje MEME. Kete foto do e rruaj si syte e ballit per jete te jeteve. Ajo do jetoje e gjallë dhe lundron e qetë rreth lumenjvee rrethuar me lloj-lloj lule në Parajse, kurse, ti vella i dashur Zoti te bekofte per dashurine e zjarrte dhe kujdesin qe shfaqe gjatë tërë jetes ndaj saj.
Te fala e perqafime familjare


IMI & MESKA ( Malmo - SUEDI )

 
( ... ) nena e juaj, ajo zonjë e ndjerë fisnike, që rriti me sakrificat e mundimet më të mëdha siç bëjnë nenat tona në përgjithësi, sot  ndërroi jetë duke lënur pas veti dashurinë e saj që s'do vdesë kurrë te fëmijët e saj, me plot nipa e stërnipa, shtëpinë me plot trashëgimtarë që gjithmonë do ta kujtojnë, si nena dhe gjyshja e tyre e sakrificave për jete. Unë, vëllai i juaj Lirimi nga Dibra e Madhe bashke me Afërditën, nenën dhe fëmije e mij, ndajmë këtë dhimbje tuajën familjare duke ju lutur te Madhit Zot që  trupi e shpirti i saj, të vendoset në Parajsë për gjithnjë ! Nderime nga : 

Lirim e Afërdita Jegeni ( Dibër - MAQEDONI )

Partager cet article

Published by Simbad - dans Ditari
commenter cet article

commentaires

Margarit Gjoka 25/06/2007 10:47

Ju lutem prani edhe nga une ngushellimet e mia per humbjen e nenes suaj. Duke komentuar thenien qe "zoti nuk mund te jete kudo prandaj ai krijoi  nenen", do te thosha se humbja e nenes per cilindo ngjan me nje boshllek te madh. Por me siguri kujtimet tuaja per te, veshtrimi saj embel, qortimi i saj i embel, perkujdesi i saj i embel    do tju shoqerojne gjithe jeten. Pranoni pra edhe njehere ngushellimet e mia nga Athina 

Simbad 12/02/2010 14:42


Faleminderit !