Overblog
Suivre ce blog
Editer l'article Administration Créer mon blog

RUBRIKAT

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com 


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com

SUPLEMENTE


'AMARUS'

( klikoni mbi imazhet më poshtë )

 

Fichier hébergé par Archive-Host.com

 


Fichier hébergé par Archive-Host.com
 

 


  Fichier hébergé par Archive-Host.com   



Fichier hébergé par Archive-Host.com  



Fichier hébergé par Archive-Host.com  


Fichier hébergé par Archive-Host.com


Fichier hébergé par Archive-Host.com 

 Apartament-me-qera-Vlore.jpg
15 mai 2007 2 15 /05 /mai /2007 14:19

Fichier hébergé par Archive-Host.com



Nga autoret e periudhes post - totalitare, pa dyshim poezia e Primo Shllakut, eshte nje nga me sinjifikativet e me orgjinalet. Poet modern, njeri me sensibilitet artistik "par exellence", me nje kulture shumeplaneshe per t'u admiruar, ai nuk botoi kurre gjate regjimit komunist. I anagzhuar me stoicizem ne Durimin dhe Largimin nga fusha e letrave te komprometuara, ai e perjtoi Naten e Gjate te dhunes totalitare, duke u mbyllur ne vetvete e duke u falur si eremit, vetem ne Altarin e filosofise se artit te Bisedes me Vetveten. Poezite e pabotuara te asaj peridhe, te shkruara siç shprehte autori "naten", nuk qene veçse tufa "lulesh" plot dhimbje te cilat ai i çonte here pas here fshehtazi ne altarin e Kishes se Tij te Heshtjes, ne Faltoren e nje Shpirti te cfilitur, perfaqesues i dermuar i nje brezi individesh qe nuk perjtoi Rini por qe me inegzistencen e saj, mbushi kupen e helmit per t'i u kushtuar Mbylljes ne Vetvete e krahas saj, edhe ruajtjes se lirise se tij te brendeshme. Libri brilant i Primo Shllakut "Edhe fjalet shkojne ne ferr", per mendimin tim eshte nje nga arritjet me te vyera te Poezise se Lire, botuar gjate ketyre viteve te fundit. Ne "parathenien" qe shoqeron vellimin ne fjale e qe u drejtohet atyre qe merren me Artin e veshtire te Fjales, ( e qe s'ka aspak karakter didaktik e as sens mendjemadhesie per t'u shtire si "shkrimtar i madh" ) - ai levron me nje stil te mrekullueshme, me nje mjeshteri te rralle dhe egzaktesi te pashoqe, temen komplekse mbi rolin universal dhe eternel te Fjales, si mjet kryesor e sublim shprehes ne jeten e perditeshme e, ne menyre te veçante ne procesin e veshtire e plot pergjegjesi te Artit te te Shkruarit. Duke analizuar gjer ne kufijte e nje simbolike pothuajse kafkiane, rolin e saj helmues e vrastar ne shoqerite totalitare ai, po ashtu, i thurr nje hymn lavdie Fjales se Lire si edhe pergjegjesise pothuajse Hyjnore qe kane njerezit e letrave ne perdorimin e saj ...

Nga Simbad Detari
 

***

“EDHE FJALET SHKOJNE NE FERR”
 
Dy fjalë për shkrimtarët
 
Në historinë e mendimit shqiptar i pari dokument qe flet në mënyre eksplicite për lirinë e fjalës âsht Kanuni i Lekë Dukagjinit. Fjala mort s'ban, thuhet në të. Autori ligjvumës i Kanunit e njef fjalën si vegël universale shum funksionesh, e cila shkon deri atje sa mund të kthehet edhe në të kundërtën e vet. Fjala âsht edhe arma vrastare, por edhe balsami që shëron. Kjo diagonale që bashkon skajet përban njenin prej akseve themelorë mbi të cilin pshetet arti i të shkruemit.
Kanuni synon ta parandalojë dënimin kapital të atij që me fjalen e vet, ka shkaktue konflikt. Tue e reduktue fjalen në esencën e saj imateriale, Kanuni e përjashton keqpërdoruesin e saj nga klauzola e ndëshkimit kapital. Po me ketë të rame e me po të njajtën vëmendje, ai orvatet ta shpëtojë fjalën nga vrasja. Vrasja e fjalës i duket po aq e padrejte sa dhe asgjasimi i një jete njerzore. Përmes ktij pohim-mohimi që vepron si thikë me dy teha, i lshohet hapsinë me shumë marifet tolerancës. Fjala mund ta cenojë tansinë morale të njeriut, por kurrsesi atë fizike e, aq ma pak, ekzistencën e tij. Librimi fjales prej çdo funksioni fizik e material inkriminon intolerancën dhe kerkon per fjalen hapsina të reja shoqnore e kulturore. Asht si me thanë se fjala duhet të bâhet objekt i nji kodi civil, moral dhe sa ma pak i atij penal. Ky nen lapidar e evadon fjalën prej zonës së rreptësisë së krimit kapital drejt një hapsine ma relativiste, ma tolerante. Shamja, fyemja, shpifja, shkarkimi (akuza e rreme) janë të gjitha funksione fjale që cenojnë e damtojnë njeriun e për ta ekzistojnë ndëshkime përkatëse, të cilat janë natyrisht ma të lehta se ndëshkimi i vrasjes e i mortit që fala kurrsesi nuk mund dhe nuk duhet të shkaktojë.
Por shkrimtarët e kohnave nuk ndiheshin mirë që landa e fjales që ata përdoronin kishte karakter jomaterial, se ajo nuk mund të zgjidhte, se ajo nuk mund të përmbyste, se ajo nuk mund të vriste. Shpirti i tyne eruptiv, vegimet, misioni e ndjeshmëria nuk gjenin ngopje te natyra eterike e materialit fjalë që ata përpunonin. Ideja se fjala nuk ishte veprim ua rrzonte krahët.
Të dëshpruem kërkonin fjalë si "shpata" (Visiente Alehandre), fjalë si "bomba e flamur" (Majakovski), apo që fjala të ishte 'fillimi" i gjithçkaje (Bibla). Asimptota e fjalës me veprimin i tërbonte. S'e duronin atë "pafajsi" që u siguronte fjala prej fryme, me të cilën i gënjente mendja të përballonin botën, nuk i knaqte ajo virgjëni morale që, mbasi kishin gjakosë mbarë e mbrapsht botën, u shfaqej prapë atje, e paprekun dhe e kotë. Në ta harlisej epshi i fajit. Dhe shkruenin fjalë të sinqerta, të guximshme, fjalë njikuptimçe e të angazhueme që do të do të frutëzonin normalisht edhe në­ stinën tjetër që zjen mbas lulzimit.
Por ligjshkruesit e ligj-vumesit e hapsinave demokratike ngulnin kambë kryeneçsisht se fjala nuk ban mort dhe, pa pyetë fare për ta, shkrimtareve u rezervonin a priori statusin e privilegjuem të pafjajsisë.
Kjo mosmarrveshje e thellë mes shkrimtareve e ligj-vumësve mund të jetë ndoshta njeni prej gurëve bazalë mbi të cilët ngrihen themelet e çdo shoqnie demokratike.
Raca e shkrimtareve nuk e njeh ferrin. Nji pjesë se banon në Qiellin e Shtatë, nji tjeter se âsht e dehun me vetveten, kurse të tjerët thjesht sepse janë ateistë.
Por fjalët e të tri kategorive, kur bien jashtë, shkojnë pa përjashtim të gjitha në ferr. Ato qëndrojnë si kufoma përtej caqeve të Kohës dhe thrrasin me zâ dantesk autorin e tyne që t'i vorrosë ose t'i ndryshojë. E cili prej vdekatarëve mundi me u kthye mbrapa në kohë ?
Unë mendoj se ferri i fjalëve mund të jetë sadopak edhe ferri i autorit ...
 
P. Sh.
 janar, 2004 
Botimet OMBRA GVG -2005

Partager cet article

Published by Simbad - dans Poetë dhe Poezi
commenter cet article

commentaires